You are on page 1of 2

Tiparet e shtetit ne mesjete

Fisniket

Lindja dhe zhvillimi i fisnikërisë shqiptare të tokës u krye në kushte specifike nëpërmjet
veprimit të shumë faktorëve kontradiktorë. Së pari, në kushtet kur vendi mbeti përgjatë
gjithë kohës nën sundimin e perandorive e të mbretërive të huaja, kuptohet që procesi i
rritjes së klasës feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes së një fizionomie
të plotë nacionale të saj.

Larmia e gjerë e titujve të fisnikërisë që mbanin krerët shqiptarë tregon shkallën e


ndikimit dhe të integrimit të mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetërore. Në
hierarkinë shqiptare ndeshen sa tituj bizantinë, aq edhe tituj perëndimorë e sllavë. Në
fakt, mjaft fisnikë shqiptarë ishin të integruar në administratat e huaja, qendrore e
provinciale, në atë masë saqë dobësoheshin lidhjet me mjediset e tyre. Qysh në fillimet e
shek. XI ka dëshmi për fisnikë shqiptarë nga familjet Skurra, Arianiti etj., që ishin
përfshirë në fisnikërinë e Mbretërisë së Sicilisë apo të Perandorisë Bizantine. Por kjo nuk
do të thotë se shumica e aristokracisë shqiptare, ndonëse nën ndikim e tutelë të huaj, të
mos orientohej ku më shpejt e ku më vonë drejt emancipimit të vet, siç e provoi në fund
të fundit edhe krijimi i Principatës së Arbrit që në shek. XII, apo i principatave e
formacioneve të tjera shtetërore shqiptare në shek. XIV-XV.

Kleri edhe roli i tij be jeten shoqerore e politike.

Në institucionet kishtare të shpërndara në të gjithë vendin vepronin klerikë shqiptarë të


të gjitha niveleve. Për nga prejardhja dhe nga formimi këta përbënin një masë tepër
heterogjene.

Klerikët e niveleve të ulëta, famulltarë, murgj, dhjakë etj., rekrutoheshin nga shtresat e
vobekta të popullsisë. Për shumë prej tyre, shërbimi fetar ishte veç të tjerash një mjet
jetese. Megjithatë futja në karrierën fetare nuk e zgjidhte gjithmonë problemin e
ekzistencës. Burimet historike përmendin priftërinj shqiptarë të katandisur në gjendjen e
lypësit, që shpeshherë detyroheshin të braktisnin vendin e tyre e të kërkonin fatin e tyre
gjetkë. Në shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikë të
thjeshtë shqiptarë të ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj. Një pjesë e tyre arrinte të gjente
njëfarë sistemimi në kishat e manastiret e këtyre qyteteve. Të tjerë detyroheshin të
merreshin me veprimtari jashtëkishtare, si tregti, artizanat etj. Nuk mungojnë të dhënat
edhe për ngatërrimin e tyre në akte kriminale.
Klerikët e lartë, në të kundërtën, si rregull vinin nga radhët e aristokracisë së tokës dhe
të qytetit. Nga një familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi Kostandin
Kabasilla që, aty nga mesi i shek. XIII, ishte në krye të kishës ortodokse të Durrësit e më
tej të asaj të Ohrit. Dominik Topia, vëlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bëri një karrierë
të shquar në Urdhrin Dominikan. Në shek. XIV-XV vetëm qyteti i Lezhës pati një sërë
peshkopësh nga dyert Suma, Jonima e Kamona. Bujarë të tjerë nga familjet Dushmani,
Zaharia, Skurra drejtuan selitë peshkopale të Pultit, Sapës, Krujës, Stefaniakës. Më 1422
Pjetër Spani nga Drishti emërohet kryepeshkop i Tivarit, ndërsa vite më vonë, drishtiani
tjetër Pal Engjëlli ishte kryepeshkop i Durrësit.

You might also like