You are on page 1of 3

Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor
Shkalla e kurrikulës: V Klasa:XI - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: III. LLOGARIA E PUNIMEVE NDËRTIMORE/ Ditari ndërtimor


(Ligjerata )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Ditari ndërtimor, plotësimi i ditarit ndërtimor.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të tregoi për njohurit e përgjithshme për plotësimin e
ditarit ndërtimor.

Kriteret e suksesit: Nxënësi duhët interpretoi njohurit për ditarin ndërtimor.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela, , shkumësi, projektori dhe llaptopi.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi për plotësimin e ditarit ndërtimor.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

Ditari i ndërtimit
Në bazë të ditarit të ndërtimit parashikohet rrjedha e ndërtimit të objektit. Mbahet në formë të librit, në
formatin A4 me kopertina të forta, që përmban faqen e titullit dhe faqet e ndërlidhura të brendshme,
në të cilat futen gjërat në vijim:
Në faqen e parë futet (fig. 6.1.): numri i librit, emri i ndërtimit, adresa e ndërtimit, numri dhe data e
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

lejes së ndërtimit dhe organi që e ka lëshuar, titulli “Ditari i ndërtimit”, emri dhe mbiemri apo emri i
kontraktorit dhe selia e tij, emri i personit juridik - projektuesit me numrin e licencës, emri dhe
mbiemri me numrin e autorizimit të projektuesit kryesor, emri i personit juridik - kontraktorit me
numrin e licencës, emri dhe mbiemri me numrin e autorizimit të inxhinierit për realizim i cili udhëheq
me ndërtimin, emri i personit juridik për kryerje të mbikëqyrjes me numrin e licencës, emri dhe
mbiemri i autorizimit të inxhinierit mbikëqyrës, data e kryerjes së ndërtimit dhe periudha e ndërtimit.
Data e fillimit të ndërtimit shënohet në ditarin e parë të ndërtimit, kurse data e përfundimit të ndërtimit
shënohet në ditarin e fundit të ndërtimit, si dhe data e përfundimit të ndërtimit regjistrohet në ditarin e
fundit të ndërtimit, kurse në të gjithë ditarët e tjerë të ndërtimit shkruhet periudha e ndërtimit në mes
ditarit të parë dhe të fundit të ndërtimit.
Në faqen e brendshme (fig. 6.2.) futen: numri i faqes nga ditari i ndërtimit, titulli “Ditari i ndërtimit”,
emri i kontraktorit, titulli i ndërtimit, numri i librit, dita dhe data e regjistrimit të punimeve, emri i
kontraktorit, adresa dhe emri i vend ndërtimit, koha e punës me numrin e turneve, gjendja e rryme
matësit, gjendja ujëmatësit, temperatura minimale dhe maksimale ditore dhe kushtet e motit, të dhënat
për angazhimin profesional dhe teknik për numrin e personave sipas kualifikimit, numri dhe
angazhimi i mjeteve transportuese, numri dhe lloji i makinave të angazhuara ndërtimore. Në shënimin
e kontraktorit futen në tekst edhe lloji, sasia, mënyra e punëve të kryera, dispozicioni i tyre, të dhënat
për sasinë, cilësinë e aplikimeve dhe materialet e pranuara dhe të instaluara në ndërtim, të gjitha
ndryshimet që ndodhin gjatë ndërtimit në dokumentacion dhe pjesëmarrësit në ndërtim, emri, mbiemri
dhe nënshkrimi i personit i cili e ka plotësuar ditarin, emri, mbiemri dhe nënshkrimi i inxhinierit për
realizim dhe emri, mbiemri, nënshkrimi i investitorit.
Në shënimin e inxhinierit mbikëqyrës, mbikëqyrjen projektuese dhe inspektorit kompetent futen
konstatime ose vërejtje të inxhinierit mbikëqyrës, si dhe konstatime dhe vërejtje eventuale të
mbikëqyrësit projektues në lidhje me ndryshimet e nevojshme të mbikëqyrësit projektues dhe vërejtjet
e inspektorit kompetent në aspektin e cilësisë dhe mënyrës së kryerjes së ndërtimit me emrin,
mbiemrin dhe nënshkrimin e tyre.
Faqet e brendshme të ditarit të ndërtimit janë identike dhe plotësohen në dy mostra në letër të
indigiruar, nga të cilat nga një kopje mbajmë veçmas kontraktori dhe inxhinieri individual.
Ditari i ndërtimit mbahet çdo ditë nga fillimi deri në përfundimin e ndërtimit. Në ditarin e ndërtimit
regjistrohen edhe ditët ose periudhat në të cilat nuk ka aktivitet në vend ndërtim, çdo ndërprerje e
realizimit të punëve gjatë ndërtimit, si dhe arsyet që kanë sjellë në ndërprerjen e tij.
Ditari i ndërtimit mbahet në mënyrë që të regjistrohen aktivitetet të cilat kryhen në vend ndërtim gjatë
realizimit të punëve ndërtimore në formë dhe përmbajtje që mundëson të dëshmohen vërtetësia e
ndërtimit, respektivisht përputhja e kushteve për kryerjen e punëve ndërtimore, në përputhje me
zgjidhjen e projektit dhe kërkesave të përfshira në projektin kryesor
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XI – 8 Ndërtimtari

fig. 6.1. Faqja e parë e ditarit të ndërtimit

fig. 6.2. Faqja e brendshme e ditarit të ndërtimit

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

19.04.2022 ora 2
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like