You are on page 1of 11

Të ndryshëm por nuk dallojmë?

Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike të


adoleshentëve të klasave 7 dhe 8 të shkollave të Kosovës

Aurora Ahmetaj

Psikologji edukimi & teoritë e të nxënit

Janar, 2017
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 2

Abstrakti

Problemet afektive përfshijnë ndryshimet që ndodhin në të ushqyer, në të ngrënë,


mendimet vetëvrasëse të individit etj, ndërsa ankesat somatike mendohet se janë reagime fizike
në shmangie kongnitive dhe emocionale, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime subjektive dhe
paaftësi. Ky hulumtim kishte për qëllim të gjejë se a ekzistojnë dallime gjinore në problemet
afektive dhe ankesat somatike. Hulumtimi u realizua në shkolla të ndryshme të Kosovës, ku
mostra ishte e qëllimshme, me gjithsej 321 adoleshentë të klasëve 7 dhe 8, prej tyre 157 ishin
djem dhe 164 femra. Për të matur problemet afektive dhe ankesat somatike është shfrytëzuar
pyetësori The Youth Self-Report. Me anë të korrelacionit të Pearsonit është gjetë një ndërlidhje
pozitive në mes problemeve afektive dhe ankesave somatike. Por sa i përket dallimeve gjinore,
nuk janë gjetë dallime signifikante mes vajzave dhe djemve, qoftë në probleme afektive apo edhe
në ankesa somatike, por vetëm dallime në mesatare. Të gjeturat e këtij studimi sygjerojnë
hulumtime longitudinale, për të vërejtur dallimet gjinore pas adoleshencës.
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 3

Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike

Vitet e fundit po shfaqet një rritje e madhe sa i përket hulumtimeve në fusha të ndryshme.
Këto hulumtime janë fokusuar si në shkathtësitë interpersonale, edhe në ato intrapersonale. Me
anë të vetëraportimeve, hulumtuesit provojnë të marrin përgjigje të sakta prej individëve. Por
shpesh këto vetëraportime mund edhe mos të jenë të sinqerta nga ana e individit. Kjo mënyrë e
mbledhjes së të dhënave shfrytëzohet edhe nga psikologët e edukimit, për të matur sjelljet dhe
emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Të gjithë njerëzit reagojnë në mënyrë unike ndaj veprimeve të veta dhe të të tjerëve.
Faktorët që ndikojnë në përgjigjet tona ndaj mjedisit janë të ndryshëm, qoftë gjenetik, mjedisor,
kognitiv apo edhe afektiv. Proceset afektive përfshijnë ndjenjat e individit, përgjigjet, bindjet,
njohuritë etj, ndërsa problemet afektive përfshijnë ndryshime në të ushqyer, në gjum, në ndjenjat
e të qenit i pavlerë, në mendime vetëvrasëse etj.. Në një studim të bërë nga Jong, Gog, Jenks,
Manlove, Hell, Jolles, Merriënboer, Leeuwen dhe Boschloo (2009) kanë pohuar se proceset
afektive luajnë një rol të rëndësishëm në të mësuar.

Sipas studimeve problemet afektive çojnë deri në sjellje deviante. Njerëzit që


konsumojnë substanca të caktuara shfaqin probleme afektive dhe karakteristika të personalitetit
që janë më deviante se sa te jopërdoruesit (Chakron, Doron & Swendsen, 2004). Sa i përket
përgjigjeve reaguese, vetëm te vajzat është gjetë një ndërlidhje mes kohës së përgjigjes reaguese
dhe problemeve afektive, që inhibimi i përgjigjeve nuk parashikon probleme afektive pas 2 vjet e
gjysmë, por fuqimisht i parashikon ato pas 5 vjete (Deurzen et al. 2012).

Përveç problemeve afektive, shpesh shfaqen edhe problemet somatike. Disa ankesa
somatike mendohen që janë reagime fizike që përfaqësojnë shmangie kognitive dhe emocionale,
të cilat shkaktojnë shqetësime subjektive dhe paaftësi të ndryshme (Olatunji et al., 2006).
“Simptomat somatike perceptohen si abnormalitete të strukturave trupore ose funksione që
individi i sheh si të bezdisshme (Shapre, 2013, f. 1).”

Ndërlidhja e ankesave somatike dhe problemeve me alkool është më i lartë te burrat,


ndërsa ndërlidhja e stresorëve ekonomik dhe ankesave somatike është më e lartë te gratë sipas
Brown, Richman dhe Rospenda (2015). Fëmijët me ankesa somatike kanë shfaqë refuzime ndaj
shkollës më pak se fëmijët që nuk kanë pasë ankesa somatike sipas Last (1991), dhe fëmijët me
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 4

më shumë ankesa somatike kanë raportuar më shumë frikë dhe më pak reagime zemëruese
(Rieffe, Terwogt & Bosch, 2004). Një studim me dizajn vetëraportues ka treguar se fëmijët me
dhimbje barku e kanë vlerësuar vetën më lart sa i përket ankesave somatike dhe më lart sa i
përket simptomave të ankthit në krahasim me fëmijët e shëndoshë (Dufton, Dunn & Compas,
2009).

Pasi që nuk ka studime sa i përket dallimeve gjinore në problemet afektive dhe në ankesat
somatike, pyetja kërkimore e këij studimi është se a ekzistojnë dallime gjinore sa i përket
problemeve afektive dhe ankesave somatike te adoleshentët e shkollave të ndryshme në Kosovë.
Në bazë të pyetjes hulumtuese, hipotezat e këtij hulumtimi janë:

1. Ekziston ndërlidhje pozitive në mes problemeve afektive dhe ankesave somatike.


2. Vajzat shfaqin më shumë probleme afektive se djemtë.
3. Vajzat shfaqin më shumë ankesa somatike se djemtë.

Metodologjia

Pjesëmarrësit

Në studim morën pjesë 321 nxënës të shkollave të ndryshme në Kosovë (të klasëve 7 dhe 8).
Mostra u përzgjedh përmes mostrimit të qëllimshëm. Sa i përket gjinisë 48.9 % (N=157) ishin
meshkuj, ndërsa 51.1 % (N=164) ishin femra. Mosha mesatarëve e nxënësve ishte X=157 muaj,
DS=9.645, Min=132, Max=192. Për më shumë shih tabelën 1.

Tabela 1. Të dhënat deskriptive për gjininë, moshën dhe klasën


  N X DS Min. Max.
Gjinia 321 1.51 0.501 1 2
Mosha në muaj 308 157.71 9.64 132 192
Klasa në shkollë 319 7.58 0.587 7 9

Procedura

41 studentë të vitit të tretë të Departamentit të Psikologjisë kanë mbledhur të dhëna nga


komuna të ndryshme të Kosovës. Prindërit kanë pranuar një letër ku përshkruhej qëllimi i
studimit, pëlqimi dhe miratimi i prindit për pjesëmarrjen e fëmiut të tij në këtë studim. Fëmijët
janë testuar nëpër ambiente të qeta shkollore, disa edhe në shtëpi, kryesisht në mëngjes dhe
kohëzgjatja e plotësimit të pyetësorëve ka qenë përafërsisht 90 minuta. Së pari ata kanë plotësuar
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 5

pyetësorin e parë, pastaj të dytin. Qysh në fillim fëmijëve u është treguar për konfidencialitetin e
të dhënave të mbledhura, si dhe ata mund të ndjeheshin të lirë të largohen nga ky studim kurdo
që dëshirojnë.

Instrumentet

Pyetësori i parë që ka të bëjë me vetëraportimin e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës


11-18 vjeç ka gjithsej 122 pyetje. Vlerësimi i këtyre pyetjeve është bërë përmes pyetësorit The
Youth Self-Report, që është i dizajnuar për të matur problemet emocionale dhe sjellore të
adoleshentëve në 6 muajt e fundit, ku 112 prej tyre maten nëpërmjet 3 shkallëve: 0=Jo e vërtetë,
1= Paksa ose nganjëherë e vërtetë dhe 2= Shumë e vërtetë ose shpesh e vërtetë, ndërsa 20
pyetjet tjera kanë të bëjnë me përfshierjen në hobi, klube dhe aktivitete tjera (Achenbach, 1991).

Aftësitë vetërregulluese u matën përmes pyetësorit të dytë. Ky pyetësor ka 46 pyetje, 8


pyetjet e para janë pyetje vetëraportuese nga një pyetësor i quajtur Impulsivity Scale for Children
(ISC), që maten përmes 5 shkallëve: 1=Pothuajse kurrë, deri 5=Së paku një herë në ditë
(Duckworth, 2013). 13 pyetjet tjera janë nga Brief Self-Control Scale (Tangney, Baumeister &
Boone, 2004), në shkallë të Likertit nga 1=Aspak deri në 5=Jashkëzakonisht shumë (si p.sh Jam i
mirë në rezistimin e tundimeve (dëshirave)). Ndërsa 25 pyetjet e fundit janë nga The Strengths
and Difficulties Questionnaire (SDQ), që i referohen emocioneve dhe sjelljeve të adoleshentit, në
shkallë nga 1=Nuk është e vërtetë, 2=Disi e vërtetë, 3=Shumë e vërtetë (Goodman, 1997).

Rezultatet

Të dhënat deskriptive sa i përket problemeve afektive dhe ankesave somatike janë


paraqitur në tabelën 2.

Tabela 2. Të dhënat deskriptive të problemeve afektive dhe ankesave somatike


Devijimi
  N Minimumi Maksimumi Mesatarja
standard
Problemet afektive 321 0 2 .35 .30
Ankesat somatike 321 0 2 .32 .30

Rezultatet kanë treguar se sa i përket hipotezës së parë të këtij studimi, ekziston një ndërlidhje sa
i përket problemeve afektive dhe ankesave somatike., ku r=.692, ndërsa p=.00, (shih tabelën 3).
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 6

 Tabela 3. Ndërlidhja në mes problemeve afektive dhe ankesave somatike


    Ankesat somatike
Pearson Correlation .692**
Problemet afektive Sig. (2-tailed) .00
  N 321

Sa i përket hipotezës së dytë, rezultatet kanë treguar se mesatarja sa i përket problemeve afektive
te djemtë ka qenë X=.32, ndërsa DS=.26, kurse te femrat mesatarja ka qenë X=.37 dhe DS=.33
(shih tabelën 4), mirëpo këto dallime nuk janë signifikante, sepse Sig=.164 (shih tabelën 5).

Tabela 4.  Mesatarja dhe devijimi standard për problemet afektive


  Gjinia N X DS
Djalë 157 0.32 0.26
Problemet afektive
  Vajzë 167 0.37 0.33
Tabela 5. Dallimi brenda grupeve në probleme afektive
Levene's Test for
t-test for Equality of Means
Equality of Variances
 
Sig. (2- Mean
F Sig. t df
tailed) Difference
Equal
variances 10.12 0.02 -1.39 319 .164 -.047
assumed
Problemet
afektive Equal
variances
    -1.404 305.24 .161 -.047
not
assumed

Në tabelën 6, janë të paraqitura të dhënat mbi problemet afektive, mesatarja, devijimi


standard dhe signifikanca në mes të dallimeve gjinore.

Sa i përket hipotezës së tretë, rezultatet poashtu kanë treguar se edhe pse ka dallime në
mesatare (shih tabelën 7) nuk ekzistojnë dallime gjinore signifikante në ankesat somatike (shih
tabelën 8), ndërsa tabela 9 përmban të dhënat e pyetjeve në lidhje me ankesat somatike të
pyetësorit.
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 7

Tabela 6. Mesatarja, DS dhe signifikanca në mes dallimeve gjinore në probleme afektive  


Sig. (2-
Gjinia N Mesatarja DS
tailed)
Djale 154 .4610 .77656 .237
Shumë pak kënaqem
Vajze 164 .3659 .65555 .240
Djale 155 .2774 .55286 .000
Më vjen shpesh për të qare
Vajze 164 .7012 .72788 .000
Djale 156 .0513 .27345 .621
Me qëllim provoj të lëndoj ose tentoj të vras veten.
Vajze 164 .0671 .29580 .620
Djale 153 .4118 .62333 .582
Nuk ha aq mirë sa duhet
Vajze 163 .3742 .58885 .583
Djale 153 .2353 .49689 .692
Ndihem i/e padobishëm ose inferior
Vajze 163 .2577 .50417 .691
Djale 155 .3161 .50651 .049
Ndihem tepër fajtor
Vajze 164 .2073 .47612 .049
Djale 156 .4423 .60365 .047
Ndihem i lodhur tepër pa ndonjë arsye të mirë
Vajze 164 .5915 .72479 .046
Djale 156 .5641 .74643 .647
Flejë me pak se shumica e fëmijëve
Vajze 163 .6012 .69867 .647
Flejë më shumë se shumica e fëmijëve gjatë ditës Djale 155 .5097 .68725 .197
edhe/ose natës (përshkruaj) Vajze 164 .4146 .62565 .198
Djale 156 .0897 .34774 .376
Mendoj për ta vrarë veten
Vajze 163 .1288 .43244 .373
Djale 155 .2323 .50734 .013
Kam probleme me gjumin (përshkruaj):
Vajze 163 .3988 .66239 .012
Djale 154 .3052 .58665 .111
Nuk kam shumë energji
Vajze 162 .4136 .61700 .110
Djale 156 .2436 .48688 .081
Jam i palumtur, mërzitur ose i dëshpëruar
Vajze 163 .3558 .64484 .080

Tabela 7.  Meatarja dhe devijimi standard në ankesat somatike


  Gjinia  N X DS
Djalë 157 0.29 0.3
Ankesat somatike
Vajzë 167 0.34 0.31
Tabela 8. Dallimi brenda grupeve në ankesat somatike
Levene's Test for Equality of
t-test for Equality of Means
Variances
  Sig.
Mean
F Sig. t df (2-
Difference
tailed)
Ankesat Equal
somatike variances 1.140 .286 -1.194 319 .233 -.040
assumed
Equal     -1.195 318.9 .233 -.040
variances
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 8

not
assumed
Tabela 9. Mesatarja, DS dhe signifikanca në mes dallimeve gjinore në ankesa somatike  
Sig. (2-
Gjinia N X DS tailed)
Djale 139 0.3669 0.59153 .990
Kam ankthe të natës
Vajze 153 0.366 0.57068 .990
Djale 154 0.2792 0.50484 .982
Ndihem i hutuar ose i trullosur
Vajze 164 0.2805 0.5142 .982

Ndihem i lodhur tepër pa ndonjë arsye të Djale 156 0.4423 0.60365 .047
mirë Vajze 164 0.5915 0.72479 .046

Kam dhembje( jo dhembje të lukthit ose Djale 152 0.25 0.47799 .653
kokës)
Vajze 160 0.225 0.50094 .652
Djale 156 0.5833 0.62174 .177
Kokë dhembje
Vajze 163 0.681 0.66393 .176
Djale 152 0.2895 0.46935 .187
Te përziera,me vjen për të vjellë
Vajze 163 0.3681 0.57689 .184

Probleme me sy (jo nëse korrigjohen me Djale 154 0.2208 0.46084 .777


syze)(përshkruaj):
Vajze 161 0.205 0.52581 .776
Djale 137 0.0803 0.27274 .086
Probleme të lëkurës
Vajze 154 0.1558 0.44472 .078
Djale 156 0.1667 0.43749 .134
Dhimbje lukthi
Vajze 162 0.2469 0.5115 .133
Djale 155 0.1419 0.3682 .022
Të vjella, me vjen për të kthyer.
Vajze 160 0.2625 0.54354 .022

Diskutimi
Ky hulumtim u realizua për të gjetur se a ekzistojnë dallime gjinore sa i përket
problemeve afektive dhe ankesave somatike. Në literaturë nuk kam gjetur hulumtime sa i përket
këtyre dallimeve, kështu që ky studim i imi vjen si risi në gamën e gjerë të studimeve të bëra mbi
dallimet gjinore. Hipoteza e parë e këtij studimi që kishte të bënte me atë se ekziston një
ndërlidhje sa i përket problemeve afektive dhe ankesave somatike, ka dalë se ka një korrelacion
pozitiv ndërmjet këtyre dyjave.

Në hipotezën e dytë të këtij hulumtime se, vajzat shfaqin më shumë probleme afektive se
djemtë, u gjetën pak dallime gjinore sa i përket mesatares, mirëpo ky dallim nuk është
signifikant. Kjo hipotezë mbështet edhe studimin nga Paus, Keshevan dhe Giedd (2008) se, para
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 9

pubertetit raporti vajzë-djalë sa i përket problemeve afektive është 1:1, ndërsa pas pubertetit 2:1.
Si sygjerim vie një studim longitudinal i kësaj çështje në Kosovë, ndoshta edhe të studiohet se a
po shfaqin më shumë probeme afektive vajzat pas pubertetit.

Te hipoteza e tretë se, vajzat shfaqin më shumë ankesa somatike se djemtë nuk u
aprovua, sepse u gjetën shumë pak dallime gjinore në këto ankesa, por jo dallime signifikante.
Disa studime tregojnë se ankesat somatike që shfaqen në adoleshencë, mund të parashikojnë
problemet emocionale më vonë në jetë, ndoshta do të duhej që t’i kushtoj vëmendje
adoleshentëve që shfaqin ankesa somatike, në mënyrë që të parandalohen problemet që vinë më
vonë.

Ky studim sjell në pah një çështje të re, dallimet gjinore të adoleshentëve të Kosovës sa i
përket problemeve afektive dhe ankesave somatike. Në përgjithësi, edhe ky studim ka të dhëna të
ngjashme me ato të hulumtimeve paraprake nga vende të ndryshme. Ndoshta një limitim i tij
është fakti që mostra nuk është edhe shumë e madhe. Si rekomandim mund të vie një studim
longitudinal, për të parë se cilat janë dallimet në gjini gjatë dhe pas adoleshencës në probleme
afektive dhe ankesa somatike.
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 10

Referencat

Achenbach, T. M. (1991). Manual for the Youth Self-Report and 1991 profile. Burlington, VT:
University of Vermont, Department of Psychiatry.

Brown, R. L., Richman, J. A., & Rospenda, K. M. (2014). Economic Stressors and Alcohol-
Related Outcomes: Exploring Gender Differences in the Mediating Role of Somatic
Complaints. Journal of Addictive Diseases, 33(4), 303–313.

Chakroun, N., Doron, J., & Swendsen, J. (2004). Substance use, affective problems and
personality traits: test of two association models. L’Encephale, 30(6), 564-569.

Duckworth, A. (2013). Domain-Specific Impulsivity Scale for Children (DSIS-C).


Marrë me datë 4 janar, 2017, nga
http://www.sas.upenn.edu/~duckwort/images/DSISC.pdf

Dufton, L. M., Dunn, M. J., & Compas, B. E. (2009). Anxiety and Somatic Complaints in
Children with Recurrent Abdominal Pain and Anxiety Disorders. Journal of
Pediatric Psychology, 34(2), 176–186. http://doi.org/10.1093/jpepsy/jsn064

Goodman, R. (1997), The Strengths and Difficulties Questionnaire: A Research Note.


Journal of Child Psychology and Psychiatry, 38: 581–586. doi:10.1111/j.1469-
7610.1997.tb01545.x

Jong, T. D., Gog, T. V., Jenks, K., Manlove, S., Hell, J. V., Jolles, J., Marreinboer, J V.,
Leeuwen, Th. V., &. Boschloo, A. (2009). Explorations in Learning and the Brain.
United States: Springer US. doi:10.1007/978-0-387-89512-3

Last, C. G. (1991). Somatic complaints in anxiety disordered children [Abstract]. Journal of


Anxiety Disorders , 5(2), 125-138. 10.1016/0887-6185(91)90024-N

Olatunji, B.O,. Deacon, B.J., Abramowitz, J.S., Tolin, D.F. Dimensionality of somatic
complaints: factor structure and psychometric properties of the self-rating anxiety
scale. Journal of Anxiety Disorders. 2006;20:543–61
Dallimet gjinore në problemet afektive dhe ankesat somatike 11

Paus, T., Keshevan, M., & Giedd, J. N. (2008). Why do many psychiatric disorders emerge
during adolescence? Nature Reviews Neuroscience, 9(12), 947-957. doi:10.1038/nrn2513

Rieffe, C., Terwogt, M. M., & Bosch, J. D. (2004). Emotion understanding in children with
frequent somatic complaints. European Journal of Developmental Psychology, 1(1), 31-
47. http://dx.doi.org/10.1080/17405620344000013

Sharpe, M. (2013). Somatic symptoms: beyond ‘medically unexplained’. The British Journal of
Psychiatry, 203(5), 230-231. 10.1192/bjp.bp.112.122523

Tangney, J.P., Baumeister, R.F., & Boone, A.L. (2004). High self-control predicts good
adjustment, less pathology, better grades, and interpersonal success. Journal of
Personality, 72, 271–322.

Van Deurzen, P. A. M., Buitelaar, J. K., Agnes Brunnekreef, J., Ormel, J., Minderaa, R. B.,
Hartman, C. A., Huizink, A. C., Speckens, A. E. M., Oldehinkel, A. J., & Slaats-
Willemse, D. I. E. (2012). Response time variability and response inhibition predict
affective problems in adolescent girls, not in boys: the TRAILS study. European Child &
Adolescent Psychiatry, 21(5), 277–287. http://doi.org/10.1007/s00787-012-0260-2.

You might also like