You are on page 1of 38

KATALOGU I KURSEVE: PËRSHKRIMET E KURSEVE PËR PLANET E AKREDITUARA (2011-2014)

PROGRAMI I STUDIMIT: BA GJUHË DHE LETËRSI GJERMANE (2011-14)

VITI I

SEMESTRI I

Hyrje në gjuhësinë gjermane

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të mësojnë konceptet themelore të gjuhësisë gjermane. Në
pjesën e parë do të fitohen njohuri për funksionin e gjuhës, për gjuhën dhe komunikimin, për zhvillimin
e gjuhës gjermane. Në pjesën e dytë do të fitohen njohuri për terminologjinë gramatikore, për pjesët e
ligjëratës, për funksionet dhe përdorimin e pjesëve të ligjëratës. Studenti do të dijë të dallojë pjesët e
ligjëratës së gjuhës gjermane, do t’i dijë funksionet e pjesëve të ligjëratës, do të dijë lakimin e emrave
dhe nyjave, do të dijë zgjedhimin dhe kohët e foljeve.

(Libri bazë: DUDEN 4: Die Grammatik. Mannheim.2005)

Gjuhë gjermane I

Kjo lëndë ka për qëllim përmirësimin e shkathtësive gjuhësore, të cilat i shërbejnë studentëve për të
komunikuar më lirshëm në gjuhën gjermane, për të lexuar dhe kuptuar tekstet që i përshtaten nivelit të
tyre të nxënjes (niveli A2.1), për të shkruar drejt si dhe për ta zgjeruar leksikun e tyre. Gjatë ushtrimeve
do të ushtrohen dhe do të zhvillohen sistematikisht katër shkathtësitë kryesore: të dëgjuarit, të folurit,
të lexuarit dhe të shkruarit, por edhe gramatika e leksiku (vokabulari) përmes temave të librit “em
Brückenkurs”. Ky libër është i ndarë në 10 leksione, por në Gjuhë gjermane I do të punohen 5 leksionet e
para. Këto leksione janë të organizuara në mënyrë tematike. Temat janë të zgjedhura nga jeta e
përditshme. Për të ushtruar shkathtësinë e të dëgjuarit, gjatë ushtrimeve do të përdoren edhe CD-të me
tema nga libri bazë.

Gjatë ligjëratave do të mësohen pjesë nga gramatika e gjuhës gjermane që janë në shërbim të
komunikimit dhe që janë të lidhura ngushtë me temat që do të trajtohen gjatë semestrit. Temat që do të
zhvillohen do të jenë kryesisht nga libri bazë i kësaj lënde “em Brückenkurs“, si: Konjunktiv II, foljet
modale, foljet vetvetore, lidhëzat kohore, parafjalët kohore, kohët e hskuara, foljet e ndashme dhe të
pandashme, gramatika e tekstit, pësorja, etj.

(Libri bazë: em Brückenkurs. Hueber-Verlag, Ismaning)

Hyrje në letërsinë gjermane


Në këtë lëndë, studentët do të njoftohen për së afërmi me letërsinë gjermane, që nga fillet e saj e deri
te Mesjeta, me autorë të rëndësishëm dhe me ndikimet reciproke të kulturave të ndryshme. Do të
njihen dhe do të analizojnë tekste të letërsisë gjermane të mesjetës së hershme, si: këngët heroike apo
letërsia religjioze. Pjesë e kësaj lënde është edhe letërsia gjermane e mesjetës së lartë, siç janë krijimet
letrare lirike, të njohura si Minnesang, dhe epike (qoftë epet kalorsiake apo edhe ato heroike) të
letërsisë kalorsiake (“Parcivali”, “Ivain”, “Tristani e Isolda”, etj.) apo epet heroike (“Epi mbi Nibelungët”).
Pastaj, letërsia gjermane e mesjetës së vonë: romani në vargje e në prozë, zhvillimi i dramës, letërsia
mistike, duke përfshirë edhe çështje komplekse të krijimtarisë letrare të periudhës së mesjetës (siç janë:
p.sh. Auftraggeber, materielle Bedingungen der Textherstellung, Überlieferung këtu është edhe
Buchdruck), europäische Kulturbeziehungen).

Gjatë punës, para së gjithash praktike, do të njoftohen edhe me llojet e krijimeve letrare. Do të mësojnë
për format e hershme letrare dhe dallimin me ato te kohëve më të vona, duke marrë kështu edhe
njohuritë bazë të teorisë së letërsisë.

(Librat bazë: Meid, Volker: Das Reclam Buch der deutschen Literatur, Philipp Reclam, jun. Verlag
Stuttgart, 2004; Baumann/ Oberle: Deutsche Literatur in Epochen, Max Hueber Verlag, Ismaning, 2000;
Martini, Fritz: Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag, Stuttgart 1991)

Gjuhë shqipe I

Lënda synon njoftimin e studentëve me fonetikën dhe morfologjinë e gjuhës shqipe në nivelin akademik.
Studentët mësojnë sistemin e fonemave të shqipes, sistemin foljor të shqipes, sistemin emëror,
mbiemrat, fjalëformimin e shqipes etj. Studentëve u ofrohet mundësia e përmirësimit të kompetencës
gjuhësore të shqipes duke krijuar një bazë solide për studimin e tyre të mëtutjeshëm. Veprimtaria e tyre
në një kontekst shoqëror shqipfolës paraqet domosdoshmërinë për avancimin e këtyre njohurive.

(Libri bazë: Grup autorësh: Gramatika e gjuhës shqipe I. Tiranë 2002.)

Gjuhë e huaj I

Në kohët e globalizimit e të komunikimit intensiv janë bërë të domdosdoshme njohuritë e gjuhëve të


huaja. Prandaj studentëve të gjuhës dhe letërsisë gjermane ju ofrohet mundësia e avancimit të
njohurive të tyre edhe në ndonjërën nga gjuhët e huaja që ofrohen në Fakultetin e Filologjisë: gjuhë
angleze, gjuhë frënge, gjuhë italiane. Këto janë lëndë praktike të gjuhës që kanë në fokus arritjen e
nivelit sa më të lartë të njohurive në gjuhën përkatëse. Në rastin e gjuhës angleze, e cila mësohet që në
shkollat fillore në Kosovë, kursi universitar është i nivelit të mesëm.

(Libri bazë për gjuhë angleze: Headway Pre-Intermediate. Oxford University Press.)
SEMESTRI II

Gramatikë e gjuhës gjermane

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të thellojnë njohuritë mbi konceptet themelore të gramatikës së
gjuhës gjermane, të cilat i kanë fituar në lëndën “Hyrje në gjuhësinë gjermane”, d.m.th. ata duhet të
jenë në gjendje që t’i dinë funksionet e të gjitha pjesëve të ligjëratës dhe t’i përdorin drejt ato. Pas
përfundimit të kësaj lënde studenti duhet të jetë në gjendje që t’i dijë të gjitha pjesët e ligjëratës së
gjuhës gjermane dhe funksionet e tyre, të dijë përdorimin e parafjalëve me rasat e caktuara, të dijë dhe
të përdorë drejt lakimin dhe funksionin e mbiemrave, të dijë dhe të përdorë drejt diatezën dhe mënyrat
e foljeve, të dijë përdorimin e parafjalëve me rasat e caktuara.

(Libri bazë: DUDEN 4: Die Grammatik. Mannheim. 2005)

Gjuhë gjermane II

Lënda“Gjuhë gjermane II” është vazhdim i lëndës “Gjuhë gjermane I” dhe ka për qëllim zhvillimin e
mëtutjeshëm të shkathtësive gjuhësore të fituara në kursin paraprak, shkathtësi këto të cilat i shërbejnë
studentëve për të komunikuar më lirshëm në gjuhën gjermane, për të lexuar dhe kuptuar tekstet që i
përshtaten nivelit të tyre të nxënjes (niveli i A2.2), për të shkruar drejt si dhe për ta zgjeruar edhe më tej
leksikun e tyre. Gjatë ushtrimeve do të ushtrohen dhe do të zhvillohen sistematikisht katër shkathtësitë
kryesore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, por edhe gramatika e leksiku (vokabulari)
përmes temave të librit “em Brückenkurs”. Në Gjuhë gjermane II do të punohen 5 leksionet e fundit të
librit. Për të ushtruar shkathtësinë e të dëgjuarit, gjatë ushtrimeve do të përdoren edhe CD-të me tema
nga libri bazë.

Gjatë ligjëratave do të mësohen pjesë nga gramatika e gjuhës gjermane që janë në shërbim të
komunikimit dhe që janë të lidhura ngushtë me temat që do të trajtohen gjatë semestrit, si: lidhëzat
shkakore, fjalitë lidhore, parafjalët dhe ndajfoljet e vendit, urdhërorja, fjalët mohuese, foljet me
parafjalë, paskajorja me zu, pjesorja I dhe II në funksion të mbiemrave dhe dallimi në mes tyre, werden +
paskajore, etj.

(Libri bazë: em Brückenkurs. Hueber-Verlag, Ismaning)

Letërsi gjermane e shek. 16-18

Në këtë lëndë, studentët do të njoftohen me letërsinë gjermane, të shekujve 16, 17 e një pjese të shek.
18, ose më saktë duke përfshirë Iluminizmin (Aufklärung). Studentët do të mësojnë për periudha të
rëndësishme letrare e kulturore të cilat derguan njerëzimin drejt ndryshimeve të mëdha sociale e
kulturore, pra lindjes së Kohës së Re. Njoftohen me periudhat e shek. 16, si Humanizmi, Renesansa, në
Gjermani e Evropë, por para së gjithash Reformacioni dhe figura kryesore e tij Martin Luther. Kjo ishte
lëvizja më me ndikim e kësaj periudhe në Gjermani dhe e cila u përhap në gjithë botën e shkaktoi
ndryshime të mëdha në konceptet e religjionit. Analizohen edhe struktura, llojet dhe sidomos funksionet
e letërsisë së këtyre periudhave, ndikimet e Reformacionit, Kundërreformacionit, luftës fshatare, etj.
Mësohet për reformat në letërsi të cilat i solli me vete shek. 17 dhe periudha e Barokut. Nuk mund të
kapërcehen pa u përmendur figura të njohura për letërsinë e kësaj periudhe si Martin Opici e Andreas
Gryfius. Dhe e fundit, Iluminizmi- periudha veprat e së cilës kishin cak ndriqimin e mendjes dhe ngritjen
e vetëdijes së shoqërisë borgjeze në një shoqëri monarkiste absolutiste. Studentët mësojnë për zhanret
kryesore letrare të këtyre periudhave: drama e humanizmit, drama e barokut, soneti, krijimi i tragjedisë
borgjeze, etj.

(Librat bazë: Meid, Volker: Reclam Buch der Deutschen Literatur, Philipp Reclam jun. Verlag Stuttgart,
2004; Martini, Fritz: Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag, Stuttgart 1991; Baumann/
Oberle, Deutsche Literatur in Epochen, Max Hueber Verlag, Ismaning, 2000)

Gjuhë shqipe II

Pas arritjes së njohurive për morfologjinë e gjuhës shqipe, studentët në semestrin II njoftohen me
sintaksën e gjuhës shqipe. Ata kanë njohuri për sintaksën e fjalisë e të periudhës, për gjymtyrët e fjalisë,
llojet e fjalive të varura e tema tjera nga sintaksa e shqipes. Pas përfundimit të kursit ata mund të bëjnë
analiza sintaksore të fjalive në gjuhën shqipe.

(Libri bazë: Grup autorësh: Gramatika e gjuhës shqipe I. Tiranë 2002.)

Teori e letërsisë

Në këtë lëndë, studentët do të njoftohen me letërsinë gjermane, të shekujve 16, 17 e një pjese të shek.
18, ose më saktë duke përfshirë Iluminizmin (Aufklärung). Studentët do të mësojnë për periudha të
rëndësishme letrare e kulturore të cilat derguan njerëzimin drejt ndryshimeve të mëdha sociale e
kulturore, pra lindjes së Kohës së Re. Njoftohen me periudhat e shek. 16, si Humanizmi, Renesansa, në
Gjermani e Evropë, por para së gjithash Reformacioni dhe figura kryesore e tij Martin Luther. Kjo ishte
lëvizja më me ndikim e kësaj periudhe në Gjermani dhe e cila u përhap në gjithë botën e shkaktoi
ndryshime të mëdha në konceptet e religjionit. Analizohen edhe struktura, llojet dhe sidomos funksionet
e letërsisë së këtyre periudhave, ndikimet e Reformacionit, Kundërreformacionit, luftës fshatare, etj.
Mësohet për reformat në letërsi të cilat i solli me vete shek. 17 dhe periudha e Barokut. Nuk mund të
kapërcehen pa u përmendur figura të njohura për letërsinë e kësaj periudhe si Martin Opici e Andreas
Gryfius. Dhe e fundit, Iluminizmi- periudha veprat e së cilës kishin cak ndriqimin e mendjes dhe ngritjen
e vetëdijes së shoqërisë borgjeze në një shoqëri monarkiste absolutiste. Studentët mësojnë për zhanret
kryesore letrare të këtyre periudhave: drama e humanizmit, drama e barokut, soneti, krijimi i tragjedisë
borgjeze, etj.
LËNDË ME ZGJEDHJE:

Ortografi

Lënda me zgjedhje „Ortografi“ ka në fokus të saj drejtshkrimin e gjuhës gjermane. Studentët njoftohet
me rregullat e drejtshkrimit të gjermanishtes në përgjithësi dhe me reformën drejtshkrimore të
gjermanishtes duke synuar kështu qartësimin e ndryshimeve në drejtshkrimin gjerman. Përpos anës
teorike, lënda zhvillohet edhe në praktikë përmes ushtrimeve.

(Libri bazë: Duden. Die deutsche Rechtschreibung. Das umfassende Standardwerk auf der Grundlage der
neuen amtlichen Rechtschreibregeln. Herausgegeben von der Dudenredaktion. Bibliographisches Institut
& F. A. Brockhaus AG, Mannheim [u. a.] 2006; Deutsche Rechtschreibung. Regeln und Wörterverzeichnis.
Herausgegeben von der Zwischenstaatlichen Kommission für deutsche Rechtschreibung. Narr, Tübingen
2006; Diethard Lübke: Übungen zur neuen Rechtschreibung. Neuberarbeitung mit Lösungen. Hueber,
München 2006)

Gjuhë e huaj II

Lënda me zgjedhje “Gjuhë e huaj II” mund të vazhdojë edhe për një semestër – në rast të përzgjedhjes
nga studenti – duke ofruar kështu mundësi për studentët që t’i përforcojnë njohuritë e tyre. Kursi është i
orientuar kah ushtrimi praktik i njohurive gjuhësore, me qëllim të përmirësimit të shkathtësive të
studentëve në gjuhën përkatëse.

(Libri bazë për gjuhë angleze: Headway Pre-Intermediate. Oxford University Press.)

VITI II

SEMESTRI III

Fonetikë dhe Fonologji e gjuhës gjermane

Qëllimi i lëndës “Fonetikë” është njohja e studentëve me konceptet bazë të fonetikës dhe të fonologjisë
si shkenca që merren me studimin tingujve si dhe kufijtë mes këtyre dy shkencave që merren me
studimin e tingujve të një gjuhe, mënyrës së shqiptimit e funksionit të tyre në një gjuhë. Studentët do të
njoftohen me proceset e artikulimit, sistemin e fonemave të gjermanishtes, proceset fonologjike,
parimet e grafemave dhe transkriptimit. Synohet edhe mësimi i alfabetit ndërkombëtar fonetik (IPA) dhe
aftësimi i studentëve për shfrytëzimin e tij.

(Librat bazë: Rausch, R., Rausch, I.: Deutsche Phonetik für Ausländer, Langenscheidt, Verlag
Enzyklopädie, Berlin. 1991; Grassegger, Hans: Phonetik, Phonologie. BWT Idstein 2010; Kohler, K. J.
Einführung in die Phonetik des Deutschen. ESV Berlin 2005; Duden Bd. 6: Ausprachewörterbuch.
Mannheim)
Gjuhë gjermane III

Lënda synon përmirësimin e katër shkathtësive themelore të nevojshme për komunikim në një gjuhë: të
shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të dëgjuarit. Ushtrohen stragegji të ndryshme të të lexuarit global,
selektiv e të detajuar, fjalori zgjerohet me shprehje më komplekse të nivelit B 1.1. Gjatë ligjëratave
trajtohen struktura gramatikore në nivelin B 1.1.; ushtrohen shkathtësitë produktive (tiparet e llojeve të
ndryshme të teksteve, të folurit). Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave
ndryshme. Njëkohësisht bëhet pasurimi i fjalorit të studentëve me fjalë e konstrukte fjalish që përdoren
gjatë komunikimit. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren edhe materiale shtesë: gramatikat e gjuhës
gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit, etj.
(Libri bazë: em Hauptkurs. Hueber-Verlag, Ismaning)

Letërsi gjermane e Klasikës

Lënda Letërsi gjermane e Klasikës ka për qëllim t’i njoftojë studentët me dy periudha shumë të
rëndësishme të letërsisë gjermane: me Sturm und Drang dhe me Klasikën, me theks te Klasika e
Weimar-it. Merret me zhvillimin historik të letërsisë gjermane të kësaj kohe, e me çështje e
problematika të periodizimit të letërsisë. Studentët njihen me karakteristikat kryesore të dy periudhave,
me prapaskenën historike të zhvillimit të tyre, me llojet kryesore letrare të këtyre periudhave, antikën
dhe ndikimin e saj në Klasikën gjermane, me ndikimin e letërsisë popullore (posaqërisht të baladës dhe
zhvillimin e saj në letërsinë artistike - Bürger: Lenore), por para së gjithash me autorët dhe veprat më të
rëndësishme. Nuk mbeten pa u përmendur edhe autorë si Gotfried August Bürger, Herder, etj., por
analizohet në detaje jeta dhe vepra e dy autorëve kryesorë të këtyre epokave e që njëherësh
konsiderohen edhe si autorët më të mëdhenj gjerman Goethe dhe Schiller. Veprat kryesore të tyre, të
llojeve më të rëndësishme letrare të këtyre periudhave lexohen, analizohen e interpretohen. Fjala është
për vepra që njëkohësisht janë edhe më reprezentativet për kohën, duke filluar nga Wertheri e Cubat-
deri te Wilhelm Teli e Fausti.

(Librat bazë: Beutin, Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von


den Anfängen bis zur Gegenwart, Metzler, 2001;Martini, Fritz:
Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag,
Stuttgart,1991; Die deutsche Literatur in text und Darstellung –
Sturm und Drang, Philipp Reclam jun. Verlag Stuttgart; Die
deutsche Literatur in text und Darstellung – Klassik, Philipp
Reclam jun. Verlag Stuttgart; Geschichte der deutsche Literatur:
Aufklärung, Sturm und Drang, Klett Verlag 1997; Geschichte der
deutsche Literatur: Klassik, Romantik - Klett Verlag 1997)

Gjuhësi e përgjithshme

Në këtë lëndë të trajtohen këto tema: gjuhësia si shkencë (subjekti, nëndisiplinat, gjendja e sotme e
gjuhësisë, llojet e gramatikës, teoritë e prejardhjes së gjuhës, linguistika, shenja gjuhësore, paradigma,
sintagma), rrafshet gjuhësore (njësitë elementare të secilit rrafsh - fonologjia, morfologjia, sintaksa,
teksti, semantika), varietetet gjuhësore. Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohton studentët me çështjet
themelore të gjuhësisë, funksionin e gjuhës, dhe ndryshimin e saj.

(Libri bazë: Linke/Nussbaumer/Portmann: Studienbuch Linguistik. Niemeyer Verlag.Tübingen, 2004)

LËNDË ME ZGJEDHJE

Pasqyrimi i historisë gjermane në letërsi


Kjo lëndë trajton historiografinë dhe funksionin historik; format dhe funksionet kryesore të strukturave
historike themelore dhe tematike në zhanret letrare e semiletrare; Përmbajtjet dhe temat kryesore të
historisë në letërsinë e vendeve gjermanofolëse, me theks tek letërsia e Austrisë dhe aspekti
interkulturor, si: letrarizimi i historisë së dinastisë habsburge, literarizimi i historisë së ndryshimeve
politike dhe të luftërave, literarizimi i kulturës kombëtare. Pastaj, poetika dhe produksioni i zhanreve
historiko-letrare, me shembuj të zgjedhur nga letërsitë e vendeve gjermanofolëse- të llojeve të
ndryshme, si: epika historike, biografitë historike me nuanca romantike, drama historike, drama sociale,
politike, etj.

(Librat bazë: Fulda, Daniel; Serena Tschopp, Silvia (Hrsg.):


Literatur und Geschichte: ein Kompendium zu ihrem Verhältnis
von der Aufklärung bis zur Gegenwart, Walter de Gruyter, Berlin,
2002; Zuckermann, Moshe: Deutsche Geschichte des 20.
Jahrhunderts im Spiegel der deutschsprachigen
Literatur,Wallstein Verlag, Göttingen, 2003)

Qytetërim gjerman DACHL


Qëllimi i lëndës është, që studentët të fitojnë më shumë njohuri për shtetet gjermanishtfolëse
Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin, si p.sh. për shtrirjen gjeografike, shoqërinë dhe
zhvillimet e saj, politikën, zhvillimet më të rëndësishme historike, ekonominë, industrinë, sistemin e
shkollimit, gjuhën, kulturën, artin, për një pasqyrë të vendeve gjermanishtfolëse në botë, etj. Gjatë
ushtrimeve studentët do të prezantojnë edhe seminare me tema të ndryshme të cilat janë në përputhje
me programin e lëndës. Do të punohet në mënyrë individuale dhe në grupe.

(Librat bazë: 1.Gros, Jürgen / Glaab,Manuela: Faktenlexikon Deutschland, München 1999; 2. Bubner,
Friedrich: Transparente Landeskunde, Inter Nationes 2000; 3. Tatsachen über Deutschland,
herausgegeben vom Societäts Verlag, Frankfurt am Main, in Zusammenarbeit mit dem auswärtigen Amt,
Berlin, 2008; 4. Grundgesetz für die Bundesrepublik Deutschland, Herausgegeber: Bundeszentrale für
politische Bildung, Bonn 2005; 5.Kelz, Heinrich P.:Wirtschaftliche Landeskunde der Bundesrepublik
Deutschland, Inter Nationes 1. Auflage 2000

Hyrje në përkthim dhe interpretim


Në këtë lëndë studentët informohen për teoritë e ndryshme të përkthimit dhe strategjitë e përkthimit.
Studentët poashtu do të mësojnë për burimet e ndryshme të informatave që mund t’u shërbehjnë gjatë
procesit të përkthimit: fjalorët, burimet elektronike, etj. Njohuritë teorike studentët do t’i zbatojnë në
praktikë duke përkthyer tekste me shkallë të ndryshme kompleksiteti.
(Librat bazë: 1. Gros, J. / Glaab, M. (1999). Faktenlexikon Deutschland, München; 2. Bubner, F. (2000).
Transparente Landeskunde, Inter Nationes 2000; 3. Tatsachen über Deutschland, herausgegeben vom
Societäts Verlag, Frankfurt am Main, in Zusammenarbeit mit dem auswärtigen Amt, Berlin, 2008; 4.
Grundgesetz für die Bundesrepublik Deutschland, Herausgegeber: Bundeszentrale für politische Bildung,
Bonn 2005; 5.Kelz, Heinrich P. (2000). Wirtschaftliche Landeskunde der Bundesrepublik Deutschland,
Inter Nationes 1. Auflage)

Lexim dhe kuptim i teksteve

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët t’i përmirësojnë kompetencat e leximit dhe të kuptimit të
teksteve. Studentët arrijnë që përmes ushtrimeve të ndryshme metodike të kuptojnë përmbajtjen,
qëllimin dhe strukturën formale të teksteve të shkruara (posaçërisht teksteve shkencore). Ata mësojnë
strategji të të lexuarit global, selektiv e të detajuar të teksteve komplekse.

(Libri bazë: Ehlers, S. (1998). Lesetheorie und fremdsprachliche Lespraxis. Gunter Narr Verlag, Tübingen.)

Hyrje në teknikat e punës shkencore


Qëllimi i kësaj lënde është që të mësohen teknikat e shkrimit që përdoren për të shkruar tekste të
llojeve të ndryshme të cilat i bën studenti gjatë studimeve, të cilat janë të fokusuara më tepër në anën
formale. Këtu studenti do të mësojë për përdorimin e teknikave për hulumtimin, planifikimin, formimin
dhe strukturimin e teksteve shkencore. Këtu do të mësohet për përdorimn e fusnotave, të citateve sipas
normës ndërkombëtare, hartimin e përmbajtjes, bibliografisë, regjistrit të emrave dhe të shprehjeve etj.,
të cilat do t’i shërbenin studentit në hartimin e punimeve me shkrim gjatë studimeve, p.sh. për të bërë
një seminar., apo edhe në fund për hartimin e temës së diplomës. Me rëndësi këtu është edhe
përzgjedhja e fjalëve dhe e shprehjeve të caktuara për tekste të fushave të caktuara, përdorimin dhe
lidhjen e fjalëve në fjalive si dhe të fjalive ndërmjet tyre, për ta realizuar më pastaj tërë punimin.

(Libri bazë: Stephany, U./ Froitzheim, C. (2009): Arbeitstechniken Sprachwissenschaft, UTB, W. Finke
Verlag, Paderborn.)

SEMESTRI IV

Morfologji e gjuhës gjermane

Qëllimi i këtij kursi është njohja e studentëve me bazat e morfologjisë së gjuhës gjermane. Ata do njihen
me kriteret ortografikë, distribucionalë, fonologjikë dhe semantikë të definicionit të fjalës, me proceset
e fjalëformimit dhe klasifikimit të tyre në gjuhë e sotme gjermane si dhe me konceptin dhe
problematikën e llojeve të morfemave. Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti jetë në gjendje të
bëjë analizë morfologjike të fjalëve, segmentimin e tyre në morfema, identifikimin dhe klasifikimin e
morfemave dhe ta bëjnë kategorizimin e fjalëve sipas llojit të fjalëformimit.
(Libri bazë: Heringer, H. J. (2009): Morphologie, UTB, W. Fink, Paderborn; Römer, C. (2006):
Morphologie der deutschen Sprache, UTB, Narr:Francke, Tübingen; Donalies, E.(2005): Die Wortbildung
des Deutschen, 2. Aufl., Tübingen. 2005.)

Gjuhë gjermane IV
Kjo lëndë zhvillohet në vazhdimësi të Gjuhës gjermane V. Gjatë saj vazhdon përmirësimi i katër
shkathtësive themelore të nevojshme për komunikim në një gjuhë: të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe
të dëgjuarit. Gjatë ligjëratave trajtohen pjesë të gramatikës gjermane (ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat,
pjesorja) gjithnjë në funksion të komunikimit. Pas përfundimit të lëndës studentët do të duhet ta arrijnë
nivelin B1.2 të njohurive gjuhësore sipas kornizës europiane të referencës. Të katër shkathtësitë do të
ushtrohen përmes trajtimit të temave ndryshme. Njëkohësisht bëhet pasurimi i fjalorit të studentëve me
fjalë e konstrukte fjalish që përdoren gjatë komunikimit. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren edhe
materiale shtesë: gramatikat e gjuhës gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të
dëgjuarit, etj.
(Libri bazë: em Hauptkurs. Hueber-Verlag, Ismaning)
Letërsi gjermane e Romantizmit
Kjo lëndë ka për qëllim, njoftimin e studentëve me letërsinë gjermane, përkatësisht me dy periudha të
rëndësishme të kësaj letërsie, me: Romantizmin dhe me periudhën letrare pasuese- Biedermeier und
Vormärz, duke përfshirë qështje të studimeve historiko-letrare. Lënda ofron një pasqyrë të pluralizmit të
stileve dhe formave letrare, zhvillimit historik të letërsisë gjermane të shek. 18, si dhe prapaskenës
politiko-historike të kohës. Fokusohet te karakteristikat e përgjithshme të periudhave e veprat e
autorëve më prominent të këtyre epokave si: Jackob dhe Wilhelm Grimm, Novalis, Eichendorf, Hölderlin,
Herder, Georg Büchner dhe me Heinrich Heine. Përzgjedhja e veprave bëhet duke marrë më të
rëndësishmet, apo më reprezentativet, pra që përmbajnë karakteristikat kryesore letrare e filozofiko-
ideore të epokave dhe lëvizjeve letrare, pra qoftë Romantizmit të hershëm, të lartë apo të vonë,
letërsisë së Vormärz, Biedermeier-it letrar, apo edhe lëvizjes “Das junge Deutschland” (“Gjermania e
Re”), pastaj poezitë politike e të ekzilit, tipike për lëvizjen e përmendur.

(Librat bazë: Martini, Fritz: Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag, Stuttgart 1991; Meid,
Volker: Reclam Buch der Deutschen Literatur, Philipp Reclam jun. Verlag Stuttgart, 2004; Beutin,
Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von den Anfängen bis zur Gegenwart, Metzler, 2001; Baumann/
Oberle, Deutsche Literatur in Epochen, Max Hueber Verlag, Ismaning, 2000)

Shkrim akademik

Gjatë kësaj lënde studentët do të mësojnë dhe do të ushtrojnë procesin dhe mënyrat e realizimit të të
shkruarit të llojeve të ndryshme të teksteve që iu nevojiten gjatë studimeve, si punimi për një provim,
protokoli, eseu, seminari, punimi i diplomës.

Secili student ka mundësi që përmes ligjëratave dhe ushtrimeve të mësojë të hartojë një tekst drejt, t’i
mësojë hapat e organizimit të një punimi, të mësojë për proceset e të shkruarit të një punimi, llojet e
shkrimeve gjatë studimeve, në përgjithësi të krijojë një përvojë në të shkruar.

Të shkruarit e çfarëdo lloj shkrimi nënkupton aftësi themelore të të shkruarit, njohuri të zbatimit të
gramatikës si dhe një fjalor të pasur individual në mënyrë që të realizojmë fjali dhe njësi të tjera
themelore të një shkrimi të tillë. Pra, studenti gjatë ushtrimeve do të ushtrojë të shkruarit e një teksti, ai
duhet të pasurohet me fjalë të duhura të nivelit akademik, të zgjedhë fjalitë e duhura, t’i radhisë ato në
mënyrë të drejtë, të bëjë ndarjen e paragrafeve, të argumentojë një tekst, të përdoren në mënyrë të
rregullt fusnotat dhe citatet. Këtu studentët do të kenë mundësi të shkruajnë punime individuale dhe në
grupe.

(Libri bazë: Bünting, Karl-Dieter; Bitterlich, Axel; Postpiech, Ulrike: Schreiben im Studium mit Erfolg, Ein
Leitfaden, Berlin, 2000)
LËNDË ME ZGJEDHJE

Përkthim gjermanisht-shqip

Për shkak të dallimeve ndërgjuhësore dhe ndërkulturore të gjuhës gjermane me gjuhën shqipe dhe të
funksionit komunikues, do të bëhet përkthimi i teksteve të llojeve të ndryshme dhe me tema të
ndryshme nga fusha të ndryshme. Poashtu këtu do të mësohen problemet e përkthimit, teknikat e
përkthimit dhe për përdorimin e mjeteve të ndryshme për përkthim, si fjalori, leksikonet, interneti,
tekstet paralele, etj. Këtu do të përkthehen tekste të ndryshme nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe.
(Libri bazë: Nord, C. 2003. Textanalyse und Übersetzen : theoretische Grundlagen, Methode und
didaktische Anwendung einer übersetzungsrelevanten Textanalyse. Tübingen: Groos, cop.)

Gjermanishtja e ekonomisë
Lënda „Gjermanishte e ekonomisë“ mëton avancimin e njohurive gjuhësore të studentëve, posaçërisht
njohjen e tyre me terminologjinë nga fusha e ekonomisë (tregti, financa, taksa, etj.) si dhe me hartimin e
shkresave zyrtare të nevojshme në komunikimin në fushën e ekonomisë.
(Libri bazë: Eismann, V. (2010). Wirtschaftskommunikation, Langenscheidt)

Analizë e gabimeve gjuhësore


Gjatë kësaj lënde studentët do të njohtohen me instrumentet që ndihmojnë në ngritjen e nivelit të
gjuhës dhe analizën e gabimeve gjuhësore. Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të jenë në gjendje të
vlerësojnë nivelin e zhvillimit të kompetencave gjuhësore me anë të instrumenteve të rëndomta për
analizën e nivelit të gjuhës.
(Libri bazë: Putzer, O. (1994): Fehleranalyse und Sprachvergleich, Hueber Verlag, Ismaning; Leuninger,
H. (1998): Danke und Tschüß fürs Mitnehmen. Gesammelte Versprecher und eine kleine Theorie ihrer
Korrekturen. Zürich: dtv.)

Letërsia dhe mediat (filmi)

Letërsia dhe mediat (filmi) është lëndë që bën një pasqyrim të letërsisë dhe mediave, në këtë rast të
filmit, si mediume të përhapjes së ideve. Fillimisht bëhet një historik i librit si medium që nga fillimi,
sidomos pas zbulimit të makinës së shtypit nga Gutenberg më 1450, e deri në shek 20. kur ishte
mediumi kryesor me ndikim. Zhvillimi i filmit si teknikë në fakt ndodhë nga shek 19, por një ndikim në
masa të gjëra e ka pasur nga fillimi i shek. 20. Kështu pasi bie interesimi për librin dhe teatrin dhe
zëvendësohet me mediumin e ri- filmin, shkrimtarë të ndryshëm e marrin si sfidë përhapjen e letërsisë
në masa të gjera përmes filmit. Analizohen ndikimet e anasjellta të të dy mediave përmes shembujve të
ndryshëm të filmimeve të veprave të njohura, apo të autorëve të njohur gjerman.

(Librat bazë: Neuhaus, Stefan (Hrsg.):Literatur im Film: Beispiele


einer Medienbeziehung, Verlag Koenigshausen und Neumann
GmbH, Würzburg, 2008; Paech, Joachim: Literatur und Film, J.
B. Metzler Verlag, Köln, 1997; Bohnenkamp,Anne (Hrsg.)
Interpretationen- Literaturverfilmungen, Reclam, Ditzingen, 2005.)

VITI III

SEMESTRI V

Sintaksë e gjuhës gjermane

Qëllimi i kursit është njohja e studentëve me sintaksën e gjuhës gjermane duke marrë për bazë teoritë e
ndryshme sintaksore: sintaksa tradicionale, gramatika dependenciale, gramatika gjenerative. Vëmendje
të veçantë i kushtohet ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet sintaksës së gjuhës gjermane dhe të gjuhës
shqipe: rendi i gjymtyrëve në fjali, tiparet e gjymtyrëve, përshtatja ndërmjet gjymtyrëve. Pas
përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që t’i identifikojë gjymtyrët e fjalisë, t’i dallojë
llojet e fjalive të varura dhe të bëjë analizë sintaksore të një fjalie sipas teorive të ndryshme të
përmendura më lartë.
(Libri bazë: Dürscheid, C. (2010):Syntax – Grundlagen und Theorien.UTB Vandenhoeck & Ruprecht,
Göttingen; Philippi, J. (2010): Basiswissen- Generative Grammatik. UTB Vandenhoeck & Ruprecht,
Göttingen; Eroms, H.-W. (2000): Syntax der deutschen Sprache, de Gruyter, Berlin, New York.)

Gjuhë gjermane V

Kjo lëndë është vazhdimësi e lëndës Gjuhë gjermane IV. Këtu do të trajtohen me theks të veçantë:
shkathtësitë receptive – të dëgjuarit, të lexuarit dhe të kuptuarit e teksteve, strategjitë (globale dhe
selektive) për tipa të ndryshëm të leximit; leksiku – të nxënit e leksikut në nivelin B2.1 (udhëtimet,
pushimet, multilinguizmi); gramatika – trajtimi i strukturave gramatikore në nivelin B2.1 (kohët, emrat);
kultura – të nxënit e temave kulturore e historike të vendëve gjermanofolëse; shkathtësitë produktive –
karakteristikat e teksteve te ndryshme të shkruara dhe të folura, prodhim me gojë dhe me shkrim (letra,
ese, punime seminarike, referate) në nivelin B2.1.
(Libri bazë: em Abschlusskurs. Hueber-Verlag, Ismaning)
Letërsi gjermane e shek. 19. I
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të zhvillimeve, para së gjithash letrare, por edhe historike të
shek. 19, duke vënë theksin në karakteristikat e periudhës letrare dhe risitë stilistike që vërehen te
periudhat në krahasim me ato të mëparshmet. Studentët mësojnë për përfaqësuesit më të rëndësishëm
të periudhave të këtij shekulli, pra të Realizmit e Natyralizmit siç janë Gerhard Hauptmann, Theodor
Fontane e Heinrich e Tomas Mann - si dhe sigurisht veprat më reprezentative të tyre: Die Weber, Die
Ratten, Bahnwärter Thiel, Vor Sonnenaufgang, Budenbroks, Der Zauberberg, Lotte in Weimar, Tonio
Krüger, etj.

I rëndësishëm, prandaj nuk lihet anash edhe raporti mes letërsisë dhe sistemeve të tjera sociale, njoftimi
i studentëve me analizën letrare dhe interpretimin e teksteve të ndryshme të veprave të zgjedhura të
Realizmit e Natyralizmit.

(Librat bazë: Beutin, Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von den Anfängen bis zur Gegenwart,
Metzler, 2001; Martini, Fritz: Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag, Stuttgart 1991)

Analizë e teksteve letrare

Në këtë lëndë analizohen tekste të ndryshme të letërsisë gjermane, kryesisht asaj moderne. Së pari,
çfarë do të thotë analizë e tekstit? Përmes analizës konkrete të teksteve, studentët mësohen të
analizojnë një tekst letrar për të parë se cilat janë gjinitë letrare, cilat janë elementet relevante të një
teksti letrar, rregullat poetike, llojet e lexuesit, makro- dhe mikrostruktura e gjinive letrare, ideja, tema,
përmbajtja- subjekti i veprës letrare, forma e tekstit, personazhet e analiza e personazheve të veprës,
figurat stilistike, etj.

LËNDË ME ZGJEDHJE

Përkthim shqip-gjermanisht

Për shkak të dallimeve ndërgjuhësore dhe ndërkulturore të gjuhës gjermane me gjuhën shqipe dhe të
funksionit komunikues, do të bëhet përkthimi i teksteve të llojeve të ndryshme dhe me tema të
ndryshme nga fusha të ndryshme. Poashtu këtu do të mësohen problemet e përkthimit, teknikat e
përkthimit dhe për përdorimin e mjeteve të ndryshme për përkthim, si fjalori, leksikonet, interneti,
tekstet paralele, etj. Këtu do të përkthehen tekste të ndryshme nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane.

(Libri bazë: Nord, C. 2003. Textanalyse und Übersetzen : theoretische Grundlagen, Methode und
didaktische Anwendung einer übersetzungsrelevanten Textanalyse. Tübingen : Groos, cop.)
Vepra të zgjedhura të letërsisë moderne
Qëllimi i lëndës “Vepra të zgjedhura të letërsisë moderne” është që studentët të njihen me vepra të
zgjedhura të letërsisë moderne e bashkëkohore, kryesisht ato që janë përkthyer e janë bërë të njohura
në pjesën më të madhe të botës. Pra, janë kryesisht vepra që trajtojnë tema të ndryshme të
përitshmërisë dhe me karakter më të thellë psikologjik që i bën më të afërta edhe për studentët sa u
përket ideve dhe interesave. Te ky kurs, theksi vihet jo vetëm te vepra të zgjedhura të letërsisë
gjermane, por janë të përfaqësuara të gjitha vendet gjermanofolëse. Analizohen e interpretohen vepra
si: Siddarta, Homo Faber, Vizita e zonjës plakë, Letra e një të panjohure, Në koloninë e ndëshkimit,
Parfumi, Liebediener, etj. të gjitha të autorëve të njohur si: Herman Hesse, Max Frisch, Friedrich
Dürrenmatt, Stefan Zweig, Franz Kafka, Patrik Süskind, Julia Frank, etj. Qëllim i lëndës, përveç njohjes me
autorë e vepra gjithëgjermane, është poashtu që studentët të aftësohen t’i interpretojnë ato,
njëkohësisht të mësohen të krijojnë mendim personal për veprat dhe ta shprehin atë.

Gjuhët në kontakt: gjermanishtja dhe shqipja

Në këtë lëndë trajtohen proceset e ndikimit të gjuhëve në përgjithësi, shkaqet dhe pasojat e kontakteve
gjuhësore, mënyrat e manifestimit të këtyre ndryshimeve (si ato gjuhësore: fonologjike, gramatikore,
tipologjike; ashtu edhe ato jashtë-gjuhësore: sociale, politike). Pas trajtimit teorik të përgjithshëm,
vështrimi koncentrohet konkretisht në kontaktet e shqipes me gjermanishten dhe ndikimin e saj në
shqipen.

(Libri bazë: Goebl, H. et al. 1996-1997: Kontaktlinguistik. Ein Handbuch internationaler Forschung. de
Gruyter, Berlin.)

Letërsi austriake
Lënda Letërsi austriake ka për qëllim t’i njoftoj studentët me letërsinë austriake dhe definimin e
koncepteve, me iluminizmin nacional- kulturor dhe zhvillimin e historisë austriake të letërsisë. Kapituj të
zgjedhur nga Historia e Letërsisë Austriake me theks në: periudha stilistike- periudha e Vormärz (Para
Marsit), realizmi, Modernizmi i Vjenës, letërsia e ekzilit e deri te letërsia bashkëkohore, pastaj zhanret si:
tregimi i shkurtër psikologjik apo edhe novela. Temat si: miti habsburg, letërsia patriotike dha ajo
antipatriotike, artisti dhe shoqëria, dashuria e erotika dhe shoqëria, etj. Bëhen analiza e interpretime
letrare e kulturaore të teksteve reprezentative- që nga iluminizmi deri te letërsia moderne, para së
gjithash të autorëve të njohur të kësaj letërsie.

Teoritë moderne te pjesëve të ligjëratës


Në këtë lëndë trajtohen këto tema: konceptet e pjesëve të ligjëratës në diakroni; kriteret e klasifikimit të
pjesëve të ligjëratës; fjalët autosemantike dhe synsemantike; hyrje në teori të caktuara moderne të
pjesëve të ligjëratës; koncepti i pjesëve të ligjëratës si pjesë e leksikut, morfologjisë dhe sintaksës; pjesët
e ligjëratës në kuadër të gramatikës kognitive (koncepti dhe kuptimi i emrave, foljeve dhe mbiemrave);
zhvillimet e reja në teorinë e pjesëve të ligjëratës.
(Libri bazë: Grewendorf G., Hamm F., Sternefeld W. 1996: Sprachliches Wissen. Eine Einführung in
moderne Theorien der grammatischen Beschreibung, Suhrkamp, Frankfurt)

SEMESTRI VI

Leksikologji dhe fjalëformim

Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njoftimi i studentëve më strukturën dhe variabilitetin e leksikut në
gjuhën e sotme gjermane, me karakteristikat e sistemit të fjalëformimit, me aspektin funksional të
fjalëformimit në tekste dhe me rëndësinë e fjalëformimit në fjalorët gjermanë. Në këtë lëndë trajtohen
në aspektin sinkronik rrafshet leksikologjike dhe të fjalëformimit me theks të veçantë në këto pika: Fjala,
leksema leksiku; Relacionet sintagmatike dhe paradigmatike leksikore; Semantika leksikore. motivacioni
leksikor, bazat e semantikës prototipike; Stabiliteti dhe dinamizmi i leksikut, proceset e huazimit,
neologjizmat; Procesi i fjalëformimit, tipat e fjalëformimit, kuptimet dhe modelet; Kompozicioni,
derivacioni, shkurtesat, formimet hibride.

(Libri bazë: Römer/Matzke 2005: Lexikologie des Deutschen. Eine Einführung. Tübingen)

Letërsi gjermane e shek. 19. II


Lënda “Letërsi gjermane e shek. 19” ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të zhvillimeve, para së gjithash
letrare, por edhe historike të shek. 19, duke vënë theksin në karakteristikat e periudhës letrare dhe risitë
që vërehen te periudhat stilistike në krahasim me ato të mëparshmet. Studentët mësojnë për
përfaqësuesit më të rëndësishëm të periudhave të këtij shekulli, pra të Realizmit e Natyralizmit siç janë
Gerhard Hauptmann, Theodor Fontane e Heinrich e Tomas Mann - si dhe sigurisht veprat më
reprezentative të tyre: Die Weber, Die Ratten, Bahnwärter Thiel, Vor Sonnenaufgang, Budenbroks,
Zauberberg, Lotte in Weimar, Tonio Krüger, etj.

I rëndësishëm, prandaj nuk lihet anash edhe raporti mes letërsisë dhe sistemeve të tjera sociale, njoftimi
i studentëve me analizën letrare dhe interpretimin e teksteve të ndryshme të veprave të zgjedhura të
Realizmit e Natyralizmit.

(Beutin, Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von den Anfängen bis zur Gegenwart, Metzler, 2001;
Martini, Fritz: Deutsche Literaturgeschichte, Alfred Kroner Verlag, Stuttgart 1991)
Gjuhë gjermane VI

Kjo lëndë është vazhdimësi e lëndës Gjuhë gjermane V. Qëllim i kësaj lënde është që studenti të fitojë
shkathtësi receptive dhe produktive të nivelit B2 të kornizës evropiane e referencës, t’i aftësojë
studentët të përdorin në mënyrë efektive dhe fleksibile gjuhën gjermane si për qëllime personale ashtu
edhe profesionale. Këtu do të trajtohen me theks të veçantë: leksiku – të nxënit e leksikut në nivelin B2
(standardi jetësor, marëdhëniet ndërnjerëzore); gramatika – trajtimi i strukturave gramatikore në nivelin
B2 (reksioni i foljeve, diateza e foljes, parafjalët); kultura – të nxënit e temave kulturore e historike të
vendëve gjermanofolëse.

(Libri bazë: em Abschlusskurs. Hueber-Verlag, Ismaning)

Sociolinguistikë
Qëllim i lëndës është njohja e studentëve me Sociolinguistikën si nëndisiplinë, një histori e shkurtër e
saj, problemet aktuale, konceptet themelore dhe teoritë themelore, metodat e hulumtimit. Trajtohen
edhe variantet gjuhësore të gjermanishtes: dialektet, vernakularët, gjuha standarde etj. Studentët
mësojnë edhe për zhvillimet gjuhësore pas bashkimit të Gjermanisë, prestigjin e dialekteve në Europë,
gjuhën e migrandëtve, gjuhët pixhin dhe kreole etj.
(Libri bazë: Veith, W.H. 2005: Soziolinguistik. Ein Arbeitsbuch. Narr, Tübingen.)

LËNDË ME ZGJEDHJE

Letërsia dhe artet

Gjatë historisë së njerëzimit periudhat e ndryshme kulturore janë shfaqur me zhvillimet në artet e
ndryshme. Në të shumtën e herave ato janë zhvilluar në shumicën e arteve njëkohësisht dhe përmbajnë
elemente të përafërta, sidomos letërsia dhe artet pamore, por edhe muzika.

Lënda Letërsia dhe artet trajton zhvillimet kulturore të epokave të ndryshme dhe afërsitë e ndikimet
eventuale të letërsisë te artet tjera dhe anasjelltas, me theks te Baroku, Klasika, Romantizmi, por edhe
rrymat e mëvonshme si Impresionizmi e Simbolizmi.

Përkthim i teksteve letrare


Lënda zgjedhore “Përkthim i teksteve letrare” është lëndë e cila ka për qëllim të t’u ndihmojë
studentëve të aftësohen në përkthimin e teksteve letrare nga gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas.
Merremi me përkthimin e formave epike, të autorëve të ndryshëm, kryesisht të shek 19. e 20. Tekstet,
së pari lexohen, pastaj diskutohen e përkthehen.

Studentët mësojnë paraprakisht çështjet themelore, të rëndësishme për përkthyesit, siç janë: hulumtimi
paraprak, të punojnë me fjalorë dhe nga opcionet e shumta të dhëna në fjalor të zgjedhin fjalën e duhur,
interneti dh tekstet paralele. Mësohen të mos bartin rregullat gramatikore, morfologjike e sintaksore
nga njëra gjuhë në tjetrën. Përveç kësaj përpunohen edhe strategjitë e përkthimit. Merren edhe tekste
që tanimë janë përkthyer në shqip, një apo më shumë herë. Mësohen të krahasojnë përkthimet dhe të
dallojnë një përkthim të suksesshem nga një jo i mirë.

(Librat bazë: Tupja, Edmond: Keshilla nje perkthyesi te ri, Onufri, 2000, Tiranë; Nord, Christiane:
“Einführung in das funktionale Übersetzen” Francke Verlag, Tübingen 1991; “Übersetzer und
Dolmetscher” Hrsg. Volker Kapp Francke Verlag Tübingen und Basel 1993)

Të nxënit e gjuhës

Qëllimi i kursit është njohja e studentëve me teoritë e ndryshme të nxënies së gjuhëve; bazën
neurologjike dhe kognitive e procesit të nxënies së gjuhëve; dallimet tipologjike, interkulturore dhe
mjedisore mes gjuhëve; sistemet ndërgjuhësore: fonologjia, sintaksa, semantika, krahasimi mes nxënies
së gjuhës së parë dhe asaj të dytë të huaj; nxënia e hershme e gjuhës së huaj.

(Libri bazë: Barkowski, H./ Krumm, H.-J. (2010): Fachlexikon Deutsch als Fremd-und Zweitsprache, UBT A.
Francke Verlag, Tübingen/ Basel; Meibauer J. et al (2002): Einführung in die germanistische Linguistik,
Metzler Verlag, Stuttgart/ Weimar. Meibauer, J./Rothweiler, M. (1999): Das Lexikon im Spracherwerb,
UBT, A. Francke Verlag, Tübingen/ Basel; Apeltauer, E. 1997: Grundlagen des Erst- und
Fremdsprachenerwerbs. Eine Einführung, Langenscheidt, Berlin.)

Gjuha dhe shoqëria

Meqë gjuha është mjet themelor i komunikimit, ajo ka rëndësi ekzistenciale për raportet mes njerëzve,
rrjedhimisht ajo reflekton raportet ndër-shoqërore dhe ndër-kulturore. Prandaj në këtë lëndë fjala është
për një fushë e cila vështron raportin e ndërsjellë mes veprimit gjuhësor dhe realitetit shoqëror. Pas
përfundimit të kësaj lënde studenti do të ketë njohuri themelore të sociolinguistikës, dhe ai duhet të
jetë në gjendje t’i identifikojë dallimet ndërmjet katër ‘shoqërive gjuhësore’ siç janë: shtresa urbane,
shtresa rurale, e ulët, e lartë, e mesme etj. duke analizuar gjuhën e një shoqërie apo rrethi të caktuar,
dhe anasjelltas, duke analizuar sjelljen e individëve të identifikon edhe gjuhë e tyre: kreole, pidgen,
sociolektet (p.sh. sllang, gjuha e chat-it etj.)

(Libri bazë: Kessel, K./ Reimann, S. (2005): Basiswissen- Deutsche Gegenwartssprache, A. Francke
Verlag, Tübingen S. 127-147; Pörings, R. / Schmitz, U. (2003): Sprache und Sprachwissenschaft, 2.
Auflage, Gunter Narr Verlag, Tübingen S.245-287; Pinker, S. (2000): Wörter und Regeln, Spektrum
Akademischer Verlag, Heidelberg/ Berlin)

Bazat e stilistikës dhe të retorikës

Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohtojë studentët me konceptet themelore të stilistikës dhe retorikës,
si dhe lidhjen metodologjike në mes të dy disiplinave, me nocionin e stilit e elementet stilistike. Në këtë
lëndë do të trajtohen këto tema: relacioni në mes të stilistikës dhe retorikës- ngjashmëritë dhe dallimet
(një pasqyrë e shkurtër historike, inventari i përbashkët terminologjik i të dy disiplinave); fusha
hulumtuese e stilistikës: stilistika në mes të gjuhësisë dhe të studimeve letrare, nocioni i stilit nga antika
e deri më sot, variantet sociokulturore të stilit, elementet stilistike të rrafsheve të ndryshme gjuhësore,
variantet strukturore të stilit; fusha hulumtuese e retorikës: retorika e përgjithshme, retorika praktike,
faktorët e komunikimit, 5 fazat e prodhimit gjuhësor; një pasqyrim i figurave retorike; aplikimi i
metodave dhe i kuptimeve të dy disiplinave në tekste konkrete të zgjedhura (analizë stilistike dhe
retorike)..

(Libri bazë: Stickel, G. 1994: Stilfragen, de Gruyter, Berlin, New York.)

VITI IV

SEMESTRI VII

Gjuhësi e tekstit

Në lëndën “Gjuhësi e tekstit” do të mësohet për konceptet themelore të gjuhësisë së tekstit në


përgjithësi. Këtu nuk analizohet më periudha si njësi më e madhe gjuhësore, por teksti është njësia më e
madhe gjuhësore, e cila merret si bazë për analizë gjuhësore komunikuese. Në këtë lëndë do të
trajtohen teoritë e gjuhëtarëve të ndryshëm për gjuhësinë e tekstit, standardet e tekstualitetit, si
kohezioni, koherenca, etj., kategoritë e gramatikës së tekstit, ndarjet e ndryshme të llojeve të teksteve,
për hapat dhe mënyrat e analizës së tekstit etj.

(Libri bazë: Adamzik, K. 2004: Textlinguistik. Eine einführende Darstellung, Niemeyer, Tübingen.)

Metodikë e gjuhës gjermane me observim

Në këtë lëndë do të trajtohen së pari konceptet bazë të didaktikës dhe metodikës së MGJH. Do të
shqyrtohen në mënyrë praktike dhe teorike elementet themelore të mësimdhënies si planifikimi i
mësimdhënies, përcaktimi i objektivave mësimorë, fazat e mësimdhënies, shkathtësitë, etj., si dhe
referimi në kornizën e përbashkët evropiane të gjuhëve. Përveç kësaj studentët do të kenë mundësi që
të observojnë mësimdhënien përmes videoincizimeve, të cilat analizohen dhe protokolohen, Gjithashtu,
studentët planifikojnë vetë mësimdhënien si parapërgatitje për të ashtuquajturën Microteaching. Në
pjesën e dytë studentët planifikojnë në grupe të vogla një njësi mësimore dhe për të krijojnë vet
ushtrime të ndryshme. Pastaj e prezantojnë njësinë e planifikuar mësimore në formë të Microteaching
(MT).

(Libri bazë: Neuner/Hunfeld 1993: Methoden fremdsprachlichen Deutschunterrichts. Eine Einführung.


Fernstudieneinheit 4.Berlin)

Letërsi gjermane e shek. 20. I (deri 1945)


Lënda Letërsi gjermane e shek. 20. Ofron një pasqyrë të përgjithshme të zhvillimeve letrare të shekullit
të 20, të pluralizmit të stileve dhe zhvillimin e formave të ndryshme letrare, si në prozë, dramë e poezi.
Ajo fokusohet te autorët më të rëndësishëm të kohës dhe veprat e tyre, që shërbejnë si shembull për
gjithë krijimtarinë letrare gjermane të shek. 20. Fokusi është edhe tek termet kryesore të interpretimit
(autori-teksti-konteksti). Kjo lëndë mbulon pra, krijimtarinë letrare të pjesës së parë të shek. 20., temat,
problemet e problemet e diskutuara në këtë letërsi, format e ndryshme letrare dhe zhvillimin e tyre
brenda lëvizjeve si:

 Gegenpositionen zu Naturalismus;

 Stilpluralizmus um die Jahrhundertwende:


Impressionismus, Symbolismus, Wiener Moderne;

 Expressionismus, Dadaismus, Surrealismus;

 Neue Sachlichkeit;

 Exilliteratur
(Librat bazë: Beutin, Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von den Anfängen bis zur Gegenwart,
Metzler, 2001, ; Baumann/ Oberle, Deutsche Literatur in Epochen, Max Hueber Verlag, Ismaning, 2000)

Frazeologjizmat në teori dhe praktikë

Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohtojë studentët me konceptet bazë të njësive frazeologjike të gjuhës
gjermane, me përdorimin e tyre në tekst e në komunikimin e përditshëm dhe me rolin e frazeologjisë në
fjalorë dhe në përkthim. Kjo lëndë i njohton studentët me aspektet themelore sinkronike të frazeologjisë
gjermane me theks të veçantë në temat vijuese: njësitë frazeologjike, karakteristikat kryesore të
frazeologjizmave (polileksikaliteti, stabiliteti, idiomaticiteti), strukturat tipike të modeleve të caktuara
frazeologjike, karakteristikat gramatikore, stilistike dge pragmatike të frazeologjizmave, frazeologjizmat
në tekste dhe fjalorë, frazeologjia kontrasteve (gjermanisht-shqip).

(Libri bazë: Burger , H. 2003: Phraseologie, Eine Einführung am Beispiel des Deutschen, Berlin.)
LËNDË ME ZGJEDHJE

Receptimi i letërsisë gjermane (shek 18-19) te shqiptarët


Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me letërsinë gjermane të pranuar në gjuhën shqipe.
Letërsia gjermane është mjaft e njohur tek shqiptarët dhe ka shumë vepra të Klasikës e romantizmit
gjerman që u përkthyen, shfaqën në skenë e madje patën ndikim te autorët shqiptarë. Janë veprat e
njohura të Shillerit e Gëtes të cilat janë të përkthyera e të njohura në tërë botën ato të cilat u përkthyen
mjaft herët edhe tek ne, madje ata konsiderohen të jenë ndër autorët e parë të huaj që depërtuan edhe
te shqiptarët. Studentët njihen mepoezitë e shumta, me veprat si “Fausti”, “Vuajtjet e Verterit të ri”,
“Wilhelm Tell”, “Cubat”, përrallat e vëllezërve Grim e shumë të tjera të përkthyera në shqip, analizojnë e
krahasojnë verzionet e ndryshme të përkthimeve të tyre, që në gjuhën shqipe nuk janë të pakta.

Letërsi zvicerane

Lënda “Letërsi zvicerane” ka për qëllim t’i njoftojë studentët me zhvilllimet në letërsinë e pjesën
gjermanofolëse të Zvicrës, nga shekulli i 18 deri sot në aspektin socio-historik dhe kulturor. Studentët
njihen me rëndësinë e Bodmerit dhe Breitingerit në shekullin e 18, zhvillimin e Realizmit në Zvicër duke
marrë shembull autorët si: Gotthelf, Meyer e Keller, pastaj autorët dhe autoret e neglizhuara të fillimit
të shek.20; themat dhe problemet në letërsi- në kërkim të identitetit - “Heimkehrgeschichten”. Rëndësi i
kushtohet edhe formave të ndryshme letrare si:prozës, dramës e poezisë dhe zhvillimit të tyre,
posaqërisht novelës dhe tregimit- short stories. Pjesë e lëndës është edhe letërsia bashkëkohore e
pjesës gjermanofolëse zvicerane pas vitit 1945 dhe ajo e kapërcimit nga shek. 20 në 21.

(Librat bazë: Mörikhofer, Johann K.:Die schweizerische Literatur des achtzehnten Jahrhunderts, Ellibron
Classics, 1977)

Kurs i avancuar i gjuhës gjermane I

Qëllim i kësaj lënde është që studentët të thellojnë njohuritë e fituara gjuhësore në lëndën “Gjuhë
gjermane VI”. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të zhvillojnë shkathtësitë receptive dhe
produktive në nivelin C1.1 të kornizës evropiane të referencës. Ata do të jenë në gjendje që të përdorin
gjuhën gjermane në mënyrë më efektive dhe fleksibile si për qëllime personale ashtu edhe për qëllime
profesionale. Të nxënit e leksikut dhe ngritja e tij në nivelin C1.1. do të bëhet përmes trajtimit të temave
të ndryshme (si, p.sh. edukimi, teknologjia), po ashtu do të trajtohen strukturat gramatikore në nivelin
C1.1 (Nominalisierung, FGV, erweitertes Attribut, transformimi stilistik: nominalizmi nga verbalizmi dhe
anasjelltas). Përveç tjerash do të fitohen njohuri për kulturën dhe historinë e vendeve gjermanofolëse.

(Libri bazë: Rug, W./Tomaszewski, A. 2000: Grammatik mit Sinn und Verstand, Klett Edition Deutsch,
Stuttgart)
Linguistikë aplikative në gjermanishten si gjuhë e huaj

Në këtë lëndë së pari fillohet me shpjegimin i parimeve themelore të linguistikës aplikative. Përkushtim i
veçantë i kushtohet aspekteve dhe problematikës së mësimit të gjuhëve të huaja në përgjithësi, dhe në
veçanti mësimit të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të
ketë njohuri themelore rreth metodave të mësimit të gjuhëve të huaja, analizës së gabimeve etj.
(Libri bazë: Kocsany, P. (2010): Grundkurs Linguistik, UBT, W. Fink Verlag, Paderborn; Putzer, O. (1994):
Fehleranalyse und Sprachvergleich, Hueber Verlag, Ismaning)

Gjuhësi kontrastive

Gjuhësia kontrastive merret me përshkrimin e ngjashmërive dhe dallimeve mes gjuhëve të ndryshme
(perspektiva interlinguale) dhe brenda një gjuhe (perspektiva intralinguale; p.sh. aspektet e
gjermanishtes në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Trajtimi i aspekteve morfosintaksore dhe leksikore ishin
fillimisht në fokus të studimeve kontrastive, ndërsa sot trajtohen edhe aspekte tjera: tekstore, të
analizës së diskursit e sociolinguistike. Kjo lëndë jep një pasqyrë të fazave dhe fokusit të hulumtimit të
gjuhësisë kontrastive.

(Libri bazë: Putzer, O. (1994): Fehleranalyse und Sprachvergleich, Hueber Verlag, Ismaning; Rein, K.
(1983): Einführung in die kontrastive Linguistik. Darmstadt.)

SEMESTRI VIII

Metodikë me praktikë profesionale të mësimdhënies

Kjo lëndë është vazhdimësi e lëndës “Metodikë e gjuhës gjermane me observim”. Në pjesën e parë do të
merremi me analizë të mësimdhënies si dhe me teori tjera të rëndësishme, gjatë të cilave studentët do
të kenë mundësi që të sjellin propozime të veta rreth mësimdhënies. Përveç kësaj ata do të përgatiten
për praktikën profesionale në shkolla (Hospitimin).

Në pjesën e dytë studentët do të hospitojnë dhe do të japin mësim nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve
me përvojë në DaF-klasa “reale”. Në grupe të vogla i analizojnë orët e vrojtuara mësimore. Me këtë rast
i shfrytëzojnë kriteret e observimit të mësimdhënies të cilat i kanë nxënë gjatë ligjëratave dhe
ushtrimeve. Në fund ata planifikojnë vetë një njësi mësimore të cilën e mbajnë në shkollë. Përvojat e
tyre nga ligjëratat dhe nga praktika profesionale (hospitimi dhe mbajtja e orës mësimore) i
dokumentojnë në një raport me shkrim, në të cilin reflektohet edhe procesi i tyre mësimor.
(Libri bazë: Neuner/Hunfeld 1993: Methoden fremdsprachlichen Deutschunterrichts. Eine Einführung.
Fernstudieneinhei 4.Berlin)

Histori e gjuhës gjermane

Qëllimi i kursit është njohja e studentëve me historinë e gjuhës gjermane nga fillimi deri në kohën e
sotme duke pasur parasysh periudhat e ndryshme historike, siç është p.sh. gjuha gjermane e vjetër,
gjuha gjermane e mesme dhe gjuha gjermane e lartë në krahasim më kulturën dhe historinë në
përgjithësi duke përfshirë edhe kornizën sociale. Pas përfundimit të këtij kursi, studenti do të ketë
njohuri elementare rreth historisë së gjuhës dhe kulturës gjermane, prejardhjes së fjalëve, emrave,
toponimeve, ndikimeve ndërgjuhësore (nga frëngjishtja, latinishtja, etj.) si dhe zhvillimit të saj nga
indoevropianishtja.

(Libri bazë: Wolff, G. 2004: Deutsche Sprachgeschichte von den Anfängen bis zur Gegenwart. Ein
Studienbuch. 5., überarbeitete und aktualisierte Aufl. Francke, Tübingen.)

Letërsi gjermane e shek. 20. II (pas 1945)


Lënda Letërsi gjermane e shek. 20.-pas 1945 ofron një pasqyrë të përgjithshme të zhvillimeve letrare të
shekullit të 20, me fokus te letërsia e pas vitit 1945. Kjo lëndë ka për qëllim të njoh studentët me kahjet
e zhvillimit të letërsisë së pas Luftës së dytë Botërore, sepse për shkak të krijimit të dy Gjermanive- asaj
Federale dhe asaj Demokratike krijohen edhe dy “letërsi gjemane” me koncepte të ndryshme të cilat me
kalimin e kohës zhvillohen në kahje të ndryshme. Krijohet kështu një pluralizm i stileve dhe zhvillohen
forma të ndryshme letrare, si në prozë, dramë e poezi. Ajo fokusohet te autorët më të rëndësishëm të
kohës dhe veprat e tyre, që shërbejnë si shembull për gjithë krijimtarinë letrare gjermanofolëse të
pjesës së dytë të shek. 20. Fokusi është edhe tek termet kryesore të interpretimit (autori-teksti-
konteksti). Kjo lëndë mbulon pra, krijimtarinë letrare të autorëve më të njohur të letërsisë
gjermanofolëse të pjesës së dytë të shek. 20., temat, problemet e problemet e diskutuara në këtë
letërsi, format e ndryshme letrare dhe zhvillimin e tyre brenda shteteve e grupeve a lëvizjeve të
ndryshme si:

 Literatur nach 1945:


Trümmerliteratur, Gruppe 45, Wiener Gruppe;

 Literatur der Bundesrepublik Deutschland (Heinrich Böll, Martin Walser, Günther Grass,
Berthold Brecht)

 Literatur der DDR (Volker Braun, Christa Wolf, Heiner Müller)


 Oesterreichische Literatur (Paul Celan, Erich Fried, Ingeborg Bachmann, Elfriede Jelinek)
 Schweizerische Literatur (Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch)
(Librat bazë: Beutin, Wolfgang: Deutsche Literaturgeschichte: von den Anfängen bis zur Gegenwart,
Metzler, 2001; Joachim Bark, Hans-Peter Franke, Dietrich Steinbach, Hildegard Wittenberg: Von 1945 bis
zur Gegenwart, Klett, Stuttgart, 1985.)

Punimi i diplomës BA

Pas përfundimit të provimeve, studentët e hartojnë punimin e diplomës. Ata përzgjedhin një temë nga
lëmi i gjuhësisë, i letërsisë apo i metodikës së gjermanishtes si gjuhë e huaj. Temat e zgjedhura trajtohen
në aspektin teorik, empirik apo praktik. Punimi duhet të hartohet duke respektuar rregullat e një punimi
shkencor.

(Libri bazë: Eco, Umberto. 2005. Wie man eine wissenschaftliche Abschlussarbeit schreibt, 2. Aufl.,
Heidelberg.)

LËNDË ME ZGJEDHJE

Receptimi i letërsisë gjermane (shek. 20) te shqiptarët


Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me letërsinë gjermane të pranuar në gjuhën shqipe.
Letërsia gjermane është mjaft e njohur tek shqiptarët dhe ka shumë vepra të letërsisë moderne
gjermane që ishte atraktive edhe për përkthyesit shqiptarë, e që ndikoi edhe në publikun dhe në
përhapjen dhe receptimin e kësaj letërsie tek ne. Shumë vepra të letërsisë moderne gjermane u
përkthyen, shfaqën në skenë e patën ndikim te autorët shqiptarë. Janë veprat e njohura të Cvajgut e
Kafkës që u përkthye e u bënë të njohura në edhe tek ne.. Studentët njihen me novelat, tregimet e
romanet e shumta të përkthyera në shqip, analizojnë e krahasojnë verzionet e ndryshme të përkthimeve
të tyre, që në gjuhën shqipe janë shpesh më shumë se një.

Kurs i avancuar i gjuhës gjermane II

Qëllim i kësaj lënde është që studentët të thellojnë njohuritë e fituara gjuhësore në lëndën “Kurs i
avancuar i gjuhës gjermane I”. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të zhvillojnë shkathtësitë
receptive dhe produktive në nivelin C1. të kornizës evropiane të referencës. Ata do të jenë në gjendje që
të përdorin gjuhën gjermane në mënyrë më efektive dhe fleksibile si për qëllime personale ashtu edhe
për qëllime profesionale. Të nxënit e leksikut dhe ngritja e tij në nivelin C1.. do të bëhet përmes trajtimit
të temave të ndryshme (si, p.sh. shkenca, aktivitete hulumtuese), po ashtu do të trajtohen strukturat
gramatikore në nivelin C1. (Nebensätze). Përveç tjerash do të fitohen njohuri për kulturën dhe historinë
e vendeve gjermanofolëse.

(Libri bazë: Rug, W./Tomaszewski, A. 2000: Grammatik mit Sinn und Verstand, Klett Edition Deutsch,
Stuttgart)
Strategjitë e të nxënit të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj

Në fushën e mësimdhënies së gjuhës së huaj supozohet që një nxënës.student që zotëron më shumë


strategji mësimore dhe teknika i mëson më lehtë dhe më mirë gjuhët e huaja, se dikush që nuk zotëron
strategji mësimore. Në këtë lëndë do të trajtohen strategji mësimore dhe teknika që mundësojnë
nxënien e shpejtë dhe efektive të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj (si p.sh. mbajtja e “Vokabelkartei”), do
të diskutohet për dallimin në mes të strategjive direkte (kognitive) dhe indirekte (metakognitive). Qëllim
i kësaj lënde është që t’i aftësojë studentët për “mësim autonom” (autonomes Lernen) në mënyrë që ai
të zhvillojë/zbulojë vet strategji mësimor, pra që t’i aftësojë të përdorin strategji sa më efektive
mësimore që të arrijnë një sukses më të mirë në mësimnxënie.

(Libri bazë: Bimmel, P./Rampillon, U.: Lernerautonomie und Lernstrategien. Fernstudieneinheit


23.München, Berlin, 2000.)

Letërsia në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj

Në qendër të kësaj lënde është roli i teksteve letrare në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj
dhe metodat e shfrytëzimit të tyre në procesin e mësimdhënies. Qëllim i lëndës është aftësimi i
studentëve për shfrytëzimin e proceseve për zhvillimin e shkathtësisë së të lexuarit si dhe për
shfrytëzimin e teksteve letrare në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj.

Lënda ka karakter praktik: i aftëson studentët për t’i zbatuar proceset e shkathtësisë së të kuptuarit të
teksteve si dhe për t’i shfrytëzuar njohuritë e teorisë së letërsisë të nxëna gjatë studimit.

(Libri bazë: Helmling/Wackwitz (1986): Literatur im Deutschunterricht am Beispiel von narrativen Texten.
München: Goethe-Institut. - Ehlers, S. (1992): Lesen als Verstehen. Berlin usf.: Langenscheidt. - Westhoff,
G. (1997): Fertigkeit Lesen. Berlin usf.: Langenscheidt)

Analizë e teksteve mësimore

Për t’i analizuar dhe vlerësuar tekstet mësimore për mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj –
DaF, duhet të jemi në gjendje që t’i njohim qasjet metodologjike të mësimdhënies së gjuhës së huaj
(MGJH). Për këtë arsye, kjo lëndë i prekë katër pikat kryesore: Analizë dhe kritikë e metodave të MGJH
si dhe analizë dhe kritikë e teksteve mësimore. Përveç kësaj në kuadër të kësaj lënde do të trajtohet
edhe nxënia gjegjësisht mësimdhënia e leksikut, si një ndër fushat të cilat përfshihen në
analizën/kritikën e teksteve mësimore.

(Libri bazë: Bimmel/Kast/Neuner 2003: Deutschunterricht planen. Arbeit mit Lehrwerkslektionen.


Fernstudieneinheit 18. Berlin)
Didaktikë e gramatikës së gjuhës gjermane

Në këtë lëndë do të prezantohen dhe do të zhvillohen metoda dhe aktivitete të ndryshme për zbulimin
dhe ushtrimin e fenomeneve gramatikore, pasi që dihet që gramatika është një ndër fushat më të
vështira në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Do të mësohen metodat me të cilat bëhet e mundur që
nxënia e formave gramatikore, strukturave dhe funksioneve në mësimdhënien e gjuhës gjermane si
gjuhë e huaj të bëhet më e thjeshtë, në mënyrë që ato të kuptohen, të mbahen mend dhe të përdoren.
Do të trajtohen tri hapat e mësimnxënies „Kuptimi – mësimi/mbajtja në mend – përdorimi“. Qëllimi i
kësaj lënde është që t’i aftësojë studentët që në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj të
dinë ta sqarojnë gramatikën në një mënyrë sa më të kuptueshme që do ta lehtësonte edhe mbajtjen
dhe do tw mundësonte përdorimin gjatë komunikimit.

(Libri bazë: Storch, Günther: Deutsch als Fremdsprache. Eine Didaktik.München, 2001.)

Programi i studimeve: BA Gazetari (2011-2014)

Përshkrimi i shkurtër i lëndëve:

ZHANRET E GAZETARISË (kursi I dhe kursi II)

Zhanret e gazetarisë [kursi i parë dhe kursi i dytë] përmban njohuritë bazike për teorinë tipologjike të
gazetarisë, për nocionet që lidhen me këtë fushë, për zhanret e gazetarisë dhe ndarjet e tjera zhanrore dhe për
llojin dhe nënllojin gazetar. Teoria zhanrore në gazetari mbështetet në dy parimet themelore klasifikuese: në
qëllimin përmbajtjesor të tekstit gazetar dhe në strukturën e atij teksti. Kurset përmbajnë edhe lidhjen e
gazetarisë me tekstin letrar dhe me metodologjinë shkencore të hulumtimit.

Literatura themelore obligative:

Dr. Bajram Kosumi, Zhanret e gazetarisë [Ligjëratë e autorizuar vetëm për përdorim të studentëve
të Degës së Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë, UP] Melvin Mencher, Raportimi dhe shkrimi
i lajmit, Tiranë 1998. David Randall, Gazetari universal, ISHM, Tiranë, 2003.

EDITORIAL, KOMENT, ANALIZË

Lënda përmban njohuritë sipërore për tri lloje themelore të zhanrit analitik gazetar: editorialin, komentin dhe
analizën. Lënda përmban në detaje qëllimin përmbajtjesor të editorialit, të komentit dhe të analizës: pse
shkruhet dhe çfarë temash trajton secili prej këtyre tre llojeve të gazetarisë analitike. Interesimi i dytë është i
orientuar kah struktura e tekstit: cilat janë pjesët e strukturës së tekstit të secilit prej tre llojeve të përmendur
gazetar?

Literatura:

Dr. Bajram Kosumi, Zhanret e gazetarisë I, II [Ligjëratë për studentët e Degës së


Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë, UP]

Melvin Mencher, Raportimi dhe shkrimi i lajmit, Tiranë 1998.

Hamit Boriçi, Gazetaria 2, SHBLU, Tiranë, 2004.

Philip Meyer, Gazetaria e saktë/hyrje për gazetarët në metodat e shkencës shoqërore, Botimet Koçi, Tiranë, 2006.

MENAXHIMI I MEDIAVE

Lënda përmban njohuritë bazike për menaxhimin e medias. Fillimisht lënda përmban njohuri të
përgjithshme për menaxhmentin, për stilet menaxheriale si dhe për sistemet organizative. Pastaj
menaxhimit të medias i qasemi nga aspekti teorik e praktik. Në aspektin teorik shqyrtohen tema se si
organizohet menaxhmenti i një media? Si organizohet dhe si funksionon redaksia e saj? Çka janë dhe
cilat janë rubrikat e medias, si organizohen dhe si unifikohen ato në një tërësi? Cila është teknologjia e
prodhimit të lajmit, nga ideja e lajmit e deri te shtypja i tij? Si bëhen faqet e një gazete? Në aspektin
praktik shqyrtohen shembuj të shumtë, si: si funksionon menaxhmenti e redaksia dhe si organizohen
ndaras e në tërësi rubrikat e një gazete ditore? Si funksionon menaxhmenti e redaksia dhe si
organizohen ndaras e në tërësi rubrikat e Radio Televizionit Publik të Kosovës? Si funksionon
menaxhmenti e redaksia dhe si organizohen ndaras e në tërësi rubrikat e një gazete on-line? Si
funksionon menaxhmenti e redaksia dhe si organizohen ndaras e në tërësi rubrikat e një agjencie
lajmesh?

LITERATURA: Shyqyri Llaci, Manaxhimi, AlbPaper, Tiranë, 2008. Andri Koxhaj, Florian
Tomini, Manaxhimi i komunikimit, botim i autorëve, Tiranë, 2006. Francesco Pira, Si të krijosh
një zyrë shtypi, ISHM,. Tiranë, 2002.

BAZAT E STILIT GAZETAR

Lënda përmban njohuritë bazike për stilin e shkrimit gazetar. Fillimisht lënda përmban njohuri të
përgjithshme për stilistikën, për rolin e degëve të stilistikës [fonostilistika, morfostilistika, sintaksostilistika,
leksikostilistika dhe semantostilistika] dhe për përdorimin e gjuhës në funksione të ndryshme, përkatësisht
tipologjinë e stileve ligjërimore.

Në veçanti lënda e trajton detajisht stilin ligjërimor gazetar: duke dalluar stilin gazetar informativ, stilin gazetar
analitik dhe stilin gazetar letrar; duke bërë krahasimin e dallimeve dhe ngjashmërive ndërmjet stilit gazetar dhe
stilit letrar dhe stilit gazetar e stilit shkencor. Lënda përmban edhe elementet thelbësore shprehëse të stilit
gazetar, rendin logjik të fjalisë në tekstin gazetar, pjesët e ligjëratës dhe rolin i tyre në stilin gazetar, si dhe rolin
e figurave stilistike në ligjërimin gazetar.

Literatura: Xhevat Lloshi, Stilistika dhe Pragmatika, Botimet Toena, Tiranë, 1999. R. Velek e O. Voren, Teoria
e letërsisë, përkthyer nga Zejnullah Rrahmani, Rilindja, Prishtinë, 1982. Osvald Dykro/Cvetan Todorov,
Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit, përkthyer nga Dr. Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1984.

BAZAT E KOMUNIKOLOGJISE

Kjo lëndë mëton tu ofrojë studentëve njohuri mbi historinë e studimit të komunikologjisë, të teorive që
janë të rëndësishme për të gjitha fushat e komunikit, konteksteve në të cilat ndodh komunikimi dhe
cështjeve me të cilat ballafaqohen studentët e komunikimit.Kjo lëndë shërben gjithashtu si hyrje në
nivelet e komunikimit siq janë komunikimi ndërpersonal, retorika, komunikimi ndërkulturorë dhe
komunikimi organizativ e ai masiv. Kursi ka për objektiva: të definojë karakteristikat thelbësore të
komunikimit, të përshkruaj karakteristikat e konteksteve të ndryshme të komunikimit, të identifikojë
cështjet që trajtohen nga studiuesit e komunikimit dhe të analizojë në mënyrë kritike komunikimin në
sferën private e publike.

Si literaturë bazë do të shërbejë teksti: Wood, J. (2004). Communication mosaics: An introduction to the
field of communication (3rd ed.). Përderisa në cdo orë do të jepen materiale nga libra të ndryshëm.

BAZAT E KOMUNIKIMIT MASIV

Qëllimet e kësaj lënde janë përvetësimi i koncepteve kyçe të komunikimit dhe në veçanti të komunikimit
masiv, shqyrtimi i natyrës, teorisë dhe efekteve të komunikimit masiv, dhe analiza vlerësuese e
mënyrave të ndikimit të komunikimit masiv në formësimin e proceseve shoqërore, kulturore dhe
politike.

Nëse studenti i përmbush angazhimet e veta dhe kontribuon me diskutime në orë, me njohuritë dhe
shkathtësitë e fituara nga kjo lëndë, do të arriheshin ndryshime pozitive në jetën e tij/saj -dhe, në
shoqëri.

Literatura:
“Komunikimi” nga Christian Baylon dhe Xavier Mignot, Logos A, Shkup 2004.

“McQuail’s Mass Communication Theory”, Denis McQuail, Sage Publications,2005

“ Media: agjensët e komunikimeve” nga Ibrahim Berisha, Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë 2006.

“Mediamorfoza “ nga Roger Fidler, Instituti Shqitpar i Medias, Tiranë 2001.

“The Global Media”, Edëard S. Herman & Robert W McChesney, Cassell, London, 1997

“Lexime në komunikim” nga Artan Fuga, Ora, 2005.

“ The New Media Monopoly”, nga Ben.H. Bagdikian

“ The Problem of the Media: U.S. Communication Politics in the Twenty-First Century”, nga Robert
Ë.McChesney

BAZAT E EKONOMISË

Ekonomia është fusha e studimit të përdorimit të burimeve për të kënaqur dëshirat e pakufishme
njerëzore. Kjo lëndë do të shërbejë si hyrje në analizën e alokimit të këtyre burimeve në sistemin e
tregut. Brenda sistemit do të trajtohen veprimet e ndërveprimet e agjentëve ekonomik siq janë 1.
konsumatorët, firmat e qeveria. Studentëve do tu prezentohen modele të thjeshta e abstrakte të
sjelljes së agjentëve ekonomik. Këto modele do të shërbejnë si bazë e analizës ë rezultateve që sjell
ndërveprimi i këtyre agentëve në treg. Konceptet makroekonomike dhe mikroekonomike do të
trajtohen në mënyrë të vecantë me qëllim që studnetët të kuptojnë cështje ekonomike komplkse si dhe
probleme të natyrës ekonomike me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Një rol të vecantë do të luaj
ekonomia e medias si dhe industria mediale.

HYRJE NË GAZETARI

Studentët do të njihen me konceptet bazë të gazetarisë si profesion. Në mënyrë të përgjithshme do të


trajtohen cështje që kanë të bëjnë me zhanret, stilet e konceptet bazë të punës së gazetarisë. Objektivat
e lëndës janë që studenti të ketë mundësi tu caset lëndëve të tjera që hyjnë në mënyrë më të detajizuar
që kanë të bëjnë me gazetarinë e komunikimin.
ETIKË E GAZETARISË

Mosbesimi në rritje ndaj medias, skandalet etike, agjendat e lajmeve të pronarëve të korporatave të
mediale, akuzimet për anim të medias në aspektin politik dhe një përhapje e gazetarisë senzacionale e
kanë bërë më të vështirë për gazetarët t’iu përmbahen standardeve etike gjatë punës së tyre. Në këtë
lëndë do të trajtohen cështje që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes nevojën për kufizimin e saj,
jurisprudencën, rregulloret në fushën e medias. Vazhdimisht do të shtrohet pyetja se cfarë ka bërë që
mediat të shiqohen me dyshim nga publiku dhe cfarë duhet të bëhet për të ndrequr këtë imazh

Literatura:

"The Elements of Journalism: What Neëspeople Should Knoë and the Public Should Expect," by Bill
Kovach and Tom Rosenstiel. Three Rivers Press, New York, 2007.

"Who Hates the Press?" by Michael Schudson and Danielle Haas. The Columbia Journalism Revieë,
November/December 2007.

"The Connective Threads of the News Media and Government," Dan Kennedy. Nieman Reports, Spring
2006.

BAZAT E POLITOLOGJISË

Kjo lëndë do të trajtojë cështje politikë në të gjitha nivelet- individuale, grupore, kombëtare e
ndërkombëtare. Studentët do të kenë mundësi të familjarizohen me fjalorin themelor të disciplinës, të
mësojnë për mënyrat përmes të cilave studiohen cështjet politike dhe të zhvillojnë shkathtësi të të
menduarit, të lexuarit e të shkrimit kritik.

Cështjet që kanë të bëjnë si me politikën, politikat, e politikbërjen dotë jenë në fokus të diskutimeve.
Cfarë është shteti moder? Cfarë e dallon atë nga kombi dhe si dallohet ai nga qeveria këto janë disa nga
temat që do të trajtohen.

Literatura

Phillips Shively, Power & Choice (11th ed. McGraw Hill, 2008)

(George Orwell, Nineteen Eighty Four

(any edition)
OPINIONI PUBLIK

Në këtë lëndë do të trajtohet natyra e opinionit publik. Do të diskutohet rreth asaj se si të


konceptualizohet e matet opinioni publik, nga vijnë opinionet apo qëndrimet. Si e bëjnë njeëzit
zgjedhjen e votës në ditë e zgjedhjeve dhe a ndikon opinioni publik në bërjen e politikave. Lënda do të
ketë edhe pjesën praktike të saj ku studentët përmes projekteve të ndryshme do të kenë mundësinë e
hulumtimit të opinionit publik mbi cështje që janë publike si feja, qeverisja etj. Lënda ka këto objektiva
kryesore: 1. që studentët të kuptojnë konceptin e opinionit publik dhe rëndësinë e tij për jetën
shoqërore, 2. që studentët të jenë në gjednje të përgatisin fushata për hulumtim të opinionit publik
përfshirë dizajnimin e pyetësorëve dhe interpretimin e rezultatave të tyre.3. të jenë në gjednje të
evaluojnë teoritë politike rreth asaj se si njerëzit formojnë opinionet e tyre, 4.Studentët të jenë në
gjendje të kuptojnë e reflektojnë mbi debatet rreth publikut dhe sa opinioni publik ndikon në politikat
publike.

Analiza do të përqëndrohet në definicionet e opinionit publik dhe teoritë mbi formimin e opinioneve,
mbi atë se si ndikohet opinioni publik por edhe ndikon në politikat qeveritare.

Literatura

Claëson and Oxley’s Public Opinion: Democratic Ideals, Democratic Practice, Asher’s Polling and the
Public: Ëhat Every Citizen Should Knoë

Sniderman and Carmines’ Reaching Beyond Race,

SOCIOLOGJI E PËRGJITHSHME

Ky kurs është hyrje në sociologjinë si një mënyrë e të kuptuarit të botës. Socialogjia është një fushë
studimi që shpjegon fenomene të natyrës politike e konomike në bazë të strukturavem, forcave
shoqërore dhe në bazë të raporteve në mes të grupeve. Temat që do të trjatohen në kurs kanë të bëjnë
me socializimin, kulturën, konstruktimin shoqërorë të dijes, pabarazinë marrëdhëniet ndëretnike dhe
sociologjinë politike.

Literatura

Anderson & Taylor, Sociology: Understanding a Diverse Society.

Neubeck and Glasberg, Selected Material from Sociology: Diversity, Conflict, and Change.

STATISTIKA

Kjo lëndë do të përqëndrohet në të kuptuarit e koncepteve të statistikës si dhe në interpretimin e


komunikimin e rezultateve të një analize statistikore. Studentët do të mësojnë se si ndërtohen
argumentet duke u bazuar në numra. Kjo nuk do të thotë thjeshtë komunikimi apo paraqitja e
evidencave me numra por më tepër argumentimi në formë si “të dhënat flasin se “ apo “ egzistojnë
dëshmi të forta”...Në këtë kurs do të analizohen të dhëna të ndryshme me theks të veqantë në shkencat
shoqërore. Studentët do të njihen edhe me softëare për analizën e të dhënave siq është SPSS. Ne do të
mësojmë se si të vendosen këto të dhëna e si të analizohen në kontekst

Literatura bazë:

The Basic Practice of Statistics, 4th edition by David S. Moore, chapters 1-18 and 20.

METODA KËRKIMI NË SHKENCA SOCIALE

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me metodat kualitative e kuantitative që përdoren në
shkencat shoqërore. Objektivat e lëndës janë që studentët të njihen me praktikën e metodave
kuantitative që përdoren në kërkimet empirike; që ata të lexojnë e kuptojnë studime të natyrës
empirike që përdorin teknika të ndryshme të kërkimit shkencorë si dhe të jenë në gjendje të gjejnë
zgjidhje për probleme të ndryshme në tëcilat ata do të hasin si hulumtues të pavarur..

Pas përfundimit të kursit studentët do të duhet të jenë në gjendje të formulojnë pyetjen kërkimore dhe
ta përkthejnë atë në një qasje empirike ku do të punonin me të dhëna nga terreni, të praktikojnë
prezentimin e rezultateve në atë mënyrë që ato të jenë të kuptueshme si npër njerëzit e profesionit e
poashtu edhe për masën e gjerë.
Literatura

Schutt, Russell K. (1999) Investigating the Social Ëorld: The Process and Practice of Research. Second
Edition. Thousand Oaks, CA: Pine Forge Press.

Schutt, Russell K. and Matthew Archibald (1999) Study Guide and Activities to Accompany Investigating
the Social Ëorld. Second Edition. Thousand Oaks, CA: Pine Forge Press.

PSIKOLOGJIA E KOMUNIKIMIT

Kjo lëndë do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me instrumentet konceptuale të psikologjisë së


komunikimit, mbi teoritë në fushën e psikologjisë së komunikim dhe parimet e saj. Gjithashtu një pjesë e
orëve do t’i kushtohet fushës praktike siq janë metodat e kërkimit në fushën e psikologjisë së
komunikimit.

Lënda ka për qëllim që studentët në fund të jenë në gjendje të: analizojnë nocione, e fenomene të
ndryshme të komunikimit, të klasifikojnë dhe krahasojnë nivele, forma e stile të komunikimit si dhe
marrëdhëniet ndërpersonale. Të identifikojnë vështirësitë, barrierat e bllokadat në komunikim si dhe të
aplikojnë njohuritë e fituara si profesionistë të ardhshëm të fushës së komunikimit.

Literatura

Abric, Jean-Calude (2002): Psychology of Communication. Theories and Methods, Polirom, Iasi

Prutianu, S. (2004): Training of Communication Abilities, Polirom, Iasi

Panisoara, I.-O. (2003): Efficient Communication, Polirom, Iasi

Bougnoux, D. (2000): Introduction in the Sciences of Communication, Polirom, Iasi (Ro)

MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Në shoqëritë tona mediale suksesi është i paparamendueshëm pa komunikimin. Qeveritë, partitë


politike, shoqata, kompani biznesi e NGO zhvillojnë strategji të ndryshme për të realizuar interesat e
tyre. Për ata që janë aktiv në jetën publike kjo kërkon njohuri themelorë të marrëdhënieve me publikun.
Kjo lëndë ka për qëllim që studentët të njoftohen me elementet themelore, teoritë dhe teknikat e
marrëdhëniee me publikun. Cështja që shtrohet në praktikën e marrëdhënieve me publikun nga ana e
organizatave publike është një fushë tensioni në mes të pjesëmarrjes deliberative dhe ndërmjetësimit të
politikës nga mekanizmat e PR-it. Për këtë arsye në këtë lëndë do të trajtohen shembuj të praktikave të
PR-it e gjithashtu edhe aspekte etike e ligjore.

Objektivat e lëndës janë që studentët të kuptojnë nocionin marrëdhënie me pblikun; të identifikojnë


cështje etike të procesit katër shkallësh të praktikës së marrëdhënieve me publikun; të analizojnë raste
të marrëdhënieve me publikun dhe identifikojnë konceptet dhe proceseve themelore gjatë punës në
këto raste.

Literatura

Agim Neza, Marredheniet Publike, Instituti I medias Tirane, Instituti I Medias Shqiptare, 2004

Fraser P.Seitel, The Practice of Public Relations, Pearson Education 2004

David W. Guth and Charles Marsh., Adventures in Public Relations: Case Studies and Critical
Thinking by Boston, Mass.; Allyn and Bacon, 2005.

Dan Lattimore, Otis Baskin, Suzette T. Heiman, Elizabeth Toth & James K. Van Leuven, (3nd edition)
McGraë-Hill, 2009

Si literaturë suplementare do të shërbejnë materialet që do të shërndahen gjatë orëve të mësimit siq


janë artikuj nga revista të ndryshme shkencore në vend e jashtë

GAZETARI E TELEVIZIONIT

Qëllimet e lëndës janë t’u ofrojë studentëve njohuri themelore mbi gazetarinë televizive në pajtim me
misionin e degës së gazetarisë; t’u ofrojë atyre njohuri të përgjithshme mbi teorinë dhe praktikën e
gazetarisë televizive, të ndihmojë të kuptuarit e gazetarisë televizive dhe rëndësinë e saj për politikën,
kulturën e ekonominë. Të shërbejë si një burim dhe forum i hapur për profesionin.

Literatura:
CBS: Reflections In A Bloodshot Eye, Robert Metz, Signet, New York, 1976

The Boys On The Bus, Timothy Crouse, Ballantine Books, New York, 1976

RADIOGAZETARI

Qëllimi i lëndës është të shtjellojë radiogazetarinë dhe produksionin duke i dhënë një paraqitje nga
përbrenda përmes përgjigjeve në pyetjet se si të mbulohen ngjarjet për radio, si të prodhohen
intervistat më të mira, si të gjenden storiet më të mira për radio e si të prodhohet ficeri më i mirë për
radio. Ne do të shohimk shembuj të mirë e të gabuar të radiogazetarisë, gjithashtu do të mësohet lidhur
me shkathtësitë e një radio gazetari të mirë. Gjithashtu do të flitet për zhvillimet e fundit në radio
gazetari.

Literatura: Murphy and Dillon's Interviewing in action: Relationship, process and change

Programi i studimit: MA Gazetari dhe kontakte me publikun


Përshkrim i shkurtër i lëndëve:

HULUMTIMI I GAZETARISË SË SHTYPIT

Në mënyrë më të hollësishme studentët do të fitojnë njohuri më të thella për teknikat e raportimit më


të thelluar medial dhe atij investigativ. Përmbajtja e kësaj lënde reflekton vlerat dhe përvojën e dhomës
së lajmeve profesionale në kohërat moderne. Kjo lëndë trajton posaqërisht aspekte të: strategjive për
mbledhjen dhe analizën e informacionit. Dhe kompetencave në teknikat e ndryshme të narracionit që
përdoren gjatë përgatitjes së raportimit më të thelluar e investigativ. Kur përfundojnë këtë lëndë
studentët do të duhej të ishin në gjendje të shkojnë përtej gazetarisë së përditshme: të mbledhin
informacionin duke përdorur dokumente baza të të dhënave, duke intervistuar në mënyrë më efektive e
duke dalë në terren. Të jenë në gjendje të përdorin burimet primare e sekondare; të organizojnë
materialin hulumtues dhe të përpilojnë e shkruajnë storie që mbulojnë jo vetëm pesë pyetjet themelore
të gazetarit por edhe pyetje si pse, si dhe ku më tutje.

Literatura

Houston, Brant, and Len Bruzzese, Steve Weinberg. The Investigative Reporter's Handbook – A Guide to
Documents, Databases and Techniques. Boston: Bedford/St. Martin's, 2002.

Goldstein, Norm, Ed. The AP Stylebook and Briefing on Media Law (with Internet Guide and

Glossary). NewYork: The Associated Press, 2005.


Friedlander, Edward Jay and John Lee. Feature Ëriting for Neëspapers and Magazines. 5th Ed. NewYork:
Longman, 2004.

METODA KËRKIMI

 Kurt të përfundojnë këtë lëndë studentët duhet të jenë në gjendje të marrin njohuri më të
thelluara mbi metodat e kërkimit në shkencat sociale. Të jenë në gjendje të shkruajnë raporte të
natyrës teknike, të përdorin programet statistikore të përdorin të dhe të analizojnë baza të të
dhënave që ju shërbejnë atyre në punën kërkimore si dhe të jenë në gjendje ti paraqesin

Literatura

Beins, B. C. (2004). Research Methods: A Tool for Life. Boston: Allyn & Bacon.

TEORITË E KOMUNIKIMIT

Në këtë lëndë do të thellohemi më tepër në fushën e komunikologjisë. Këtu studentët do të njihen me


teoritë më të rëndësishme mbi komunikimin. Nga kjo lëndë studentët do të mësojnë të konsumojnë
këto teori dhe kjo do të thotë njohjen e cështjeve kryesore të cilat trajtojnë këto teori mbi komunikimin
e në vecanti mbi komunikimin ndërpersonal.

Në fillim do të trajtohen mënyrat përmes të cilave janë konstruktuar këto teori dhe kanë gjetur zbatim
të gjerë në komunikin njerëzorë pastaj do të trajtohen teori të vecanta rreth aktivitetit të komunikimit.

McGraw Hill: “Communication Theories: Perspectives, Processes, and Contexts

A First Look At Communication Theory (Third Edition) by Em Griffin (McGraw-Hill, 1997).

GJUHA DHE IDEOLOGJIA

Qëllimi i kësaj lënde është që të njohë studentët me konceptet themelore për raportin mes gjuhës dhe
ideologjisë, kryesisht të ndërlidhura me studimet nga fusha e stilistikës kritike. Studentët do të mësojnë
si të zbërthejnë ideologjinë e konstruktuar në tekst, duke i analizuar strukturat gjuhësore që e
ngërthejnë këtë ideologji. Ata do të lexojnë për të nxjerrë në pah pozitat dominante që i ofron teksti për
lexuesin, brenda një momenti të caktuar historik, në përputhje me ideologjitë dominante të periudhës
përkatëse . Ata do ta kuptojnë se përmes gjuhës fitohet fuqia për të paraqitur çkadoqoftë në mënyrë të
caktuar, fuqia për të ndikuar në njohuritë, bindjet, vlerat, raportet, dhe identitetet shoqërore.

Literatura

“Language in the news: Discourse and Ideology in Press”, Roger Fowler, Routledge, 2003
“Approaches to Media Discourse”, Allan Bell dhe Peter Garrett, Blackwell 1998.

“Analysing Discourse’ , Norman Fairclough, Routledge, 2007

“Media discourse”, Norman Fairclough, Arnold, 1995.


MASKULTURA

Në këtëlëndë studentët do të marrin njohuri mbi kritikën e kulturës dhe hulumktimet e ndryshme që
mund ta ndihmojnë të kuptojmë kulturën masive dhe efektet e saj. Do të kuptojnë të mos e konsumojnë
kulturën por të hulumtojnë se se forma të ndryshme kulturopre i komunikojnë idetë mbi botën. Për më
tepër kjo lëndë mëton tu përgjigjet pyetjeve siq janë Si e reprzentojnë kultura të ndryshme jetën
shoqërore?Pse ne e konsumojmë kulturën masive? Si mund ta krijojnë njerëzit kulturën autentike?

Literatura

Baran, S. & Davis, D (2008). Mass communication theory: Foundations, ferment, and future, 5th ed.
Belmont: Ëadsëorth Publishing Company.

SISTEMET E KOMUNIKIMIT DHE EKONOMIA

Kjo lëndë ofron njohuri të përgjithshme për cështje ekonomike që ndikojnë në veprimin e kompanive
mediale me theks të vecantë në tensionet që egzistojnë në mes të interesave të korporatave mediale
dhe interesave të publikut. Studentët do të marrin njohuri edhe për se si funksionojnë dhe cilat janë
trendet aktuale në konglomeratet mediale dhe derregullimin ligjor. Një theks i vecantë do ti kushtohet
edhe globalizimit dhe digjitalizimit të industrisë mediale.

Literatura

Bagdikian, B. H. (2004). The Neë Media Monopoly. Beacon Press.


SEMIOTIKË E MEDIAS

Kjo lëndë është një thellim i përmbajtjeve që janë trajtuar në lëndët nga fusha e semiotikës në nivelin
BA. Këtu do të analizohen nëntekstet, mitet e ideologjitë në komunikim. Gjithashtu do të trajtohen edhe
aspekte të identitetit personal vizuel dhe egos vizuele të identitetit shoqërorë dhe vizuel. Kognicionit
dhe imazheve vizuele si dhe persuasimit vizuel.

Literatura

Ferdinand de Saussure: Semiology; sign, system, structure; the science of the system of signs in society
(semiologie).

Charles S. Peirce: Philosophy of sign; communicative sign; index, icon and symbol; unlimited semiosis.

MARKETINGU DHE ADVERTAJZINGU

Kjo lëndë u ofron studentëve mundësi të kuptojnë advertajzingun si një aspect shumë të
rëndësishëm të medias massive si dhe të praktikave të tjera të marketingut. Gjithashtu ata do të
kenë mundësi të marrin njohuri rreth praktikave të bizneseve dhe terminologjisë së marketingut.
Nga aspekti praktik studentët të kenë mundësi të praktikojnë njohurit e fituara duke përgatitur
strategji marketingu për reklamimin dhe shitjen e produkteve të ndryshme.

Literatura

Beckwith, Harry, Selling the Invisible: A Field Guide to Modern Marketing, Warner Books, 1997

Caples, John, Tested Advertising Methods, Fifth Edition (Revised by Fred E. Hahn), Prentice
Hall, 1997

TEORI DHE STRATEGJI TE KOMUNIKIMIT POLITIK

Në këtë lëndë do të trajtohet efekti i lajmit politik por edhe I komunikimit politik të paguar. Do
të nisemi nga premise se tergu në masë të madhe qeverisë strukturën dhe përmbajtjen e
mesazheve politike. Ky treg përfshin konkurencën në mes të ideve, ideologjive e informacioneve
të ndryshme. Veqanërsiht do të përqëndrohemi në rolin e fushatave politike. Këtu studentët do të
mësojnë të analizojnë në mënyrë kritike këto fushata por edhe të fitojnë shkathtësi në përgatitjen
e strategjive e fushatave politike.

DIZAJN I AUDIENCËS

Qëllimet e kësaj lënde janë që studentët të marrin njohuri teorike e praktike rreth temave mbi
hulumtimin e audiencës. Studentët do të fitojnë shkathtësi të përzedhjes së audiencës në bazë të të
dhënave, demografike, dhe të brendeve mediale. Të përdorin të dhënat me qëllim që të hulumtojnë
produktet, dhe audiencën potenciale. Të identifikojnë përparësitë e mangësitë të llojeve të ndryshme të
medias të cilat planifikuesit e mediave duhet të kenë parasysh në një kohë të audiencës së diferencuar
dhe të përdorimit të advertijzingut professional e të sofistikuar. Të jenë në gjendje të përpilojnë
rejtingun e mediave të ndryshme.

Ratings Analysis : The Theory and Practice of Audience Research (3RD 06 Edition). James G.
Webster
LIDERSHIPI DHE MENAXHIMI I KARRIERËS

Qëllimi I kësaj lënde është që tu japë shansë studentëve që të dijnë të njohin shkathtësitë e tyre
dhe të shfrytëzojnë ato për zhvillim afatgjatë të karrierës së tyre. Këtu do të mësohet se cfarë
është lidershipi, cfarë kërkohet nga lideri dhe psë e kur është I rëndësishëm dhe nevojitet lideri.
Me qëllim që t’u ndihmohet studentëve të zhvillojnë shkathtësi të lidershipit do të trajtohen tema
që kanë të bëjnë me atë se si funkcionon lidershipi dhe sib ëhen njerëzit liderë. Një theks I
vecantë do të vihet mbi rëndësinë e karakterit të liderit.

Literatura

Developing leadership skills by Edward A Buchana


Leadership Education: Developing Skills for Youth by William B. Richardson

You might also like