You are on page 1of 10

__§ 1.

Struktura e trupave të ngurtë______________________________________________

§ 1. STRUKTURA E TRUPAVE TË NGURTË


1.1. Lënda dhe materia
Lënda ose substanca paraqet formën e organizuar të materies e cila shfaq veti të
inercionit, kurse gjithçka tjetër është energji. Në përgjithësi lënda ndahet në homogjene dhe
heterogjene. Ajo homogjene ndahet në lëndë të pastra dhe tretje ose përzierje homogjene,
ndërsa lëndët e pastra i ndajmë në elemente (metalet, jometalet,..) dhe komponime të cilat për
dallim prej elementeve për mes analizave kimike mund të shpërbashkohen në elemente.
Lënda e cila përbëhet vetëm prej një lloji të atomeve është element i pastër, kurse ajo e cila
përbëhet vetëm prej një lloji të molekulave është lidhje e pastër. Pra elementi i pastër përbëhet
prej atomeve, kurse lidhja e pastër prej molekulave të elementeve, figura 1.1.

Figura 1.1. a) Elementi i pastër, b)lidhja e pastër

Lënda e cila përbëhet prej më shumë llojeve të lidhjeve atomike dhe atyre molekulare paraqet
tretësirën ose përzierjen e lëndëve të pastra. Në fakt, shumica e lëndëve janë përzierje e dy
ose më shumë lëndëve të pastra, figura 1.2.

Figura 1.2. Përzierja e lëndëve të pastra

7
Naim Syla_-_Fizika e trupit të ngurtë___________________________________________

Mënyra e lëvizjes së atomeve dhe-ose molekulave në hapësirë përcakton gjendjen agregate


të lëndës. Dihet se ekziston numër i madh atomesh dhe molekulash, mirëpo sa i përket
gjendjes në të cilën mund të gjendet lënda ekziston numër i kufizuar. Me fjalë të tjera lënda
është e përcaktuar me masë, energji dhe hapësirë e cila mund të paraqitet në tri gjendje
agregate:
- e gaztë
- e lëngët dhe
- e ngurtë

Jo rrallë materia ose lënda njëkohësisht mund gjendet në disa gjendje agregate, si për
shembull gjendja akull-ujë-avull, figura 1.3.

Figura 1.3. Gjendjet agregate të ujit

Ekziston edhe një gjendje agregate e njohur si plazmë (gazi i jonizuar), mirëpo për nivelin dhe
qëllimin e trajtim që do bëjmë ne, mjaftohemi me këtë ndarje. Dallimi esencial mes
gjendjeve agregate është se, materia në gjendjen e gaztë nuk e ruan as formën e as vëllimin,
në gjendjen e lëngët e ruan vëllimin ndërsa formën jo, dhe në gjendjen e ngurtë ruan edhe
vëllimin edhe formën. Po ashtu ekziston dallim edhe në vetë ndërtimin strukturor të tyre- tek
gjendjet e ndryshme agregate, distancat ndërmjet atomeve, molekulave, joneve, etj. janë të
ndryshme. Është vërtetuar se, distanca mes atomeve tek gjendja e lëngët është diku deri në
10% më e madhe se distanca mes atomeve te gjendja e ngurtë, kurse distanca mes atomeve në
gjendjen e gaztë është shumë herë më e madhe. Duke e bazuar në këtë fakt, distancën mes
atomeve (densiteti i materies, lëndës), jo rrallë gjendja agregate e lëngët dhe ajo e ngurtë së
bashku emërtohen si gjendje e kondensuar e materies. Këtë të dhënë do ta sqarojmë për mes
logjikës së numrave. Psh. dihet se në shtypje normale dhe në temperaturë të dhomës në trupa
të ngurtë dhe në lëngje gjenden diku 1022-1023 atome, molekula ose jone në 1cm3, ndërsa në
gazra rreth 1019 atome. Nëse llogarisim distancën ndër atomike, atëherë del se tek gjendja e
kondensuar distanca ndërmjet atomeve është diku 2 deri në 3 Å, kurse tek gazrat diku rreth 30
Å, që i bie për 10 herë më e madhe.
Shndërrimi i një gjendje agregate në tjetër është i mundur, dhe me këtë rast sistemi ose
absorbon ose liron energji, varësisht se prej cilës në cilën gjendje agregate kalon. Në figurën
1.4. do paraqesim skemën e kalimit si dhe emërtimet e kalimit, duke mos u futur në detale,
sepse janë gjëra të mësuara dhe të përsëritura disa herë gjatë mësimit bazik.

8
__§ 1. Struktura e trupave të ngurtë______________________________________________

Nxehtësia latente L (energjia e nevojshme për shndërrim të gjendjes agregate) për kalimin
nga gjendja e ngurtë në të lëngët është shumë më e vogël se ajo gjatë kalimit nga e lëngëta në
të gaztën, dmth. Lngurte lenget ( Ln l )  Llenget  gazte ( Ll  g ) . Psh. nxehtësia latente gjatë kalimit nga
4,1868 J
gjendja agregate e ngurtë në atë të lëngët për Na është 630 , ndërsa gjatë kalimit
gram.atom
4,1868 J
nga gjendja e lëngët në të gaztë, kjo nxehtësi është 23300 , që i bie të jetë rreth
gram.atom
37 herë më e madhe. Ose, rasti i zhivës, nxehtësi latente për kalimin e parë është
4,1868 J 4,1868 J
560 , kurse për kalimin e dytë 16000 , ose përafërsisht 28,5 herë më e
gram.atom gram.atom
madhe se nxehtësia latente e shndërrimit nga gjendje agregate e ngurtë në atë të lëngët.

.
Figura 1.4. Gjendjet agregate dhe proceset e kalimit

Këto të dhëna japin për të kuptuar se, në aspektin energjetik më lehtë ndodhë shndërrimi nga
gjendja e ngurtë në të lëngët dhe anasjelltas se shndërrimi lëng↔ gaz. ”Familjaritetin” e dy
gjendjeve agregate, asaj të ngurtë dhe asaj të lëngët e vërteton edhe një fakt tjetër, gjatë
kalimit nga njëra gjendje tek tjera, nxehtësia specifike në shtypje konstante nuk ndryshon ose
ndryshon fare pak. Këtë të dhënë do e sjellim në tabelën vijuese për tri raste.

Tabela 1.1. Cp për dy gjendje agregate


 4,1868 J  Na NH3 Zn
Cp  
 Kmol 
Ngurtë 7,6 12,2 7,2
Lëngët 8 18,4 7,9

Për ne me interes është materia në gjendje të ngurtë, e cila zakonisht quhet trup i ngurtë,
prandaj në vijim ne do të trajtojmë vetëm këtë gjendje, ndërsa sipas nevojës gjatë “rrugëtimit”
tonë do bëjmë edhe krahasimin me gjendjet tjera agregate .

1.2. Definicioni për trupat e ngurtë


Me trup të ngurtë do të kuptojmë objektin i cili nën kushtet e dhëna (shtypja,
temperatura, etj.) ka një lidhje të brendshme. Do të thotë se, nën kushte të caktuara ka një

9
Naim Syla_-_Fizika e trupit të ngurtë___________________________________________

numër të dhënë atomesh të cilat bashkëveprojnë mes veti ( me termin atom tash e tutje do të
nënkuptojmë edhe molekula, jone, grupe atomesh, etj. do të thotë të gjitha llojet e bazave të
mundshme në ndërtimin e trupit të ngurtë). Nëse krijohet përshtypja se e tëra u tha, atëherë
parashtrohet pyetja se mos vallë një lëng i mbyllur hermetikisht në një bidon mund të
konsiderohet trup i ngurtë. Normalisht përgjigja do jetë e nivelit fëmijëror - jo. Atëherë çfarë
duhet ndryshuar në definicioni paraprak?
Për mes eksperimenteve kuptojmë se, te lëngjet si rezultat i lëvizjes vazhdimisht
ndodhë përzierje e atomeve të veçanta, që do të thotë se me kalimin e kohës atomet nuk
mbajnë pozita të fiksuar si dhe nuk kanë fqinjë permanent. Ky ndryshim i pozitës dhe
“fqinjësisë” nuk sjellë deri tek ndryshimi kuantitativ i gjendjes, dmth. nuk ndryshon numri i
atomeve por vetëm i pozitave të tyre. Te trupat e ngurtë, po me metoda eksperimentale
vërtetohet se, atomet lëkunden vazhdimisht rreth pozitave të tyre ekuilibruese, por nuk vjen
deri tek përzierja e tyre. Pra nën kushte të dhëna, atomet në trupë të ngurtë për dallim nga
lëngu janë të lokalizuara. Në bazë të këtyre fakteve eksperimentale, definicionin për trupin e
ngurtë mund ta zgjerojmë: Trupi i ngurtë paraqet një konglomerat mjaft të madh të atomeve të
cilat për kohë mjaftë të gjatë janë të lokalizuara në pozicionet e tyre ekulibruese. Si rezultat i
këtij lokalizimi të atomeve, trupat e ngurtë ruajnë formën dhe vëllimin. Nga jeta e përditshme
dihet se në çfarëdo pozicioni që e lëmë trupin e ngurtë,për dallim prej lëngjeve, forma dhe
vëllimi i tij nuk ndryshon, figura 1.5.

Figura 1.5. Forma dhe vëllimi i trupit të ngurtë

Nga figura 1.5, shohim se pavarësisht pozicionit të trupit të ngurtë, dimensionet e tij nuk
ndryshojnë, që do të thotë se brinjët a, b, dhe c ngelin konstantë prandaj edhe vëllimi dhe
forma ngelin konstantë. Për dallim prej trupit të ngurtë, lëngjet marrin formën e enës që do të
thotë se ato edhe pse ruajnë vëllimin nuk kanë formë konstante.
Parashtrohet pyetje se a mund të ndryshoj forma dhe vëllimi i trupave të ngurtë, dhe
nëse po nën çfarë kondita. Për tu përgjigjur në pyetjen e dhënë, në vijim do të trajtojmë vetit
fizike të trupave të ngurtë. Me veti fizike do të kuptojmë densiteti i trupit, vetit mekanike,
elektrike, magnetike dhe optike. Ne këtu do të trajtojmë kalimthi vetëm dy veti: densitetin dhe
vetit mekanike, vetit tjera do ti trajtojmë në mënyrë të detajuar në kapituj të veçan.
Në tabelën 1.2, do të paraqesim densitet për disa trupa të ngurtë dhe për qëllim të
krahasimit njëkohësisht do paraqesim edhe densitet e disa lëngjeve. Prej rezultateve të tabelës,
nxjerrim përfundimin se zakonisht densiteti i trupave të ngurtë është më i madh se ai i
lëngjeve, çfarë edhe duhej pritur sepse distanca ndër atomike tek trupat e ngurtë është
përafërsisht për 10% më e vogël se tek lëngjet.

10
__§ 1. Struktura e trupave të ngurtë______________________________________________

Tabela 1.2. Densitet e disa trupave të ngurtë dhe disa lëngjeve


Trupa të
Plumbi Çeliku Diamanti Qelqi Qeramika PVC Goma
ngurtë
 kg 
 3  11,34 7,7 3,51 2,58 2,2 1,38 0,92
 dm 
Acidi Acidi nitrik Vaji i Benzin
Lëngje Glicerina Uji Acetoni
sulfurik 50% 40% ullirit a
 kg 
 3  1,40 1,261 1,195 0,9982 0,91 0,791 0,78
 dm 

Kurse vetit mekanike të trupave të ngurtë shprehen për mes: fortësisë, qëndrueshmërisë,
elasticitetit, plasticitetit, brishtësisë dhe duktilitetit.
Fortësia e trupit të ngurtë definohet si rezistencë ndaj këputjes së tij gjatë veprimit të
forcës, e cila mund të jetë në tërheqje, shtypje, përkulje, përdredhje. Ndërsa qëndrueshmëria e
trupit të ngurtë paraqet rezistencën e trupit ndaj depërtimit të trupit të huaj në sipërfaqe të tij,
figura 1.6.

Figura 1.6. a) Prova në tërheqje dhe b) prova për përcaktimin e qëndrueshmërisë sipas Brinelit

Te trupat e ngurtë shumë me rëndësi është të njihen edhe vetit elastike përkatësisht ato
plastike. Me veti elastike kuptojmë aftësinë e trupit i cili për aq sa vepron forca e jashtme
është i deformuar dhe pastaj të rikthehet në gjendjen fillestare (të lirë). Kurse plasticiteti
është veti e trupit që të mbetet i deformuar edhe pasi të pushon së vepruari forca e jashtme,
figura 1.7.

Figura 1.7. Trupa elastik dhe plastik

11
Naim Syla_-_Fizika e trupit të ngurtë___________________________________________

Brishtësia ose thyerja e egër është vetia e trupave që nën ndikimin e forcës së jashtme të
thyhen pa ndryshuar formën (qelqi, qeramika, gizat), kurse duktiliteti ose thyerja e butë është
vetia e materialeve që nën ndikimin e forcës së jashtme së pari deformohen e më pas thyhen.
Me fjalë të tjera, trupa e ngurtë të ndryshëm mund të deformohen nën veprimin e forcës
së jashtme, mirëpo në varësi nga drejtimi, intensiteti dhe kahu i forcave të jashtme si dhe
përbërja e trupit do të thotë rezistenca dhe qëndrueshmëria e tij, ky deformim mund të jetë
elastik ose plastik, kurse thyerja e brishtë ose duktile.

1.3. Bashkëveprimi në një super molekulë


Në natyrë vetëm një numër shumë i vogël i elementeve kimike ndodhën në gjendjen
atomike- si atome të veçanta, kurse një numër mjaft madh i tyre gjendet në formë
komponimi, pra të ashtuquajtura molekula, ose në formë të renditjes së rregullt në formë të
kristaleve të ngurta. Molekulat më të thjeshta janë ato dy atomike si psh.: ajo e oksigjenit O2,
azotit N2, etj. Atomet lidhen në molekulë atëherë dhe vetëm atëherë kur energjia e molekulës
Emol. të jetë më e vogël se sa shuma e përbërësve të saj  Eat . Ndryshimi i energjisë
E  Emol .   Eat . quhet energji e kohezionit ose e lidhjes. Nëse tentohet që një atom të
zhvendosim nga pozita ekuilibruese në molekulë, atëherë duhet të veprojmë me forcë nga
jashtë për të iu kundërvënë forcës bashkëvepruese në mes të atomeve e cila zakonisht është e
natyrës elektrostatike. Nëse atomet janë shumë larg mes veti, atëherë nuk paraqitet kurrfarë
force e bashkëveprimit mes tyre, duke afruar atomet, atëherë në një distancë të caktuar fillon
bashkëveprimi i cili është i natyrës tërheqëse por njëkohësisht paraqitet edhe ai i natyrës
refuzuese. Kur atomet afrohen shumë afër, forca refuzuese e cila shfaqet mes ngarkesave të
njëjta do të dominoj ndaj asaj tërheqëse, figura 1.8. Nga kjo paraqitja vërejmë se, duke e
zvogëluar distancën ndër atomike, edhe energjia bashkëvepruese (potenciale) e atomeve
zvogëlohet dhe për r  r0 ka minimumin e saj (pozita ekulibruese). Pastaj nëse tentohet
akoma të zvogëlohet kjo distancë, energjia potenciale do të rritet dhe si rezultat prishet
ekuilibri. Dmth. kusht për stabilitet është që atomet të sillen deri në njëfarë distance të caktuar
për të cilën energjia e bashkëveprimit ka vlerë minimale, që i bie se forca tërheqëse dhe ajo
refuzuese për nga intensiteti barazohen. Mësohet në kurset bazike se distanca e
bashkëveprimit të atomeve në molekulë është e rendit të diametrit të atomit, kurse forcat e
tilla zakonisht quhet edhe forca me veprim të shkurtër.

Figura 1.8. Energjia potenciale e dy atomeve

12
__§ 1. Struktura e trupave të ngurtë______________________________________________

Një veti tjetër që shoqëron lidhjet kimike të atomeve në molekulë është vetia e
ngopjes. Psh. molekula e H ka dy atom dhe si e tillë është e ngopur, ose thjeshtë nuk ka vend
më për atome të tjera. Po e njëjta gjë vlen edhe për molekulat shumë atomike. Parimisht
kushti i stabilitetit energjetik është i njëjtë sikurse tek molekulat dy atomike sikurse tek
molekulat shumë atomike ose super molekulat, dmth. energjia e super molekulës është më e
vogël se sa shuma e energjive të atomeve të lira, dhe po ashtu vlen edhe kushti i ngopjes.
Një sqarim më të hollësishëm për natyrën e bashkëveprimit në një super molekulë
mund ta marrim vetëm për mes mekanikës kuantike. Nuk mundemi të trajtojmë një molekulë
shumë atomike, nëse nuk e kuptojmë drejtë konceptin e orbitaleve atomike nga aspekti i
mekanikës valore, sepse atëherë dhe vetëm atëherë për mes hibridizimit të orbitaleve mund të
kuptojmë orientimin e molekulave si dhe dukurin e ngopjes.

1.4. Ndarja e trupave të ngurtë


Në bazë të renditjes së atomeve, trupat e ngurtë ndahen në dy nëngrupe:
- trupat amorf dhe
- trupat kristalin
Te trupat amorf, renditja e atomeve është e rregullt vetëm në afërsi të ndonjë atomi, por jo
për gjatë tërë trupit, psh. te xhami. Një rregullsi e tillë njihet si rregullsi e afërt. Për dallim
prej trupave amorf, trupat kristalin kanë renditje të rregullt të atomeve për gjatë gjithë trupi,
pra është një rregullsi perfekt e cila njihet si rregullsi e largët, figura 1.9 dhe 1.10.

Figura 1.9. Një trup kristalin dhe një trup amorf

Figura 1.10. Forma kristalin dhe ajo amorfe e oxidit të Borit B2O3. Në të dy raste vërehet rregullsia e afërt,
kurse ajo e largët vërehet vetëm në rastin e formës kristaline.

13
Naim Syla_-_Fizika e trupit të ngurtë___________________________________________

Numri më i madh trupave të ngurtë janë trupa kristalin (supozohet se mbi 90%), ndërsa trupa
amorf janë pak, shembull praktik është xhami dhe plastika. Një tipar dallues i tyre është
mungesa e një pike të dallueshme shkrirjeje. Gjatë nxehjes ato gradualisht zbuten dhe kalimi
nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët nuk dallohet lehtë. Sa u përket trupave kristalin, edhe pse
mund të shfaqen lloje të shumta të kristaleve, në natyrë dhe në teknikë dominojnë struktura të
pakta kristaline. Në natyrë, për shembull masa e ngurtë e Tokës përbëhet prej 50% Perovskit,
kurse brendësia e Tokës (diku rreth 660km) përbëhet prej kristalit MgSiO3 i cili nën ndikimin
e temperaturës së mjedisit nuk është stabil. Kurse në teknik, për mes kristaleve të Si dominon
fusha e gjysmëpërçuesve, me ç´rast për çdo vit prodhohen tona të tërë me një kualitet perfekt.
Si rezultat i renditjes së rregullt në distancë, trupat kristalin shfaqin një veti shumë të
rëndësishme fizike- simetrinë. Me fjalë të tjera, nëse e zhvendosmi për një vektor të caktuar,
ose e rrotullojmë për disa kënde ose e pasqyrojmë ndaj ndonjë plani të caktuar, atëherë
fitojmë të njëjtën gjendje të trupit kristalin. Në kapitullin e tretë do ta trajtojmë më në detale
çështjen ne simetrisë, por me qëllim të kompletimit të këtij trajtimi ja vlen të përmendim se
2
nëse kristali rrotullohet rreth boshtit atëherë tek ai nuk paraqiten efektet e simetrisë dhe
5
thuhet se kristalet nuk kanë bosht simetrie të rendit të pestë. Mirëpo në vitin 1984, fotografia
difraktuese e rrezeve X për një mostër të përlidhjes Alumin- Mangan (Al6Mn) e cila ishte
2
fituar si rezultat i ftohjes shumë të shpejtë shfaqte vetin e simetrisë edhe për këndin . Kjo
5
do të thotë se atomet e kësaj përlidhje kanë renditje hapësinore e cila gëzon vetinë e
simetrisë edhe për bosht të rendit të pestë. Mirëpo, kur është analizuar më kujdes është
vërejtur se po e njëjta përlidhje nuk gëzon simetrinë e zhvendosjes translative. Trupat e tillë
të cilët kanë bosht simetrie të rendit të pestë por nuk gëzojnë simetrinë bazike të trupave
kristalin atë të translacionit quhen kuazi kristale.
Në këtë kurs të Fizikës së trupit të ngurtë do të trajtojmë vetëm trupat kristalin, prandaj
çdo herë kur përmendet trupi i ngurtë aludohet në trupa kristalin.

1.5. Modelet për strukturën e trupave kristalin


Tani do merremi me disa modele të cilat varësisht prej interesit të studimit përdorën për
përshkrimin e strukturës së trupave kristalin.
i) mjedis i vazhduar – shumë madhësi fizike si psh. deformimet, sforcimet e
brendshme, vetit elastike etj. mund të analizohen nëse merret përafrimi se trupi i
ngurtë-kristalin është mjedis i vazhduar. Në fakt, supozohet se distanca ndër
atomike tenton në zero. Te gjithë variablat e mundshëm me këtë rast marrin
vlera të vazhduara.
ii) sferat e ngurta – mund të merret përafrimi se bazat ose motivet e strukturave
kristalin janë sfera. Me fjalë të tjera, një pjesë e vogël trupit të ngurtë (celulë)
mund të konsiderohet si bashkësi e disa sferave të ngurta të cilat kanë një
renditje hapësinore sipas një rregulli të caktuar. Në bazë të këtij modeli, mund të
nxirret përfundimi se pse për shembull një strukturë në një drejtim ka vetin fizike
më të theksuar se në një drejtim tjetër. Ose, duke llogaritur pjesën e hapësirës së
zbrazët brenda për brenda një celule, mund të nxirret përfundimi për stabilitet
ose jo stabilitet të celulës. Edhe më saktë, për shembull mund të sqarohet pse
strukturat tek të cilat renditjet e këtyre sferave bëhet vetëm sipas kulmeve të një

iii) kubi në krahasim me rastin kur përveç vendosjes së sferave në kulme kemi edhe
në qendër të secilës faqe janë më pak stabile.

14
__§ 1. Struktura e trupave të ngurtë______________________________________________

iv) rrjeta- nëse atomet kanë renditje të rregullt, atëherë matematikisht, pozitat e tyre
mund ti paraqesim për mes pikave. Tash nëse tërheqim vija të drejta të cilat
kalojnë nëpër pika, në fakt ne do të ndërtojmë një rrjetë, e cila për ne do jetë një
model i mirë matematikë për të sqaruar simetrinë e disa trupave.
v) sferat e ngurta të lidhura me susta elastike – bashkëveprimi i atomeve në trup
të ngurtë kryesisht është i natyrës Kuloniane. Intensiteti i kësaj force
bashkëvepruese varet nga distanca ndërmjet atomeve, kurse kahu i forcës është i
kundërt me atë të vektorit njësi që i shoqërohet drejtimit mes dy atomeve. Kjo
neve na qon në analogji me efektin e sustës elastike, prandaj disa dukuri të
trupave të ngurtë mund të trajtohen pikërisht në bazë të këtij modeli. Thjeshtë,
mund të supozohet se trupi i ngurtë është bashkësi e atomeve të lidhura me susta
elastike, dhe në bazë të saj mund të nxirren përfundime për lëkundjen e atomeve-
ekuacioni i dispersionit, pastaj vetit termike të trupave të ngurtë etj.
vi) kristali si bashkësi e planeve – pasi që distanca ndër atomike në trup të ngurtë
është e krahasueshme me gjatësinë valore të rrezeve Rëntgen, atëherë në bazë të
kushteve të optikës valore, analiza e saj mund të bëhet me këto rreze. Ekuacioni i
Braggut lejon që gjykimet të nxirren në bazë të optikës gjeometrike, kurse trupi
i ngurtë të konsiderohet si sistem i planeve.
vii) trupi i kristalin si bashkësi e gropave potenciale – në bazë të mekanikës
kuantike, potenciali i atomit mund të zëvendësohet me potencial të një grope.
Kurse sa i përket trupit të ngurtë mund të paramendojmë se kemi një sërë
gropash potenciale të cilat interferojnë mes veti, rezultantja e të cilave nuk është
edhe aq e thjeshtë. Mbi këtë parim është ndërtuar modeli i Sommerfeldit për
gazin elektronik në trup të ngurtë, ndërsa po në këtë parim duke marrë model më
të thjeshtë në aspektin gjeometrik, Kronig-Penney sqarojnë origjinën e zonave
energjetike.

Dhe krejt në fund, me qëllim të krijim të një imazhi më komplet do përmendim disa
ide dhe zhvillime kryesore të shoqërisë njerëzore të cilat ndikuan direkt ose indirekt në të
kuptuarit dhe shfrytëzimin praktik të trupave kristalin,
 Historiani dhe gjeografi grek Strabon 30 vite para erës së re kuarcin e quan kristal.
Deri na shekullin e 17 të kësaj ere nuk shënohet ndonjë aktivitet ose mendim i cili ka lënë
gjurmë në historikun e zhvillimit të kristalografisë. Kurse në shekullin e 17 vlen të
përmenden këto kontribute:
 Antoni van Leeuwenhoek ndërton Mikroskopin e parë optikë
 Johannes Kepler në vitin 1611 thotë se fjollat e borës kanë simetri heksagonale,
figura 1,11.

Figura 1.11. Fjolla e borës

15
Naim Syla_-_Fizika e trupit të ngurtë___________________________________________

 Robert Hook (i njohur për ligjin e tij në mekanikë) në vitin 1665 në librin e tij
Micrographica ndër të tjerë shkruan se, indet e bimëve përbëhen prej qelizave
(celulave). Po në këtë libër, ai tenton të sqaroi format e rregullta gjeometrike të
pjesëzave të kristalit të kuarcit. Në fakt, ai duke renditur sfera në grupe (bashkësi) të
vogla dhe forma të ndryshme të cilat i quajti “globule” ai tentonte të ndërtoj njësinë
themelore të ndërtimit të kristalit, të cilat më pas duke i kombinuar fitonte formën e
jashtme të kristalit, figura 1.12. Mirëpo, ai nuk sqaroi se çfarë paraqesin këto
“globula”, thjeshtë nuk e kishte idenë e njësive themelore ose celulave të trupave
kristalin.

Figura 1.12. Globulat e Hookut

Mendimet dhe aktivitet më të rëndësishme janë paraqitur gjatë shekullit XIX, pra atëherë kur
u zbuluan edhe rrezet Rëntgen. Në vijim do të bëjmë një shpalim të këtyre kontributeve duke
respektuar renditjen historike,
 1839, William Hallowes Miller - indekset për shënimin e rrafsheve kristalografie
 1849, Francuz August Bravais – duke u mbështetur në idenë e Hookut arrin të bëjë të
gjitha renditjet e mundshme të sferave në hapësirë krahasueshëm me ndërtimin e
rregullt të lëndës. Këto renditje të rregullta u quajtën rrjetë kristalin, për të cilat ai
përfundon se ekzistojnë vetëm 14 kombinime të tilla të cilat në ditët e sodit njihen si
rrjeta hapësinore Brave. Kurse me zhvillimin e kristalografisë iu është dhënë edhe
kuptimi globulave të Hookut, të cilat në fakt paraqesin nyjet e rrjetës kristalin.
 1880-1990, Leonhard Sohnke, Yevgraf Fyodorov, Arthur Moritz Schönflies dhe
Peter Barlow- zhvillojnë teorinë mbi simetrinë e brendshme të kristaleve, kuptohet
mungonte eksperimenti verifikues
 1895 Wilhelm Conrad Röntgen- zbulon rrezatimin Rëntgen i cili ka gjatësi valore të
krahasueshme me distancën ndër atomike në kristale
 1912 Walter Friedrich, Paul Knipping dhe Max von Laue- zbulojnë difraksionin e
rrezatimit Rëntgen në rrjetën kristalin
 1913, Paul Peter Ewald – jep konceptin e rrjetë së kundërt
 1934, Ruska- zhvillon konceptin për mikroskopin elektronik me transmision(TEM)
 1936, Halaban dhe Preiswerk- zbulojnë difraksionin e neutroneve në kristal
 1937,Davisson dhe Thomson -zhvillojnë eksperimentin për difraksionin e elektroneve
 1953, Zernike- zhvillon metodën e kontrastit fazor dhe mikroskopin e kontrastit fazor
 1982, Binnig dhe Rohrer - ndërtojnë mikroskopin me skanim me efektin tunel
 1984, Binnig dhe të tjerë - ndërtojnë mikroskopin me forcë atomike

16

You might also like