You are on page 1of 1

GJEOGRAFIA REGJIONALE E EVROPËS Klasa VII HYRJE Gjeografia e Evropës ka për objekt studimi

hapësirën e Evropës në tërësi, regjionet e saj në veçanti dhe shtetet veç e veç, për të nxjerrë mësim për
rolin e pozitës gjeografike të regjionit dhe të vendeve, funksionin e kushteve natyrore dhe të resurseve
natyrore në zhvillimin ekonomik dhe jetën e njerëzve, për t’i dalluar specifikat popullative, kulturore e
politike. QËLLIMET 1. Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të njohur pozitën gjeografike, veçoritë
natyrore dhe humane të Evropës. 2. Zhvillimin e aftësive për të kuptuar pozitën gjeografike, veçoritë
natyrore e humane, ndikimin e tyre në aktivitetin njerëzor, sfidat dhe perspektivat e ndërvarësisë
regjionale. 3. Zhvillimin e shkathtësive dhe të shprehive për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të
dhënave të ndryshme në situata konkrete. 4. Zhvillimin e gatishmërisë për të përdorur drejt dhe me
përgjegjësi njohuritë, shkathtësitë dhe shprehitë e fituara nga mësimi i gjeografisë. 5. Zhvillimi i
qëndrimeve dhe i vlerave për laramaninë e veçorive natyrore, kushteve të ndryshme të jetës dhe të
veprimtarive njerëzore. 6. Zhvillimin e aftësive për respektimin e të drejtave njerëzore për të gjithë
popujt që jetojnë në Evropë, pa marrë parasysh përka- 160 tësinë kombëtare, fetare, gjuhësore dhe
angazhimin për të kërkuar zgjidhje të problemeve lokale, regjionale, kombëtare etj. OBJEKTIVAT E
PËRGJITHSHËM Nxënësi duhet të jetë në gjendje: 1. Të njohë: Faktet dhe konceptet për veçoritë
natyrore dhe humane të Evropës. Karakteristikat themelore natyrore dhe humane të Evropës,
regjioneve dhe të shteteve. 2. Të kuptojë: Specifikat gjeografike të Evropës, natyrore, sociale,
ekonomike, politike. Ngjashmëritë dhe dallimet e veçorive natyrore e humane mes regjioneve të
Evropës. 3. Të zbatojë: Grafikone, diagrame, harta etj. për elemente klimatike, hidrografike, numrin,
shtimin natyror, shpërndarjen strukturat e popullsisë dhe veprimtaritë ekonomike. Të përdorë të dhëna
verbale sasiore dhe simbolike. 4. Të analizojë: Rëndësinë e veçorive natyrore dhe humane të Evropës,
regjioneve dhe shteteve. Shkaqet e vërteta të dukurive fizike dhe humane të Evropës së sotme, si:
ngrohjen globale, problemin e ujit, erozionit, ndotjes, rritjes së shpejtë të popullsisë ose të plakjes së saj,
problemin e refugjatëve, zhvillimin e pabarabartë ekonomik etj. 5. Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat: Për
laramaninë e veçorive natyrore, të kushteve të ndryshme të jetesës dhe të veprimtarive njerëzore. Në
kuptimin e sjelljeve personale për të qenë kooperativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik
etj. 161 Struktura e përmbajtjeve programore 2-orë në javë- 90 ditë mësimi- 18 javë -36 orë gjithsej.
Kategoria:Regjioni Nënkategoria (temat mësimore):Evropa Numri i orëve Gjeografia regjionale e Evropës
% Nr. i temave 1. Vështrim i përgjithshëm për kontinentin e Evropës 4 11.11% 2. Evropa Jugore -
Veçoritë natyrore, popullative dhe ekonomike. Shtetet e Evropës Jugore 8 22.22% 3. Evropa e Mesme -
Tiparet natyrore, popullative dhe ekonomike. Shtetet e Evropës së Mesme. 6 16.66% 4. Evropa
Perëndimore - Kara

You might also like