You are on page 1of 1

Antigona

Antigona ishte një nga figurat më tragjike të Ciklit të Tebës dhe mitologjise Greke në
përgjithësi. Ishte e bija e Edipit dhe Jokastës.
Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me
njëri-tjetrin) erdhën në jetë, përveç asaj vetë, dy djem binjakë, Eteokli – Polinikti dhe
një vajzë tjetër, Ismena. Pas rënies së perdes së errët që mbulonte për vite me radhë
veprimet e fshehta dhe të panjohura të Edipit, vetëverbimit të tij dhe vetëvarjes së të
ëmës, Antigona u detyrua të shoqëronte të atin e moshuar (Edipin) që e kishin dëbuar
nga Teba në Këln. Historia në fjalë, dramatizohet në tragjedinë e Sofokliut.Me guxim
burrëror dhe vetësakrifikim të vërtetë Antigona sypatrembur iu fut një rruge të vështirë,
edhe pse e dinte se pasojat e një iniciative të tillë mund të ishin të pashmangshme
kurrë nuk u pendua. Aty, Tezeu arriti ta shpëtonte nga duart e dajës së vet, Kreontit
(vëllait të nënës) i cili shkoi për ta rrëmbyer. Pak kohë pas vdekjes së të atit, Antigona
u rikthye në Tebë për të shmangur duelin e dy vëllezërve të saj, të cilët kishin marrë
përsipër udhëheqjen e Tebës, luftën që e nisi Polinikti ndaj Eteoklit sepse e kishte
përzënë nga Teba. Kur lufta përfundoi në favor të Tebës (me fitoren e Kadmit) por
edhe me vdekjen tragjike të dy heronjve në portën e shtatë, sunduesi i ri, Kreonti
urdhëroi varrimin e Eteoklit por edhe ndalimin e varrosjes së trupit të pajetë të
Poliniktit, i cili sipas tij veproi si tradhtar.
Antigona, në të kundërt me motrën e saj, Izminin, i neglizhoi të gjitha ligjet e Kreontit
dhe varrosi vëllain e saj të vdekur, sipas dëshirës së zotave.
I gjithë ky konflikt përshkruhet grafikisht në tragjedinë homonime të Sofokleut.
Një roje i cili kishte rënë në gjurmët e saj e zbuloi dhe e çoi te Kreonti. Rezultati i këtij
konflikti ishte ndëshkimi i pashpirt i i saj. E mbyllën në një shpellë duke e lënë pa bukë
dhe pa ujë, deri sa të vdiste.
I fejuari i saj, Emoni, i biri i Kreontit, e përkrahu veprimin e Antigonës dhe akuzoi të
atin, (i cili më vonë u pendua pasi orakulli Tiresia e paralajmëroi se diçka e keqe do të
ndodhte) por më kot, Antigona u vetëvra. Në dëgjimin e lajmit tragjik, Emoni u rrënua
tërësisht, bindi të ëmën dhe kështu u vetëvaren që të dy.

Punoi :Arjon Breshanaj

You might also like