You are on page 1of 2

Ajni Dervishi

Projekt

Tema:Cfare eshte energjia e riperteritshme

Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga


burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat,
dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale.Energjia e ripërtëritshme zëvendëson
lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji
për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e
energjisë.

Energjia e riperteritshme ne Shqiperi

Energjia e ripërtëritshme në Shqipëri varion nga energjia e biomasës,


gjeotermike, hidroenergjia, diellore dhe energjia e erës [1]. Shqipëria
mbështetet kryesisht në burimet hidroelektrike, prandaj, ajo ka vështirësi
kur niveli i ujit është i ulët. Shqipëria ka një potencial të bollshëm për
energjinë diellore, të erës dhe gjeotermike. Klima në Shqipëri është
mesdhetare kështu që ka potencial të konsiderueshëm për energji diellore
[2]
. Në mënyrë të ngjashme, ngritjet malore ofrojnë zona të mira për
zhvillimin e projekteve për energjinë me erë. Ka edhe potencial për
energjinë gjeotermike, pasi që Shqipëria ka puse natyrore.Burimi aktual i
energjisë elektrike në Shqipëri është kryesisht nga hidrocentralet,
megjithatë, kjo nuk është shumë e besueshme pasi niveli i ujit luhatet.
Verbund, një kompani austriake, dhe Shqipëria kanë bërë një marrëveshje
për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës në vitin 2012. Ajo llogaritet të
furnizojë me energji elektrike rreth 100.000 familje.

Energjia e eres

Shqipëria ka potencial për energjinë e erës, por teknologjia nuk është


zhvilluar. Megjithatë, ka plane për zhvillimin e projekteve për shfrytëzimin
e erës në vitet e ardhshme. Ekziston një propozim plan, që do mund të
fitohet 2000 MW energji nga era. Era gjeneron fuqi mekanike nëpër
turbinave të erës. Disa lokacione gjeografike janë më mirë se të tjerët,
sepse fuqia e erës varet nga shpejtësia e erës. Ultësirat bregdetare dhe
Jugore, Lindore, si dhe malet në Veri të Shqipërisë janë zona të mira për
turbinat e erës. Megjithatë, ekzistojnë edhe pengesat të cilat marrin pjesë
në zgjedhjen e një lokacioni, duke përfshirë: lartësia, qasja e vendit,
infrastruktura, zonat e mbrojtura, dhe rrjeti i energjisë. Shpejtësia e erës
është 8–9 m/s në shumë zona të Shqipërisë.

You might also like