You are on page 1of 1

Georg Simon Ohm (16 Mars 1789 - 6 Korrik 1854) ishte një fizikan dhe matematikan

gjerman. Si mësues shkolle, Ohm filloi kërkimet e tij me qelizën e re elektrokimike, të shpikur
nga shkencëtari italian Alessandro Volta. Duke përdorur pajisjet e krijimit të tij, Ohm zbuloi se
ekziston një proporcionalitet i drejtpërdrejtë midis diferencës potenciale (tensionit) të aplikuar
përgjatë një përcjellësi dhe rrymës elektrike rezultuese. Kjo marrëdhënie njihet si ligji i Ohmit.

Ligji I Omit
Ligji i Omit thotë se rryma nepër një përçues në mes të dy pikave është proporcional
me tensionin në mes të këtyre dy pikave. Duke e paraqitur konstanten e proporcionalitetit
si rezistencë arrihet ekuacioni matematikor që përshkruan këtë lidhje: Om eshte njesia per
matjen e rezistences elektrike (R) ku I është rryma nepër përçues në njësi të amperit, V është
tensioni i matur në volt, dhe R është rezistenca elektrike e përçuesit në njësi të omit. Më
specifikisht, ligji i Omit thotë se R në këtë relacion është konstantë, varur nga rryma.
Ligji u emërua sipas fizikanit gjerman Georg Ohm, i cili, në një traktat të publikuar në vitin 1827,
përshkroi matjen e tensionit dhe rrymës së aplikuar në qarqet e thjeshta elektrike që kanë
gjatësi të ndryshme të kabllos. Ai prezantoi një ekuacion më kompleks se ai më lartë për të
shpjeguar rezultatet e tij eksperimentale. Ky ekuacion paraqet formën moderene të Ligjit të
Omit.
Në fizikë, termi Ligj i Omit përdoret si referim ndaj shumë përgjithësimeve të formuluara nga
forma origjinale e ligjit. Shembulli më i thjeshtë është ky:ku J është densiteti i rrymës në një
lokacion të dhënë në një material rezistues, E është fusha elektrike në atë lokacion,
dhe , σ (Sigma) është një parameter i varur nga materiali që quhet përçueshmëria elektrike. Ky
riformulim i Ligjit të Omit është si shkak i Kirkovit.

Efektet magnetike
Nëse fusha e jashtme B është prezente dhe përçuesi nuk është në qetësi por lëviz me
shpejtësi v, atëherënjë term ekstra duhet të shtohet në llogari të rrymës së induktuar nga Forca
e Lorencit në ngarkesa.

Në pjesët e tjera të përçuesit lëvizës ky term bie sepse v= 0. Kjo nuk është një kontradikt
sepse fusha elektrike në pjesët e tjera ndryshon nga fusha E në pjesën studiuese:E '
= E + v×B.

Punoi:Florant Isufi

You might also like