You are on page 1of 14

_____________________________________________________________________

© Selefi.org 2
Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e
Allahut dhe mbi familjen e tij.

E më pas:

Mirëpresim dy fjalë nga dy shujukhët: Khalid ‘Abdu-Rrahman Ali Ez-Zaki – Allahu e


ruajt –, dhe Shejkh Ebul-Abbas Adil ibën Mensur – Allahu e ruajt –, që t’u paraqesim
atyre disa dyshime të Khaurixhëve, njerëzve të tekfirit, në mënyrë që të arrihet përgjigja
për ato dyshime. Kështu, në përgjigjen ndaj tyre do të ketë armë në dorën e ndjekësit të
Sunetit, ngritje të argumentit dhe udhëzim për atë që kërkon udhëzim, si dhe
(argument) për t’ia mbyllur gojën kokëfortit.

Le të fillojmë në pyetjen e parë:

Natyrisht, prej asaj që dihet është se ka disa ajete, ashtu sikurse ka përmendur dhe ka
paralajmëruar Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – të cilat i
mbartin Khauarixhët dhe i zbatojnë jo në vendin e tyre. Kështu ka njoftuar Pejgamberi
– lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Kështu që, prej këtyre ajeteve me të cilat fshihen Khauarixhët dhe pretendojnë se ata
janë këshillues të umetit, është ajeti i njohur, që është Fjala e Zotit tonë, i Patëmeta e i
Lartësuar:

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët.” El-Maideh: 44

Pra, ata e përdorin këtë ajet - sipas kuptimit të tyre të shtrembër - duke i bërë kafira
muslimanët, prijësat dhe ata që janë nën pushtetin e tyre. Andaj, duam prej
Shujukhëve që të sqarojnë aspektin e gabimit të Khauarixhëve dhe devijimin e tyre në
zbatimin e këtij ajeti mbi diçka tjetër për të cilën e ka zbritur Allahu – i Patëmeta e i
Lartësuar.

Urdhëroni.

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 3
Përgjigje nga Shejkh Khalid ‘Abdu-Rrahman:

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi
Muhamedin, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

E më pas:

Së pari, ky ajet është ajeti me të cilin argumentohen Khauarixhët, të hershmit dhe të


sotshmit e tyre. Me të vërtetë, shfaqja e argumentimit me këtë ajet është që herët,
madje që në kohën e Sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – dhe Tabi’inëve u shfaq
argumentimi i Khauarixhëve me këtë ajet, që është Fjala e Tij – i Patëmeta e i Lartësuar:

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët.” El-Maideh: 44

Dhe këtu, nxënësi i dijes duhet që të mësojë se si ta kuptojë Librin e Allahut


përgjithësisht, në aspektin e përgjithshëm, dhe si ta kuptojë këtë ajet në aspektin e
veçantë. Sepse, me të vërtetë Khauarixhët, nuk humbën përveç se atëherë kur u kapën
pas fjalëve të përgjithshme dhe absolute (të pakufizuara), dhe nuk u kthyen tek sqarimi
i Sunetit për të parë kuptimin e tyre (d.m.th. për të parë kuptimin e fjalëve të
përgjithshme dhe absolute sh.p).

Për këtë arsye, Imam Ibën Bazi - Allahu e mëshiroftë - ka përmendur në kasetën “Dem’ati
El-Bazijeh” kur u pyet nga Selman El-Audeh për këtë ajet, pra Shejkh Bin Bazi tha:
“Problemi është ajo që ndjekin Khauarixhët, që është argumentimi me fjalë absolute e
të përgjithshme”.

Kështu që, unë them se ky ajet shihet në disa aspekte:

• Aspekti i parë shihet tek shkaku i zbritjes.

• Aspekti i dytë është se si ka ardhur konteksti i fjalës në Librin e Allahut.

• Aspekti i tretë shihet sipas sqarimit të Sunetit.

• Aspekti i katërt shihet sipas kuptimit të Selefëve.

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 4
Këto katër aspekte ta qartësojnë ty çështjen, jo vetëm në këtë ajet, madje këto aspekte
të qartësojnë ty çdo ajet që ti dëshiron ta kuptosh mirë, si dhe dëshiron që kuptimin e
saj ta vendosësh në vendin e duhur.

Së pari: Shkaku i zbritjes, ashtu sikurse thonë dijetarët si Ibën Kethiri e të tjerë: “Vërtet
kuptimi i shkaqeve të zbritjes është prej asaj që të ndihmon në kuptimin e ajetit”.

Së dyti: Konteksti i fjalës dhe çka e paraprin fjalën, ajo që vjen para dhe pas saj.

Së treti: Sqarimi i Sunetit për këtë.

Së katërti: Sqarimi i Selefëve për kuptimin e tyre rreth këtij ajeti.

Pra, këto katër aspekte të ndihmojnë në kuptimin dhe vendosjen e çështjeve në vendin
e tyre.

Andaj, së pari: Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është saktësuar tek ajo që Imam Muslimi
ka transmetuar në Sahihun e tij, nga hadithi El-Bera ibën Azib – Allahu qoftë i kënaqur
prej tij –, se kaluan tek Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - me një
njeri prej çifutëve me fytyrë të nxirë, e kishin mbartur dhe vinin rrotull tij, dhe
vepronin me të kështu e kështu. Atëherë, i Dërguari i Allahut – Lëvdata dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të – i tha dijetarit të tyre: “Çka është puna e këtij? Ata thënë: “Ai ka
bërë imoralitet.” Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – tha: “A kështu
e keni ndëshkimin e imoralitetit në librin tuaj?” Ata thanë: “Po.” Pastaj, ai i tha një
dijetari të tyre: “Të betohem për Allah, a kështu e keni ndëshkimin e atij që bën
imoralitet? Ai tha: “Jo pasha Allahun, sikur të mos më kishe pyetur duke u betuar për
Allahun, nuk do të kisha treguar të vërtetën”. Pastaj, i tregoi atij (Pejgamberit – Lëvdata
dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) se si e kanë ata ndëshkimin e atij që bën imoralitet.
Pastaj, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – tha: “O Allah! Unë jam
i pari që e ringjalla urdhrin Tënd pasi që ata e kishin zhdukur”. El-Bera tha: atëherë,
zbriti Fjala e Tij:

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët.” El-Maideh: 44

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 5
‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الظالمون‬
“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
zullumqarët”. El-Maideh: 45

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الفاسقون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë të
prishurit”. El-Maideh: 47

El-Bera tha: “Që të gjitha ato (tre ajetet e lartpërmendura) kanë zbritur për Kufarët
(mosbesimtarët).”

Gjithashtu, hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musned, po nga hadithi El-


Bera ibën Azib, porse fjala e tij tek Ahmedi është: “Ai tha: Ato (ajetet) kanë zbritur që
të gjitha për kufarët”.

Kështu që, nëse shikon tek shkaku i zbritjes, me të vërtet shkaku i zbritjes në kohën kur
ka zbritur ky ajet, në origjinë nuk ka zbritur për pushtetarin, porse origjina dhe shkaku
i zbritjes së tij është për Çifutët. Dhe Çifutët në atë kohë, në kohën kur ka zbritur ajeti,
ashtu sikurse thotë Shejkhu, Imami, Rabij ibën Hadij – Allahu e ruajt – ka thënë: “Ata
(Çifutët) në origjinë nuk kanë qenë pushtetarë, porse kanë qenë nën pushtet, nën
pushtetin e Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe në shtetin
Islam.”

Kështu që, fillimisht ky ajet, në origjinë nuk ka zbritur për pushtetarët, porse shkaku i
zbritjes së tij fillimisht është për ata çifutë të cilët kanë qenë nën pushtet, të shtypur,
nën pushtetin e Ligjit (Sheriatit). Dhe Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të – ishte i lirë të zgjedhë për të gjykuar në mesin e tyre kur ata i vinin atij ose t’ua
kthente shpinën. Çështje e cila ka shtjellim tek dijetarët.

Pra synimi është që, nëse vështron tek ngjarja që ndodhi për shkakun e zbritjes kur ata
ndryshuan gjykimin e Allahut për ndëshkimin e zinaqarit, dhe ai - Lëvdata dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të – i pyeti ata: “A kështu e keni ndëshkimin e zinaqarit në librin tuaj?
Ata thanë: Po.”

Atëherë, çfarë bënë ata? Gjykuan me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu, dhe
gjykimin e tyre me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu ia atribuan gjykimit të
_____________________________________________________________________
© Selefi.org 6
Allahut. Ata gjykuan me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu atëherë kur
braktisën ndëshkimin e imoralitetit, dhe nuk u mjaftuan që e braktisën (gjykimin e
Allahut), madje e braktisën gjykimin e Allahut dhe e atribuan atë që vepronin tek
gjykimi i Allahut. Kështu që, u bënë atribues dhe gënjeshtarë për Allahun dhe thonë
me plot gojën e tyre: “Po! Kështu e kemi gjykimin e Allahut në librin tonë.”

Për këtë arsye, kur Selman El-Audeh e pyeti Shejkh Bin Bazin në “Dem’ati El-Bazijeh,”
për atë që gjykon me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu, si dhe gjykon me
ligjet e shfuqizuara, Shejkh Bin Bazi tha: “A e atribuon atë tek Sheriati (Legjislacionit)?
A e atribuon atë tek Ligji?” Ndërsa, ai (Selman el-Audeh) thotë: “Nuk e di, ai ka gjykuar
me ligjin e shfuqizuar.” Atëherë, Shejkh Bin Bazi thotë duke e përsëritur afërsisht deri
në dhjetë herë: “A e atribuon atë tek Sheriati? Nëse e atribuon atë tek Ligji, atëherë ai
është kafir”. Kështu, Selmani e përsëriste, po ashtu edhe Shejkh Bin Bazi e përsëriste
afërsisht deri në dhjetë herë duke i thënë: “Nëse ia atribuon atë..., nëse ia atribuon
atë…, a e atribuon atë..., nëse e atribuon atë...”. Përse? Sepse, kur ai e atribuon atë që
pretendon, pra gjykimin e kotë, dhe thotë ky është gjykimi i Allahut, atëherë ky në
realitet ka rënë në kufër në momentin kur gjykimin e tij e bëri ligj sikur Ligji i Allahut,
dhe fe me të cilën adhurohet Allahu, dhe ia atribuon këtë Allahut me pretendimin se
Allahu e ligjëroi dhe e lejoi këtë.

Për këtë arsye, kur Ibën Xhibrini erdhi duke korrigjuar Shejkh Ibën Bazin tha: “Mirë!
Po nëse njeriu e jep veten e tij për zina dhe kënaqet me të si dhe bien dakord për të
(duke e konsideruar të lejuar atë)? Atëherë, Ibën Bazi duke refuzuar Ibën Xhibrinin
thotë: “Ky është kufër më vete. Ky është kufër më vete. Ngase ajo është Istihlal (ta
konsiderosh të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar). Ky është kufër më vete. Ngase ajo
është Istihlal”.

Kështu që, kur njeriu e atribuon devijimin me të cilin gjykon, dhe thotë ky është
gjykimi i Allahut, atëherë ky është kafir me unanimitetin e muslimanëve. Për këtë
çështje as dy veta nuk kanë mospajtim, dhe as dy të dobët nuk kanë kundërshtim
(d.m.th pajtohen që të gjithë), ashtu siç ka thënë El-Albani – Mëshira e Allahut qoftë mbi
të.

Andaj, gjëja e parë që shikon në këtë ngjarje është se ata e braktisën gjykimin e Allahut,
pastaj ata gjykuan me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur Allahu dhe ia atribuan
Allahut gjykimin e tyre të kotë, dhe thanë: Kështu ka gjykuar Allahu dhe kështu na ka
urdhëruar Allahu.
_____________________________________________________________________
© Selefi.org 7
Pastaj, zbriti ajeti:

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët.” El-Maideh: 44

Pra, ky është vështrimi në shkakun e zbritjes së tij.

Ndërsa, nëse i kthehesh kontekstit, dhe unë do të jap një shembull dhe do të përpiqem
ta përmbledh aq sa të mundem.

Kur Khauarixhët gjykojnë me kufër, argumentohen me fjalë të përgjithshme. Për këtë


arsye ata kanë një ajet tjetër me të cilin argumentohen për të bërë kafir atë që ka rënë
në një gjynah të madh. Dhe ai është Fjala e Tij të Lartësuar:

َ‫ار هُ ْم فِيهَا َخالِ ُدون‬ َ ِ‫ت بِ ِه َخ ِطيئَتُهُ فَأُولَ ٰـئ‬


ِ َّ‫ك أَصْ َحابُ الن‬ ْ َ‫ب َسيِّئَةً َوأَ َحاط‬
َ ‫بَلَ ٰى َمن َك َس‬
“Jo nuk është ashtu, porse kush bën një vepër të keqe dhe e kaplojnë gabimet e tij,
atëherë ata janë banorë të zjarrit dhe në të janë përgjithmonë”. El-Bekare: 81

Ajeti thotë: “Jo nuk është ashtu, porse kush bën një vepër të keqe.” Dhe fjala “vepër e
keqe” është në formën e pashquar, d.m.th çdo vepër e keqe, “dhe e kaplojnë gabimet e
tij, atëherë ata janë banorë të zjarrit dhe në të janë përgjithmonë”.

Kështu, Khauarixhët shkuan me këtë ajet duke e bërë kafir personin i cili ka bërë
gjynah të madh, dhe thanë: “Çdo kush që kryen një vepër të keqe, atëherë ai është
kafir”. Pra, me këtë ajet ata shkuan duke gjykuar me kufër (mbi njerëzit) për shkak të
gjynaheve të mëdha, (d.m.th. me ajetin që thotë): “Jo nuk është ashtu, porse kush bën
një vepër të keqe...” Pra, veprën e keqe e ka sjellë në formën e pashquar, kështu në këtë
ajet hyn çdo vepër e keqe, e vogël apo e madhe qoftë.

“Dhe e kaplojnë gabimet e tij”. E nëse i kthehesh fjalëve të Imamëve (do të shohësh se
ata) thonë:

“Allahu ka thënë: “Dhe e kaplojnë gabimet e tij.” Kur Allahu ka thënë: “Dhe e
kaplojnë gabimet e tij,” atëherë njeriun nuk e kaplon asnjë vepër e keqe përveç shirkut.
Kështu që, ata e bënë Fjalën e Tij “Dhe e kaplojnë gabimet e tij,” ndihmëse dhe
komentuese të Fjalës së Tij: “Jo nuk është ashtu, porse kush bën një vepër të keqe”.
_____________________________________________________________________
© Selefi.org 8
Dhe kjo është ajo për të cilën shprehen dijetarët e Ehli-Sunetit, sikur Esh-Shafi’u kur
ka shkruar në “Usul” dhe të tjerë veç tij se: “Konteksti i fjalës tregon për qëllimin e
fjalës dhe qëllimin e folësit.”

Atëherë, nëse e merr këtë si shembull “Jo nuk është ashtu, porse kush bën një vepër të
keqe” dhe si janë argumentuar me të Khauarixhët, dhe pastaj kthehesh te Fjala e Tij - i
Lartësuar: “E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu”, pasi që e ke mësuar
shkakun e zbritjes, atëherë medito me vëmendje tek konteksti, në fillim të fjalës kur
ajetet filluan që përmendin atë që thonë Çifutët, kur shpifën për Allahun gënjeshtër,
dhe i atribuan gjykimit të Allahut të kotën që ata pretendojnë. Gjithashtu, ata janë të
cilët e ndërruan dhe shtrembëruan Fjalën e Allahut.

Prandaj që, nëse mediton rreth kontekstit të ajetit që është para tij, do të shohësh se
Allahu – i Gjithëfuqishëm e Madhëruar – e sqaron se si ata i atribuan gjykimit të Allahut
gjykimin e tyre të padrejtë. Allahu i Lartësuar tregon se ata thonë:

‫إِ ْن أُوتِيتُ ْم هَ ٰـ َذا فَ ُخ ُذوهُ َوإِن لَّ ْم تُ ْؤتَوْ هُ فَاحْ َذرُوا‬


“Nëse u jepet kjo, merreni, e nëse nuk u jepet, atëherë ruhuni”. El-Maideh: 41

Ata thonë: “Shkoni tek Muhamedi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të -
ashtu sikurse është transmetuar në hadithin e El-Bera ibën Azib në sahihun e
Muslimit - shkoni te Muhamedi, nëse ju përgjigjet juve sipas asaj që ju vepruat,
atëherë merreni, e nëse ju përgjigjet me diçka tjetër, atëherë ruhuni”. Ruhuni,
d.m.th mos e pranoni gjykimin e tij, mos e pranoni gjykimin e tij. Kështu që, këtu ka
dy çështje:

• T’ia atribuosh gjykimin Allahut, dhe ky është kufër më vete.

• Pastaj, t’ia kthesh shpinën dhe të mos e pranosh.

Se ata thonin nëse u jepet kjo, atëherë merreni, e nëse nuk u jepet, atëherë ruhuni.
Mos pranoni prej tij përgjigjen që ju jep juve, si dhe atë që jua sjell ai. Domethënë ata
nuk kënaqeshin me gjykimin e tij, dhe mos-kënaqja me gjykimin e Allahut është kufër
më vete. P.sh. njeriu nëse pi alkool, për të thuhet gjynahqar, porse nuk është kafir.
Kurse, nëse ai thotë unë nuk pajtohem me ndalesën e alkoolit, atëherë ai është kafir
edhe nëse nuk ka shijuar prej saj asnjë pikë. Përse? Sepse ai nuk është i kënaqur, nuk e
ka pranuar gjykimin e Allahut, ndryshe nga ai që e pranon porse e mposht epshi i tij
dhe pi alkool. Pra, mos-pranimi, mos-nënshtrimi, mos-kënaqja me gjykimin e
_____________________________________________________________________
© Selefi.org 9
Allahut, mos-pëlqimi i gjykimit të Allahut dhe të mos e pranojë atë, atëherë ky është
kufri.

Kështu që, konteksti i ajeteve nga fillimi e deri në fund dhe shkaku i zbritjes së tyre, të
gjitha këto të qartësojnë ty se ajeti flet për një lloj të njerëzve, e ata janë ata të cilët
mohojnë, të cilët bëjnë të lejuar (atë që e ka ndaluar Allahu), të cilët nuk kënaqen me
gjykimin e Allahut.

Pastaj, nga këtu vjen tek tema e tretë, që është sqarimi i Sunetit. Suneti i cili shpjegon
Kur’anin.

Kur Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë, në atë që e ka
transmetuar Ibën Maxheh dhe El-Hakimi, (hadith) i cili ka disa rrugë, po ashtu dhe El-
Albani e ka konsideruar hadith të mirë ose të saktë, nga hadithi i Ibën Umerit se
Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Sa kohë që prijësat e
tyre nuk kanë gjykuar me Librin e Allahut dhe kanë përzgjedhur nga ajo që ka zbritur
Allahu, atëherë si pasojë Allahu ka bërë që ata ta kenë armiqësinë në mes veti”. Dhe
cili është treguesi këtu? Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë:
Kur prijësat e muslimanëve ta braktisin gjykimin me Librin e Allahut, atëherë ata do t’i
zë belaja, muslimanët do t’i zë belaja.

Medito se si shprehet - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – kur thotë: “Sa kohë
që prijësat e tyre nuk kanë gjykuar me Librin e Allahut”, pra, i atribuoi prijësat tek
muslimanët. Sikur të kishin qenë ata kafira për shkak të braktisjes së gjykimit të
Allahut dhe Librit të Allahut, atëherë nuk do të ishte e saktë që të thuhej se ata janë
prijësa të muslimanëve.

Për këtë arsye, ata të cilët i bëjnë prijësat kafira, nëse ata gjykojnë me diçka tjetër përveç
asaj që ka zbritur Allahu, thonë se: “Ata nuk janë prijësat tanë, ata nuk janë prijësat e
muslimanëve,” bëhen mendjemëdhenj dhe besojnë se nuk është e saktë që të thuhet se
ata janë prijësat tanë apo të atribuohen tek ne, përkundrazi besojnë se ata janë kafira.

Ndërsa, ky është Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i cili i refuzon
ata Khauarixhë me fjalën e tij: “Sa kohë që prijësat e tyre nuk kanë gjykuar me Librin e
Allahut” pra, ata janë prijësa për muslimanët edhe pse ata u cilësuan se e braktisën
gjykimin e Librit të Allahut. Ai i cili e bën atë, nga prijësat apo nga populli për shkak të
mangësisë dhe padrejtësisë së tyre, e meriton që t’i kaplojë e keqja, belaja dhe fitneja në

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 10
jetën e tyre kur ata i kthejnë shpinën Librit dhe dispozitave të Allahut – të
Gjithëfuqishëm e i Madhërishëm.

Për këtë arsye, Pejgamberi - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë: “Sa kohë
që prijësat e tyre nuk kanë gjykuar me Librin e Allahut dhe kanë përzgjedhur nga ajo
që ka zbritur Allahu, atëherë si pasojë Allahu ka bërë që ata ta kenë armiqësinë në mes
veti”, apo ashtu sikurse ka thënë - Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Gjithashtu, kur vjen tek hadithet muteuatir (të shumta) tek dy sahihët nga fjala e tij -
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - :

“(Prijësat) Ju ndalojnë juve të drejtat tuaja dhe ju kërkojnë juve të drejtat e tyre. Ata
thanë: Çfarë na urdhëron? Ai tha: “Jepuni atyre të drejtat e tyre dhe kërkojani Allahut
të drejtën tuaj”.

Kështu që, këtu ka dy çështje: Ata ua ndaluan popullit të drejtat e Ligjit që Allahu ua
bëri obligim prijësave që t’ua japin popullit dhe t’i përmbushin ato. Pra, ua ndaluan
muslimanëve të drejtat e tyre, dhe kur ua ndalojnë muslimanëve të drejtat e tyre, a
kanë gjykuar ata me atë që ka zbritur Allahu apo e braktisën gjykimin me atë që ka
zbritur Allahu kur nuk ua dhanë të drejtat muslimanëve që Allahu ua kishte bërë
obligim atyre.

Kështu që, pas kësaj thanë: Çfarë na urdhëron o i dërguari i Allahut? Ai tha: “Jepuni
atyre të drejtat e tyre dhe kërkojani Allahut të drejtën tuaj”. Pra, braktisjen e të drejtave
ndaj tyre nuk u bëri detyrim (shkak) për rrëzimin e qeverisjes së tyre. Përkundrazi, e
mbajtën qeverisjen e tyre edhe nëse ata gjykojnë me diçka tjetër përveç asaj që ka
zbritur Allahu, po ashtu edhe nëse i braktisin të drejtat e popullit, na urdhëroi që t’ua
japim atyre drejtat. E shumë hadithe të tjera të shquara.

Nga këtu kthehemi tek tema e katërt që ta qartëson ty çështjen: Kuptimi i selefëve dhe
ajo që ka ardhur nga imamët për Fjalën e Tij – të Lartësuar – :

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët”. El-Maideh: 44

I pari që ka folur prej sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – për komentimit e këtij
ajeti në formën e komentimit të shkoqitur e të qartësuar, i pari që doli në krye për

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 11
sqarimin e tij me qartësi dhe në momentin e duhur të sqarimit, ishte Ibën Abbasi. Ka
transmetuar Eth-Theuri e të tjerë veç tij, gjithashtu Seid ibën Mensuri e shumë imamë
me zinxhirë të saktë, të vërtetë, nga transmetimi i Tausit nga Ibën Abbasi. Po ashtu,
edhe nga transmetime të tjera veç Tausit, se Ibën Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre
– ka thënë për Fjalën Tij – të Lartësuar –:

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët”. El-Maideh: 44

Tha: “Nuk është për qëllim kufri që mendoni ju”. Gjithashtu ka thënë: “Është kufër
i vogël”. Po ashtu ka thënë: “Kufër që nuk të nxjerr nga feja”.

Kështu që, në kohën kur Ibën Abbasi e tha këtë, dhe Ibën Tejmijeh e komentoi atë
duke thënë se: “Umeti e ka pranuar fjalën e Ibën Abbasit”. Për këtë arsye, në “Mesail li-
Imam Ahmed” të Ibën Hanit dhe “Mesail li-Imam Ahmed” të Ebi Daudit, nxënësit të
tij Sexhistani, transmetohet se ata e kanë pyetur Ebu Abdilah, Imam Ahmedin, për
Fjalën e Tij – të Lartësuar – :

‫ومن لم يحكم بما أنزل هللا فأولئك هم الكافرون‬


“E kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë me të vërtetë ata janë
mosbesimtarët”. El-Maideh: 44

Imam Ahmedi tha: “Ajo është ashtu sikurse ka thënë Ibën Abbasi, kufër i vogël”.

Kështu që, Umeti kanë rënë në pajtim për pranimin e fjalës së Ibën Abbasit – Allahu
qoftë i kënaqur pre tyre. Dhe kjo të tregon ty se ata nuk kanë kuptuar nga Fjala e Tij : “E
kush nuk gjykon,” domethënien e përgjithshme që mendonin Khauarixhët. A e di ti se,
ku do të arrinin ata Khauarixhët po të përgjithësohej fjala në këtë ajet, që shumë prej
tyre tani kufizohen duke bërë kafir pushtetarin? Ata thonë ne nuk e bëjmë kafir
zinaqarin, nuk e bëjmë kafir pirësin e alkoolit, nuk bëjmë kafir kështu, porse bëjmë
kafir vetëm pushtetarin.

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 12
A e mendon se sikur ajeti të sillej në formën e përgjithshme sipas kuptimit të gjuhës
arabe, larg kuptimit të selefëve, larg kontekstit të fjalës, larg komentimit të sahabëve, se
ku do përfundonte?

Eja të kërkojmë gjykim tek gjuha e arabëve, dha largohu nga domethënia që të jep të
kuptosh Kurani, Suneti dhe etheret.

Fjala “kush - ‫ ”من‬është përemër lidhor, domethënia e tij tek dijetarët e gjuhës është
përgjithësimi. Kështu që, fjala e jote “kush - ‫ ”من‬është njësoj sikurse të thuash “kush
bën një vepër të mirë, mashkull apo femër, duke qenë besimtarë”.

Pra, fjala “kush - ‫ ”من‬është përemër lidhor që tregon një domethënie të përgjithshme,
që do të thotë “të gjithë – ‫”كل‬, kështu që ajeti merr kuptimin: “Të gjithë ata që nuk
gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu”. Kurse, fjala “atë - ‫ ”ما‬në Fjalën e Tij “me atë –
‫ ”بما‬tregon po ashtu përgjithësim, për arsye se ajo është “atë - ‫ ”ما‬që do të thotë “të
cilën – ‫”الذي‬, pra që do të thotë: “Kush nuk gjykon me çdo gjë që braktis nga urdhrat e
Allahut, atëherë ai është kafir”.

Atëherë, çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se çdo kush që e braktis gjykimin e Allahut
në veten e tij apo në shtëpinë e tij apo në diçka tjetër veç tyre, atëherë ai është kafir.
Kështu që, nuk do të gjesh musliman në faqen e tokës. Përse? Sepse nuk ka asnjë
musliman vetëm se, do të bjeri në gjykimin me diçka tjetër përveç asaj që ka zbritur
Allahu, dikush pak, dikush shumë. E prej saj është fjala e Pejgamberit – Lëvdata dhe
shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që ka transmetuar Termidhiu:

“Çdo bir i Ademit është gabimtar, dhe më të mirët prej gabimtarëve janë ata që
pendohen”.

Gjithashtu, sikurse është saktësuar nga Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të –:

‫ك ََل أَلَ َّما‬


َ َ‫ َوأَيُّ َع ْب ٍد ل‬... ‫إِ ْن تَ ْغفِ ِر اللَّهُ َّم تَ ْغفِرْ َج َّما‬
“O Allah! Nëse Ti fal, fal shumë. Cili është ai robi i Yt që nuk ka mëkate të vogla?!

Domethënë, nuk ka njeri vetëm se ka bërë mëkate të vogla me të cilat ai kundërshton


gjykimin e Allahut. Kur ti bën mëkate me të cilat kundërshton gjykimin e Allahut, pak
apo shumë, atëherë ti je kafir. Atëherë, o ti që e bën pushtetarin kafir! Ti je kafir

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 13
përpara se ta bësh kafir pushtetarin, vetëm nëse je i pagabueshëm se atëherë
përjashtohesh nga ky gjykim.

Shiko! Nëse ti ngel vetëm tek kuptimi i Kur’anit pa u bazuar tek sqarimi që Kur’ani i
bën Kur’anit, pa sqarimin që Suneti i bën Kur’anit, pa sqarimin e selefëve dhe ethereve
nga sahabët për Kur’anin, atëherë ku do të përfundosh? Do të përfundosh duke bërë
veten tënde kafir ose përndryshe ke rënë në kontradiktë.

Kjo është ajo që është transmetuar.

I kërkoj Allahut mirëqenie për vete dhe juve.

Përktheu: Altin Dallashi

_____________________________________________________________________
© Selefi.org 14

You might also like