You are on page 1of 2

 Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje

Novela e Stefan Zweig, njëzet e katër orë në jetën e një gruaje, hapet me të ftuarit në një resort të
Rivierës Franceze që përgojojnë dhe "fiksohen" pas një incidenti që ndodhi në Hotelin Grand
Palace. Një mysafir i ri, një i ri francez i pashëm, simpatik, mbërriti një ditë pak pas mesditës dhe
e kaloi kohën duke bere aktivitete. I riu u largua befas po atë mbrëmje, duke pretenduar se "ishte
thirrur papritmas". Kur të ftuarit mësuan atë natë se Zonja Henriette, gruaja e një biznesmeni
nga Lioni, ka lënë burrin dhe dy fëmijët e saj për të ikur me të riun francez. Thashethemet e
shumta fillojnë të fliten kudo e vijojnë të bëhen akoma më të shumta nga skena dramatike që bën
bashkëshorti i Zonjës Henriette. Debati mes të ftuarve merr një formë shumë specifike të
fokusuar në moral. Të gjithë fillojnë të gjykojnë veprimin që ajo ka bërë, duke e cilësuar si të
çmendur sepse ka braktisur burrin e fëmijët e saj për një djalosh të ri që sapo e kishte njohur. Kjo
novelë e mrekullueshme argumenton se gratë e martuara, veçanërisht të një klase me të
privilegjuar, janë të fshira nga pasionet e jetës, jetojnë në realitete “të shëmtuara”, dhe për këtë
arsye janë të prekshme ndaj marrëdhënieve të dashurisë. “Njëzet e katër orë në jetën e një
gruaje” ka të bëjë me vendimet impulsive të dy grave, megjithatë, ka një hark në histori që
vazhdon përtej faqes së parë.

 Novela e Shahut
Novela e Shahut është një novelë e shkruajtur nga autori austriak Stefan Zweig një vit para
vetvrasjes së tij. Kjo novelë hapet nga një tregimtar amonim i cili pershkruan hipjen në një linjë
pasagjerësh që udhëtonte nga Neë York në Buenos Aries. Një nga pasagjerët ishte kampioni i
botës në shah, Mirko Czentoviç, një njeri arrogant dhe jo miqësor. Tregimtari në këtë pjesë luan
shah me gruan e tij në mënyrë që t’i tërheqë vëmendjen kampionit botëror. Më pas McConner,
një biznesmen, ofron 250 dollar që të luante një lojë shah me Czentoviç. McConner humbet lojën
e parë, por gjatë lojës së dytë pranë tyre kalon Dr.B. Ai ishte një avokat që menaxhonte pasuritë
e fisnikërisë dhe kishës austriake. Në vepër, tregohet që Dr.B u arrestua nga Gestapo, i cili
shpresonte të nxirrte informacion nga ai. Gestapo e mbajti Dr B. të burgosur në një hotel, në
izolim të plotë, por Dr B. e kaloi kohën duke lexuar një libër të cilin e kishte vjedhur, me lojërat
e shahut të mjeshtrave të cilin e mësoi plotësisht. Pasi fiksoi çdo lëvizje në libër, ai filloi të
luante kundër vetvetes, duke zhvilluar aftësinë për të ndarë psikikën e tij në dy persona.
Pasagjerët e bindin Dr B. të luajë i vetëm kundër Czentoviçit. Dr B. pranon e kështu nis loja. Në
një demonstrim mahnitës të fuqive të tij imagjinative dhe kombinuese ai mund kampionin e
botës. Czentoviç sugjeron një lojë tjetër për të rikthyer nderin e tij dhe Dr B. pranon menjëherë.
Por këtë herë, duke kuptuar se Dr B. luajti mjaft shpejt, Czentoviç përpiqet të acarojë atë duke
marrë disa minuta për të bërë secilën lëvizje, duke ushtruar kështu presion psikologjik mbi Dr B.,
i cili bëhet gjithnjë e më i paduruar. Fuqia e tij më e madhe rezulton të jetë dobësia e tij më e
madhe: ai kalon në përsëritjen e ndeshjeve qe i imagjinonte kundër vetes në mënyrë të përsëritur.
Shqyrtimi i ngadaltë i Czentoviçit e çon Dr B. në shpërqendrim dhe përfundimisht në çmenduri,
duke kulmuar në një deklaratë të pasaktë. Narratori i kërkon Dr B. të ndalojë së luajturi, duke u
perpjekur ta zgjojë Dr B. nga furia e tij. Ai jep dorëheqjen nga loja, kërkon falje për shpërthimet
e tij dhe tërhiqet nga bordi.

You might also like