You are on page 1of 15

PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 1

VLERËSIM I EFEKTIVITETIT TË PROGRAMIT TË KOMPETENCAVE SOCIALE - WiSC

Donjeta Geci & Aurora Ahmetaj

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË

Korrik, 2018
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 2

WiSC është një program parandalues parësor që përfshin elemente parandaluese sekondare
për të reduktuar sjelljen agresive dhe ngacmimin dhe për të nxitur kompetencat sociale dhe
ndërkulturore në shkolla.Programi WiSC angazhohet për një perspektivë sistematike dhe është
projektuar për shkollat e fillore - klasat 5 deri në 8(Atria, Strohmeier, & Spiel, 2007; Strohmeier,
Hoffman, et al., 2012). Ky program nuk përfshinë aktivitete që ndryshojnë drejtpërdrejt sjelljen
ngacmuese e një nxënësi. Në vend të kësaj, aktivitetet e këtij programi synojnë të krijojnë një
mjedis në të cilin ka më pak gjasa që ngacmimi të ndodhë. Ideja teorike është se sjellja agresive
ndodh më pak në një mjedis inkurajues, të strukturuar dhe miqësor, ku nxënësit janë në gjendje
të ndihen pjesë e një grupi dhe janë në gjendje të krijojnë suksese të përbashkëta (Strohmeier,
Hoffman, et al. 2012). Programi WiSC është zbatuar në shkollat austriake që nga viti 2008/09.
Në Austri, efektiviteti i programit WiSC është demonstruar në studime të ndryshme (Gollwitzer,
Banse, Eisenbach, & Naumann, 2007; Gollwitzer, Eisenbach, Atria, Strohmeier & Banse, 2006;
Gradinger, Yanagida, Strohmeier & Spiel, 2015a , 2015b; Yanagida, Strohmeier & Spiel, 2015).
Sipas Yanagida et al. 2015 ndryshimi në viktimizimi ishte më i lartë për grupin intervenues në
krahasuar me grupin e kontrollit. Megjithatë, ndryshimi i sjelljes agresive nuk arriti domethënie
statistikore, megjithëse madhësia e efektit ishte në favor të programit.
Në rastin tonë programi intervenues WiSC është implementuar te nxënësit e klasave të
pesta të shkollës fillore “Martin Camaj” në Istog, ku janë përfshirë gjithsej 42 nxënës (22 prej të
cilve ishin në grupin e kontrollit dhe 20 në grupin intervenues). Gjithsej ky program ka
përmbajtë gjashtë njësi të cilat janë organizuar përgjatë gjashtë javëve, gjatë muajit mars dhe
prill 2018.
Njësia 1.
Kjo njësi ka përfshirë dy aktivitete obligative dhe dy aktivitete rezervë. Gjatë kësaj njësie
janë implementuar gjithsej katër aktivitete.Aktiviteti i parë “E përbashkëta na bashkon &
ndryshimet janë interesante”. Fillimisht nxënësit janë ndarë në grupe, pra janë formuar 4 grupe
më nga pesë nxënës. çdo grupi i është ndarë ¼ e një rrethi, i cili është ndarë edhe një herë sipas
numërit të pjesëtarëve të grupit. Secili nga anëtaret e grupit i është përgjigjigjur pyetjeve të
mëposhtme dhe me ngjyrën e caktuar ka shënuar përgjigjen tek „pjesa“ e vet: P.sh.Çfarë muzike
të pëlqen?Çfarë sporti të pëlqen më shumë?Cili është filmi i preferuar?Çfarë të pëlqen të bësh
në kohën e lirë?. Në fund të gjitha pjesët janë bashkuar sërish në një rreth të plotë. Pllakata me
pas është vendosur në murin e klasës.
Aktiviteti i dytë i kësaj njesie - “Rregullat për një bashkësi të shëndetshme në klasë”.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte që të identifikohen rregullat kryesore të klasës, për të cilat
rregulla e tërë klasa si grup është dakorduar që t’i respektojë. Fillimisht secilit grup i është
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 3

shpërndarë nga një fletë dhe nxënësve i është kërkuar që ata të mendojnë individualisht për
rregullat më të rëndësishme që janë për ta. Secili anëtar i grupit ka japë nga një ide, këto
mendime janë shënuar në fletat e punës grupore. Pastaj, përfaqësuesi i grupit ka lexuar para
klasës përgjigjet që ka dhënë grupi i tij. Në fund, të gjithë nxënësit bashkarisht kanë vendosur për
3 rregullat më të rëndësishme për klasën e tyre. Këto rregulla janë në një pllakatë boshe, në të
cilën secili nxënës ka nënshkruar. Këto nënshkrime shërbejnë si një lloj marrëveshje, që
nxënësit do tu duhet t’i respektojnë ato rregulla përgjatë dhe pas programit.
Aktiviteti i tretë - “Duartrokitja në rreth” ky ishte një aktivitet rezervë, gjatë të cilit të
gjithë nxënësit bashkë me ne (si implementues) kemi formuar një rreth dhe detyra e nxënësve
ishte që të përcjellin duart e implemetuesit, kur të duartroket implementuesi duhet të
duartrokasin të gjithë, kjo përsëritet derisa e gjithë klasa të duartrokasë njëherit. Si dhe aktiviteti i
fundit i njesisë së parë ishte “Lojë me pantonime”, gjatë kësaj loje nxënësit kanë marrë
udhëzimeve që përmes gjestikulacionve me përshkrua një situatë dhune, konflikti etj.
Njësia 2.
Në javën e dytë, kemi vazhduar me njësinë e radhës. Fillimisht fëmijëve u është bërë një
përmbledhje e shkurtër mbi njësinë e parë, të realizuar një javë më parë, pastaj edhe një
prezantim i shkurtë i aktiviteteve që do të realizohen gjatë asaj dite. Kjo njësi është organizuar
në gjithsej tri aktivitete obligative dhe aktivitetit rezervë “Spagetti”. Aktiviteti i parë i njesisë së
dytë ka të bëjë me njohjen e situatave të dhunës. Nxënësve u janë shpërndarë fletat e punës 2a
individuale, ku aty secili prej tyre u është dashur tu përgjigjet pyetjeve të shënuara në fletën e
punës. Pas përfundimit të përgjigjeve, fëmijëve u është kërkuar që të lexojnë disa nga përgjigjet
për ndonjërën nga pyetjet, mbi të cilat më pas e gjitha klasa kanë diskutuar. Në fund këto fleta
janë mbledhur, ashtu që të fillohet me aktivitetin e dytë.
Aktiviteti i dytë i kësaj njësie është realizuar kur është shënuar në tabelë pyetja nga fleta 2b
e punës se “Çfarë mund të bëjmë ne që personi X të ndihet më mirë?”. Secili prej nxënësve ka
marrë nga një fletë, në të cilën i është përgjigjur kësaj pyetjeje mbi secilën nga figurat. Ky
aktivitet është pasuar nga aktiviteti i tretë “Loja e semaforit” ku nxënësve u janë shpërndarë tri
lloj kartonash me ngjyra të semaforit. Në tabelë është ngjitur një pllakatë, në formë
drejtkëndëshe që ka përmbajtur poashtu tri ngjyrat e semaforit, kuq, verdhë dhe gjelbërt. Pastaj
kemi lexuar përgjigjet e fëmijëve të shënuara në fletat e tyre. Për secilën nga përgjigjet e
nxënësve, të tjerët u janë përgjigjur me anë të kartonave, nëse zgjidhja është e keqe, ata kanë
ngritur kartonin e kuq, nëse nuk janë të sigurtë kartonin e verdhë, e nëse përgjigjja është e mire
kartonin e gjelbërt. Këto fleta më pas janë ngjitur në pllakatë, varësisht prej kartonit të cilit e
kanë ngritur fëmijët për përgjigjen.Sa i përket aktiviteteve rezervë kemi marrë lojën “Spagetti”.
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 4

Këtu nxënësit të cilët janë përgjigjur se u pëlqejnë spagettit janë ngritur në këmbë dhe janë
bashkuar me njëri tjetrin. Loja më pas ka vazhduar edhe me ngjyrat, sportet dhe gjërat e tjera që
fëmijët i kanë përzgjedhur si të dëshirueshme për ta. Njësia e dytë ka përfunduar me vlerësimin e
mësueses dhe nxënësve për aktivitetet. Vlerësimi është bërë përmes kartonave dhe komenteve
personale.
Njësia 3
Në javën e tretë kemi implementaur njësin e tretë të programit intervenues WiSC, e cila
njësi ka përfshirë katër aktivitet, tre prej të cilave aktivitete obligative dhe një aktivitet rezervë.
Aktiviteti i parë “Njohja e ndjenjes”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të na informojë në lidhje më atë
sesa nxënësit i njohin ndjenjat e ndryshme. Fillimisht secilit nxënës i është dhënë fleta 3a e punës
individuale, që kanë përmbajtur disa shprehje të fytyrave që përkojnë më ndjenja të ndryshme dhe
përgjatë 15 minutave nxënësve iu është kërkuar që tu përgjigjen pyetjeve si p.sh “Si ndihet ky person?
Çfarë ka ndodhur që ka bërë këtë person të ndihet kështu? Çfarë thotë ky person?. “ Kohëzgjatja e këtij
aktiviteti ishte 15 minuta.Aktivitei i dytë “Mundësit e veprimit si vëzhgues” është vazhdimësi e
aktivitetit të parë. Këtu separi secilit grup i është caktuar nga një figurë dhe nga fëmijët është
kërkuar që ti përgjigjen pyetjes Çfarë duhet të bëjmë që tia bëjmë më të lehta gjërat e përsonit në
figurë. Gjithashtu ky aktivitet ka marrë 15 min për tu implematuar.
Aktiviteti i tretë “Kujtesa e ndjenjës”, gjithashtu edhe ky aktivitet është organizuar përgjatë
15 minutave. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të jep informacion në lidhje më atë se sa janë të
aftë nxënësit në identifikimin dhe dallimin e emocioneve të shokëve të tyre. Pra gjatë këtij
aktiviteti nxënësit janë udhëzuar që përmes mimikave të fytyrës të shprehin emocione të
ndryshme, të cilat duhet të identifikohen nga të tjerët.Fillimisht nga secili grup është caktuar një
nxënës i cili ka demonstruar emocionet e fytyrave të shprehura në fletat 3a. Nxënësve tjerë të
klasës iu është kërkuar të identifikojnë emocionet dhe gjithashtu të japin zgjidhjen më të mirë në
ato situata. Më pas janë diskutuar zgjidhjet e tyre.
Njësia 4.
Njësia e katërt ka filluar gjithashtu me përmbledhje të njësisë paraprake. Në këtë njësi
kemi përfshirë vetëm tre aktivitetet obligative, sepse për shkak të angazhimit të fëmijëve në një
projekt tjetër nuk kemi realizuar aktivitetet rezervë.Aktivitetin e parë në këtë njësi e kemi
realizuar duke i shpërndarë fletat e punës 4a individuale, të cilën më pas i kemi mbledhur për të
vazhduar me aktivitetin e dytë. Aktiviteti i dytë përfshin lojën kurrizi i ngrohtë, ku në mënyrë të
rastësishme kemi përzgjedhur shokun apo shoqen të cilit/es secili nxënës u është dashur t’i
shkruajnë nga një kompliment. Pas përzgjedhjes secili nxënës ka shkruar një kompliment në një
fletë ngjitëse, të cilit/es më pas i ka ngjitur në kurrizin e atij apo asaj. Pastaj secili prej nxënësve
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 5

ka lexuar se çfarë i është shkruar në letër. Aktiviteti i tretë është realizuar duke i shpërndarë
fëmijëve një pllakatë boshe dhe një figur të fletës 4b të punës, ku në të kanë shkruar përgjigjen e
pyetjes së shënuar se “Çfarë është më e mira që ju mund të beni nëse jeni në rolin e personit të
3?” Këto përgjigje më pas janë shënuar ë pllakatë dhe janë lexuar.
Njësia 5.
Aktiviteti i parë i kësaj njësie “Prezantimi i opsioneve për aktivitet të përbashkët“.
Fillimisht kemi prezantuar para nxënësve tre opsionet të aktiviteteve që ata dëshirojnë që të
realizohen në njësinë e gjashtë. Aktiviteti që ata kanë përzgjedhur ishte “Pema e miqësisë“-
Secili nxënës e ngjyros dorën e tij dhe e vendos në hamer, brenda dorës e shkruan mesazhin dhe
emrin e tij, këto vendosen në korridor. Më pas është realizuar aktiviteti i dytë “Rishikim: Çfarë
mësova unë?“ Fëmijëve u janë shpërndarë fletët 4D të punës individuale. Dhe iu është kërkuar
që sa më sinqerisht tu përgjigjen pyetjeve që janë në këtë fletë të punës. Si p.sh Çfarë kam
mësuar unë deri tani ne projektin e klasës WiSC? Cila ishte tema më e rëndësishme për mua? Jep
një shembull konkret. Pse ishte kjo e rëndësishme? Cila gjë s’më ka pëlqyer? Dhe pse?
Njësia 6.
Në njësinë 6, kemi përzgjedhur aktivitetin “Pema e miqësisë” nga njësia 5. Pastaj fëmijëve
u janë shpërndarë certifikatat e pjesëmarrjes. Në fund jemi pershendetur me secilin veç e veç, i
kemi falenderuar dhe uruar suksese në mësime.
Përparësitë dhe mangësitë

Realizimi i intervenimit mund të konsiderohet në përgjithësi si një proces i suksesshem.


Lidershipi i shkollës ka shprehur interesim të vazhdueshëm që të bashkëpunojë me ne gjatë
gjithë fazave të realizimit të këtij intervenimi. Mësueset e klasave pjesëmarrëse poashtu kanë
qenë bashkëpunuese dhe të gatshme për ndihmë. Si sukses të këtij intervenimi mund të theksohet
realizimi me kohë i aktiviteteve përgjatë 6 javëve. Numri jo shumë i madh i nxënësve nëpër
klasa na ka mundësuar që realizimi i pyetësorëve dhe i gjithë intervenimit të shkojë më lehtë, për
arsye se nëse fëmijët kanë pasur nevojë për sqarime shtesë, koha ka qenë e mjaftueshme për t’i
ofruar ndihmë secilit. Poashtu shumica e aktiviteteve kanë qenë tërheqëse për nxënësit, gjë që
është reflektuar edhe në komentet e tyre.
Si mangësi gjatë realizimit të këtij intervenimi, mund të veçohen gjatësia e pyetësorit dhe
disa nga termet e tij, të cilat janë cilësuar si jo shumë të kuptueshme nga nxënësit e klasës së 5të.
Për shkak të një projekti tjetër në të cilin nxënësit e grupit interevenues kanë qenë duke marrë
pjesë, shpeshherë agjenda e planifikuar nuk ka mundur të realizohet, p.sh aktivitetet rezervë
nganjëherë nuk janë realizuar fare.
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 6

Rezultatet
Tabela 1. Të dhënat demografike për grupin intervenues dhe grupin e kontrollit
Grupi intervenues Grupi i kontrollit
N= (12) N = (16)
Gjinia (%)
Femër 41.7% 56.3%
Mashkull 58.3% 37.5%
Përkatesia kombëtare (%)
Shqiptar 100% 93.8%
Egjiptas 0% 6.3%
Gjëndja ekonomike (%)
E mirë 16.7% 25%
Shumë e mirë 75% 75%
As e mirë dhe as e keqe 8.3% 0%

Prej gjithsej 42 nxënësve që kanë qenë në të dy grupet, si në atë të kontrollit dhe të


intervenimit, në fund, për shkak të shpërnguljes së fëmijëve në shkollë tjetër, e veçanërisht për
shkak të procedurave përputhëse në mes të dy matjeve, pre dhe post-test, vetëm 28 kanë qenë të
vlefshme në fund. Prej 12 nxënësve në grupin intervenues, 41.7% kanë qenë vajza, ndërsa 58.3%
kanë qenë djem. Ndërsa në grupin e kontrollit, prej 16 nxënësve 56.3% kanë qenë vajza, ndërsa
37.5% kanë qenë djem.
Sa i përket përkatësisë kombëtare, në grupin intervenues të gjithë pjesëmarrësit në të
dhënat e fundit, kanë qenë të komunitetit shqiptar. Ndërkaq në grupin e kontrollit 93.8% kanë
qenë të komunitetit shqiptar, ndërsa 6.3% të komunitetit egjiptas.
Gjendja ekonomike e nxënësve të grupit intervenues është 16.7% e mirë, 75% shumë e mirë,
ndërsa 8.3% as e mirë dhe as e keqe, kurse 25% e nxënësve të grupit të kontrollit kanë raportuar
gjendje të mirë, ndërsa 75% gjendje shumë të mirë.
Në tabelën 2 janë të paraqitura rezultatet për dallimet ndërmjet grupeve sa i përket matjeve
fillestare në llojet e ngacmimit. Nga të dhënat mund të vërehet se ka dallime në mesatare në rë
gjitha llojet e ngacmimeve, mirëpo këto dallime nuk janë signifikante (p > 0.05) . Pra grupi
intervenues dhe ai i kontrollit shihen të jenë të njejta për sa i përket nivelit fillestar të llojeve të
ndryshme të ngacmimit.
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 7

Tabela 2. Dallimet ndërmjet grupit intervenues dhe kontrollues në matjen fillestare të llojeve të
ndryshme të ngacmimit.

Matjet fillestare
(pre-test)
Variablat M SD t- test p
Bullying
Gr.Intervenues 1.08 0.81 1.232 0.23
Gr.Kontrollues 1.38 0.15
Cyberbullying
1.0 0 1.262 0.218
Gr.Intervenues
1.03 0.1
Gr.Kontrollues
Verbal Bullying
1 0 1.475 0.152
Gr.Intervenues
1.19 0.43
Gr.Kontrollues
RelationalBullying
1.1 0.24 -0.307 0.762
Gr.Intervenues
Gr.Kontrollues 1.13 0.30
PhysicalBullying 1.088
1.05 0.12 0.287
Gr.Intervenues
1.18 0.40
Gr.Kontrollues

Tabela 3. Dallimet ndërmjet grupit intervenues dhe kontrollues në matjen fillestare të llojeve të
ndryshme të viktimizimit.
Matjet fillestare
(pre-test)

Variablat M SD t p
Victimization from bullying
Gr.Intervenues 1 0.15 1.983 0.058
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 8

Gr.kontrollues 1.23 0.81


Victimization from verbal bullying
Gr.Intervenues 1 0 0.471 0.642
Gr.Kontrollues 1.18 0.44
Victimization from physical bullying
Gr.Intervenues 1,19 0,33 -0.46 0.964
Gr.Kontrollues 1,18 0.43
Victimization from relational bullying
Gr.Intervenues 1.06 0.09 0.123 0.903
Gr.Kontrollues 1.07 0.21
Victimization from Cyberbullylling 
Gr.Intervenues 1 0.15 1.234 0.228
Gr.Kontrollues 1.05 0

Tabela 3 ka të paraqitura të dhënat për dallimet ndërmjet grupeve sa i përket llojeve të


viktimizimit. Ekzistojnë dallime në mesatare, por të cilat nuk janë signifikante (p > 0.05) , përveç
te variabla e viktimizimit nga ngacmimi, që tregon se në këtë lloj të viktimizimit, rezultatet e
dallimeve mes grupit intervenues dhe të kontrollit janë signfikante ( t=1,983, p=0,05), ku grupi i
kontrollit shihet të këtë nivel fillesatar më të lartë të viktimizimit nga ngacmimi nl krahasim më
grupin intervenues.

Ndërsa tabela 4 paraqet këto dallime, por për mirëqenien psikologjike dhe normat e
shkollës. Në këto dy variabla ekzistojnë dallime në mesatare, por që nuk janë signifikante ( p >
0.05).

Tabela 4. Dallimet ndërmjet grupit intervenues dhe kontrollues në matjen fillestare të mirëqenies
psikologjike dhe normave shkollore
Matjet fillestare
Variablat (pre-test)
M SD t p
Psychological wellbeing
Gr. Intrevenues 4 30 0.73 -0.371 0.754
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC 9

Gr.Kontrollues 4.20 0.83


School Norms
Gr.Intervenues 1.69 0.71 - 0.855 0.4
Gr. Kontrollues 1.49 0.51

Në tabelën 5, kemi paraqitur të dhënat deskriptive dhe dallimet pretest dhe posttest për
grupin intervenues sa i përket llojeve të bullizmit.Nga rezultatet mund të shohim se ekzistojnë
dallime në të dy matje sa i përket mesatareve, por që në asnjë nga variablat e bullizmit dallimet
nuk janë signifikante (p > 0.05).

Tabela 5. Të dhënat deskriptive për llojet e ngacmimit dhe dallimet ne mes pretest dhe posttest
për grupin intervenues
Grupi intervenues
(n= 12)
Variablat M SD t- test p
Bullying
Pretest 1,09 0.16 1.91 0.82
Posttest 1.13 0.25
Cyberbullying
Pretest 1 0 - -

Posttest 1 0
Verbal Bullying
Pretest 1 0 - -
1.09 0.33
Posttest
RelationalBullying
1.13 0.25
Pretest 1.732 0.111

Posttest 1.06 0.25

PhysicalBullying
1.06 0.13
Pretest 1.483 0.166
1 0
Posttest

Tabela 6 përmban po të njejta të dhëna por për llojet e viktimizimit, ndërsa tabela 7 për
mirëqenien psikologjike dhe normat e shkollës. Rezultatet e të dhënave sa i përket llojeve të
viktimizimit tregojnë se ekzistojnë dallime në mesatare, por që nuk janë signifikante (p>0.05).
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
10

Dallime në mesatare, por jo signifikante (p >0.05) ekzistojnë edhe në tabelën 7, që paraqet


rezultatet për mirëqenien psikologjike dhe normat e shkollës.

Tabela 6. Të dhënat deskriptive për llojet e viktimizimit dhe dallimet ne mes pretest dhe posttest
për grupin intervenues
Grupi intervenues
N=(12)

Variablat M SD t-test p
Victimization from bullying
Pretest 1.00 0.00 -1.732 0.111
Posttest 1.16 0.33
Victimization from verbal bullying
Pretest 1,05 0,12 1.483 0.33
Posttest 1.00 0.00
Victimization from physical bullying
Pretest 1,19 0,33 1.732 0.111
Posttest 1,02 0.09
Victimization from relational bullying
Pretest 1.06 0.09 000 1
Posttest 1.06 0.23
Victimization from Cyberbullylling 
Pretest 1 0 -1.00 0.339
Posttest 1.02 0.48

Tabela 7. Të dhënat deskriptive për mirëqenien psikologjike dhe normat e shkollës dhe dallimet
pretest dhe posttest për grupin intervenues.
Grupi intervenues
Variablat (n=12)
M SD t p
Psychologicalwellbeing
Pretest 4.3 0.73 0.436 0. 671
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
11

Posttest 4.11 1.5


School Norms
Pretest 1.7 0.7 1.865 0.089
Posttest 1.3 0.51

Në tabelat e mësipërme janë paraqitur të dhënat për grupin intervenues, ndërsa tabela 8, 9
dhe 10 do të paraqesin po të njejtat të dhëna, vetëm se për grupin e kontrollit. Në tabelën 8 pra
janë të paraqitura rezultatet e të dhënave deskriptive për llojet e bullizmit dhe dallimet pretest
dhe posttest sa i përket grupit të kontrollit. Këto të dhëna tregojnë se dallimet në mesatare
ekzistojnë, por të vetmet dallimet që janë signifikante janë dallimet në variablen e ngacmimit
verbal ( t = 2.276, p = 0.05).

Tabela 8. Të dhënat deskriptive për llojët e ngacmimit dhe dallimet pretest dhe posttest për
grupin e kontrollit.
Grupi i kontrollit
(n= 16)
Variablat M SD t- test p
Bullying
Pretest 1,38 0.81 2.22 0.41
Posttest 1.13 0.25
Cyberbullying
Pretest 1.04 0.1 1.47 0.16

Posttest 1 0
Verbal Bullying
Pretest 1.19 0.43 2.276 0.055
1.1 0.33
Posttest
RelationalBullying
1.1 0.33
Pretest 1.138 0.188

Posttest 1.06 0.25

PhysicalBullying
1.10 0.40
Pretest 1.861 0.083
1 0
Posttest
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
12

Të dhënat deskriptive dhe dlallimet pretest-posttest të grupit të kontrollit, sa i përket llojeve


të viktimizimit janë të paraqitura në tabelën 9. Rezultatet nga tabela tregojnë se ekzistojnë
dallime në mesatare në mes dy matjeve, por që në asnjërën nga variablat këto dallime nuk janë
signifikante (p > 0.05).

Tabela 9. Të dhënat deskriptive për llojet e viktimizimit dhe dallimet ne mes pretest dhe posttest
për grupin e kontrollit
Grupi i kontrollit
N=(12)

Variablat M SD t p
Victimization from bullying
Pretest 1.22 0.39 1.33 0.111
Posttest 1.08 0.19
Victimization from verbal bullying
Pretest 1,10 0.33 0.716 0.486
Posttest 1.02 0.22
Victimization from physical bullying
Pretest 1,18 0.43 1.159 0.264
Posttest 1,08 0.22
Victimization from relational bullying
Pretest 1.07 0.21 1.074 0.3
Posttest 1.02 0.026
Victimization from Cyberbullylling 
Pretest 1.05 0.1 1.431 0.173
Posttest 1 0

Tabela 10, paraqet të dhënat deskriptive për mirëqenien psikologjike dhe normat e
shkollës, si dhe dallimet pretest dhe posttest për grupin e kontrollit. Dallimet në mesatare
ekzistojnë, por që nuk janë signifikante ( p >0.05).

Tabela 10. Të dhënat deskriptive për mirëqenien psikologjike dhe normat e shkollës dhe dallimet
pretest dhe posttest për grupin e kontrollit
Grupi i kontrollit
(N=16)
Variablat M SD t p
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
13

Psychological wellbeing
Pretest 4.2 0.8 -0.467 0. 65
Posttest 4.3 1.1
School Norms
Pretest 1.5 0.5 - 1.485 0.16
Posttest 1.8 0.4

Diskutimi
Duke parë rastet e larta të ngacmimeve kohëve të fundit, si dhe pasojat negative të tyre,
shihet si i domosdoshëm implementimi i programeve të ndryshme për parandalimin e ngacmimit
në shkollat tona. Programet e parandalimit të ngacmimit janë një mënyrë për të kultivuar një
kulturë më të sigurt shkollore për fëmijët e shkollave të fillore dhe të mesme. Përgjegjësia për
zhvillimin e programeve anti-ngacmim shpesh i caktohet këshilltarëve të shkollave dhe
këshilltarët kanë nevojë për burime për të hartuar programe efektive për parandalimin e dhunës
(ASCA, 2011). Programe parandalues janë zhvilluar në shtete të ndryshme ( Newman-Carlson
& Horne,2004: Olweus & Limber, 2010: Strohmeier, Hoffman, Schiller, Stefanek, & Spiel,
2012) . Ndërkaq, ky studim ka pasur për qëllim që të vlerësojë efektivitetin e implementimit të
programit WiSC-versioni i rianarzhuar, në shkollat të ndryshme të komunave në Kosovë.
Implementimi i këtij programi ka përfshirë matjet fillestare, më anë të pyetësorit, intervenimin
dhe në fund matjet posttest për të vlerësuar efektivitetin e versionit të rianarzhuar të programit
WiSC, në uljen nivelit të ngacmimeve.
Programi WiSC është zbatuar në shkollat austriake që nga viti 2008/09. Në Austri,
efektiviteti i programit WiSC është demonstruar në studime të ndryshme (Gollwitzer, Banse,
Eisenbach, & Naumann, 2007; Gollwitzer, Eisenbach, Atria, Strohmeier & Banse, 2006;
Gradinger, Yanagida, Strohmeier & Spiel, 2015a , 2015b; Yanagida, Strohmeier & Spiel, 2015).
Sipas Yanagida et al. (2015) ndryshimi në viktimizimi ishte më i lartë për grupin intervenues në
krahasuar me grupin e kontrollit. Megjithatë, ndryshimi i sjelljes agresive nuk arriti domethënie
statistikore, megjithëse madhësia e efektit ishte në favor të programit. Poashtu Spiel et al. (2011)
vlerësoi Programin e Kompetencave Sociale të WiSC dhe tregoi ulje të ndjeshme në sjellje
agresive (ngacmim)
Në rastin tonë programi intervenues WiSC është implementuar te nxënësit e klasave të
pesta të shkollës fillore “Martin Camaj” në Istog, ku në fazën fillestare janë përfshirë gjithsej 42
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
14

nxënës (22 prej të cilëve ishin në grupin e kontrollit dhe 20 në grupin intervenues). Mirëpo nga
këta nxënës vetëm 28 (12 nga grupi intervenues dhe 18 nga grupi i kontrollit) janë konsideruar si
pjesëmarrës të vlefshëm. Nga sesioni i rezultateve mund të vërehet se në përgjithësi Programin e
Kompetencave Sociale të WiSC, nuk ka pas një ndikim në ulje të nivelit të ngacmimit dhe
viktimizimit të nxënësit e kësaj shkolle, ku megjithëse ka pas dallime në mesatare në pothuajse
secilën variabël të matur ne kohën 1 dhe kohën 2, por këto dallime prapë nuk kanë qenë
signifikante. Pra rezultatet e këtij studimi nuk janë në përputhje me studimet e realizuara më
parë në drejtim të vlerësimit të efektivitetit të WiSC-ut (Yanagida et al., 2015: Spiel et al., 2011 )
Arsyetimi i këtyre rezultateve mund të iu atribuohet nivelit shumë të ulët të ngacmimit dhe
viktimizimit të raportuar nga nxënësit e kësaj shkolle, gjë që vërehet të mesataret e pothuajse
secilës variabël të matur në kohën 1. Po ashtu numri i vogël i pjesëmarrësve në grupin
intervenues mund të jetë një indikator tjetër i rezultateve të këtij studimi.

Referencat
Atria, M., Strohmeier, D., & Spiel, C. (2007). Viennese social competence (ViSC) training for
pupils: Program and evaluation. In J. E. Zins, M. J. Elias, & C. A. Maher (Eds.), Bullying,
Victimization, and Peer Harassment: A Handbook of Prevention and Intervention (pp.
179–197). New York, NY: Haworth Press.
Gollwitzer, M., Banse, R., Eisenbach, K., & Naumann, A. (2007). Effectiveness of the Vienna
social competence training on explicit and implicit aggression. European Journal of
Psychological Assessment, 23, 150–156.
PROGRAMI I KOMPETENCAVE SOCIALE – WiSC
15

Gollwitzer, M., Eisenbach, K., Atria, M., Strohmeier, D., & Banse, R. (2006). Evaluation of
aggression-reducing effects of the “Viennese social competence training”. Swiss Journal of
Psychology, 65, 125–135.
Gradinger, P., Yanagida, T., Strohmeier, D., & Spiel, C. (2015a). Prevention of cyberbullying
and cyber victimization: Evaluation of the ViSC social competence program. Journal of
School Violence, 14, 87–110. doi:10.1080/15388220.2014.963231
Gradinger, P., Yanagida, T., Strohmeier, D., & Spiel, C. (2015b). Effectiveness and
sustainability of the ViSC social competence program to prevent cyberbullying and cyber-
victimization: Class and individual level moderators. Aggressive Behavior. Accepted for
publication.
Newman-Carlson, D., & Horne, A. M. (2004). Bully Busters: A psychoeducational intervention
for reducing bullying behavior in middle school students. Journal of Counseling &
Development, 82(3), 259–267
Olweus, D., & Limber, S. P. (2010). Bullying in school: Evaluation and dissemination of the
Olweus Bullying Prevention Program. American Journal of Orthopsychiatry, 80(1), 124–
134. doi:10.1111/j.1939-0025.2010.01015.x
Spiel, C., Strohmeier, D., Schiller, E., Stefanek, E., Schlutes, M., Hoffmann, C., Yanagida, T., &
Pollhammer, B. (2011). WiSK Programme: Forderung sozialer und interkultureller
Kompetenzen in der Schule. WiSK evaluationsstudie: Abschlussbericht (ViSC Social
Competence Program. Evaluation study. Final report). Report to the Federal Ministry of
Education, Arts, and Cultural Affairs. Vienna, Austria: University of Vienna
Strohmeier, D., Hoffmann, C., Schiller, E., Stefanek, E., & Spiel, C. (2012). ViSC social
competence program. New Directions for Youth Development, 2012(133), 71–84. doi:
10.1002/yd.20008

Yanagida, T., Strohmeier, D., & Spiel, C. (2015). Dynamic change of aggressive behavior and
victimization among adolescents: Socio-ecological preventive intervention program ViSC.
Manuscript submitted for publication

You might also like