You are on page 1of 6

3 SNK 40 Investimet në pasuri të patundshme

SNK / IAS 40 Investimet në pasuri të patundshme përkufizon investimet në pasuri të


patundshme si pasuri të patundshme të mbajtura për të fituar qira ose për të fituar nga
rritjet e vlerës kapitale ose për të dyja, me kusht që pasuritë të mos mbahen:
 Për t’u përdorur në prodhimin e mallrave ose kryerjen e shërbimeve
 Për t’u shitur gjatë aktiviteteve normale afariste të biznesit

Secili entitet mund të zotërojë tokë ose ndërtesa si një investim duke mos e përdorur atë në
aktivitetet e veta afariste. Ky investim ka gjasa të gjenerojë rrjedhje të parasë së gatshme të cilat janë
kryesisht të pavarura prej pasurive të tjera të cilat zotërohen prej entitetit.
Le të mbajmë parasysh përkufizimet e mëposhtme.

Investimet në pasuri të patundshme janë pasuritë e patundshme (toka ose ndërtesat –


ose pjesë të ndërtesave – ose të dyja) të cilat mbahen (prej pronarit ose prej qiramarrësit në një
lizing financiar) për të fituar qira ose për të përfituar nga rritjet e vlerës kapitale ose për të dyja,
me kusht që pasuritë të mos mbahen:
(a) Për t’u përdorur në prodhimin e mallrave ose kryerjen e shërbimeve ose për
qëllime administrative, ose
(b) Për t’u shitur gjatë aktiviteteve normale afariste të biznesit
Pasuritë e patundshme që përdoren prej pronarit janë ato pasuri të patundshme të
cilat mbahen prej pronarit (ose prej qiramarrësit në një lizing financiar) për t’u përdorur
në prodhimin e mallrave ose kryerjen e shërbimeve ose për qëllime administrative.
Vlera e drejtë është shuma për të cilën pasuria do të mund të këmbehet midis palëve të
mirinformuara dhe që veprojnë me vullnet të plotë, në një transaksion krahëlirë [në gjatësinë e
krahut].
Kostoja është shuma e parave të gatshme ose e ekuivalentëve të parasë së gatshme të paguara
ose vlera e drejtë e kompensimeve të dhëna për të përftuar një pasuri në kohën e blerjes ose
ndërtimit të saj.
Shuma bartëse është shuma me anë të të cilës kontabilizohet [njihet] pasuria në bilancin e
gjendjes.
Interesi [pronësia] e një pasurie të patundshme e cila mbahet prej një qiramarrësi sipas një
lizingu operacional mund të klasifikohet dhe kontabilizohet si një investim në pasuri të
patundshme, nëse dhe vetëm nëse, pasuria e patundshme përmbush përkufizimin e një
investimi në pasuri të patundshme dhe qiramarrësi përdor modelin e vlerës së drejtë që
përshkruhet në SNK / IAS 40. Ky klasifikim duhet të bëhet veçmas për secilën pasuri të
patundshme individuale.

Shembuj të investimeve në pasuri të patundshme përfshijnë:


(a) Tokat e mbajtura për të përfituar nga rritjet e vlerës kapitale në afatin e gjatë dhe jo
për shitje afatshkurtër gjatë aktiviteteve normale afariste të biznesit
(b) Ndërtesa e cila është në pronësi të entitetit raportues (ose në pronësi të entitetit sipas
një lizingu financiar) dhe e cila jepet me qera sipas një lizingu operacional

Pyetje Investimet në pasuri të patundshme

Pasaniku sh. p. k. zotëron një copë tokë. Drejtorët nuk kanë vendosur ende nëse është më mirë të
ndërtojnë mbi të një fabrikë të cilën do ta përdorin për vetë biznesin apo ta mbajnë tokën siç është e
ta shesin kur t’i rritet vlera.
A duhet të klasifikohet ky si një investim në pasuri të patundshme sipas SNK 40?

Përgjigje
Po. Edhe nëse entiteti ende nuk e ka vendosur nëse do ta përdorë tokën si një pasuri të patundshme që
përdoret prej pronarit ose si një pasuri për shitje gjatë aktiviteteve normale afariste të biznesit, fundi i fundit
përsëri toka mbahet për të përfituar nga ngritjet e vlerës së saj kapitale.

3.1 SNK 40
SNK 40 Investimet në pasuri të patundshme u publikua në 2000 dhe i rishikua në periudhat e
mëvonshme. Objektivi i tij është përshkrimi i trajtimit në kontabilitet për investimet në pasuri të
patundshme dhe paraqitja e kërkesave përkatëse për shënimet shpjeguese.
Standardi përfshin investimet në pasuri të patundshme të cilat janë në pronësi të entitetit sipas
marrëveshjeve për lizing financiar ose që jepen me qera sipas një lizingu operacional.
Megjithatë, forma aktuale e SNK 40 nuk trajton çështjet e trajtuara në SNK 17
Lizingjet.
Tanimë e dini se çfarë është një investim në pasuri të patundshme sipas SNK 40. Më poshtë jepen
shembuj të artikujve të cilët nuk janë investime në pasuri të patundshme.

Lloji i pasurive që nuk janë investime në pasuri të SNK – ja që zbatohet


patundshme
Pasuritë e patundshme të mbajtura për t’u shitur gjatë SNK 2 Stoqet
aktiviteteve normale afariste të biznesit
Pasuritë e patundshme që po ndërtohen ose që SNK 11 Kontratat e ndërtimit( SNRF 15)
zhvillohen në emër të palëve të treta
Pasuritë e patundshme që përdoren prej pronarit SNK 16 Pasuritë e patundshme, impiantet e
prodhimit dhe pajisjet
Pasuritë e patundshme që ndërtohen ose zhvillohen për SNK 16 derisa të përfundojë ndërtimi ose
t’u përdorur në të ardhmen si investime në pasuri të zhvillimi, më pas trajtohen si investime në
patundshme pasuri të patundshme -SNK 40
3.2Njohja [kontabilizimi]
Investimet në pasuri të patundshme duhet të njihen si pasuri vetëm nëse përmbushen dy
kushte.
Ka shumë gjasa që entiteti të përftojë përfitime të ardhshme ekonomike të cilat vijnë si rrjedhojë
e investimeve në pasuri të patundshme.
Kostoja e investimeve në pasuri të patundshme mund të matet me besueshmëri.

3.3 Matja fillestare


Entiteti duhet të masë investimet e veta në pasuri të patundshme me anë të kostos së
investimit gjatë kontabilizimit të tyre fillestar, përfshirë këtu kostot e transaksioneve.
Interesi [pronësia] mbi pasuritë e patundshme të cilat janë nën lizing dhe që klasifikohen si investime
në pasuri të patundshme duhet të kontabilizohet si i tillë vetëm nëse lizingu në fjalë është lizing
financiar. Pasuria kontabilizohet ose me anë të vlerës së drejtë të pasurisë së patundshme ose me anë
të vlerës së tanishme të pagesave minimale të lizingut, cilado qoftë më e ulëta. Detyrimi përkatës
duhet të njihet me anë të vlerës monetare ekuivalente të asaj që kontabilizohet pasuria.

3.4 Matja pas kontabilizimit fillestar


Entiteti, pas njohjes [kontabilizimit] fillestare, duhet të masë të gjitha investimet në pasuri të
patundshme duke përdorur një nga metodat ose modelet e mëposhtme:
 Modelin e vlerës së drejtë, i cili mat ndryshimet e vlerës së drejtë
 Modelin e kostos – trajtimi më i përdorur sipas SNK / IAS 16

SNK 40 kërkon që një entitet të zgjedhë një nga modelet e mëposhtme.


 Modelin e vlerës së drejtë
 Modelin e kostos
Politika e zgjedhur, cilado qoftë ajo, duhet të zbatohet njëtrajtësisht dhe për të gjitha
investimet në pasuri të patundshme.
Në rastet kur entiteti zgjedh që të klasifikojë një pasuri të patundshme e cila është nën një lizing
operacional si një investim në pasuri të patundshme, atëherë ka vetëm një zgjedhje: të përdorë
modelin e vlerës së drejtë për të gjitha investimet e veta në pasuri të patundshme, pavarësisht prej
faktit nëse entiteti është pronari i pasurive në fjalë apo ato janë nën lizing.

3.4.1 Modeli i vlerës së drejtë


(a) Entiteti i cili zgjedh përdorimin e modelit të vlerës së drejtë duhet të masë të gjitha
investimet e veta në pasuri të patundshme me anë të vlerës së tyre të drejtë, me
përjashtim të rasteve jashtëzakonisht të rralla kur vlera në fjalë nuk mund të matet me
besueshmëri. Në raste të tilla duhet të zbatohet modeli i kostos i përshkruar në SNK /
IAS 16.
(b) Fitimet ose humbjet që dalin në pah nga ndryshimi i vlerës së drejtë të një investimi në
pasuri të patundshme duhet të njihen në fitimin ose humbjen neto të periudhës në të
cilën ato dalin në pah.
(c) Vlera e drejtë e investimeve në pasuri të patundshme duhet të pasqyrojë kushtet e tregut
në datën e bilancit të gjendjes.

Kjo është hera e parë që BSNKB ka lejuar përdorimin e modelit të vlerës së drejtë për paraqitjen e
pasurive jo - financiare. Kjo nuk është e njëjta gjë si një rivlerësimi, pra, rasti kur rritjet në shumën
bartëse janë mbi vlerën e bazuar mbi kosto dhe njihen si rezervë e
rivlerësimit. Sipas modelit të vlerës së drejtë të gjitha ndryshimet e vlerës së drejtë njihen në pasqyrën
e të ardhurave. Standardi trajton edhe çështjet që kanë të bëjnë me vlerën e drejtë.
Vlera e drejtë supozon se midis palëve ‘të lira dhe që veprojnë me vullnet të plotë', ka ndodhur një
transaksion krahëlirë [në gjatësinë e krahut], pra si blerësi dhe shitësi janë arsyeshmërisht të mirë -
informuar rreth natyrës dhe karakteristikave të investimeve në pasuri të patundshme.
Blerësit, i cili vepron me vullnet të plotë dhe është i motivuar, nuk i është imponuar blerja. Shitësi që
vepron me vullnet të plotë nuk është as shumë i paduruar dhe as në zor për ta shitur, dhe supozohet
se nuk ka dëshirë ta shesë për çfarëdolloj çmimi ose për ta mbajtur për një çmim i cili nuk
konsiderohet i arsyeshëm në tregun aktual.
Vlera e drejtë nuk është e njëjtë me 'vlerën në përdorim' ashtu siç përkufizohet nga SNK 36 Dëmtimi i
pasurive. Vlera në përdorim pasqyron faktorët dhe njohuritë të cilat janë specifike për entitetin,
ndërsa vlera e drejtë pasqyron faktorët dhe njohuritë që i takojnë tregut.
Për të përcaktuar vlerën e drejtë entiteti nuk duhet të numërojë dy herë pjesët përbërëse të pasurisë.
Për shembull, ashensorët ose kondicionerët shpesh janë një pjesë integrale e një ndërtese dhe duhet
të përfshihen në investimet në pasuritë e patundshme, dhe jo të llogariten ndarazi.
Në ato raste tepër të rralla që janë rastet kur entiteti nuk mund të përcaktojë me besueshmëri vlerën
e drejtë të një investimi në pasuri të patundshme, duhet të zbatohet modeli i kostos siç përshkruhet
në SNK 16 derisa investimi në pasuri të patundshme të shitet ose largohet me mënyra të tjera. Vlera e
mbetur duhet të supozohet se është zero.

3.4.2 Modeli i kostos


Modeli i kostos është modeli i kostos në SNK 16. Investimet në pasuri të patundshme duhet të
maten me anë të kostos së tyre të zhvlerësuar, minus humbjet e akumuluara prej dëmtimeve.
Entiteti i cili zgjedh modelin e kostos duhet të shpalosë vlerën e drejtë të investimeve të veta në
pasuri të patundshme.

3.4.3 Ndryshimi i modeleve


Pasi entiteti zgjedh modelin e vlerës së drejtë ose modelin e kostos, modeli në fjalë duhet të
zbatohet për të gjitha investimet e veta në pasuri të patundshme. Entiteti nuk duhet të kalojë nga
njëri model tek tjetri, me përjashtim të rasteve kur ndryshimi do të nxjerrë në pah një paraqitje
më të përshtatshme të informacioneve financiare. SNK 40 tregon se ka shumë pak gjasa që
ndryshimi nga modeli i vlerës së drejtë në modelin e kostos të nxjerrë në pah një paraqitje më të
përshtatshme të informacioneve financiare.

3.5 Transferet
Transferet prej ose tek klasa e investimeve në pasuri të patundshme tek klasat e llojeve të tjera të
pasurive duhet të bëhen vetëm në rastet kur ka një ndryshim në përdorimin e pasurisë në fjalë. Për
shembull, nëse pronari fillon të zhvillojë aktivitete afariste me ose në pasurinë në fjalë, normalisht që
investimi në pasuri të patundshme do të fillojë të trajtohet sipas SNK 16, si një pasuri e patundshme e
cila po përdoret prej pronarit.
Në rastet kur kemi të bëjmë me një transfer nga investimet në pasuri të patundshme që mbahen në
libra me anë të vlerës së tyre të drejtë, tek pasuritë e patundshme që përdoren prej pronarit ose tek
stoqet, kostoja e pasurisë së patundshme që do të duhet të përdoret për kontabilizimin e mëvonshëm
[pas njohjes fillestare], sipas SNK 16 ose SNK 2, duhet të jetë vlera e drejtë e pasurisë në datën e
ndryshimit të mënyrës së saj të përdorimit.
E anasjellta ndodh në rastet kur një pasuri e patundshme që përdoret prej pronarit mund të
shndërrohet në një investim në pasuri të patundshme dhe duhet të bartet me anë të vlerës së drejtë.
Në këtë rast, entiteti duhet të zbatojë SNK 16 deri në datën e ndryshimit të përdorimit. Të gjitha
diferencat në shumën bartëse të pasurisë së patundshme duhet të trajtohen sipas SNK 16 ndërsa
diferencat në vlerën e saj të drejtë duhet të trajtohen si një rivlerësim sipas SNK 16.

3.6 Shitja [largimi]


Ç’ kontabilizoni (largoni ose eliminoni nga bilanci i gjendjes) të gjitha investimet në pasuri të
patundshme të cilat shiten [largohen] ose në rastet kur pasuria në fjalë hiqet përgjithmonë nga
përdorimi dhe kur nuk priten më përfitime të ardhshme ekonomike prej shitjes [largimit] të saj.
Fitimet ose humbjet nga shitja [largimi] janë diferencat midis shumës neto të përftuar nga shitja
[largimi] dhe shumës bartëse të pasurisë. Në përgjithësi këto duhet të njihen si të ardhura ose
shpenzime në pasqyrën e të ardhurave.
Kompensimi nga palët e treta për investimet në pasuri të patundshme të cilat ishin dëmtuar,
humbur ose falur duhet të njihen si fitime ose humbje në kohën kompensimi në fjalë bëhet i
arkëtueshëm.

3.7 Kërkesat për shënime shpjeguese


Këto kanë të bëjnë me:
 Zgjedhjen e bërë nga entiteti midis modelit të vlerës së drejtë ose modelit të
kostos
 Rastet kur interesi [pronësia] mbi pasuritë e patundshme nën lizingjet
operacionale është përfshirë në investimet në pasuri të patundshme
 Kriteret për klasifikimin e pasurive si investime në pasuri të patundshme
 Supozimet e përdorura për përcaktimin e vlerës së drejtë
 Përdorimin e vlerësuesve të pavarur profesionalë (inkurajohet por nuk kërkohet)
 Të ardhurat prej qerasë dhe shpenzimet përkatëse
 Të gjitha kufizimet ose obligimet përkatëse [nëse ka]

Modeli i vlerës së drejtë – shënimet shpjeguese shtesë


Ai entitet i cili adopton modelin e vlerës së drejtë, duhet njëkohësisht të rakordojë shumat bartëse
të investimeve në pasuri të patundshme në fillim dhe fund të periudhës dhe të japë shpjegimet
shpjeguese përkatëse.

Modeli i kostos – shënimet shpjeguese shtesë


Në këtë rast, shënimet shpjeguese shtesë kanë të bëjnë kryesisht me metodën e zhvlerësimit.
Përveç kësaj, ai entitet i cili adopton modelin e kostos duhet të tregojë vlerën e drejtë të
investimeve në pasuri të patundshme.

3.8 Pema e marrjes së vendimeve


Pema e marrjes së vendimeve e cila jepet më poshtë, jep një përmbledhje të faktit se cili prej SNK –
ve duhet të zbatohet për lloje të ndryshme të pasurive të patundshme.
A mbahet prona për
shitje gjatë Përdorni IAS 2
kursit të

Jo

A ka prona pronar Përdorni IAS 16


Po (modelin e kostos,
apo modelin e
rivlerësimit)

Jo

A është duke u Përdorni IAS 16


konstrukt (modeli I kostos, apo
uar, apo modelin e
rivlerësimit) deri në
fazën e kompletimit

Jo

Prona është një


pronë për investim

19
Përdorni IAS 16
Modeli i kostos (modelin e kostos) me
Cili model është shpalosje të IAS 40
zgjedhur për të gjitha
investimet e pronës?

You might also like