You are on page 1of 1

Ethja tifoide është një sëmundje sistemike dhe shkaktohet nga Sallmonella Typhi dhe

Salmonella paratyphi A më rallë nga Salmonella paratyphi B dhe C. Këto 3 të fundit takohen
më rallë dhe japin epidemi me një frekuence 10 herë më pak se Salmonella Typhi dhe
zakonisht janë forma klinike më të lehta, por vitet e fundit janë takuar forma klinike të rënda
të shkaktuara edhe nga këto specie. Nga ky infeksion sëmuren rreth 21,7 miljon persona në
vit, shumica e rasteve ne Azi, Afrika dhe Amerikën latine, me rreth 200 mije vdekje ne vit.
Vitet e fundit është ritur mjaft incidenca e sëmundjes në femijë nën 5 vjec me frekuencë të
shpeshtë të komplikacioneve dhe me shkallë të lartë hospitalizimi.
Porta e hyrjes së mikrobit është goja. Infeksioni merret direkt nga kontakti i njeriut të
shëndoshë me personat e sëemurë ose bartësit kronikë, por edhe nga produktet ushqimore të
kontaminuara nga ujrat e zeza. Kontaminimi i ujit të pijshëm me ujrat e zeza, zakonisht
shkakton epidemic më të rënda dhe më massive.Sëmundja merret shpesh edhe nga produktet
e detit që kultivohen në ujra të kontaminuara gjithashtu edhe nga zarzavatet ose frutat e
kontaminuara me ujra të zeza.
Kolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet qe ne kohet e lashta . Për herë të parë ajo është
paraqitur në Evropë rreth vitit 1831. Rreth vitit 1892, kolera e shkreton Afganistanin dhe përhapet
në Rusi.
Epidemia e kolerës herën e fundit është paraqitur në Peru në vitin 1991. Më 9 shkurt presidenti i
Perusë përshkakë të epidemisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo edhe përkundër
kësaj mase epidemia është zgjeruar në Ekuador, Kolumbi dhe Nikaragua. Gjatë kësaj kohe prej
400 000 të infektuarve nga kolera në Amerikën Jugore kanë vdekur 12 000 persona.
Kolera paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe
sistemi i kanalizimit nuk ekziston. Simptomat e kolerës ndahen në tri stadiume:

1. Në fazën e parë, dominon diarreja dhe vjellët e shpeshta të cilat shkaktojnë dhimbje
barku tek i infektuari.
2. Në fazën e dytë (Exsikkoza) si shkak i diarresë dhe vjelljeje të shpeshta paraqitet
mungesa e lëngjeve në trupin e njeriut. Kjo shkakton renjen e temperaturës e cila
shprehet me ndryshimin e pamjes së fytyrës ku maja e hundës është më e mprehtë,
faqet rrinë të vara dhe ndryshimi i ngadalshëm i rrudhave të fytyrës.
3. Në fazen e fundit reagon i gjithë trupi me temperaturë të lartë dhe infektuari përmbahet,
turbulloset dhe bie në agoni kjo mund të përcillet me një infektim të lëkurës, mushkërive
apo ndonjë organi tjetër.

You might also like