You are on page 1of 37

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I HISTORI FILOLOGJISE

DEPARTAMENTI GJEOGRAFISE

TEL/FAX: +3554369987 ëëë.unitir.edu.al

ADRESA : RRUGA ELBASANIT, TIRANE

TEME DIPLOME

ZHVILLIMET DEMOGRAFIKE NE BASHKINE KRUJE

PUNOI: PAMELA SALLAKU PRANOI: PROF.DR. EDLIRA KOLA

TIRANE, 2020
Permbajtja
KAPITULLI 1 HYRJE.........................................................................................................................4
KAPITULLI II Tiparet e popullsise se bashkise Kruje....................................................................6
2.1 Numri i pergjithshem i popullsise..................................................................................................7
2.2 Lindjet.............................................................................................................................................9
2.3 Vdekjet...........................................................................................................................................11
2.4 Shtesa natyrore e popullsise..........................................................................................................12
2.5 Martesa dhe divorcet.....................................................................................................................14
Kapitulli III Strukturat e popullsise......................................................................................................16
3.1 Struktura gjinore dhe moshore e popullsise...............................................................................16
3.2 Struktura socio-profesionale e popullsise....................................................................................18
3.3 Struktura sipas vendbanimeve.....................................................................................................21
Kapitulli IV Migrimet ne rrethin e Krujes............................................................................................22
4.1 Faktoret ndikues ne migrimin e popullsise..................................................................................22
4.2 Migrimi i brendshem.....................................................................................................................22
4.3 Efektet e migrimit..........................................................................................................................24
KAPITULLI V Problemet sociale te rrethit te Krujes........................................................................26
5.1 Papunesia.......................................................................................................................................26
5.2 Shendetesia.....................................................................................................................................28
5.3 Arsimi.............................................................................................................................................28
5.4 Kriminaliteti dhe zonat e margjinalizuara..................................................................................29
PERFUNDIME........................................................................................................................................31
REKOMANDIME...................................................................................................................................32
LITERATURA........................................................................................................................................33

1
Lista e tabelave

Lista e grafikeve

2
Falenderimet
Punimi i temes se diplomes kerkon mund dhe perkushtim te madh i cili nuk mund te realizohej
pa perkrahjen e njerezve me te dashur, prandaj ju jam mirenjohese dhe i falenderoj pafund te
gjithe ata qe me kane mbeshtetur jo vetem tani por gjate gjithe rrugetimit tim studentor.

Eshte e veshtire per te gjetur fjalet e duhura per te shprehur falenderimin ndaj udheheqeses time
te nderuar Prof.Dr.Edlira Kola, e cila ne menyre te vazhdueshme me percillte hap pas hapi drejt
studimit te punimit me mbeshtetje, inkurajim dhe udhezimet e vlefshme te cilat synonin drejt
ngritjes se nivelit te punimit.

Nje falenderim i vecante shkon per te gjithe profesoret e tjere te cilet kontribuan me njohurite e
tyre gjate gjithe kohes se studimit dhe kolektivin e fakultetit. Gjithashtu falenderimet shkojne
edhe per koleget (studentet) te cilet me mbeshteten me mendimet dhe sugjerimet e tyre.

Dhe ne fund, nje falenderim shume te sinqerte ia dedikoj familjes sime te cilet me mbeshteten
gjate gjithe kohes se studimeve me dashurine e tyre, durimin dhe kurajon, si dhe duke me dhene
force per te perfunduar me sukses kete punim.

3
KAPITULLI 1 HYRJE

Objekt trajtimi ne kete studim është popullsia ne bashkine Kruje. Studimi perbehet prej kater
kapitujve te cilet jane :

 Tiparet e popullsise se bashkise Kruje


 Strukturat e popullsise ne bashkine Kruje
 Migrimet ne bashkine Kruje
 Problemet sociale te popullsise ne bashkine Kruje

Ne kapitullin e pare trajtohen tiparet e popullsise se bashkise Kruje, si dhe ndikimi i faktoreve
socio-ekonomike ne transformimin demografik dhe te bashkise, duke shqyrtuar proceset
demografike duke filluar nga levizjet natyrore te popullsise : lindshmeria, vdekshmeria dhe
shtimi natyror me percaktuesit dhe tiparet e tyre.Ne kapitullin e dyte trajtohet struktura e
popullsise per bashkine Kruje duke filluar nga struktura sipas gjinise, struktura socio-
profesionale si dhe struktura e popullsise sipas vendbanimeve.Ne kapitullin e trete kam trajtuar
migrimet duke analizuar faktoret qe kane ndikuar dhe efektet qe sollen keto migrime per
popullsine e bashkise Kruje.Ne kapitullin e katert kam trajtuar problemet sociale te popullsise se
bashkise Kruje duke perfshire ketu papunesine, arsimin dhe shendetesine.Studimi permbyllet me
perfundimet e nxjerra dhe me rekomandimet per zhvillimin me te harmonizuar te popullsise, me
qellim te shfrytezimit sa me te qendrueshem te burimeve natyrore dhe humane per arritjen e
Objektivave te Mijevjecarit.

Per realizimin e punimit jam perpjekur te perdor metoda kerkimore-shkencore te karakterit teorik
dhe praktik, si treguesit me te rendesishem te cilet me ndihmuan ne arritjen e rezultateve te
punimit. Krahas te dhenave statistikore me rendesi te madhe ishin dhe punimet e botuara, te cilat
per tematike kishin popullsine. Gjithashtu ishte me se e nevojshme perdorimi i literatures se
ngjashme nga autore te ndryshem qe trajtojne ndervaresine e zhvillimit te popullsise dhe
problematikat sociale. Metodat analitike jane perdorur per te treguar gjendjen dhe tendencat e
transformimit te komponenteve te popullsise se bashkise Kruje. Element themelor i kesaj metode
jane te dhenat statistikore te periudhave te ndryshme, te cilat me ane te sintezes nxorra
perfundime per dinamiken e popullsise, marredheniet midis dukurive e proceseve demografike.

4
Te dhenat statistikore te bashkise Kruje shprehen ne menyre tabelore dhe grafike per te treguar
trendin e levizjeve sidomos te treguesve demografike. Metoda krahasuese me mundesoi
krahasimin e proceseve demografike, duke krahasuar gjendjen ne te kaluaren me te tashmen, per
te treguar trendin e levizjeve te ketyre dukurive ne kontekst afatgjate te zhvillimit. Metoda
historike- shfrytezimi i te dhenave statistikore per periudha te gjata ka paraqitur veshtiresi per
shkak te metodologjive te ndryshme te perdorura ne regjistrime, periudhes relativisht te gjate te
mungeses se te dhenave (regjistrimit te popullsise).

5
KAPITULLI II Tiparet e popullsise se bashkise Kruje

Ne kete kapitull kam trajtuar ecurine e numrit te pergjithshem te popullsise se bashkise Kruje
duke filluar nga viti 2000 e deri me sot ku verehet nje popullsi pak a shume konstante. Duke
trajtuar ne vecanti tiparet e ndryshme demografike si lindjet, vdekjet, shtesa natyrore dhe
martesat, duke permendur dhe analizuar tiparet specifike te tyre.

Por si fillim do bej nje pershkrim te historikut te bashkise Kruje.

Bashkia Kruje gjendet ne pjesen qendrore-perendimore te territorit te Republikes se Shqiperise.


Pas ndarjes se re territoriale bashkia Kruje ka 6 njesi administrative, 2 qytete dhe 50 fshatra te
shtrire ne nje siperfaqe prej 339.02 km². Kufizohet me bashkine Lac, Durres, Vore, Kamez,
Tirane dhe Mat. Bashkia ka si qender qytetin e Krujes. Germimet arkeologjike ne Keshtjellen e
Krujes deshmojne se ka qene vendbanim ilir qe ne shekullin III para eres sone. Fshati zgerdhesh
mendohet se ka qene Albanopolisi i permendur nga Ptolemeu ne shekullin e II te eres sone. Me
braktisjen e tij ne fillim te Mesjetes banoret gjeten nje vend me te mbrojtur ne Kruje ndaj me
kalimin e kohes qyteti mori rendesi per gjithe krahinen. Kruja eshte nje qytet mesjetar dhe
permendet per here te pare si nje qender peshkopate ne vitin 879. Kruja ishte ne qender te shtetit
te pare feudal shqiptar qe rreth viteve 1190 kishte ne krye Pogonin e me pas djemte e tij Gjinin
(1198-1206) dhe Dhimitrin(1206-1216). Qyteti arriti pikun e zhvillimit te tij ne shekujt XIII dhe
XIV. Vite me vone turqit osmane e pushtuan dy here ne 1396 dhe 1415. Pas daljes ne skenen e
historise se heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit dhe te rikthimit te tij nga Turqia me 1443,
Kruja u shnderrua ne simbol te rezistences popullore kunder rrezikut nga perandoria osmane.
Ishte kjo kohe kur qyteti I Krujes u be I njohur ne te gjithe Evropen. Me Skenderbeun u rezistoi
tre rrethimeve 1450, 1466 dhe 1467. Osmanet arriten ta marrin ne 1478dhe qyteti u rrenua,
shume banore u masakruan, pjesa tjeter mergoi.

Vendbanimi I Fushe-Krujes eshte formuar ne fillimet e tij si nje stacion ne korridorin veri-jug
dhe pikerisht perreth ures se vjeter mbi lumin Zeze. Ne vitin 1970 Fushe-Kruja u shpall qytet.
Nenprefektura e Krujes ishte nje krahine me 14400 banore qe mbahet kryesisht me bujqesi, arrat

6
ne luginen e Ishmit dhe blegtori. Industria pefaqesohej kryesisht nga prodhimi lendes drusore
dhe prodhimi tullave dhe gelqeres per ndertim.

2.1 Numri i pergjithshem i popullsise

Sipas studimeve vitet pas 90' shoqerohen me nje rritje popullate prej 7% ne vit ne zonat urbane
fqinje te Krujes (Tirana dhe Fushe-Kruja), rasti i Krujes shenon nje rritje qe nuk i kalon 2% ne
vit dhe kjo vlere kryesisht i atribuohet rritjes natyrore. Ne menyre me te detajuar, rritja totale
eshte nje arsyetim mbi ate natyrore dhe ate mekanike, rritja natyrore ka tendencen te bjere ne
rastin e qytetit te Krujes duke shenuar vleren me te ulet rreth 0.8% ne 1997 sipas ketij studimi,
ndersa ajo mekanike mbetet e paqendrueshme dhe veshtiresisht e parashikueshme. Nese i
referohemi levizjeve mekanike te popullsise ky studim permend keto etapa:

 1985-1989. Popullsia e qyteti u rrit. Shume banore te qendrave fqinje urbane u


punesuan(shpesh pa pelqimin e tyre) ne Kruje. Ky u konsiderua ose si i detyrueshem ose
si punesim i perkohshem.
 1990. Bashke me ndryshimet politike u fut liria e levizjes. Popullsia e qytetit u zvogelua
relativisht pasi kategoria e mesiperme e njerezve lane masivisht Krujen duke u kthyer ne
qytetet e tyre.
 1991-1992. Popullsia e Krujes u rrit si pasoje e mberritjes se emigranteve te rinj kryesisht
nga zonat veriore urbane e rurale.
 1993-1994. Rritja e popullsise vazhdoi por tashme u zvogelua ne vlere absolute pasi zona
te tjera urbane si Tirana dhe Durresi ishin me terheqese per njerezit.
 1995-1998. Per here te pare numri i njerezve qe hynin ishte me i vogel se ata qe linin
Krujen. Kjo do te thote se popullsia e Krujes aktualisht po zvogelohet. Gjithsesi kjo
balancohet nga rritja natyrore e popullsise.

Por une ne kete punim jam perqendruar nga viti 2000 e deri me sot per sa i perket ecurise se
numrit te pergjithshem te popullsise. Ne tabelen e meposhtme kam paraqitur te dhenat e
pergjithshme te popullsise se bashkise Kruje nga viti 2000 deri ne vitin 2020.

7
Tab 1 : Popullsia e bashkise Kruje 2000-2020

Vitet Popullsia
2000 63774
2004 75671
2006 77612
2008 79455
2010 80785
2014 80450
2020 83086

Sic shihet ne regjistrimin e pergjithshem te popullsise per vitin 2000 eshte 63774 banore dhe ne
vitet ne vazhdim kemi nje rritje te lehte graduale. Viti me regjistrimin e pergjithshem te
popullsise me te larte eshte 2020 me 83086 banore ndersa viti me regjistrimin e pergjithshem me
te ulet eshte viti 2000 me 63774 banore. Nga te dhenat e mesiperme vihet re nje rritje e numrit te
banoreve ne te gjitha vitet. Shifrat tregojne per nje rritje prej rreth 5.3% te popullsise ne 20 vite
me njemesatare vjetore rreth 0.24%. Megjithate studimet tregojne qe bashkia Kruje ka tendenca
per te mos pesuar rritje te konsiderueshme te popullsise duke ruajtur kryesisht numrin actual te
popullsise ose duke u reduktuar ne zona te caktuara dhe do te vazhdoje te kete levizje te
brendshme popullsie nga zonat e thella drejt qendrave ekonomike, atyre te sherbimeve dhe
infrastruktures.

Numri popullsise pergjithshme ne rrethin kruje


90000 79455 80785 80450 83086
75671 77612
80000
63774
70000
60000
nr. popullsise

50000
40000
30000
20000
10000
0
2000 2004 2006 2008 2010 2014 2020
vitet

Sic shihet dhe ne grafikun e numrit te popullsise pergjithshme per bashkine Kruje, dalim ne
perfundimin qe Kruja eshte nje qender urbane me nje popullsi konstante.

8
2.2 Lindjet

Proceset demografike per nga karakteret e tyre jane shumedimensionale dhea fatgjate ne te cilet
influencojne nje numer I madh I faktoreve te lidhur dhe te kushtezuar ne mes vete por ato njihen
edhe me nderlikueshmerine e menyres se studimit te popullsise.

Lindshmeria perben nje nder elementet kryesor ndikues ne shtimin e popullsise se nje territori te
caktuar ne vecanti dhe te ppopullsise boterore ne teresi. Lindjet se bashku me elementin tjeter
social e demografik qe jane vdekjet perben ne teresine e tyre shprehjen e shtimit natyror te
popullsise pikerisht ne baze te diferences ndermjet tyre. Jane nje sere faktor eshte cilet luajne rol
te rendesishem ne lindshmerine. Ato mund te percaktohen ne tre drejtime kryesore ku secili prej
ketyre drejtimeve bart ne vetvete potencialin ndikues ne kete process te rendesishem te
popullsise. Dallohen drejtimet jetesore qe ka te beje me faktoret jetesore kryesisht nevojen per
riprodhim te popullsise si dhe moshen ne te cilen realizohet nje mundesi me e larte lindshmerie,
sociale ku futen elementet e ndryshem sociale si ato arsimore, shendetesore, sociologjike,
karriera etj. si dhe politike, kulturore e fetare te cilet lidhen me elemente religjioze e
tradicionale.1

Me zhvillimin e shoqerise dhe nen ndikimin e elementeve e faktoreve te tjere social per te cilet
do te flas me pas, njerezit fillojne e preventivojne pasjen e numrit me te madh te femijeve, pra
kufizojne lindjet. Nese i bejme nje analize levizjes se natalitetit te bashkise Kruje do te veme re
dallime te konsiderueshme nga njeri vit ne tjetrin. Me poshte kam paraqitur nje tabele me te
dhena per sa i perket nivelit te lindshmerise.

Vitet Lindjet
2000 1194
2004 1034
2006 1050
1
gjhgjhgjhg

9
2008 1275
2010 971
2014 905

Sic shihet dhe nga tabela e mesiperme menjehere pas vitit 2008 ra ndjeshem niveli i
lindshmerise. Nga 1194 lindje ne vitin 2000 kemi 905 lindje ne vitin 2014 dhe faktoret qe cuan
ne kete ulje te menjehershme te lindjeve ne bashkine Kruje ishte emigracioni i brendshem dhe i
jashtem, planifikimi familjar dhe lejimi i abordit, ashtu sic keto faktore ndikuan ne uljen e
pergjithshme te numrit te popullsise, paten ndikim edhe ne uljen e nivelit te lindshmerise. Nje
tjeter faktor qe iu ne keto vite ketij niveli te ulet te lindshmerise ishte dhe futja e femres ne
karriere dhe largimi nga emigracioni(bashkimi familjar). Nese ne vitet me perpara kishim
largime masive te meshkujve, ne keto vite kemi largime masive te femrave .

lindjet ne rrethin kruje


1400 1275
1194
1200
1034 1050
971
1000 905
nr. lindjeve

800

600

400

200

0
2000 2004 2006 2008 2010 2014

vitet

2.3 Vdekjet

Vdekshmeria eshte elementi tjeter i rendesishem ndikues ne raportin e shtimit natyror te


popullsise. Shoqeria njerezore ashtu sic rritet dhe shumohet si rezultat i lindjeve, ashtu dhe

10
pakesohet e zvogelohet si rezultat i vdekjeve. Zhvillimi, ecuria dhe evolucioni i kesaj shoqerie ka
kaluar pikerisht nga problematikat dhe vecorite qe kane shfaqur ne periudha te ndryshme lindjet
dhe vdekjet. Ne vdekshmeri ndikojne nje sere faktoresh, ku nder me te rendesishmit jane
evidentuar ato shendetesore apo mjekesore dhe sociale. Faktoret mjekesore apop shendetesore
jane te lidhur ngushte me nje sere ndikimesh qe ka zhvillimi i mjekesise dhe pjeseve perberese te
kesaj shkence, ne menyre te vecante perparimi ne zbulimet e medikamenteve e preparateve qe
sherbejne per sherimin e semundjeve te ndryshme. Zhvillimi i mjekesise, zbulimi i mjaft
medikamenteve te ndryshme, barnave apo ilaceve nga me te larmishmet, apo perdorimi dhe
aplikimi i mjaft terapive qe ndikojne ne nje sere semundjesh ne organizimin e njeriut jo vetem qe
kane shtuar moshen mesatare te popullsise por po ndikojne vazhdimisht ne eliminimin e mjaft
semundjeve te cilat deri para pak kohesh perbenin shqetesim per jeten e njeriut. Ne menyre te
vecante duhen vleresuar perparimet e bera ne lidhje me mjaft zbulime te cilat lidheshin me disa
prej semundjeve epidemike.

Me poshte kam paraqitur nje tabele me te dhena per sa i perket nivelit te vdekshmerise.

Vite Vdekjet
t
200 295
0
200 330
4
200 342
6
200 323
8
201 358
0
201 398
4

Sic shihet dhe te tabela vit pas viti numri i vdekjeve ka ardhur duke u shtuar me ritme te lehta.

11
vdekjet ne rrethin kruje
450
398
400
358
330 342
350 323
295
300
nr. vdekjeve

250

200

150

100

50

0
2000 2004 2006 2008 2010 2014

vitet

2.4 Shtesa natyrore e popullsise

Shtimi natyror i popullsise eshte nje nga treguesit me te rendesishem dhe me I domosdoshmi per
tu njohur, lidhur ngushte me faktin e percaktimit te nje popullsie e cila tenton te rritet, te
qendroje ne vend apo te shfaqe tendenca ne renie te saj. Ai faktorizohet ngushtesisht nga dy
elemente qe e perbejne ate, lindjet nga njera ane dhe vdekjet nga ana tjeter. Pra qe te kemi nje
rritje te popullsise ne nje territor te caktuar duhet te kemi nje numer te larte lindjesh dhe nje
numer te vogel vdekjesh. Krejt e kunderta eshte kur kemi zvogelim ose renie te numrit te
popullsise. Studimi I shteses natyrore te popullsise perben nje domosdoshmeri dhe rendesi te
vecante mer me faktin e shtimit te popullsise ne vende te vecanta me ritme me te larta se ne
vendet tjera, gje qe kerkon edhe planifikime urbanistike per vendbanime e qendra social
kulturore, arsimore e shendetesore. Ashtu sic paraqiten lindjet dhe vdekjet te ndryshme dhe te
larmishme ne territore te ndryshme edhe shtesa natyrore e popullsise rrjedhimisht do te na
paraqitet e ndryshme.

Me poshte kam paraqitur nje tabele me te dhenat per sa i perket numrit te shteses natyrore ne
vitet e percaktuara.

12
Vite Shtesa natyrore
t
200 625
0
200 678
4
200 985
6
200 1128
8
201 764
0
201 720
4

Shtesa natyrore e popullsise deri ne vitet 90' ka qene e larte fale politikave sociale dhe ritmeve te
larta te lindshmerise, te shoqeruara nga ulja e vazhdueshme e treguesve te vdekshmerise. Pas
viteve 90' vihet re nje ulje e ndjeshme e nivelit te lindjeve. Shkak kryesor eshte migracioni i
theksuar per moshen 20-35 vjecare, ndryshimi i mentalitetit dhe ndryshimi i nevojes per krahe
pune ne bujqesi.

13
shtesa natyrore ne rrethin kruje
1200 1128

985
1000

764
800 720
nr. shteses natyrore

678
625
600

400

200

0
2000 2004 2006 2008 2010 2014

vitet

2.5 Martesa dhe divorcet

Ne kuader te levizjeve natyrore te popullsise, lidhja dhe zgjedhja e martesave paraqet element te
rendesishem me ndikim ne levizjen e pergjithshme te popullsise. Martesat luajne nje rol te
rendesishem ne tiparet e popullsise. Rendesia e studimit te ketij tipari korrespondon me faktin se
ne kuader te martesave realizohet pjesa me e madhe e riprodhimit te popullsise, fertiliteti i
popullsise varet ne mase te madhe nga mosha e lidhjes se marteses se popullsise.

Me poshte kam paraqitur nje tabele me te dhena per sa i perket martesave ne vitet e percaktuara.

Vite Martesat
t
200 486
0
200 423

14
4
200 641
6
200 548
8
201 469
0
201 403
4

martesat ne rrethin kruje


700 641

600 548
486 469
500
423
403
nr. i martesave

400

300

200

100

0
2000 2004 2006 2008 2010 2014

vitet

Divorcet

Divorci nuk eshte fenomen social teresisht i keq qe duhet menduar vetem si shkaterrimtare e
marteses. Ai duhet pare dhe duhet interpretuar drejt, si dukuri me dimension dhe funksion me
natyre biologjike, me shkaqe sociale, juridike e kulturore. Shtimi i divorceve, zgjerimi i
permasave statistikore te prishjes se martesave dhe familjes, sot ne kushtet e shoqerise moderne
konsiderohet si dukuri sociale me permasa universale, nje nga tiparet e shoqerise bashkekohore.
Duke u perballur me kete dukuri ne keto permasa te zgjeruara, sociologet kane arritur ne
konkluzion te vertetuar nga realitetet statistikore nacionale, se ne kohen e sotme martesa po
behet institucion i paqendrueshem.
15
Faktoret qe cojne drejt divorcit shume martesa jane te shumte por ato me te rendesishmet dhe qe
hasen me shpesh jane tradhetia bashkeshortore e cila renditet si arsyeja kryesore dhe me me
ndikim ne perfundimin e marteses ku ne shumicen e rasteve ato divorcohen pasi kane lindur
femije, abuzimi fizik, psikologjik ose emocional i cili i shtyn shume femrat te shkojne drejt
divorcit duke mos duruar me dhunen, ceshtjet financiare martesore jane gjithashtu nje shkak i
mospajtimit mes shume cifteve. Menaxhimi i parave shpesh behet shume problem per
komunikimin mes njerezve.

16
Kapitulli III Strukturat e popullsise

Ndryshimet numerike nuk kane lene pa prekur apo transmetuar efektin e tyre edhe ne aspektin e
cilesise se kesaj popullsie. Ne kete kapitull kam trajtuar elementet e struktures se popullsise ku
futen mosha, gjinia, profesionet dhe vendbanimet. Duke evidentuar tendencat e ndryshme
shoqeruar me vecori karakteristike qe i dallojne secilen prej tyre. Do te permend teresine e
faktoreve qe ndikojne dhe tiparet e cdo strukture te popullsise se bashkise Kruje. Trajtimi i
tipareve strukturore te popullsise perben nje nga drejtimet me te rendesishme ne studimet
demografike. Kjo pasi gjendja strukturimit te popullsise tregon ne nje shkalle te madhe nivelin e
zhvillimit demografik dhe se nga ky strukturim i popullsise varen dhe percaktohen shume
zhvillime te metejshme socio-ekonomike.

3.1 Struktura gjinore dhe moshore e popullsise

Ashtu sic e kemi theksuar edhe me siper popullsia ndryshon nga numri I saj, I cili eshte i
ndryshem nga nje ndarje administrative ne tjetren, ndryshon nga moshat e ndryshme te cilat e
perbejne ate, ndryshon nga shperndarja gjeografike e popullsise neper zona urbane e rurale, por
popullsia ndryshon edhe nga nje ndarje tjeter e cila lidhet me raportet qe ekzistojne ndermjet
meshkujve dhe femrave ne nje popullsi te caktuar. Vlen te theksohet fakti i rendesise qe ka
evidentimi i tipareve te kesaj strukture dhe njekohesisht rendesia praktike e saj. Keto lidhen me
faktin se ne varesi te struktures gjinore te popullsise lidhen mjaft elemente e dukuri sociale te
vete popullsise sic jane lindjet, martesat, prandaj cdo ndryshueshmeri qe na shfaqet ne raportet
ndermjet dy gjinive shoqerohet me problematika te vecanta ne teresine e tipareve te ketij territori
te caktuar administrativ.

Struktura gjinore e popullsise ka evolucionin e saj ne kohe dhe ne hapesire. Kjo tregon se
padyshim nje gje e tille eshte e ndikuar dhe e motivuar nga faktore te ndryshem, te cilet
ndikojne ne keto struktura gjinore. Studiuesit e ndryshem theksojne se nder faktoret me te
evidentuar dhe me ndikues jane ato te karakterit natyror ku perfshihen lindjet nga njera ane dhe

17
vdekjet nga ana tjeter, si dhe ato ekonomiko shoqerore, faktoret sociale, shendetesore, historike
etj. Nje rol te rendesishem gjithashtu luajne levizjet migruese te popullsise si ato te brendshme
dhe te jashtme, ku ndikimet respektive shfaqen si ne vendet e origjines se ketij migrimi ashtu
edhe ne destinacionet e ketij migrimi.

Me poshte kam paraqitur nje tabele me tedhenat per sa i perket numrit te meshkujve dhe femrave
per vitet e percaktuara.

Vitet Meshkuj Femra


2000 31903 31871
2004 37390 38281
2006 39267 38345
2008 40125 39330
2010 40754 40031
2014 40474 39976

Nga te dhenat e tabeles verejme se levizja gjinore e popullsise ne bashkine Kruje nuk ka
ndryshime te theksuara.

Ndarja e popullsise ne femra-meshkuj ne rrethin e Krujes


45000
40000
35000
30000
25000
numri

20000
15000
10000
5000
0
2000 2004 2006 2008 2010 2014
vitet

meshkuj femra

18
Nga grafiku i mesiperm vihet re qe raporti meshkuj/femra ne bashkine e Krujes eshte ne
perqindje te peraferta, pra raporti gjinor eshte me vlere te ulet. Familjet perbehen me mesatarisht
nga 4.1 pjesetar per familje, shifer kjo e perafert me mesataren e vendit.

Struktura moshore

Struktura e moshes se popullsise gjithashtu eshte e lidhur ngushte me vete shkallen e shtimit
natyror te popullsise, pastaj edhe me levizjen mekanike te popullsise (migrimet ne pergjithesi ).
Struktura e popullsise sipas moshes ka nje rendesi jashtezakonisht te madhe per zhvillimin
demografik dhe ekonomik te nje vendi, si per te sotmen ashtu dhe per te ardhmen.

Ne strukturen moshore te popullsise ndikojne nje sere faktoresh te cilet ne menyra te ndryshme
realizojne dhe shfaqjen e ndryshme qe moshat e caktuara evidentojne ne teresine e nje popullsie
te caktuar. Njekohesisht nga ndikimi i ketyre faktoreve dhe vete strukturat e ndryshme te te grup-
moshave na shfaqen me tipare qe ndryshojne nga njera grup-moshe te tjetra. Kryesisht faktoret
ndikues ne strukturen moshore te nje popullsie jane lindjet, vdekjet, levizjet migruese te grupeve
te ndryshme te popullsise, faktoret ekonomiko-shoqerore-sociale etj.

Sipas te dhenave te INSTAT-it, 24.4% e popullsise eshte nen moshen 15 vjec dhe 9.42% e
popullsise eshte mbi moshen 65 vjec. Keto te dhena tregojne qe grupi i popullsise aktive 15-64
vjec ze perqindjen me te madhe. Koeficienti i varesise (numri i personave nen 14 vjec dhe mbi
65 vjec, perkundrej numrit te personave ne moshe aktive 15-64 vjec) shprehur ne perqindje eshte
49.22%, shifer kjo ndjeshmerisht me e ulet se niveli kombetar. Kjo nenkupton nje zvogelim te
barres se personave te varur brenda njesive ekonomike familjare.

3.2 Struktura socio-profesionale e popullsise

Struktura profesionale e popullsise nga pikepamja e perfaqesimit te saj ka te beje me paraqitjen e


popullsise ne varesi te profesioneve te pranishme ne vete kete shoqeri, profesione keto te cilat
perfaqesojne ekonomine e ketij vendi. Mjaft studjues ne analizat e tyre realizojne nje barazim
ndermjet koncepteve structure profesionale dhe structure sociale te popullsise. Nje gje e tille me

19
sa duket lidhet me faktin edhe te shtresezimit social qe ndervaret nga llojshmeria e profesioneve
mbizoteruese ne nje shoqeri te caktuar.

Shumellojshmeria e profesioneve ne nje shoqeri te caktuar ndryshon nga ajo ne nje shoqeri
tjeter. Nje gje e tille varet nga shkalla e zhvillimit ekonomik e shoqeror qe ka arritur nje shoqeri
e caktuar. Struktura profesionale e popullsise perfshin popullsine aktive per pune e cila eshte nje
popullsi e cila eshte e afte per te realizuar obligimin e vet ne drejtime te ndryshme qe kane te
bejne me profesione apo vende pune te ndryshme. Por ne popullsine aktive bejne pjese edhe te
papunet, te cilet perfaqesojne ate pjese te popullsise active e cila si rezultat i mungeses se
vendeve te punes per to eshte e destinuar te qendroje pa pune. Shkalla e te papuneve ne
popullsine aktive te nje vendi eshte e ndryshme ne vende te ndryshme dhe kjo pabarazi eshte e
ndikuar nga zhvillimi i pabarabarte ekonomik qe ekziston ne vende te ndryshme. Keshtu nje fakt
kuptimplote qe e konfirmon elementin social eshte ai qe ka te beje me faktin se ne shtete te
ndryshme te botes, emigrantet perfaqesojne potencialin me te madh te orientuar ne punet me te
veshtira te cilat nuk preferohen nga popullsia aktive vendase e nje shteti te caktuar.

Ndarja me kryesore dhe me e perhapur eshte ajo qe lidhet me sektorin primar te ekonomise ku
futen profesione te tilla si bujqit e blegtoret, minatoret dhe punetoret e perpunimit dhe
shfrytezimit. Ne grupin e dyte, ate sekondar perfshihen nje larmi profesionesh qe jane pjese
perberese e industrive te ndryshme qe jane prezente ne nje ekonomi te caktuar. Ndersa ne
sektorin terciar profesionet e pranishme jane ato qe lidhen me transportin dhe sherbimet e tjera
ne dobi te popullsise.

Bashkia Kruje ka nje profil ekonomik te diversifikuar. Aktivitetet kryesore ekonomike jane
perqendruar midis njesise administrative Fushe-Kruje dhe Kruje, si dhe fasone te perqendruar
rreth qytetit te Krujes. Para viteve '90 kjo zone ka dhene nje kontribut te rendesishem ne
ekonomine kombetare persa i perket produkteve bujqesore dhe blegtorale(vecanerisht zona e
Fushe-Krujes). Aktualisht, tokat bujqesore zene rreth 40% te territorit te te gjithe bashkise,
megjithate prodhimet aktuale jane nen potencialin e tyre. Nder aktivitetet ekonomike, nje
perqindje te madhe zene ato qe shfrytezojne drejtperdrejt pasurite natyrore, si per shembull
guroret dhe pikat e shfrytezimit te inerteve. Sektor tjeter i rendesishem eshte ai i industrive
perpunuese si ajo e cimentos, drurit, mermerit, perpunimit te sheqerit etj. Nderkohe qe industrite
perpunuese ushqimore, tradicionale per zonen, si fabrika e zhveshjes se orizit, e cembrionizimit

20
te misrit, e tharjes se prodhimeve bujqesore, jane tashme jashte funksionit. Sektori i sherbimeve
per bizneset dhe konsumatoret ofron te gjitha llojet e sherbimeve per te plotesuar nevojat e
perdoruesve. Nje vecori e kesaj zone eshte prania e ujerave termale, ne fshatin Bilaj te njesise
administrative Fushe-Kruje, te njohura per efektet e tyre kurative.

Aktualisht ne bashkine e Krujes jane vendosur 1265 aktivitete ekonomike, nga te cilat 934 jane
biznese te vogla dhe 331 biznese te medha.

Lloji Aktiviteti Numri


Tregti 680
Sherbime 254
Totali 934
Biznes i vogel

Tregti 150
Sherbim 50
Prodhim dhe faqosje kepucesh 10
Prodhim druri 15
Prodhim inertesh 2
Ndertim 30
Prodhim energjie 1
Prodhim cimento 1
Perpunim mermeri 1
Biznes i madh
Gurore 42
Te tjera 27
Totali 331

Per njesine administrative Fushe-Kruje sipas te dhenave te planit te pergjithshem vendor te vitit
2013 jane te regjistruara gjithsej 482 biznese, nga te cilat 391 jane biznese te vogla dhe 91 jane
biznese te medha.

Kruja, fusha e Krujes kane potenciale te medha ekonomike, sidomos ne fushen e prodhimeve
bujqesore, blegtorale dhe te pemetarise. Mund te behet nje sere e madhe e prodhimeve bio shume
te kerkuara nga qytetaret, sidomos nga turistet.

21
Pak me ne lindje te Krujes eshte pika turistike e Qafe Shtames qe mund te kthehet ne nje perle te
turizmit malor. Aty eshte edhe instalimi i prodhimit te ujit "Qafshtama", qe ka zene nje vend te
vecante ne tregun shqiptar. Kruja eshte edhe vend pelegrinazhi fetar. Teqeja bektashiane, lart ne
mal, eshte nje vend i shenjte qe ka rifilluar te vizitohet nga mijera njerez.

3.3 Struktura sipas vendbanimeve

Struktura e popullsise ne baze te vendbanimit shpreh peshen specifike te popullsise ne baze te dy


vendbanimeve kryesore te pranishme ne jetesen e popullsise, atij urban ose qytetar dhe rural apo
fshatar. Ecuria e tyre ka qene e lidhur ngushte me ndryshueshmerine e peshave te tyre specifike
ne periudha te ndryshme kohore ndikuar nga faktore te ndryshem te cilet kane motivuar ose jo
zhvillimet ekonomike te zonave urbane apo rurale. Duhet theksuar fakti se ne vazhdimesi
tendencat me te shprehura ne raport me njera tjetren te popullsise qytetare me ate fshatare kane
ardhur gjithnje duke u thelluar ne favor te popullsise qytetare.

Zhvillimi ekonomik ka qene paresori qe ka ndikuar ne ndryshimin e peshave respektive te


popullsive fshatare dhe qytetare ne kuadrin e popullsise pergjithshme te nje vendi. Perqendrimi i
bizneseve te ndryshme ne qendrat urbane, ngritja dhe persosja e nje industrie te fuqishme ne keto
hapesira urbane etj. kane bere te mundur nevojen per krahe pune, gje qe ne vazhdimesi ka
kerkuar mbulimin me popullsi. Nje rol te rendesishem me kalimin e viteve po luanin edhe
faktoret e ndryshem social. Keshtu zhvillimi shoqeror me elitar ne to, kushtet dhe mundesite per
te bere karriere, niveli i zhvillimit intelektual, prania e institucioneve me te rendesishme baze te
organizimit shteteror, kulturor, financiar, arsimor, shendetesor ne to, perqendrimi i jetes dhe i
ngjarjeve me te rendesishme ne zonat urbane ishin disa nga pikat me te rendesishme qe rriten
rendesine dhe rolin e jetes urbane, ne drejtim te tendences se popullsise per tu orientuar ne
drejtim te tyre.

Kapitulli IV Migrimet ne rrethin e Krujes

4.1 Faktoret ndikues ne migrimin e popullsise

22
Migrimet perbejne nje nder elementet me te rendesishem ne trajtimin e problematikave qe kane
te bejne me popullsine ne teresi dhe pjese te saj ne vecanti. Ne baze te tyre eshte bere e mundur
popullimi i territoreve, ne baze te tyre eshte realizuar edhe shperndarja ne bote e races njerezore.

Arsyet kryesore qe e shtyjne njerezimin te levize jane arsyet ekonomike, mundesia e paket per te
siguruar burimet e jeteses dhe normalitetin ne jeten e vet. Me pas kane qene integruar e
diferencuar edhe faktore te tjere, kryesisht religjioz, social, me pas historike e politike etj.

Levizjet e para te njerezve synuan levizjen nga territoret e larta malore per ne zona te tjera me te
uleta ku edhe kushtet klimatike ishin me te favorshme per jetese dhe krijimin e mundesive per
kultivimin e bujqesise, qe te siguronin normalitet ne kushtet e tyre ekonomike. Tendenca
kryesisht e ketyre levizjeve migruese eshte nga vendet me parametra dhe standarte te nivelit te
jeteses te uleta drejt atyre me parametra dhe standarte te larta jetese. Krahas faktoreve
ekonomike nder me te rendesishmit dhe teper ndikues ne levizjet migruese jane faktoret sociale.
Vecori e ketyre faktoreve apo motiveve jane format e reja me te cilat shfaqen ato sidomos ne
periudhat kohore te shekullit XX dhe ne vazhdim. Papunesia, motivet e shkollimit, realizimi i nje
karriere, tendenca drejt pavaresise familjare kryesisht te moshes se re te popullsise etj. jane disa
nga motivet sociale qe kane lidhje me levizjen e njerezve drejt territoreve te tjera.

4.2 Migrimi i brendshem

Nga te dhenat e INSTAT ne 22 vite ('89-'11), del se popullsia eshte ne rritje, mesatarisht me
rreth 0.24% ne vit packa se vitet e fundit vihet re renie e numrit te pergjithshem te popullsise.
Shtesa natyrore e popullsise deri ne vitet 90' ka qene e larte fale politikave sociale dhe ritmeve te
larta te lindshmerise te shoqeruara nga ulja e vazhdueshme e treguesve te vdekshmerise. Pas
viteve '90 vihet re nje ulje e ndjeshme e nivelit te lindjeve. Shkak kryesor eshte migracioni I
theksuar per moshen 20-35 vjecare, ndryshimi mentalitetit dhe ndryshimi i nevojes per krahe
pune ne bujqesi.

Levizja hapesinore e popullsise karakterizohet nga 2 forma tradicionale te saj: migracioni i


brendshem dhe emigracioni jashte kufinjve te vendit. Kjo levizje e popullsise dhe te gjitha hapat
e zhvillimit ekonomik te zones me ulje-ngritjet e saj, jane reflektuar dhe ne punesimin e

23
familjeve me grup-moshe active. Gjithashtu mbas viteve 90' ka ndikuar dhe levizja e lire e
njerezve per t'u punesuar ne rrethinat me te zhvilluara brenda vendit, sidomos ne zonen Tirane-
Durres. Kjo u shoqerua me rritje te ndjeshme te popullsise me prurje nga zonat e thella te vendit
qe u zhvendosen ne territore prane zones ekonomike Tirane-Durres dhe aksit kombetar Tirane-
Lezhe. Ky fenomen ka qene dhe vazhdon te jete aktiv. Ka levizje te njerezve nga fshatrat e thelle
drejt fshatrave te cilat jane me prane zonave me perparesi urbane dhe nga qytetet e vogla drejt
qyteteve me te medha qe ofrojne me shume mundesi punesimi dhe jete sociale.

Kruja si gati gjithe Shqiperia, ka me shume se 20 vite qe eshte perfshire nga eksodi i orientuar
drejt qyteteve, zonave fushore dhe jashte kufirit te Shqiperise. Kjo ka te beje sa me burimet e
paketa natyrore, apo me pamundesine e shfrytezimit te tyre si duhet, aq edhe me shkallen e ulet
te zhvillimit ekonomiko-shoqeror te disa territoreve. Banoret jane ne kerkim te nje jete me te
mire vecanerisht per femijet e tyre, mundesive te rritjes se prodhimit bujqesor, mundesive me te
mira per punesim e per shanse me te favorshme. Infrastruktura e sotme : rruget, rrjeti elektrik dhe
ai ujesjelles, shkolla, qendra shendetesore, qendrat kulturore dhe argetuese, jane zhvilluar ne
menyre jo te njetrajteshme ne territorin e vendit, duke krijuar diferenca te ndjeshme dhe nevojen
e natyrshme per migrim.

Me poshte kam paraqitur nje tabele me te dhenat ne lidhje me te ardhurit dhe te larguarit brenda
rrethit te Krujes.

Vitet Te ardhur Te larguar


2000 732 766
2004 842 868
2006 948 670
2008 755 579
2010 454 303
2014 402 279

24
1000

900

800

700

600

500 te ardhur
te larguar
400

300

200

100

0
2000 2004 2006 2008 2010 2014

4.3 Efektet e migrimit

Ne kohet e sotme migrimi I njerezve nga nje vend ne tjetrin eshte mjaft present ne mjaft prej
vendeve te ndryshme te botes. Levizja e njerezve, migracioni shoqerohen me efekte te
karaktereve te ndryshme ne popullsine e vendeve te vecanta. Theksojme se keto efekte jane te
dyaneshme, si ne popullsine e vendeve origjine te emigracionit, ashtu edhe ne popullsine e
vendeve ku ato mberrijne, apo ne destinacion.

Largimi I nje pjese te popullsise ndikon ne krijimin e bilanceve negative persa I perket teresise se
numrit te pergjithshem te nje vendi te caktuar. Fakt konkret ne kete drejtim kemi problematiken e
migrimit te fillim viteve 1990 qe u shfaq tek ne me pakesimin absolute te popullsise shqiptare, aq
sa sot pas nje periudhe rreth 15 vjecare perseri paraqitemi me nje bilanc negative, pasoje e
migrimeve te shumta qe shfaqen vit pas viti, ne menyra te ndryshme.

25
Disa nga efektet negative jane largimi ne moshe te re per nje jete me te mire duke krijuar keshtu
boshlleqe ne popullsine e afte per pune, duke bere te mundur kerkesen per krah pune. Se dyti
largimi I moshave te reja disbalancon edhe treguesit gjinore te popullsise. Statistikat e ndryshme
tregojne se ne mjaft vende te ndryshme, burim emigracioni, largohen me teper meshkujt se sa
femrat, duke sjelle ne kete menyre teprice te numrit te femrave ne vend. Po keshtu fillon te bjere
numri I martesave, e cila shoqerohet edhe me renien e numrit te lindjeve, duke ndikuar ne kete
menyre ne renien apo pakesimin e ritmeve te shtimit te popullsise ne keto vende.

Por realizimi I nje migrimi te tille eshte shoqeruar edhe me pasoja positive per territoret qe
sherbejne si destinacion per emigrantet. Keshtu ne plane te tjera krijohen mundesi per mbulimin
e vendeve te punes deri ateher te kerkuara si oferte ne profesione te ndryshme nga bizneset
vendas por qe nuk kane gjetur krahun e punes etj.

26
KAPITULLI V Problemet sociale te rrethit te Krujes

Problemet sociale me te cilat perballen cdo dite grupet e ndryshme sociale te cilat jane pjese
perberese e hapesirave te ndryshme socio-gjeografike, jane nga me te ndryshmet dhe te
larmishmet. Ne rrethin e Krujes ashtu si dhe ne gjithe Shqiperine lindin dhe zhvillohen probleme
te ndryshme sociale qe shoqerohen edhe me efektet sociale perkatese duke kerkuar nevojen e
nderhyrjes per permiresimin e tyre. Problematikat sociale te tajtuara ne kete kapitull jane :
papunesia e cila eshte ne shifra te larta si dhe problemet qe e shoqerojne ate, arsimimi me
problematikat dhe politikat per permiresimin e tij, shendetesia dhe strukturat e ndryshimet qe ka
pesuar ne kohet e fundit.

5.1 Papunesia

Bashkia e Krujes ben pjese ne rrethin e Durresit dhe ne rajonin qendror. Edhe pse sipas te
dhenave te INSTAT-it te vitit 2015, niveli I jeteses ne Shqiperi eshte ulur nga viti 2008 e ne
vazhdim, si pasoje e krizes globale financiare dhe niveleve te uleta te rritjes, te dhenat qofte per
qarkun e Durresit, qofte per rajonin qendror flasin per ulje te varferise.

Perqindja e te varferve per kete qark (i cili perfshin rrethin e Durresit dhe ate te Krujes) eshte
16.5%. Hendeku i varferise, i quajtur ndryshe edhe thellesia e varferise, tregues alternativ i cili
shpreh sa larg jane familjet nga linja varferise, eshte 3.6%. Ndersa ashpersia e varferise, tregues
tjeter alternativ qe tregon jo vetem distancen e te varferve nga linja e varferise, por edhe
pabarazine midis te varferve eshte 1.3%. Edhe treguesit per rajonin qendror flasin per ulje te
varferise se ketij rajoni nga viti 2002 ne vitin 2012.

Sipas te dhenave te Censusit te 2011, rrethi I Krujes ka nje shkalle papunesie nen mesataren, me
nje vlere 29.8%. Shkalla e papunesise per meshkujt eshte 29.34%, ndersa per femrat eshte
30.75%.

27
Numri i personave te regjistruar si punekerkues te papune si dhe shkalla e papunesise, per
bashkine Kruje per vitin 2014 tregohet ne tabelen e meposhtme. Vihet re nje shkalle papunesie
pak a shume konstante ne 5 vitet e fundit, ku diferenca eshte me nje pike perqindje. Numri me i
larte i personave te papune shenohet ne vitin 2015, ndersa me i uleti ne vitin 2014.

Vitet Shkalla e Punekerkues te


papunesise papune
2015 14.7% 3231
2014 12.8% 2719
2013 13.0% 2757
2012 13.3% 2818
2011 13.8% 2871

28
Shperndarja e te papuneve sipas njesive administrative tregohet ne tabelen e meposhtme. Nga kjo
tabele vihet re se papunesia ne zonat urbane eshte me e larte se papunesia ne zonat rurale.

Njesia administrative Bubq Cudhi Fushe-Kruje Kruje Nikel Thumane


Popullsia 8442 3134 26081 16365 10430 15998
Te papune gjithsej 26 11 1588 1432 91 37
Shkalla e papunesise 1.9% 0.8% 14.9% 14.3% 3.4% 2.1%

29
Kjo tregon qe ne zonat rurale banoret vendas kane mundesine te merren me nje aktivitet. Ky
perfundim mbeshtetet edhe nga tabela ne vijim ku numri i te vetepunesuarve ne zonat rurale, ne
raport me popullsine e zones, eshte me i madh sesa numri i te vetpunesuarve ne zonat urbane.

Njesia administrative Bubq Cudhi Fushe-Kruje Kruje Nikel Thumane


Punedhenes 15 - 146 97 26 38
I vetepunesuar 8 - 28 19 8 12
i punesuar 258 - 2833 2188 492 402
I papune 26 11 1588 1432 91 37

5.2 Shendetesia

Sherbimi shendetesor ne bashkine Kruje ofrohet nepermjet sherbimit shendetesor paresor dhe
sherbimit shendetesor dytesor. Ne bashkine Kruje ndodhet nje spital dhe 2 poliklinika
specialitetesh. Poliklinikat e specialiteteve gjenden ne njesite administrative Fushe-Kruje dhe ne
Kruje, ndersa spitali ne njesine administrative Kruje.

Spitali i Krujes ofron specialitet patologji, pediatri, kirurgji, infektiv, ORL, obstetrigjinekologji,
shtepi lindje ne fshat dhe repart urgjence. Ky spital ka gjithsej 128 shtreter. Qendra shendetesore
jane gjithsej 44. Ato jane te shperndara neper njesite administrative si vijon : 9 poliklinika ne
Bubq, 10 poliklinika ne Cudhi, 5 poliklinika ne Fushe-Kruje, 5 poliklinika ne Kruje, 6
poliklinika ne Nikel, dhe 9 poliklinika ne Thumane.

Njesia administrative Bubq Cudhi Fushe-Kruje Kruje Nikel Thumane


Spitale - - - 1 - -
Poliklinika specialitetesh - - 1 1 - -
Qendra shendetesore 9 10 5 5 6 9

30
5.3 Arsimi

Ne bashkine Kruje ndodhen 56 objekte arsimore publike. Arsimi parashkollor ofrohet nga 24
kopshte dhe cerdhe, nga te cilat 4 ndodhen ne njesine administrative Bubq, 1 ne njesine
administrative Cudhi, 6 ne njesine administrative Fushe Kruje, 3 ne Kruje, 5 ne njesine
administrative Nikel dhe 5 ne njesine administrative Thumane. Sherbimi arsimor baze ofrohet
per te gjitha njesite administrative me ane te 27 objekteve arsimore publike. Ne njesine
administrative Bubq ndodhen 4 shkolla 9-vjecare, 3 ne njesine administrative Cudhi, 6 ne Fushe
Kruje, 4 ne Kruje, 5 ne Nikel dhe 5 ne Thumane.

Per sa i perket arsimit para-universitar, ndodhet nga nje shkolle e mesme per secilen nga keto
njesi administrative : Bubq, Fushe Kruje, Kruje, Nikel, Thumane. Nderkohe ne njesine
administrative Cudhi nuk ka shkolle te mesme.

Njesia administrative Bubq Cudhi Fushe-Kruje Kruje Nikel Thumane


Kopshte/cerdhe 4 1 6 3 5 5
Shklla 9-vjecare 4 3 6 4 5 5
Shkolla te mesme 1 - 1 1 1 1

31
5.4 Kriminaliteti dhe zonat e margjinalizuara

Kriminaliteti eshte nje dukuri mjaft problematike per shoqerine. Nje nga menyrat e matjes se
shperndarjes se tij eshte me ane te koeficientit te kriminalitetit. Ky koeficient eshte nje parameter
qe mat raportin e kriminalitetit ne nje mjedis te caktuar, me popullsine e atij mjedisi. Pra tregon
shkallen e konsumimit te veprave penale(krime apo kundravajtje) perballe numrit te personave.
Ne pergjithesi ai shprehet si numri i krimeve per 1000 banore. Nga studimi i veprave penale te
kryera, koeficienti i kriminalitetit per vitin 2013 ne shkalle vendi rezulton 175 krime per 100 000
banore.

Sipas vjetarit statistikor 2013, te Ministrise se Drejtesise ne rrethin e Lezhes jane gjykuar dhe
perfunduar gjithsej 230 ceshtje, nga te cilat 124 per krime dhe 106 per kundravajtje. Popullsia e
llogaritur per rrethin Lezhe, ne momentin e vleresimit te veprave penale te siperpermendura
eshte 61680 banore. Nga keto te dhena, koeficienti i kriminalitetit per rrethin Kruje eshte 172,
ndersa koeficienti per vepra penale eshte 225. Ky koeficient ben qe rrethi i Krujes, ne shkalle
vendi te klasifikohet ne grupin e dyte, pra ne rrethet me koeficient kriminaliteti te perafert me
mesataren e vendit 100-175 krime per 100000 banore.

Per sa i perket grupeve te margjinalizuara perkufizimet per to jane te shumta. Megjithate


shumica e te anketuarve ne lidhje me kte teme, klasifikojne si grupe te margjinalizuara personat
qe trajtohen me ndihme ekonomike, romet, te papunet, si vulnerabel per shkak te nivelit te larte
te varferise, si dhe grate si vulnerabel kundrejt rrezikut te perjashtimit social. Varferia, punesimi
dhe arsimi konsiderohen ceshtje te rendesishme per tu ndjekur gjate vezhgimit te ecurise se
procesit te perfshirjes sociale te ketyre grupeve. Persa i perket vajzave, bashkia e Krujes paraqet
nje nivel te larte regjistrimi te tyre ne te gjitha nivelet e arsimit. Sipas te dhenave te Censusit
2011, shkalla e punesimit te tyre per rrethin e Krujes eshte 20.94%, ndersa shkalla e punesimit te
meshkujve eshte 42.57%.

32
Sikurse u diskutua ne paragrafin e mesiperm, bashkia Kruje ben pjese ne qarkun e Durresit,
treguesit e varferise se te cilit jane permiresuar nga viti 2005 e ne vazhdim. Ndersa numri i
familjeve qe trajtohet me ndihme ekonomike ka zbritur ndjeshem sidomos vitet e fundit. Ne
territorin e bashkise Kruje eshte vendosur nje komunitet rom. Raporti i popullsise se ketij
komuniteti, me popullsine gjithsej, perben 0.79% sipas te dhenave te Censusit 2011. Ky
komunitet eshte perqendruar ne njesine administrative Fushe-Kruje. Sipas Censusit 2014,
banesat dhe popullata rome ne Shqiperi, ne Fushe-Kruje gjendet 3.2% e popullates rome e
shperndare ne 64 familje. Perqindja me e madhe e tyre eshte e vendosurne shtepi private, pjesa
me e madhe e ketyre shtepive nuk jane ne gjendje te mire fizike.

Te dhenat ne lidhje me arsimimin e ketij grupi jane te pakta dhe disa here kontradiktore. Ne cdo
rast vitet e shkollimit te ketij grupi jane minimale. Edhe ne rastet e regjistrimit te tyre ne shkolle,
niveli i braktisjes eshte i larte. Mungesa e kualifikimit, numri i larte i pjesetareve ne familje,
gjendja shendetesore dhe paragjykimet ndaj ketij grupi jane probleme qe hasen me shpesh dhe ne
shumicen e rasteve te gjitha ne te njejten kohe. Keto probleme pengojne perfshirjen sociale te
ketij komuniteti.

PERFUNDIME

33
REKOMANDIME

- Kruja dhe Fushe-Kruja kane potenciale te medha ekonomike, sidomos ne fushen e prodhimeve
bujqesore, blegtorale dhe te pemetarise. Mund te behet nje sere e madhe e prodhimeve bio,
shume te kerkuara nga qytetaret.

34
- Rikthim i qytetit ne origjinalitet. Kryesorja eshte ruajtja e ndertimeve karakteristike dhe lidhja e
lagjeve me rruge, kalldreme apo forma te tjera.

- Eshte e domosdoshme riperteritja e ullishtave, qe jane karakteristike e vecante e ketij qyteti.

- Nje rruge e re Tirane-Mukje-Kruje do ta afronte Krujen me metropolin e Shqiperise, Tiranen.


Edhe rruget ekzistuese Tirane-Fushe Kruje- Kruje dhe Durres-Fushe Kruje-Kruje duhet te
kthehen ne parametra te nivelit nderkombetar

- Te hapen sa me shume vende pune ne menyre qe pjesa e mbetur e popullsise te kete mundesi te
punesohen

LITERATURA
- Axhemi, Sokol Gjeografia sociale Tirane, 2008

35
- Doka, Dhimiter Gjeografia e Shqiperise Tirane,2015
- Bashkia Kruje
- Zyra e gjendjes civile, bashkia Kruje
- Zyra e punesimit, bashkia Kruje
- Axhemi, Sokol Gjeografia e popullsise dhe vendbanimeve. Tirane, 2007
- Vjetari statistikor 1998-2011
- Zyra e statistikes Kruje
- ana

36

You might also like