You are on page 1of 1

PËRMBLEDHJE NEGOCIM

1. Cilat janë 2 teoritë e negocimit?


1. “një proces i bashkimit të pozicioneve konfliktuoze në një pozicion të përbashkët, nën
rregullin e vendimit të unanimitetit”;
2. “është një proces ku dy palë me dallime që duhet t’i zgjidhin, mundohen të arrijnë
marrëveshje duke hulumtuar për opsionet dhe duke këmbyer oferta derisa të arrihet
marrëveshja”.

2. Çka është negocimi?


Negocimi është një proces me një model të strukturuar, në të cilën vendimet merren gjatë
procesit të komunikimit. Për të krijuar një proces negociues, duhet të jenë së paku 2 palë.
Gjithashtu duhet të ekzistojnë dallime, pa to nuk ka se çfarë të negociohet.

3. Konceptet bazë gjatë negocimit.


 Strategjia – një plan apo metodë e menduar mirë për të arritur një përfundim të
suksesshëm
 Taktika – aftësia e përdorimit të mjeteve në dispozicion për të arritur një përfundim
të dëshiruar.

4. Çasjet e negociatave?
 Çasje strukturore – fokusohet në mjetet, strukturën, pozitat dhe forcën/fuqinë.
 Çasje strategjike – fokusohet në rezultatet përfundimtare, pozitën e kompanisë
 Çasje e sjelljes – fokusohet në trajtimin e personaliteteve
 Çasje koncesioni – fokusohet në lëshimë reciproke nga pozitat e palëve
 Çasje integruese – fokusohet në zgjidhjen e problemeve, komunik dhe zgjidhje win-
win

5. Elementet kryesore në negocim?


 Palët
 Lënda (Objekti)
 Elementet e përbashkëta (reciprocitet, besueshmëria, forca, etika, rezultatet)

6. Llojet e negocimit?
 Negociata të përditshme/menaxheriale – ka të bëjë me problemet e brendshme të një
kompanie / marrëdhëniet mes punëtorëve dhe udhëheqëseve apo grupeve tjera
punuese.
 Negociata komerciale – bëhet për arsye të përfitimeve financiare të cilat përfundojnë
në kontratë.
 Negociata ligjore – marrëveshjet rreth neneve apo klauzolave të përfshira në kontrata
me qëllim të vazhdimit të kontratës.

You might also like