You are on page 1of 3

Tema:Arbereshe

t
Klasa:8c
Punoi:Brendon
Gjana
Arbëreshët (albanesi d'Italia ose italo-albanesi në italisht),
domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë,
janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në
jug të Italisë.
Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata
arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës,
Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.
Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga
Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në
shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së
heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe
pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë
Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që
nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit,
deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të
arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e
Pavias dhe të
Piaçencës,
po ashtu një
grup i madh
i'u drejtua
rajonit
qendror të
Abrucos.
Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën
arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një
në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të
huajt.
Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të
gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e
doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon
shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore,
që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetarë krishterë
ortodoks-bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të
ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes
së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy
komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse:
bazuar në Kalabri "Kolegjin Korsini" (1732) në Shën Benedhit,
pastaj "Kolegji Shën Adriani" transferuar në 1794 në Shën Mitri,
dhe në Sicili "Seminarin Italo-Shqiptar" të Palermos (1735), që u
transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945. Shumica e
pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere
ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezave: Ungra për arbëreshët e
Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për arbëreshët e Sicilisë.
Lidhur historikisht me komunitetin arbëresh është Manastiri i
Grotaferratës në Romë, ku ka shumë murg arbëreshë. Eparkit
bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një
bashkësi shqipfolëse në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për
të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare,
tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.

You might also like