You are on page 1of 6

Titulli i temës

Disa klasë të algjebrave në grafe

Programi i punës

Në këtë punim do të shqyrtojmë disa klasë të algjebrave të përkufizuara në grafe. Theks të


veçant do t’i kushtojmë algjebrave të përkufizuara në grafet e njohura si shtigjet e Levit, të
cilat paraqiten kur jepet një graf i drejtuar E dhe një fushë e dhënë k.
Pas përkufizimit të përgjithshëm të një algjebre të përkufizuar në shtegun e Levit do të
paraqesim tre shembuj themelor të algjebrave të shtigjeve të Levit dhe atë:
1) algjebrat e Levit;
2) unazat matricore mbi fushën k dhe
3) algjebrën e polinomeve të Loranit.
Këto tri lloje të algjebrave të shtigjeve të Levit do të japin motivimin dhe intuitën për
shumë prej rezultateve të përgjithshme në këtë temë.
Temën do ta zhvillojmë në pesë kapituj. Në vijim do të japim një përshkrim të shkurt të
punës për secilin kapitull.

Kapitulli 1. Kuptimet themelore nga algjebra abstrakte

Ky kapitull është hyrës dhe në të do të përmblidhen rezultatet kryesore nga Algjebra


abstrakte, rezultate këto të domosdoshme për zhvillimin e kuptimeve të mëtejme.
Rezultatet në këtë kapitull do të merren të shumtën pa vërtetime dhe në raste të rralla do
të jenë të ilustruara me shembuj. Më konkretisht do të paraqiten: unazat (përkufizimi,
shembuj dhe konvolucioni); fushat (përkufizimi dhe disa pohime themelore); algjebrat
(përkufizimi, shembuj, algjebrat unitare dhe jo-unitare); idealet (përkufizimi, shembuj dhe
disa pohime themelore); homomorfizmet (përkufizimet dhe kuptimet që lidhen me to si:
bërthama, ko-bërthamat, parafytyrat, homomorfizmet në unazat konvolutive, etj).
Pothuajse të gjitha konceptet dhe pohimet në këtë kapitull janë të huazuara nga kursi i
algjebrës abstrakte. Përjashtim bënë koncepti i algjebrës i cili unifikon nocionin e unazës
me nocionin e hapësirës vektoriale: më formalisht kemi si vijon.
Përkufizimi 1.1. ( A , k , , ) quhet algjebër mbi fushën k nëse plotësohen kushtet vijuese:
(A1) ( A , k , ) është hapësirë vektoriale mbi k ,
(A2) ( A ,  ,0, ) është unazë (jo doemos unitare) në lidhje me grupin abelian ( A,  ,0) , që është pjesë
e strukturës së hapësirës vektoriale,
*
(A3) Shumëzimi A  A  A është bilinear mbi fushën k :
( x) * (  y )  ( )  ( x * y ) .

1|Faqe
Algjebra quhet unitare atëherë dhe vetëm atëherë kur ekziston 1  A ashtu që ( A,  ,0, ,1) është
unazë.

Kapitulli 2 – Shtigjet (rrugët)


Kapitulli i dytë fillon me përkufizimin e grafeve.
Përkufizimi 2.1. Graf quhet katërshja E : (E0 , E1 , s, t ) , ku E0 është bashkësia e kulmeve; E1 është
bashkësia e brinjëve; s është pasqyrimi i ‘burimit’ i cili secilës brinjë i shoqëron fillimin e saj; t
është pasqyrimi i ‘rangut’ (synimit) i cili secilës brinjë i shoqëron fundin e saj.
Vazhdohet me përkufizimin e shtegut (rrugës) (angl path).
Përkufizimi 2.2. Le të jetë E një graf. Shteg i fundëm në E është n  shja e fundme
pn : ( e1 , e2 ,..., en ) e brinjëve që plotëson kushtin:

t( e1 )  s( e2 ), t( e2 )  s( e3 ),..., t( en  1 )  s( en ) .

Fillimi s( pn ) i pn është s( e1 ) dhe fundi t( pn ) i pn është t( en ) . Nëse s( pn )  t( pn ) atëherë pn quhet


lak. Shteg i pafundëm quhet vargu i brinjëve ( ei )i që plotëson kushtin:
i  : t( ei )  s( ei  1 ).

Nëse pn : ( e1 , e2 ,..., en ) është një shteg, gjatësia e tij është n . Kulmet konsiderohet si rrugë të
gjatësisë 0, brinjët si rrugë të gjatësisë 1. Për shtegun e pafundëm themi se ka gjatësinë infinit (e
pafundme).
Rezultatet kryesore në pjesën e parë të këtij kapitulli, kanë kryesisht karakter të
numërimit. Veçojmë këto pohime.
Teorema 2.3. Le të jetë E një graf me N  2 brinjë dhe pa laqe dhe le të jetë 1  k  N : nk  r ,
0  r  k  1 . Atëherë numri më i madh i mundshëm i rrugëve të ndryshme të gjatësisë k është

PkN : (n  1)r nk r

dhe ky kufi është optimal.


Teorema 2.4. Le të jetë  N bashkësia e të gjitha grafeve me N brinjë, pa laqe, ashtu që të gjitha
kulmet e tyre emitojne ose e pranojnë së paku një brinjë. Atëherë k  {1, 2,..., N } vlen
 
max   ( A( E)k )  ( n  1)r n k  r ,
E
 u , wE
N 0

ku N : nk  r , r  {0,1,..., k  1} .
Në pjesën tjetër të këtij kapitulli do të diskutohet për kuptime që lidhen me strukturën e
grafeve përfshirë homomorfizimin e grafeve.

2|Faqe
Kapitulli 3 – Algjebrat në shtigje

Në këtë kapitull jepet përkufizimi i Algjebrës në shtigje (rrugë). Le të jetë V hapësirë


vektoriale mbi fushën k . Për ta pajisur V me strukturë të algjebrës, duhet të përkufizohet
m
pasqyrimi V  V V i cili është bilinear dhe plotëson disa kushte shtesë. Çdo pasqyrim i
tillë përcaktohet në mënyrë të vetme nga vlerat e tij në elementet e bazës ( ei , e j ) dhe çdo
shoqërim ( ei , e j )  vij V përkufizon një pasqyrim bilinear nga V  V në V . Tani le të jetë E
një graf i çfarëdoshëm dhe le të shënojmë me FP(E) bashkësinë e të gjitha shtigjeve të tij të
fundme. Shqyrtojmë hapësirën vektoriale
kE : { f  Pas(FP(E), k )|f ( p)  0 për një numër të fundëm të p  FP(E)} ,

ku Pas(FP(E), k ) është bashkësia e të gjitha pasqyrimeve nga FP(E) në fushën k , kurse


mbledhja dhe shumëzimi me skalar janë përkufizuar sipas ‘komponenteve’ (angl.
pointëise). Tregohet se bashkësia e funksioneve {  p } pFP( E ) e dhënë me

1, p  q
 p (q )  
0, në të kundërtën
është bazë lineare e kE
Duke përdorur {  p } pFP( E ) përkufizohet një pasqyrim bilinear:

m : kE  kE  kE

  pq , nëse t( p )  s( q )
m(  p ,  q ) :  .
0, në të kundërtën
Vlen:
Teorema 3.1. Pasqyrimi bilinear m : kE  kE  kE përkufizon një strukturë të algjebrës në kE .
Në këtë mënyrë merret përkufizimi kryesor i kapitullit.
Përkufizimi 3.2. Le të jetë E graf. Algjebra e konstruktuar si më sipër ( kE,  ,0, m) quhet algjebra
e shtegut të grafit E .
Shembulli 3.3. Algjebra e shtegut mbi fushën k e grafit

është izomorfe me algjebrën e polinomeve k[ ] .


Do të tregohet pohimi vijues që shpreh vetitë elementare të algjebrës së shtegut të grafit E .

3|Faqe
Teorema 3.4. Algjebra e shtegut e grafit E është:
1. Me dimension të fundëm  kur E është e fundme dhe nuk është ciklike (nuk ka laqe).
2. Unitare  E0 është e fundme.
3. Komutative  E1   ose çdo brinjë është hark me fillim/mbarim në kulm të ndryshëm.

Kapitulli 4 – Algjebrat në shtigjet e Levit


Në këtë kapitull, që paraqet kapitullin qendror të punimit, përkufizohen Algjebrat në
shtigjet e Levit.
Përkufizimi 4.1. Le të jetë A një k  algjebër dhe S një nënbashkësi e A  së. Ideali i përftuar nga
S është bashkësia e të gjitha shumave të fundme

x s y ,
iF
i i i

ku si  S dhe xi , y i  A për çdo i  F .


Përkufizimi 4.2. Le të jetë A një graf dhe k fushë. Algjebra në shtigjet e Levit Lk (E) është algjebra
e shtegut kE , e grafit të zgjeruar E pjesëtuar nga ideali i përftuar nga këto elemente:
1.  e*  f   ef  t ( e ) |e , f  E1 

2.  es 1 ( v ) 
 e  e *   v |v  E0 ,0 |s 1 ( v)|  .

Një përkufizim tjetër ekuivalent që do të përdoret është si vijon:


Përkufizimi 4.3. Le të jetë k - fushë dhe E graf i çfarëdoshëm. Algjebra e shtigjeve të Levit e grafit
E me koeficientë nga fusha k , që simbolikisht shënohet Lk (E) , është k  algjebra e gjeneruar nga
bashkësitë E 0 , E 1 dhe (E1 ) * , pra k[E0  E1  (E1 )*] që plotëson kushtet vijuese:
(A1) vi v j   ij vi për çdo vi , v j  E0 ;

(A2) s( e )e  e  er ( e ) dhe r ( e )e *  e *  e * s( e ) për çdo e  E1 ;

(CK1) ei* e j   ij r ( e j ) për çdo ei , e j  E 1 dhe

(CK2) v   { eE :s ( e ) v } ee * për çdo kulm të rregullt v  E0 .


1

ku kulmi quhet i rregullt nëse 0 |s1 ( v)|  .


Shembulli 4.3. Algjebra e shtegut e Levit mbi fushën k e grafit

është izomorfe me algjebrën e polinomeve të Loranit k[ ] .

4|Faqe
Shembulli 4.4. Algjebra e shtegut e Levit mbi fushën k e grafit

është izomorfe me algjebrën e matricave katrore të rendit 2 mbi fushën k .


Mes tjerash do të tregojmë këto pohime:
Teorema 4.5. Le të jetë E një graf i çfarëdoshëm. Çdo monom në Lk (E) është i formës k1 pq * ku
k1  k dhe p , q  E * . Për të qenë më specifik, çdo monom mund të paraqitet në njërën nga këto dy
forma:
i) k1 vi ku k1  k dhe vi  E0 , ose

ii) k1 ei ...ei e *j ...e *j , ku k1  k , ei ...ei e j ...e j  E1 dhe m, n  0, m  n  1 .


1 m n 1 1 m 1 n

ashtu që p dhe q ose janë rrugë të gjatësisë 0 në kulmin vi ose p  ei ...ei , q  e j ...e j dhe së paku
1 m 1 n

njëri nga p dhe q ka gjatësinë më të madhe se 0.


Teorema 4.6. Le të jetë E një graf i çfarëdoshëm. Atëherë
Lk (E)   Lk (E)v ,
vE0

ku ‘shuma’ në formulën e mësipërme është shuma e drejtpërdrejtë e nënhapësirave.


Teorema 4.7. Le të jetë E një graf i çfarëdoshëm dhe p dhe q dy rrugë në E .
i) Nëse p dhe q kanë gjatësinë e njëjtë, atëherë në Lk (E) vlen p * q   p ,q r( p) .

ii) Nëse p dhe q kanë gjatësi të ndryshme, atëherë në Lk (E) vlen

 p2* , nëse q është një nën-rrugë fillestar e p ashtu që p  qp2



p * q  q 2 , nëse p është një nën-rrugë fillestar e q ashtu që q  pq 2
0, në të kundërtën

Kapitulli 5 – Algjebra e shtigjeve të Levit për grafin e Keilit C n

Në këtë kapitull, do të tregojmë se janë saktësisht katër klasë të izomorfizmit të algjebrave


të shtigjeve të Levit, që paraqiten si algjebra korresponduese në grafet C i (3  i  6) . Më
konkretisht do të tregojmë pohimin vijues:
Teorema 5.1. Për çdo n  1 , le të jetë C n grafii Keilit që i korrespondon grupit ciklik /n .
Atëherë deri në izomorfizëm, familja e algjebrave të shtigjeve të Levit {Lk (C n )|n  } tërësisht
përshkruhet nga katër klasat në dyshe jo-izomorfe të k  algjebrave:
1) Lk (C n )  Lk (C m ) në rastin kur m  1 ose 5 (mod6) dhe n  1 ose 5 (mod6) . Në këtë rast, këto
algjebra janë izomorfe me Lk (1, 2) .

5|Faqe
2) Lk (C n )  Lk (C m ) në rastin kur m  2 ose 4 (mod6) dhe n  2 ose 4 (mod6) . Në këtë rast, këto
algjebra janë izomorfe me Lk (1, 4) .
3) Lk (C n )  Lk (C m ) në rastin kur m, n  3 (mod6)
4) Lk (C n )  Lk (C m ) në rastin kur m, n  6(mod6) .

Literatura

[1] G. Abrams, P. Ara and M. S. Molina, Leavitt Path Algebras, Springer, 2017.
[2] A. Kelarev, Graph algebras and automata, Marcel Dekker, 2003.
[3] Piotr M. Hajac, Graph algebras, Lecture notes.
[4] G. A Pino, F. P. Domènech and M. S. Molina, Graph algebras: between analysis and algebra,
"Workshop on Graph Algebras", Universidad de Málaga, 2006.
[5] Gene Abrams and Benjamin Schoonmaker. Leavitt path algebras of Cayley graphs arising
from cyclic groups. In Noncommutative rings and their applications, volume 634 of
Contemp. Math., pages 1–10. Amer. Math. Soc., Providence, RI, 2015.
[6] P. Hajac and M. Tobolski, Graph Algebras, arXiv:1912.05136v1 [math.RA] 11 Dec 2019.
[7] I. Dangerfield, Leavitt Path Algebras, Master thesis, University of Otago, Dunedin, New
Zealand, 2011.
[8] R. M. Foote, D. S. Dummit, Abstract Algebra, 3rd Edition, John Wiley & Sons, 2004.
[9] G. Abrams and G. A. Pino, The Leavitt Path Algebras of Generalized Cayley Graphs,
Mediterranean Journal of Mathematics volume 13, pages1–27(2016)
[10] G. Abrams and G. A. Pino, The Leavitt path algebra of a graph, J. Algebra 293(2) (2005),
319–334.
[11] G. Abrams and G. A. Pino, Purely infinite simple Leavitt path algebras, J. Pure Appl.
Algebra 207(3) (2006), 553–563.
[12] G. Abrams and G. A. Pino, The Leavitt path algebras of arbitrary graphs, Houston J. Math
34(2) (2008), 423–442.
[13] E. Ademaj dhe E. Gashi, Algjebra e Përgjithshme, Prishtinë, 1988.

Prof. Ass. Dr. Armend Sh. Shabani

___________________
6|Faqe

You might also like