You are on page 1of 2

Teoria konstruktiviste, e cila mbështetet në punën e Piazhesë, vë theksin mbi ndërveprimin mes

nxënësit dhe Tjetrit. Koncepti i Tjetrit mund të marrë përmasa të ndryshme si përshembull:
nxënës të tjerë të një klase, mësues, ndërveprues social etj. Përfaqësues i kësaj rryme është
Vygotski, i cili e përqëndron studimin e tij në periudhën e Rusisë Socialiste, gjë që reflektohet në
disa rrafshe në teorinë që ai ndërton.

Teoria sociokonstruktiviste i jep prioritet në procesin e zhvillimit intelektual; gjuhës, e cila në


këtë teori përfaqësohet nga procesi i dialogimit. Sipas Vygotskit përmes dialogut: ndërtohen,
ndahen, rindërtohen idetë. Ka tri kontekste intelektual dhe social sipas të cilave mund të
zhvillohen dialogët:
1. me një individ më të informuar se vetja
2.me një individ të informuar aq sa vetja
3. me një njeri më pak të informuar
Sa i takon këtij aspekti lind pyetja: A është determinuese mosha në përcaktimin e pozitës
intelektuale? Thënë ndryshe: a është domsodoshmërisht një njeri më i informuar edhe më i rritur
në moshë? Përgjigja është jo, personi më i ditur jo domosdoshmërisht është më i rritur.
Dialogu, i cili ndihmon në të kuptuarit më të thellë të një teme diskutimi nuk shihet si i mbyllur
brenda kornizës së një ambienti mësimdhënës-mësimnxënës. Kontekstet në të cilat ky proces
realizohet janë të panumërta duke nisur nga kontekste informalë, si: një diskutim në ambientet e
shtëpisë, mes miqsh e me rradhë, deri tek ambiente formale.
Zona e Zhvillimit të Përafërt është një hapsirë teorike të të kuptuarit më lartë se niveli i të
kuptuarit aktual të individit. Kjo zonë është e individualizuar rrjedhimisht dhe e ndryshme.
Procesi i mësimit nuk është gjë tjetër veçse lëvizja përmes kësaj zonë për t'u përgatitur për
nivelin e ardhshëm të të kuptuarit, duke u ndihmuar nga ndërhyrja e dikujt tjetër. Në kontekstin e
një klase, mësuesi duhet të ketë parasysh nivelin aktual të të nxënit të fëmijës për të planifikuar
mësimin në përshtatje me këtë nivel. Ky veprim quhet ndryshe skelëzim. Skelëzimi shfaqet në
disa mënyra:
1.nëpërmjet diskutimit
2.nëpërmjet materialeve
3.nëpërmjet detyrave
Tri pohimet kryesore të teorisë së Vygotskit:
1.Ndërveprimi social luan rol themelor në procesin e zhvillimit kognitiv.
2.Ka shumë njohuri që i njohin të Tjerët dhe i mësojmë nga Tjetri.
3.Zona e Zhvillimit të Përafërt është distanca mes aftësisë së nxënësit për të kryer një detyrë nën
udhëheqjen e një personi më të ditur ose në bashkëveprim me të barabartët e tij, me aftësinë e
nxënësit për ta zgjidhur problemin në mënyrë të pavarur. Thënë ndryshe ZZHP është distanca
mes zhvillimit aktual dhe zhvillimit potencial. Ky koncept varet nga dy aspekte: konteksti social
dhe kapaciteti për imitim.

You might also like