You are on page 1of 2

Pyetje për veshkën.

1. Si shpërndahet uji në trupin tonë në dy kompartimente? Si ndryshon përbërja e lëngut


brendaqelizor ( LBQ ) nga ai jashtëqelizor ( LJQ ) ?
2. Nga përbëhet lëngu jashtëqelizor? Nga ndryshon plazma nga lëngu intersticial?
3. Sa është osmolariteti plazmatik? Si llogaritet ai?
4. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave pas një infuzioni të një solucioni fiziologjik 0.9% NaCl?
5. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave për shkak të diarresë ( humbje e lëngut izotonik)?
6. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave për shkak të marrjes së kripës pa ujë?
7. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave për shkak të djersitjes në shkretëtirë ( pa marrë ujë)?
8. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave për shkak të sekretimit të hormonit antidiuretik nga një tumor?
9. Si ndryshon vëllimi , osmolariteti i LBQ dhe LJQ, si ndryshon hematokriti dhe përqëndrimi i
proteinave për shkak të pamjaftueshmërisë së gjendrës mbiveshkore ( humbje e NaCl)?
10. Ҫfarë është klirensi renal? Shkruaj formulën.
11. Ҫfarë është GFR? Si përcaktohet? Cfarë kriteresh duhet të plotësojë një lëndë që të përdoret
për të matur GFR?
12. Si bëhet vetërregullimi i fluksit të gjakut në veshkë dhe rëndësia e tij fiziologjike.
13. Ҫfarë është feed back tubulo-glomerular dhe rëndësia e tij fiziologjike.
14. Ҫfarë është balanca glomerulo- tubulare dhe rëndësia e saj fiziologjike.
15. Ҫfarë është fraksioni i filtrimit? Sa është vlera normale? Si ndryshon ripërthithja në kapilarin
peritubular kur fraksioni i filtrimit rritet?
16. Cilët janë presionet e Starling që përcaktojnë filtrimin në kapilarin glomerular?
17. Si ndryshon GFR kur presioni hidrostatik në kapilarin glomerular rritet?
18. Si ndryshon GFR kur fluksi plazmatik renal rritet ( ulet fraksioni i filtrimit) ?
19. Cilat janë proceset përmes të cilave formohet urina?
20. Si trajtohet glukoza në nefron, sa filtrohet, sa është ngarkesa e filtruar, ku dhe si ripërthithet,
kur ekskretohet në urinë?
21. Si ripërthithet Na+ në pjesën e parë dhe të dytë të tubulit proksimal?
22. Si ndikon ulja e vëllimit të lëngut jashtëqelizor në ripërthithjen në tubulin proksimal?
23. Si behet ripërthithja e ujit në tubulin proksimal?
24. Si bëhet ripërthithja e Ca2+ në krahun e trashë ngjitës së lakut Henle?
25. Si vepron aldosteroni në qelizat kryesore?
26. Si rregullohet perqëndrimi plazmatik i kaliumit?
27. Cilët janë faktorët që nxisin sekretimin e kaliumit në tubulin distal?
28. Cilat janë 3 veprimet e ADH ( hormonit antidiuretik ) në veshkë dhe rëndësia fiziologjike e
tyre.
29. Cilët janë stimujt fiziologjikë që nxisin sekretimin e ADH?
30. Ҫfarë është shumëfishuesi kundër-rryme ? Si arrin ai të krijojë gradientin kortiko-papilar?
31. Ҫfarë është shkëmbyesi kundër-rrymë? Roli në ruajtjen e gradientit kortiko-papilar.
32. Si qarkullon ureja mes nefronit dhe intersticiumit renal. Cili është roli i uresë në
intersticiumin renal.
33. Cilët janë rrugët dhe sasitë normale ditore të marrjes dhe të humbjes së ujit në trupin tonë.
Cila është e vetmja rrugë e rregullueshme?
34. Pse përdorimi i diuretikëve të ansës Henle si furosemidi shkakton rritje të eleminimit të Ca2+
me urinë?
35. Si ndikon parathormoni PTH në ripërthithjen e Ca2+ dhe Pi në veshkë?
36. Si mbrohet trupi ynë nga ndryshimet e pH?
37. Cilat janë buferat brendaqelizorë dhe jashtëqelizorë?
38. Si bëhet ripërthithja e HCO3- në veshkë?
39. Si bëhet ekskretimi i H+ nga veshka në dy mënyra?
40. Pse kontraktimi i vëllimit të lëngut jashtëqelizor mund të shkaktojë alkalozë metabolike?
41. Ҫfarë është gap anionik? Pse përdoret në klinikë?
42. Nga shkaktohet acidoza respiratore? Si bëhet kompesimi në këtë rast?
43. Pse alkaloza respiratore mund të shkaktojë tetani?
44. Cilat janë efektet fiziologjike të Angiotenzinës II?
45. Cilët janë tre faktorët që nxisin sekretimin e reninës në veshkë?
46. Nëse ulet presioni arterial i gjakut, si do të ndryshojë GFR, sasia e kripës që arrin në macula
densa, dhe rezistenca e a.aferente dhe a. eferente nga aktivizimi i feedback tubulo-
glomerular?

You might also like