You are on page 1of 2

Elja Dalipaj

XI-6

Projekt
Grupi 3:”Shteti shqiptar nw vitet 1914-1920”
Ceshtja:’Statuti organik I prillit 1914’

Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë, (ligji i parë themelor
i shtetit shqiptar), i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet
themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik
1913.Kishte 17 nene dhe 216 kapituj.
Sipas nenit 1 të këtij Statuti, shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur
dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e
Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë
në kufijtë që kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe
kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. Sipas nenit 7 në fronin e
Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i
administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e
Ministrave.
Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e
detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7
sanxhaqe (prefektura), të cilat ndaheshin në kaza (nënprefektura) dhe kazatë në
nahije (komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit,
përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë, të
arsimit dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e
politike.

You might also like