You are on page 1of 3

Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XII – 13 Ndërtimtari

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Ekonomia dhe organizimi ndërtimor
Shkalla e kurrikulës: VI Klasa:XII - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: IV. Pranim dorzimi i objektit ndërtimor / Pranim dorëzimi i
punëve dhe i objektit ndërtimor ( Përforcim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Pranimi teknik
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të shpjegoi për pranimin teknik.

Kriteret e suksesit: Nxënësi duhët interpretoi në lidhje me pranimin teknik.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i pranimit teknik.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

Përfundimi i ndërtimit dhe procedura e pranimdorzimit të objektit


Çasti i përfundimit të ndërtimit të një objekti nuk mund të përcaktohet shumë qartë, janë disa gjëra që
ndikojnë në këtë procedur.
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XII – 13 Ndërtimtari

Nga njëra anë kryesi i punëve mund të përfundoj ndërtimin por kërkohet që investitori ta pranojë atë
objekt dhe ta dorzojë çertifikatën e caktuar për pranim, por mund të ndodhë që punët të mos janë kryer
si duhet dhe në kohën e paraparë.

Mënyra e pranimdorzimit të një objekti është e përcaktuar me ligj e në këtë ligj janë caktuar 2
sisteme :

1/ Sistemi i pare është i caktuar në dispozitat e ligjit krahinor të Kosovës numër 27/73.

2/ Sistemi i dytë është praktika, ndërkomtare.

Në sistemin tone objekti dorzohet me të ashtuquajturin kontrollim teknik i cili bëhet me kontrollomin
e drejtpërdrejt mbi punët e kryera në kuptimin se a janë kryer si është paraparë në dokumentacionin
tekniko financiar që është lëshuar leja ndërtimore e posaçërisht, punët e kryera e garantojnë :

-Stabilitetin e objektit

-Sigurinë nga zjarri

-Sigurinë e jetës dhe shëndetit

-Sigurinë e qarkullimit

-Sigurinë e rrethinës si dhe

-Ngritjen e objektit në përputhje me kushtet urbanistike norma dhe standard teknike.

Pas kontrollimit teknik merret vendimi a mund të lëshohet leja për shfrytëzimin e objektit apo të
kërkohet nga kryesi i punëve të evitojë të metat që janë në objek si dhe i caktohet një periudhë, kohore
e njëherit i ndalen edhe një pjesë e mjeteve financiare.

Praktika ndërkomtare e përdorur në Kosovë nuk përmend kontrollin, teknik nga komisionet e veçanta
jasht atyre të krijuara gjatë ndërtimit e që d.m.th, mbikqyrja që kryhet gjatë ndërtimit ballafaqohet
edhe me kryerjen e punëve përfundimtare.

Nëse bëhet me norma pranim-dorzimi i objektit duhet të lëshohet një çertifikatë për pranimin e
objektit e cila vërteton përfundimin e punëve e njëherit jep urdhëra për evitimin e të metave e që në
këtë rast zgjatet afati I përfundimit të punëve e përmes këtij afati krijohet një afat tjetër që quhet
PERIUDHA E LARGIMIT TË DEFEKTEVE.

Pra menaxhimi i rregullt dhe i mirë i dokumentacionit mundëson që në çdo moment të gjinden
informatat e duhura dhe të zvoglohen mundësit e keq kuptimeve.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
Ekonomia dhe Organizimi Ndërtimor KL XII – 13 Ndërtimtari

të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

20.04.2022 ora 2
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Ekonomia dhe organizimi ndërtimor klasa : XII –të
prof. Dr. Sc. Naser Morina inxh. i dipl. i ndër.

You might also like