You are on page 1of 4

PROJEKT

TEMA:”MUZIKA JONE POPULLORE”


Muzika popullore është muzika tradicionale, zhaneri që evoloi prej saj gjatë ringjalljes popullore të shekullit XX. Disa lloje
të muzikës popullore mund të quhen muzikë botërore. Muzika tradicionale popullore është përcaktuar në disa mënyra: si
muzikë që transmetohet gojarisht, muzikë me kompozitorë të panjohur, ose muzikë e realizuar me porosi për një
periudhë të gjatë kohore. Ka qenë në kontrast me stilet tregtare dhe klasike. Termi e ka zanafillën në shekulliin XIX, por
dihet që muzika popullore shtrihet përtej kësajDuke filluar nga mesi i shekullit XX, një formë e re e muzikës popullore
evoluoi nga muzika popullore tradicionale. Ky proces ashtu si edhe periudha quhet kushtimisht ringjallja e dytë popullore
e që arriti zenitin në vitet '60. Kjo formë e muzikës nganjëherë quhet muzikë popullore bashkëkohore ose muzikë
folklorike për ta dalluar atë nga format më të hershme popullore. [1] Ringjallje më të vogla, të ngjashme kanë ndodhur
diku tjetër në botë, në periudha të tjera, por termi muzikë popullore nuk është përdorur zakonisht për muzikën e re të
krijuar gjatë atyre periudhave. Ky lloj i muzikës popullore përfshin gjithashtu edhe zhanre të tilla si fusion, rock folk,
folklorik, etj. Ndërsa muzika popullore bashkëkohore është një zhanër në përgjithësi i dallueshëm nga muzika popullore
tradicionale, në anglishtën amerikane ajo ka të njëjtin emër, dhe shpesh ndan të njëjtët performues dhe ambiente ashtu
si edhe muzika popullore tradicionale.

Termat muzikë popullore, këngë popullore dhe vallëzim popullor janë shprehje relativisht të vonshme. Ato paraqesin një


shtrirje ose zgjerim të kuptimit të termit folklor, që u krijua në vitin 1846 nga antikuari anglez William Thoms për të
përshkruar "traditat, zakonet dhe besëtytnitë e klasave të pakulturuara". [2] Termi rrjedh më tej nga shprehja
gjermane volk, në kuptimin e "popullit në tërësi", siç zbatohej për muzikën popullore dhe kombëtare nga Johann
Gottfried Herder dhe romantikët gjermane afër një shekull më parë. [3] Megjithëse kuptohet që muzika popullore është
muzikë e popullit, vëzhguesit ende gjejnë përcaktime të paqarta dhe të pakapshme. Disa madje as nuk janë dakord se
duhet të përdoret termi muzikë popullore.

You might also like