You are on page 1of 3

Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor
Shkalla e kurrikulës: V Klasa:XI - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: III. LLOGARIA E PUNIMEVE NDËRTIMORE/ Dokumentacioni i


cili mbahet në vendndërtim – Urdhëri i punës ( Përforcim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Ditari ndërtimor, libri ndërtimor, karneti, situata.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të tregoi për njohurit e përgjithshme për plotësimin e
ditarit ndërtimor, librin ndërtimor, karnetin, situatën.

Kriteret e suksesit: Nxënësi duhët interpretoi njohurit për detyrat e projektuesit dhe kontraktorit

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela, , shkumësi, projektori dhe llaptopi.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi për plotësimin e ditarit ndërtimor, librin ndërtimor, karnetin, situatën

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

6. DOKUMENTACIONI PËR OBJEKTIN QË MBAHET NË


VENDNDËRTIM
Kontraktori gjatë ndërtimit të objektit mban dokumentacion të caktuar në vend ndërtim. Mbajtja e
dokumentacioni duhet të jetë e qartë, sepse nëpërmjet të tij përcillet zhvillimi i punëve në vend
ndërtim, lëvizja e forcës së punës dhe mekanizimit, shpërndarja e materialeve dhe kontrolli i realizimit
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

të punëve.
Dokumentacioni që mbahet në vend ndërtim përfshin:
• urdhrin për punë;
• vizatimet;
• ditarin e ndërtimit;
• librin e ndërtimit;
• karnetin;
• situatën.

6.1. Urdhri për punë


Urdhri për punë është dokument me të cilin jepet detyra e punës dhe koha për kryerjen e punëve të
brigadës që ta kryejë detyrën. Në praktikë përdoret si dokument për llogaritjen e të ardhurave
personale të punëtorëve. Urdhri i punës bëhet për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht për një
muaj. Urdhri për punë në të vërtetë është formular i gatshëm, në të cilin shënohet puna e realizuar në
sasi të marra nga libri i ndërtimit.
Urdhri për punë përbëhet nga dy pjesë:
Pjesa e parë ( ana e përparme ) e urdhrit përmban informata të përgjithshme, duke përfshirë: emrin
e kontraktorit, vend ndërtimin, objektin dhe brigadën, afatin kohor për të cilin ka të bëjë urdhri,
shenjën e pozitës nga paramasa, përshkrimin e punëve me operacione të ndara, sasinë e punës së kryer
dhe koston e çmimit të punës së kryer.
Pjesa e dytë e urdhrit të punës përmban: emrin e brigadierit dhe emrat e të gjithë punëtorëve në
brigadë, pasqyrën e orëve të realizuara për çdo punëtor, numrin e përgjithshëm të ditëve punuese dhe
orët e punës në muaj për çdo punëtor, numrin e orëve për çdo punëtor (orarin), fitimin e përgjithshëm
sipas kohës së kaluar në punë dhe fitimin e përgjithshëm sipas punës së kryer.
Të dhënat nga orët e punës i plotëson udhëheqësi i grupit - brigadieri dhe udhëheqësi. Në fund të
muajit për çdo punëtor mblidhen gjithsej orët e përgjithshme. Kjo shumë shumëzohet me orët e
punëtorëve dhe kështu merren të ardhurat e punëtorëve. Raporti i vlerës së përgjithshme bruto të
punës së kryer dhe shpenzimeve të saj e japin koeficientin e regjisë i cili mund të jetë më e ulët, i
barabartë apo më i madh se norma e përcaktuar. Me këtë koeficient shumëzohet fitimi për çdo punëtor
dhe fitohen të ardhurat reale për punën e kryer.
Nga fitimet totale hiqen: kontributi për sigurimin social dhe shëndetësor dhe tatimi i fitimit. Urdhri
për punë plotësohet në tre formularë. Nënshkruhet nga udhëheqësi i objektit, kurse e lejon me
nënshkrim udhëheqësi i tërë vend ndërtimit.
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

29.03.2022 ora 12
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like