You are on page 1of 8

PROJEKT

Tema: Energjia

Lenda: Fizike

Klasa: X

Nxenesi:

Ç’ËSHTË ENERGJIA?
Energjia (fjala vete rrjedh nga greqishtja energos që
do të thotë “në punë”) në fizikë, është aftësia e
ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka
të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo
zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më
e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq
më shumë energji nevojitet. Ka shumë lloje
energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji
elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji
diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji
bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë
është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms
Xhaulit.

LLOJET E ENERGJISË
Energjinë përreth nesh e gjejmë në forma të
ndryshme. Ndër format më të përhapura janë :
1. Energjia kinetike
2. Energjia potenciale
3. Energjia kimike
4. Energjika bërthamore (nga ndarja e atomit)
5. Energjia elektrike
6. Energjia termike
Energjia diellore
ENERGJIA KINETIKE
Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë
punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për
ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën , i
cili lëviz me shpejtësi , bëhet llogaritja e punës, e cila
nevojitet që forca  ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë
nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi .
Pra, madhësia e energjisë kinetike  është e barabartë
me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta
ketë fituar shpejtësinë .  energjia kinetike do të jetë:

ENERGJIA POTENCIALE
Përveç energjisë kinetike, të cilën e shkakton
lëvizja, trupi mund ta ketë edhe energjinë
potenciale, e cila është pasojë e pozitës së tij ndaj
trupave të tjerë apo pasojë e konfiguracionit të
trupit, përkatësisht e sistemit të trupit. Trupat kanë
energji potenciale për shkak të veprimit reciprok të
tyre. Ashtu trupi me masën , i ngritur në
lartësinë  mbi sipërfaqen e Tokës, ka një energji
potenciale të caktuar dhe është i aftë, që duke
zbritur nga ajo lartësi, të kryejë një punë të caktuar.
Ngjashëm, susta elastike ka energji potenciale dhe,
duke u kthyer në pozitën ekuilibruese, mund të
kryejë punë. Varësisht nga forca e cila vepron në
trup, dallohen këto lloj energjish potenciale:
të gravitetit, elastike, elektrostatike dhe magnetike.
Në mekanikë do të shqyrtohen vetëm dy të parat
(të gravitetit dhe elastike).

ENERGJIA BERTHAMORE
Energjia bërthamore është energji e fituar
me metodat e fusionit të kontrolluar në ndërtesa
qendrore të Centrale Bërthamore. Shtetet e
Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të
mëdhenj të energjisë bërthamtëore për qëllime
komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale
liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto
centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik
në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit
me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale
bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik.
Franca është eksportuese e konsiderueshme e
energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11
reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq
të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005
përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për
energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe
në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin
1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas
katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët
bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që
konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si
një mundësi për eksportë. Më anën tjetër
në Gjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së
përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e
lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e
qendrave të energjis bërthmamore.
Energjia termike : Energjia e brendshme e sistemit,
e barabartë me shumën e energjive kinetike dhe
potenciale të grimcave të sistemit.Ajo mund të
prodhohet nga fërkimi dhe sjell ndryshim të
temperaturës së sistemit.
Energjia kimike : shuma e energjive të plota te
grimcave perberese të molekulave. Energjia kimike
e karburanteve dhe e ushqimeve janë format e
energjise kimike te depozituara.
Energjia elektrike është energjia e fituar nga rryma
e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
METODAT E PERFITIMIT TE ENERGJISE
Shfrytëzimi i energjisë bëhet më i dobishëm duke i
shfrytëzuar teknologjinë e re. Në kohën e fundit
vazhdojnë hulumtimin e metodave të reja për
shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë. Me
termin burimi alternativ i energjisë nënkuptohen
energjia e cila nuk përfitohet nga lëdet e djegshme
fosilore. Vazhdimsia e hulumtimeve për metodat e
përfitimit të energjisë nga burimet e tjera, p.sh :
Nga energjia potenciale e ujit, duket e akumuluar ujin
nga lumenjtë, ndërtohet hidrocentrale për prodhimin
e energjisë elektrike. Energjia potenciale e ujit i vë në
përdorim turbina, pra kjo energji shëndrrohet në
energji mekanike. Turbina vë në lëvizje gjeneratorët të
cilët energjinë mekanike e shëndrrojnë në energji
elektrike.
Nga energjia solare(e diellit) mund të shfrytëzohet
ngrohja e banesave, për centrale elektrike etj.
Energjia e erës shëndrrohet në energji mekanike,
elektrike etj.
Kohëve të fundit, një burim alternativ i energjisë
është Hidrogjeni. Gjatë djegies së hidrogjenit në prani
të oksigjenit lirohet një energji me sasi të madhe.
SHNDËRRIMI I ENERGJISË
Dy format e shndërrimit të energjisë janë puna dhe
nxehtësia.
Puna A vlerëson shndërrimin e energjisë
makroskopike të një sistemi në energjimakroskopike
të një sistemi tjetër dhe anasjelltas.
Nxehtësia Q vlerëson shndërrimin e energjisë
makroskopike po në energji mikrskopike ,sikurse rasti
i shkëmbimit të energjisë termike midis dy trupave me
temperatura të ndryshme në kontakt termik.
TERMODINAMIKA
Ligji i parë i Termodinamikës është:
 Nxehtësia që merr një sistem shndërrohet
në energji të brendshme të sistemit dhe në
punë që sistemi kryen ndaj trupave jashtë tij : 
Q = (U2  –U1)+ A
BURIMET E RIPËRTËRISHME
Burimet e ripërtërishme të energjisë janë burime
jo-fosile të energjisë të tilla si:
1.Energjia e erës
2.Energjia diellore
3.Hidro-energjia
4.Energjia e biomasës
5.Energjia gjeotermike
6.Energjia e valëve të detit
7.Energjia nga baticat dhe zbaticat
8.Gazi nga mbeturinat

You might also like