You are on page 1of 19

S H K E N C AT E U S H Q I M I T D H E T E K N O L O G J I S Ë

KIMIA E PËRGJITHSHME DHE INORGANIKE


L I G J Ë R ATA E I I I -T Ë

B A RT ËS I L Ë N D ËS :
P R O F. D R . S U Z A N A A L I U
 Ligjet themelore të kimisë – Ligjet stehiometrike
 Ligji mbi ruajtjen e masës - Ligji i Lavoazjeut
 Ligji mbi marëdhëniet të caktuara të masave – Ligji i
Prustit
 Ligji i marrëdhënieve shumëfishe të masave
 Ligji imarrëdhënieve njëvlerëse ekuivalente
 Hipoteza e Daltonit mbi atomet
 Ligji i marrëdhënieve vëllimore të thjeshta
Ligji mbi ruajtjen e masës – Ligji i Lavoazjeut

 Në natyrë ndodhin ndryshime të ndryshme dhe në shikim të parë duket


se masa e përgjithëshme e tyre ndërron. Kështu pas djegies së drurit
mbetet sasia e hirit, e cila është sasi substance shumë e vogël në
krahasim me masën e drurit. Nga ana tjetër metalet e pastra në natyrë
gjatë qëndrimit në natyrë oksidohen dhe masa e tyre pas oksidimit rritet.

 Por nga ana tjetër nëqoftëse këto reaksione kryhen në enë të mbyllura
atëherë do të vërtetohet se masa e substancës para dhe pas reaksionit
nuk ndryshon. Kjo gjë së pari u vërtetua nga kimisti Anton Lavoazieu në
vitin 1785, i cili dha ligjin e quajtur “ Ligji mbi ruajtjen e masës “ ose “
Ligji i Lavoazieut “ sipas të cilit :

 Gjatë reaksioneve kimike masa e substancava para reaksionit është e


barabartë me masën e substancave që dalin nga reaksioni .
 Më vonë Fizicienti Gjerman Haus Landolt, bëri matje precize të masës.
Në enë prej qelqi ka futur tretësira të ndryshme, të cilat reagojnë mes
tyre. Grykat e enëve të mbyllura i ka shkrirë dhe pastaj me kujdes i ka
peshuar. Pas matjes tretësirat në enë i ka përzier dhe pas kryerjes së
reaksionit përsëri ka bërë matje. Me këtë Landolt-i ka konstatuar se
masa e përgjithshme ka ngelur e pandryshuar. Ndryshimi i masës në
vlerën 0.00003 g. Ë shtë marë si gabim eksperimental.

 Megjithëkëtë sot mendohet se përveç shëndrimeve të materies ngjajnë


edhe shëndrime të energjisë nga një formë në një formë tjetër. Çdo
sasie te energjisë i përgjigjet masa e caktuar m, e cila kalkulohet me
ekuacionin e Ajnshtajnit: E = m x C2

 Si përfundim i kësaj mund të konstatohet se masa mund të shëndrohet


në energji ose energjia mund të merret si komponentë reaktuese dhe
me këtë ligji mbi ruajtjen e masës nuk e humb kuptimin e vetë.
Ligji i marrëdhënieve të caktuara të masave – Ligji i Prustit
 Duke u nisur nga ligji mbi ruajtjen e masës më vonë pasuan edhe
ligje të tjera në kimi.Kështu kimistifrancez Jozef Luis Prusti, Joseph
Luis Proust në fillim të Shekullit XIX në mënyrë eksperimentale
konstatoi se elementet në komponime bashkohen në marëdhënie
të caktuara peshore. Sipas kësaj edhe ky ligj u quajt Ligji i Prustit
ose ligji i marëdhënieve të caktuara peshore, i cili thotë: ”
Marrëdhëniet e masave të elementeve që bashkohen mes tyre
gjithmonë janë konstante”.

 Kjo që u tha më lartë vërtetohet me elektrolizën e ujit në aparatin e


Hoffman-it. Gjatë kësaj për veçimin e një pjese hidrogjen në masë
veçohen 7.936 pjesë në masë oksigjen, pa marë parasysh kushtet
në të cilat kryhet eksperimenti ( T, P, I i rrymës etj ).
 Reaksioni:
2H2O + energji → 2H2 + O2
 Ligji mbi marrëdhëniet e përhershme të masave vlen edhe
kur hidrogjeni bashkohet me oksigjenin.

Reaksioni:
2H2 + O2 → 2H2O

 Kjo bëhet në eudiometër, i cili është aparat që shërben për


sintezën e ujit. Nëqoftëse, në eudiometër vendosim një pjesë
në masë të hidrogjenit dhe 8.973 pjesë në masë të oksigjenit
do të vërehet se një pjesë në masë e hidrogjenit do të
bashkohet me 7.936 pjesë në masë të oksigjenit duke dhënë
një molekulë uji, kurse pjesa tjetër e oksigjenit do të ngelë e
pandryshuar.
Ligji i marrëdhënieve shumëfishe të masave
 Pas zbulimit të ligjit të mëparshëm u zbulua edhe ligji i marëdhënieve shumëfishe
të masave, sipas të cilit dy elemente mund të bashkohen dhe të japin më shumë se
një komponim.Kështu kur H2 bashkohet me O2 në raportin 1 : 7.936 jep molekulën
e ujit, por këto dy elemente mund të bashkohen edhe në raportin 1 : 15.872 ( 1 : 2
x 7.936 )duke dhënë ujin e oksigjenuar H2O2 dhe masat e atomit të oksigjenit në
komponimin e parë dhe të dytë qëndrojnë mes tyre sikurse numrat e thjeshtë të
plotë.

H2 O 1 : 7.936
H2 O 2 1 : 2 x 7.936
7.936 : 15.872 = 1 : 2
 Kjo mund të spjegohet edhe me shembullin vijues. Dihet se azoti jep më
shumë komponime me oksigjenin siç janë:

NO 14 : 16
NO2 14: 2 x 16
N2O3 28: 3 x 16
N2O5 28 : 5 x 16
 Ky ligj u zbulua nga Daltoni dhe u quajt Ligji i
marrëdhënieve peshore të shumëfishta të masave ose “
Ligji i Daltonit “. Sipas tij nëse dy elemente bashkohen
në mes veti dhe japin më shumë komponime atëherë
sasia e masës së njëjtë të elementit të parë, komponohet
me sasi të ndryshme të masës elementit të dytë dhe këto
masa të elementit të dytë rrijnë mes tyre sikurse numrat
e thjeshtë të plotë.
Pra, sasia e oksigjenit prej16: 2 x 16: 3 x 16: 5 x 16g.
bashkohet me sasi të caktuar mase të azotit dhe atë me
7g. Ndërkaq sasitë e oksigjenit rrinë mes tyre sikurse 1
: 2 : 3 : 4 : 5.
 Duhet të përmendet se Daltoni në Vitin 1809 bëri hulumtimin e saktë të
shtypjes së përzierjes së gazeve. Për të spjeguar Ligjin e Daltonit duhet
theksuar se në natyrë në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me përzierjen e
disa gazeve. Si rast tipik të kësaj përzierje mund të marrim ajrin e atmosferës i
cili është përzierje e azotit, oksigjenit, argonit, dioksidit të karbonit dhe gazeve
tjerë.

 Shembull: vendosim në një enë pak fosfor i cili ka veti të lidhet kimikisht me
oksigjenin e ajrit dhe shpejt e lidhim me manometrin e merkurit. Pas një kohe
oksigjeni i ajrit do të bashkohet kimisht me fosforin dhe manometri do të
tregojë shtypje më të vogel në enë se sa kur kishte vetëm oksigjen. Kjo na bën
me dije se prania e oksigjenit në ajër e rritë shtypjen e tij. Shtypja e ҫdo gazi që
merr pjesë në përzierje të tyre quhet shtypje parciale e atij gazi. psh shtypja p e
një gazi që paraqet përzierje të katër gazeve është e barabartë me shumën e
shtypjeve parciale të tyre p1, p2, p3 dhe p4 .

 Formula që paraqet Ligjin e Daltonit do të jetë :

p = p1 + p2 + p3 + p4 .
1

Duhet cekur se gjatë ngjeshjes së fuqishme të gazit Ligji i Daltonit është i pa


zbatueshëm.
Ligji i marrëdhënieve njëvlerëse ekuivalente
 Duke u bashkuar dy ligjet e mëparëshme kimistët erdhën në përfundimin
se elementet bashkohen në mes tyre duke dhënë komponime të
ndryshme, në marrëdhënie të masave njëvlerëse ( masave ekuivalente ).
Kjo u konstatua nga shkencëtari Richter dhe ky ligj mori emrin “ Ligji i
marrëdhënieve njëvlerëse ose (ekuivalente);
 Nëse marim shembullin në vijim do të kemi:

Suboksid azoti oksigjen – azot 7.936 : 13.896


Monoksid azoti oksigjen – azot 7.936 : 6.936
Treoksid azoti oksigjen – azot 7.936 : 4.672
Dioksid azoti oksigjen – azot 7.936 : 3.774
Pentaoksid azoti oksigjen – azot 7.936 : 2.7792
 Shihet se sasia në masë e oksigjenit prej 7.936g bashkohet me
sasi të ndryshme në masë të azotit ose masa të ndryshme
ekuivalente të tij.

 Si njësi referente për përcaktimin e masave ekuivalente të


elementeve është marë njësia e atomit të karbonit, i cili e ka
vlerën 3. Sipas gjithë asaj që u tha më lartë del përkufizimi se
njëvlerësi ose ekuivalenti kimik është numër që tregon sasinë
në masë të një elementi , i cili mund të bashkohet me 3 sasi në
masë të karbonit ose me masë njëvlerëse të çfarëdo elementi.

 Nga kjo del edhe përkufizimi tjetër se elementet kimikë


bashkohen në mes vedi në marrëdhënie të masave njëvlerëse
të tyre.
 Disa elemente kanë vlerë konstante të ekuivalentit kimik si psh:
 O2 (7.936 ); H2 ( 1.00797 ); kurse elementet tjerë kanë disa vlera të
ekuivalentit kimik siç ishte rasti më parë me azotin. Shpesh ndodh që
elementi të ketë njëvlerësin (ekuivalentin ) kimik aq sa është edhe pesha e
tij atomike e marrë nga sistemi periodik i elementeve psh: kaliumi ka
masë 39.098g, e cila paraqet edhe njëvlerësin kimik të tij.
 Duke ditur masën njëvlerëse të njërit element në komponim mund të
njehsohet masa ekuivalente edhe e elementit tjetër.
Shembull:
 Me bashkimin e 2.9g Al me O2 fitohen fitohen 5.4g Al2O3. Sa është
ekuivalenti kimik i Al:
2Al + 3O2 ® Al2O3
2.9g 5.4g
5.4 – 2.9 = 2.5
2.9gAl : 2.5gO2 = x : 7.936
X=9
 Pra ekuivalenti kimik i aluminit ka vlerën 9. Ekuivalenti kimik gjendet
edhe duke ditur % e elementeve që marrin pjesë në reaksion psh:

 Të gjendet ekuivalenti kimik i klorit nëse një komponim përmban 97.2%


klor dhe 2.88 % hidrogjen. Meqenëse përqindja na tregon sasinë e
elementit në njëqind pjesë të masës së substancës, atëherë përqindja e H2
bashkohet me përqindjen e Cl2 sikurse ekuivalentët e tyre :

2.88 : 97.2 = 1.00797 : x


2.88 x = 97.2 x 1.00797
x = 97.2 x 1.00797 / 2.88
x = 35.
Pra ekuivalenti kimik i klorit është 35.
Hipoteza e Daltonit mbi atomet
 Hipoteza e Daltonit për atomet e bën të mundur interpretimin e
ligjshmërive në kimi. Sipas saj elementet kimike nuk ndahen deri në
paskajshmëri, por ato përbëhen nga thërmija të imta të quajtura atome
(atomos vjen nga greqishtja që do të thotë i pandashëm ).

 Atomet e një elementi janë të njejta si për nga forma ashtu edhe për nga
masa, kurse atomet e elementeve të ndryshme A dhe B ndryshojnë në
mes vedi.

 Të gjitha substancat janë të përbëra prej atomeve, të cilat tërhiqen në


mes tyre me forca tërheqëse reciproke. Substancat e thjeshta përbëhen
nga atome të thjeshta, kurse substancat e përbëra nga “ atomet e përbëra
“, të cilat mund të shpërbëhen në atome të thjeshta.

 Ndërkaq masa e atomeve të përbëra është e barabartë me shumën e


masave të atomeve që e përbëjnë atë substancë.
 Kështu nëse bashkohen x atome të elementit A me y atome të elementit B do të kemi:

A + B = AB
2A + B =A2B
A + 3B = AB3
2A + 3B = A2B3
xA + yB = AxBy
 Me këtë hipotezë akoma më tepër përforcohet ligji mbi ruajtjen e masës si dhe ligjet e
tjera themelore të kimisë, të përmendura më parë.

 Shkencëtari Dalton-i përveç kësaj u muar edhe me përcaktimin e masave relative të


atomeve pasi masat apsolute të tyre janë shumë të vogla dhe nuk mund të caktohen.

 Sipas tij masa atomike e elementit është raport në mes masës së atomit të elementit
të dhënë kundrejt masës së atomit të hidrogjenit. Ai e identifikonte masën atomike
me ekuivalentin kimik. Kjo gjë haste në vështirësi tek komponimet që duhej të ju
caktohej edhe numri i atomeve të elementit që e përbën atë komponim. Me ligjin mbi
marrëdhëniet vëllimore të thjeshta më vonë u sqarua edhe kjo e metë.
Ligji i marrëdhënieve vëllimore të thjeshta

Nëqoftëse do të shqyrtohen reaksionet në mes gazeve apo


substancave që lehtë shëndrohen në gazra do të shihet se
përveç marrëdhënies në masë ekzistojnë edhe
marrëdhënie vëllimore që gjithashtu paraqiten si numra të
thjeshtë të plotë.

 Më parë u diskutua se përbërja e ujit në sasi mase është


1 : 7.936, ku nuk kemi vlerën e numrave të thjeshtë të
plotë. Nëse shikojmë raportin vëllimor do të kemi raportin
2 : 1 = H : O. Pra, poqese bëjmë elektrolizën e një vëllimi të
ujit do të fitohen dy vëllime hidrogjen dhe një vëllim
oksigjen.
 Sipas kësaj vërehet se marrëdhënia hidrogjen, oksigjen dhe ujë do të jetë
2 : 1 = 2.
Reaksioni: 2H2 + O2 = 2H2O
 Nëse shikojmë shembuj të tjerë do të kemi:

H2 + Cl2 = 2HCl 3H 2 + N2 = 2NH3


1 : 1 = 2 ose 3 : 1 = 2

 Ky ligj u dha nga shkencëtari Gej Lisaku në Vitin 1808 dhe thotë se:
vëllimet e gazeve që reagojnë (reaktantëve) dhe vëllimi i gazit që
fitohet gjatë një reaksioni rrijnë në mes tyre sikurse numrat e thjeshtë
të plotë.

You might also like