You are on page 1of 27

PLANI MËSIMOR LËNDA: GJUHË SHQIPE

KLASA X

FUSHA: GJUHË DHE KOMUNIKIMI

VITI SHKOLLOR 2023 – 2024

Punoi: Miratoi:

Mësues/e _____________ Drejtor/e __________

PLANI SINTETIK DHE ANALITIK I LETËRSISË KLASA X

36 javë x 2 orë = 72 orë

1
Shpërndarja e orëve sipas kompetencave të parashikuara në program

TEMATIKA SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS

SHTATOR – DHJETOR JANAR–MARS PRILL–QERSHOR


28 orë 24 orë 20 orë
Teoria e letërsisë 6 orë (njohuri të përgjithshme,
natyra dhe funksioni i letërsisë, llojet
e teksteve- teksti rrëfimtar, poetik
dhe teksti dramatik)
Folklor 1 orë folklor 12 orë
(4 orë njohuri të
përgjithshme + 5 orë Cikli i
kreshnikëve analiza + 2
Projekt + 1 test)
Antikiteti 21 orë (3 njohuri të përgjithshme
( përfaqësuesit dhe periudhat e
antikitetit)+ 6 orë Homeri: Iliada +
5 orë Eskili: Prometeu i mberthyer+
5 orë Euripidi :Medea + 1 orë
projekt
+ 1 ore test
Letërsia e 12 orë (5 orë Dante: 3 orë Shekspiri: Hamleti
Rilindjes Komedia Hyjnore + 5 orë
Servantesi: Don Kishoti
+ 2 orë Shekspir : Hamleti)
Letërsia e vjetër 12 orë (5 orë Barleti + 2 ore Budi
shqipe + 3 orë Bogdani + 2 orë projekt)

Klasicizmi 5 orë (1 orë Test + 4 Molier)

2
REZULTATET KRYESORE TË TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit


Nxënësi/ja:
 shprehet përmes një forme komunikimi për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet
kryesore të ngritura në material;
 diskuton në grup në mënyrë konstruktive, me një kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë
informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;
 lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë nga 3-5 paragrafë; u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe stilin e të
shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;
 përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare në kontekste dhe në forma të ndryshme të shkrimit, si:
ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;
 lexon rrjedhshëm një tekst të njohur në një gjuhë të huaj ose në gjuhën amtare, të përbërë prej disa paragrafësh, si dhe
tregon me shembuj konkretë disa nga ngjashmëritë ndërmjet strukturës së fjalisë së asaj gjuhe me gjuhën amtare;
 shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me tre deri pesë paragrafë, duke respektuar strukturën, drejtshkrimin
dhe elementet e tjera, pastaj e paraqet përpara të tjerëve me shqiptim të drejtë;
 shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike (poezi, prozë, pjesë muzikore,
pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e shkrimit të esesë;
 paraqet një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj.) për një temë të caktuar nga fusha të ndryshme mësimore, të
hartuar individualisht dhe në grup, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera;
 përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe
të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

Kompetenca e të menduarit
Nxënësi/ja:
 paraqet, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e mbledhjes, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informacionit për
fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar;
 ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti,
nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.);
 krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë dhe rrethanat,
gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kritere të përcaktuara më parë, i paraqet gjetjet kryesore përpara të tjerëve
në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur TIK-un;
 modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e
zbërthyer në hapa të vegjël, si dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur
forma të ndryshme të të shprehurit;

3
 krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale, me mesazhe nga një fushë mësimore dhe shpjegon para
moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës.

Kompetenca e të nxënit
Nxënësi/ja:
 demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të
ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
 shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë
kryerjes së ndonjë detyre a aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
 përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e
përparimit që ka bërë në një fushë mësimore të caktuar; veçon në fund të përmbledhjes disa çështje që vërtetojnë përparimin
e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e mëtejshëm;
 shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur
materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat, më pas, i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të
tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;
 kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë
të caktuar dhe më pas paraqet rezultatet e arritura;
 paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të
argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);
 shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë,
ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij; vlerëson performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve
fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.).

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësi/ja:
 harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup), duke shkëmbyer përvojë, duke u konsultuar me të
tjerët, duke i informuar ata, si dhe duke identifikuar e vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me
rezultatet e pritshme;
 analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë) dhe pasojat e ndotjes;
 propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar më të ndjeshme dhe ndërmerr zgjidhje
konkrete;
 merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, komuniteti dhe më gjerë (p.sh., konkurse mësimore, gara
sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.);
 diskuton me të tjerët për procesin e organizimit dhe për rezultatet e arritura, si dhe jep argumente në forma të ndryshme
shprehëse se si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre dhe si të rritet pjesëmarrja në aktivitete.

4
Kompetenca personale
Nxënësi/ja:
 analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke evidentuar masat, përmes të cilave synon të mbështesë avancimin
personal në përparësitë që ka dhe masat, përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale;
 merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive apo në aktivitete të tjera kulturore dhe menaxhon, në mënyrë konstruktive,
emocionet e veta;
 ilustron me shembuj para të tjerëve modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës
së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe më gjerë.

Kompetenca qytetare
Nxënësi/ja:
 demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve
në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh.: në familje, në shkollë, në komunitet, në lokal dhe në
nivel shtetëror);
 tregon, gjatë diskutimit, tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;
 demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku
jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe më gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët;
 diskuton me të tjerët apo paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj., si dhe jep
propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.

Kompetenca digjitale
Nxënësi/ja:
 përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;
 përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet paraqitjeve filmike apo
të animuara;
 gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash;
 zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale.

KOMPETENCAT LËNDORE

ANALIZA DHE INTERPRETIMI I TEKSTEVE TË GJINIVE DHE LLOJEVE TË NDRYSHME LETRARE


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi/ja:
 analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti në prozë, të tilla si: tema

5
 dhe motivet, idetë, përshkrimi i kohës dhe i mjedisit, rrëfimtari, marrëdhëniet mes personazheve, fabula dhe subjekti;
 analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti poetik, të tilla si: motivet kryesore, përdorimi i
gjuhës, figuracioni, rima, ritmi, llojet e strofës etj.;
 analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti dramatik, të tilla si: trajtimi i temës, konfliktet
e përshkruara në vepër, analiza e marrëdhënieve mes personazheve etj.;
 dallon gjinitë kryesore, si dhe tiparet e çdo gjinie letrare.

Shkathtësitë
Letërsia dhe gjinitë letrare
Nxënësi/ja:
 analizon funksionet dhe vlerat e letërsisë si lloj arti;
 përcakton objektin e studimit të shkencës për letërsinë dhe analizon drejtimet kryesore të kësaj shkence;
 analizon lidhjet e letërsisë me artet e tjera;
 përcakton gjininë letrare, së cilës i përket një vepër;
 evidenton tiparet kryesore të gjinisë epike, lirike dhe dramatike dhe të nënllojeve të tyre;
 analizon karakteristikat e një miti, legjende, poeme, tragjedie, komedie dhe romani (vepra që studiohen të plota gjatë klasës
së dhjetë).

Elementet e tekstit letrar:

a) Fabula dhe subjekti


Nxënësi/ja:
 tregon me fjalët e tij subjektin, duke e ilustruar me hollësi dhe shembuj nga teksti ose fragmenti;
 përcakton fabulën e një teksti;
 dallon dhe përmbledh ngjarjet kryesore të një teksti;
 dallon ngjarjet që shënojnë hyrjen, pikën e lidhjes, zhvillimin, pikën kulmore, zgjidhjen, si dhe shpjegon rëndësinë e tyre;
 dallon konfliktin/et në një tekst dhe shpjegon mënyrën se si zgjidhen ato në vepër;
 analizon marrëdhëniet mes skenave të veçanta (skena, episode, pamje) dhe tekstit si i tërë;
 përshkruan strukturën narrative në një tekst dhe jep argumentet e tij rreth përzgjedhjes së saj nga autori (p.sh., një tregim
është shkruar në formën e një letre, në një novelë jepen ngjarjet në rend kronologjik etj.).

b) Personazhet
Nxënësi/ja:
 analizon personazhet duke u bazuar në përshkrimet e autorit dhe mendimet, fjalët, veprimet, bindjet etj.;
 shpjegon rolin dhe qëllimet e personazheve;

6
 analizon se si ndryshon ose zhvillohet një personazh;
 evidenton ngjashmëritë dhe dallimet mes personazheve (karakteri, sjelljet etj.);
 analizon marrëdhëniet mes personazheve, si p.sh., ndikimi që ka një personazh te një personazh tjetër;
 dallon llojet e personazheve (realë, historikë, të trilluar, mitologjikë, kryesorë, dytësorë);
 shpreh dhe argumenton pëlqimet e tij për një personazh;
o analizon kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore dhe të sjelljes së njeriut përmes studimit të personazheve.

c) Mjedisi, koha dhe atmosfera


Nxënësi/ja:
− përshkruan dhe analizon mjedisin dhe kohën (koha, vendi, hollësitë fizike, situatat);
− analizon gjendjen emocionale që krijohet nga mjedisi, koha apo rrethanat e një teksti.

d) Tematika
Nxënësi/ja:
– dallon temën dhe motivet e një teksti;
– analizon dhe shpjegon mënyrën që zgjedh autori për të shtjelluar një temë ose një motiv të caktuar;
– demonstron vetëdije në lidhje me faktin që zhvillimi i një teme (ose motivi) nga një shkrimtar zbulon një pamje ose një aspekt
të veçantë të jetës.

e) Stili dhe gjuha


Nxënësi/ja:
– veçon tiparet e stilit dhe analizon e shpjegon se si ndikojnë ato te lexuesi dhe në tekst, si për shembull:
 gjuha (p.sh., zgjedhja e fjalëve);
 përdorimi i gjuhës së figurshme (krahasimi, metafora, personifikimi, simboli, epanastrofeja, hiperbola, ironia etj.);
 muzikaliteti (ritmi, rima, strofa, aliteracioni, onomatopeja, asonanca etj.);
 rrëfimtari dhe veta e rrëfimit (veta e parë, veta e tretë);
toni (i gjallë, i zymtë, i ngrohtë, solemn);
gjatësia e fjalive, elipsa, asindeti etj.;
– vlerëson cilësitë estetike të gjuhës së një teksti për të arritur efekte të caktuara.

Konteksti historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror


Nxënësi/ja:
– demonstron njohje të kontekstit historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror, në të cilin është shkruar një tekst;
– shpjegon se si konteksti ndikon në vepër.

Lidhja mes tekstit dhe lexuesit

7
Nxënësi/ja:
– tregon se si përvojat personale, vlerat, besimet e tij, mund të ndikojnë në mënyrën se si e kupton dhe e interpreton ai një
tekst;
– tregon se si një tekst e informon lexuesin rreth natyrës njerëzore.

Reflektimi ndaj tekstit


Nxënësi/ja:
- formulon mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij rreth tekstit, duke e lidhur atë me njohuritë e mëparshme, me përvojën dhe
me imagjinatën;
- reflekton, në mënyrë kritike, përmes analizave, interpretimit, vlerësimit dhe sintezës së tekstit;
- shprehet në mënyra të ndryshme për tekstet që lexon, si p.sh.: dramatizime, ese, punë krijuese me shkrim, muzikë, pikturë
etj.

Ndërtimi dhe komunikimi i argumenteve


Nxënësi/ja:
- mbron idetë e tij duke i ilustruar me detaje dhe me shembuj nga teksti;
- organizon qartë, saktë dhe në mënyrë logjike mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij (me gojë dhe me shkrim).

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi/ja:
- komunikon mirë dhe në mënyrë korrekte me të tjerët;
- përfshihet në diskutime duke dhënë kontributin e tij;
- respekton mendimin e të tjerëve;
- demonstron vëmendje, respekt dhe empati, kur të tjerët flasin;
- ndërmerr nisma dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;
- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në procesin e të nxënit;
- demonstron vullnet dhe gatishmëri në detyrat individuale dhe në punët në grup;
- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;
- respekton trashëgiminë kulturore dhe artistike të popullit tonë;
- përdor dhe vlerëson gjuhën standarde shqipe dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë punëve të pavarura;
- është i pavarur në vendimmarrje dhe në veprime;
- bën pyetje dhe përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme;
- kritikon duke u mbështetur mbi argumente;
- tregon kureshtje për të hulumtuar njohuri të reja.

8
KOMPETENCA

VLERËSIMI I LETËRSISË SHQIPE DHE BOTËRORE NË PERIUDHA TË NDRYSHME LETRARE

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi/ja:
- analizon tiparet kryesore të folklorit tonë, përshkruan origjinën dhe përmbajtjen e eposit kombëtar dhe vlerëson rëndësinë
historike e kulturore të tij;
- analizon tiparet kryesore të letërsisë antike greke dhe romake, të letërsisë së Rilindjes Europiane, të Letërsisë së vjetër
shqipe dhe të Klasicizmit; përcakton periudhën historike, në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare, gjinitë dhe
llojet letrare që u lëvruan, si dhe veprat e autorët më përfaqësues;
- analizon tiparet kryesore të Romantizmit dhe të Realizmit, të letërsisë së Rilindjes Europiane, të Letërsisë së vjetër shqipe
dhe të Klasicizmit; përcakton periudhën historike, në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare, gjinitë dhe llojet
letrare që u lëvruan, si dhe veprat dhe autorët më përfaqësues;
- krahason vlerat e letërsisë shqipe dhe asaj botërore;
- gjykon për vlerat njerëzore, etike dhe estetike që gjejnë shprehje në krijimtarinë letrare, si dhe shpjegon parapëlqimet e tij në
letërsi.

TREMUJORI I
SHTATOR-DHJETOR

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS PËR TEMATIKAT:


1. Letërsia, gjinitë dhe llojet letrare
2. Letërsia antike greke dhe romake

Tematika 1. Letërsia, gjinitë dhe llojet letrare


Në përfundim të tematikës 1, nxënësi/ja:

9
− analizon funksionet dhe vlerat e letërsisë si lloj arti;
− përcakton objektin e studimit të shkencës për letërsinë dhe analizon drejtimet kryesore të kësaj shkence;
− analizon lidhjet e letërsisë më artet e tjera;
− përcakton gjininë letrare, së cilës i përket një vepër;
− evidenton tiparet kryesore të gjinisë epike, lirike e dramatike dhe të nënllojeve të tyre.

Tematika 2. Letërsia antike greke dhe romake


Në përfundim të tematikës 2, nxënësi/ja:
- vlerëson rëndësinë e letërsisë greko-romake, si dhe analizon sfondin historik e kulturor ku u zhvillua kjo letërsi;
- veçon llojet dhe gjinitë letrare që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe, si dhe përfaqësuesit e veprat kryesore;
- veçon momentet kryesore të jetës dhe të veprës së Homerit;
- vlerëson rëndësinë e Homerit në epokën e tij dhe në letërsinë e mëvonshme;
- përshkruan momentet kryesore të jetës dhe të veprës së Eskilit;
- analizon tiparet dalluese të krijimtarisë dhe të filozofisë (që gjen shprehje në vepër) së Eskilit;
- përshkruan momentet kryesore të jetës dhe të veprës së Euripidit;
- analizon tiparet karakteristike të tragjedive të tij;
- vlerëson risitë që solli në letërsinë antike greke.

10
PERIUDHA SHTATOR–DHJETOR

14 javë x 2 orë = 28 orë

NR. TEMATI TEMAT METODOLOGJIA VLERËSIMI BURIMI


SITUATAT E TË
KA MËSIMORE DHE
NXËNIT
VEPRIMTARITË
1 TEORIA Natyra dhe Letërsia, lidhja e Bisedë, stuhi mendimi, Vlerësim i vazhduar për Teksti i
E funksioni i saj me artet e tjera, Diagrami i Venit, punë punën individuale, në lidhje nxënësit,
LETËRSI letërsisë funksioni dhe në grupe, punë në dyshe me saktësinë e informacionit fragmente të
SË Letërsia dhe artet natyra e saj shkencor; Vlerësim pa notë, ndryshme
Letërsia, e tjera por motivues, për nxënës që letrare.
gjinitë dhe Ora 1 aktivizohen.
2 llojet Klasifikimi i Punë me modele Bisedë, pema e Vlerësim i vazhduar i Teksti i
letrare letërsisë në prozë e poezi mendimit, punë me nxënësit për: rrjedhshmërinë nxënësit,
6 orë Analiza dhe grupe, punë e pavarur e të folurit dhe saktësinë e tekste të
studimi i një teksti me shkrim informacionit shkencor. ndryshme
letrar letrare në
Ora 2 poezi e prozë

3 Teksti rrëfimtar Punë me tekstin Bisedë, pema e Vlerësim i vazhduar i Teksti i


dhe llojet e tij mendimit, punë me nxënësit për: rrjedhshmërinë nxënësit,
Ora 3 grupe, punë në dyshe, e të folurit dhe saktësinë e tekste
plotësimi i skedës informacionit shkencor rrëfimtare

11
4 Teksti poetik Poezia dhe vlerat e Pema e mendimit, Vlerësim i vazhduar. Teksti i
Analiza e tekstit saj, bisedë shpjegim i gërshetuar Vlerësohet aftësia e secilit nxënësit,
poetik me bashkëbisedim, nxënës për të paraqitur saktë poezi të
(figuracioni) Di/Dua të di/Mësova, punën me shkrim ndryshme nga
Ora 4 punë me shkrim nxënësit

5 Analizë e tekstit Analizojmë me Diskutim, punë e Vlerësim individual Teksti i


poetik shkrim një poezi pavarur me shkrim me nxënësit,
Ora 5 shkrim poezi të
ndryshme
6 Drama Punë me tekstin Skeda e Vlerësim për saktësinë e Teksti i
Teksti dramatik dialogut,bisedë, informacionit shkencor nxënësit,
Ora 6 pema e Vlerësim i vazhduar fragmente
mendimit,vështrim dramash
krahasues,
7 Letërsia Lirika antike Bukuria e vargut Bisedë, vrojtim i Vlerësim për punën Teksti i
antike Safoja dhe antik, bisedë pikturës, lexim zinxhir, individuale Vlerësim për nxënësit,
greko- përfaqësues të punë në grupe, ditari paraqitjen saktë të punës së materiale që
romake tjerë dypjesësh kërkuar. lidhen me
antikitetin
grek
8 Studim Bisedë: Dashuria Recitim, diskutim, Vlerësohen për mënyrën se si Teksti i
teksti“Pasion dhe poezia shënime mbi shënime, e kërkojnë dhe e plotësojnë nxënësit,
dashurie” pyetje-përgjigje, materialin. poezi të
Vlerësim i vazhduar ndryshme të
vetëvlerësim poetëve grekë
9 Periudhat e Periudha arkaike, Bisedë, pema e Vlerësim me gojë motivues Teksti i
letërsisë antike klasike, helenistike mendimit, lidhur me cilësinë e nxënësit,
punë në grupe, ditarët e informacionit. Materiale nga
të nxënit interneti

12
10 Analizë “Iliada” Madhështia e Paraqitja e punës, ditari Vlerësim individual; Teksti i
Ora 1 ngjarjeve dhe dypjesësh, rrjeti i Vlerësim për paraqitjen e nxënësit,
heronjve në diskutimit, punë në saktë të informacionit poema
poemat e Homerit,grupe, tabela e figurave “Iliada”, e
bisedë letrare,punë e pavarur Homerit
11 Studim teksti Bisedë: Kulti i Recitim, punë në grupe, Vlerësim individual; Teksti i
“Iliada” sundimtarit tabela e personazhit, nxënësit,
rrjeti i diskutimit, punë poema
Ora 2
e pavarur “Iliada”
12 Studim teksti Bisedë: Kulti i Lexim zinxhir, lexim Vlerësohet aftësia e nxënësve Teksti i
“Iliada” heroit shprehës, plotësimi i për t’u shprehur saktë dhe nxënësit
Ora 3 skedave, punë në grupe, bukur me notë ose me gojë “Iliada”, e
tabela krahasuese Vlerësim i vazhduar Homerit
13 Studim teksti Diskutojmë për Recitim, lexim Vlerësim individual; Teksti i
“Iliada” madhështinë e shprehës, Vlerësohen për mënyrën e nxënësit,
Ora 4 poemave homerike plotësim i skedave, saktë të paraqitjes së punës. poema
punë në grupe, “Iliada”, e
debat Homerit
14 Studim teksti Reflektojmë me Puna individuale, Vlerësim individual me notë, Vargje nga
“Iliada” shkrim diskutim, punë me vlerësim i vazhduar Iliada. Teksti
Ora 5 shkrim “Si të
shkruajmë
ese”
11541 Studim teksti Reflektojmë me Puna individuale, Vlerësim individual me notë, Vargje nga
15514 “Iliada” shkrim diskutim, punë me vlerësim i vazhduar Iliada.
15 Ora 6 shkrim Teksti “Si të
shkruajmë
ese”
16 Projekt ora 1 Folklori tipare dhe Bashkëbisedim, punë e Vlerësim individual dhe në Literaturë
veçori drejtuar grupe për projekt kurrikular shtesë
studimore
dhe nga
interneti,

13
vepra letrare
17 Eskili 5 ore Eskili, jeta dhe Bisedojmë për Vrojtim, bisedë, lexim i Vlerësim i vazhduar. Teksti i
aktiviteti letrar krijimtarinë e drejtuar, përmbledhje e Vlerësim për aktivizimin me nxënësit,
Ora 1 Eskilit gojë, motivues tragjedia
strukturuar, punë në
“Prometeu i
grupe, punë në dyshe mbërthyer”, e
Eskilit
18 Analizë Debat: Prometeu, Stuhi mendimi, jexim i Vlerësim i vazhduar Teksti i
“Prometeu i humanisti i parë drejtuar, përmbledhje e Vlerësohen për paraqitjen e nxënësit,
mbërthyer” strukturuar, punë në saktë të informacionit. tragjedia
Ora 2 grupe shkencor. “Prometeu i
mbërthyer”, e
Eskilit
19 Studim teksti Bisedë: Prometeu Lexim me role, lexim Vlerësim i vazhduar me notë Teksti i
“Prometeu i dhe njerëzimi shprehës, punë në ose me gojë nxënësit,
mbërthyer” grupe, punë e pavarur tragjedia
Ora 3 “Prometeu i
mbërthyer”
20 Studim teksti Bisedë për Bisedë, karrigia e Vlerësim i vazhduar Teksti i
“Prometeu i altruizmin nxehtë, punë me Vlerësohet puna individuale; nxënësit,
mbërthyer” Vlerësohen për paraqitjen e tragjedia
tekstin, ditari
Ora 4 saktë të informacionit “Prometeu i
dypjesësh, punë e shkencor. mbërthyer”
pavarur
21 Studim teksti Reflektojmë me Debat, lexim i drejtuar, Vlerësimi i nxënësve në Teksti i
“Prometeu i shkrim punë e pavarur, mënyrë individuale dhe për nxënësit;
mbërthyer” plotësimi i skedës, punë punën me shkrim. tragjedia
Ora 5 në dyshe “Prometeu i
mbërthyer”
22 Euripidi, jeta dhe Euripidi dhe Pyetje-përgjigje, lexim i Vlerësim i vazhduar. Teksti i
aktiviteti letrar sofizmi, bisedë drejtuar, përmbledhje e Vlerësim motivues me gojë nxënësit,
Ora 1 “Medea”
strukturuar, punë në

14
grupe,
23 Analizë Bisedë për rolin e Stuhi mendimi, Vlerësim i vazhduar motivues Teksti i
“Medea”Ora 2 gruas në shoqëri bisedë e kombinuar me nxënësit,
shpjegim, punë e tragjedia
pavarur “Medea”,
24 Test 1 Testimi Testim Vlerësim përmbledhës Testet në A 4
Studim teksti “Medea”
25 Punë me tekstin, Lexim me role, Vlerësim individual;, Teksti i
Ora 3
“Medea” diskutim, punë e vlerësim me notë ose me nxënësit,
pavarur, ditari gojë. tragjedia
dypjesësh. “Medea”
26 Studim teksti Medea dhe Lexim me kodim i Vlerësim i vazhduar Teksti i
“Medea” shoqëria, bisedë tekstit, bisedë, punë në individual; nxënësit,
Ora 4 grupe, punë e Vlerësim pa notë, por me tragjedia
diferencuar, punë me shprehje motivuese. “Medea”
shkrim
Studim teksti “Medea”
27. Reflektim me Lexim me role, Vlerësim i diferencuar Teksti i
Ora 5 shkrim diskutim, punë në individual; nxënësit,
grupe, punë e pavarur, Korrigjohen punimet e tragjedia
ditari dypjesësh, punë nxënësve “Medea”
me shkrim
28. Folklori Bisedë për pasurinë Vrojtim, pyetje- Vlerësim individual; Teksti i nxënësit, Kanuni i
folklorike në prozë përgjigje, lexim i Vlerësohen për Lekë Dukagjinit,
paraqitjen e saktë të
drejtuar,
informacionit shkencor.
përmbledhje e
strukturuar, punë e
diferencuar

15
PERIUDHA II
JANAR- MARS
12 javë x 2 orë = 24 orë

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS PËR TEMATIKAT:

1. Eposet në Mesjetë

2. Nga Mesjeta në Rilindje

3.Rilindja dhe Humanizmi europian


Tematika 3. Letërsia gojore shqiptare
Në përfundim të tematikës 3, nxënësi/ja:
- analizon tiparet e folklorit dhe vlerat e tij;
- përcakton ndarjet e lirikës popullore;
- analizon dhe gjykon për vlerat e lirikës popullore;
- përcakton ndarjet e epikës popullore;
- analizon dhe gjykon për vlerat e epikës popullore.
Tematika 1. Eposet në Mesjetë
Në përfundim të tematikës 1, nxënësi/ja:
- përcakton periudhën historike, në të cilën lindën dhe u zhvilluan eposet;
- përshkruan origjinën dhe përmbajtjen e eposit kombëtar;
- vlerëson rëndësinë historike dhe kulturore të eposit kombëtar;
- analizon tiparet kryesore të eposit tonë dhe atij europian;
- fiton aftësitë e nevojshme për të kuptuar natyrën e letërsisë;

16
- njeh dhe ballafaqon modelet e eposeve;
- gjykon mbi vlerat estetike të gjuhës së përdorur në këto krijime.
Tematika 2. Rilindja dhe Humanizmi
Në përfundim të tematikës 2, nxënësi/ja:
- diskuton rreth zhvillimit të Humanizmit dhe të Rilindjes europiane si lëvizje e rëndësishme kulturore, letrare dhe artistike;
- veçon përfaqësuesit kryesorë të kësaj epoke në Itali, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj.;
- analizon tiparet kryesore të letërsisë së Rilindjes europiane;
- fiton aftësitë e nevojshme për të kuptuar natyrën e letërsisë dhe, në veçanti, klasifikimin e saj në periudha të ndryshme letrare
dhe historike;
- vështron tablo dhe përshkruan përjetimin etij me anë të llojeve të ndryshme të artit;
- interpreton karakteristikat e veprave artistike në periudha dhe kontekste të ndryshme kohore e kulturore;
- veçon momentet kryesore të jetës dhe veprës së Servantesit;
- diskuton rreth vlerave dhe vendit që zë Servantesi në historinë e letërsisë;
- përshkruan momentet kyç të jetës së Shekspirit, duke veçuar veprat kryesore;
- diskuton rreth vlerave dhe vendit që zë Shekspiri në historinë e letërsisë;
- gjykon për mënyrën se si filozofia e Rilindjes gjen shprehje në krijimtarinë e Servantesit dhe të Shekspirit;
- aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit;
- diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Don Kishotit”;
- fiton aftësi për të kuptuar fragmentin e dhënë dhe për të zbërthyer mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës;
- Përdor njohuritë gjuhësore për të vlerësuar gjuhën e tekstit letrar;
- zgjeron njohuritë mbi ndërtimin e tekstit (përdorimin e mjeteve gjuhësore dhe stilistike);
- demonstron shkathtësitë e fituara gjatë komentit të fragmentit.

17
PERIUDHA: JANAR-MARS

Nr TEMATI TEMA SITUATA E TË METODOLOGJIA DHE VLERËSIMI BURIMI DHE


KA MËSIMORE NXËNIT VEPRIMTARITË MJETET

29 Folklori Proza popullore Bisedë në klasë për Diskutim, ditaret e të nxënit, Vlerësim i vazhduar Krijime folklorike
folklorin shqiptar krahasim me letërsinë antike – dhe me notë shqiptare
Diagram Veni

Dëgjim i drejtuar, bisedë, lexim Vlerësim i nxënësit Teksti i nxënësit,


30 Lirika Këngët tona popullore zinxhir, përmbledhje e për: këngë të ndryshme
popullore strukturuar, punë në grupe, punë a) rrjedhshmërinë e të popullore shqiptare
në dyshe folurit dhe saktësinë e
informacionit shkencor
b) aftësinë e secilit
nxënës për të
kombinuar,
harmonizuar dhe
paraqitur
informacionin që
zotëron
vlerësim me gojë
Dëgjim i drejtuar, bisedë, lexim Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
31 Lirika Këngët tona popullore zinxhir, përmbledhje e Vlerësim i nxënësit këngë të ndryshme
popullore strukturuar, punë në grupe, punë për: popullore shqiptare
në dyshe a) rrjedhshmërinë e të
folurit dhe saktësinë e
informacionit shkencor
b) aftësinë e secilit
nxënës për të

18
kombinuar,
harmonizuar dhe
paraqitur
informacionin që
zotëron
vlerësim me gojë
Këngët tona popullore Recitim, bisedë, lexim me kodim Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
32 Studim teksti i tekstit, ditaret e të nxënit punë me gojë ose me notë krijime të ndryshme
lirika popullore me shkrim për: nga lirika popullore
e dashurisë a) rrjedhshmërinë e të
folurit dhe saktësinë e
informacionit shkencor
33 Eposet në Eposi europian Eposet evropiane në Stuhi mendimesh, metoda e Vlerësim Teksti i letërsisë,
Mesjetë, dhe ai Mesjetë bashkëbisedimit, lexim i drejtuar, diagnostikues, me fjalor termash
ballkanik punë e pavarur, detyrë qëllim identifikimin e letrare, enciklopedi,
Ora 1 hulumtuese njohurive paraprake, foto, kompjuter,.
34 Projekt ora 2 Folklori tipare dhe Bashkëbisedim, punë e drejtuar Vlerësim individual Literaturë shtesë
veçori dhe në grupe për studimore dhe nga
projekt kurrikular interneti, vepra
letrare
35 Analizë “Cikli i Këngët e kreshnikëve Stuhi mendimesh, pema e Vlerësim të vazhduar Teksti i letërsisë,
Kreshnikëve” mendimeve, metoda e me gojë mbi progresin fjalor mitologjik,
Ora 2 bashkëbisedimit, lexim i drejtuar, e nxënësve enciklopedi, foto,
punë e pavarur, hulumtim kompjuter,

36 Studim teksti Këngët e kreshnikëve Stuhi mendimesh, pema e Vlerësim të Teksti i letërsisë,
“Cikli i mendimeve, metoda e vazhdueshëm me gojë fjalor mitologjik,
Kreshnikëve” bashkëbisedimit, lexim i drejtuar, mbi progresin e enciklopedi, foto,
Ora 3 punë e pavarur, hulumtim nxënësve kompjuter,
37 Studim teksti Këngët e kreshnikëve Stuhi mendimesh, pema e Vlerësim të vazhduar Teksti i letërsisë,
“Cikli i mendimeve, metoda e me gojë mbi progresin fjalor mitologjik,
Kreshnikëve” bashkëbisedimit, lexim i drejtuar, e nxënësve. enciklopedi, foto,
Ora 4 punë e pavarur, hulumtim kompjuter,

19
38 Studim teksti Këngët e kreshnikëve Metoda e bashkëbisedimit, lexim Vlerësim i vazhduar Teksti i letërsisë,
“Cikli i i drejtuar, punë në grupe, ditari me notë fjalor mitologjik,
kreshnikëve” dypjesësh enciklopedi, foto,
Ora 5 kompjuter,
39 Nga Prijësi i Punë me tekstin Pema e mendimeve, Vlerësim Teksti i nxënësit,
Mesjeta në Rilindjes, bashkëbisedimi, Di/ Dua të di/ diagnostikues, me fjalor i shqipes,
Rilindje Dante Aligeri Mësova, punë e pavarur qëllim identifikimin e enciklopedi, foto,
5 orë Ora 1 njohurive paraprake, kompjuter,
40 Analizë, “Komedia Hyjnore” Metoda e bashkëbisedimit, Vlerësim Teksti i nxënësit,
“Komedia metoda e Kllasterit, punë me diagnostikues, vepra, fjalor i
hyjnore“ grupe, hulumtim, lexim i drejtuar shqipes, enciklopedi,
Ora 2
41 Studim teksti “Komedia Hyjnore” Pema e mendimeve, diskutim i Vlerësim me gojë Fragmenti i veprës,
“Portat e hapur, punë me grupe, leximi i alternohet dhe me notë fjalor i shqipes,
ferrit“ drejtuar enciklopedi,
Ora 3
42 Studim teksti “Komedia Hyjnore” Metoda e bashkëbisedimit, lexim Vlerësim i vazhduar. Fragmenti i veprës,
“Paolo dhe i drejtuar, ditar triplanësh, punë Vlerësim me gojë fjalor i shqipes,
Françeska” në grup, shkrim i lirë alternohet dhe me notë enciklopedi,
Ora 4
43 Studim teksti “Komedia Hyjnore” Metoda e bashkëbisedimit, punë Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
“Komedia në grup, diskutim i drejtuar, me notë vepra, fjalor i
hyjnore”, shkrim i lirë, ese shqipes, enciklopedi,
Ora 5
44 Rilindja Letërsia e Punë me tekstin Stuhi mendimesh, pema e Vlerësim Teksti i nxënësit,
dhe Rilindjes mendimeve, lexim i drejtuar, diagnostikues, me fjalor i shqipes,
Humanizm Ora 1 vëzhgim qëllim identifikimin e enciklopedi,
i europian njohurive
10 orë
45 Servantesi, jeta “Don Kishoti i Mançës” Stuhi mendimesh, pema e Vlerësim të Teksti i nxënësit,
dhe aktiviteti mendimeve, lexim i drejtuar, vazhdueshëm me gojë vepra, fjalor i
letrar diskutim i drejtuar, pesëvargëshi mbi progresin e shqipes, enciklopedi,
Ora 2 nxënësve
20
46 Analizë, “Don “Don Kishoti i Mançës” Metoda e bashkëbisedimit, Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
Kishoti” ritregimi, Diagrami i Venit, pema me gojë vepra” Don Kishoti”
Ora 3 e mendimeve, lexim i drejtuar,
një pyetje-shumë përgjigje.

47 Studim teksti “Don Kishoti i Mançës” Metoda e bashkëbisedimit, ditari Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
“Sojliu i dy-trepjesësh, lexim i drejtuar, me notë vepra ”Don Kishoti”
Mançës” punë e pavarur
Ora 4
48 Studim teksti “Don Kishoti i Mançës” Metoda e bashkëbisedimit, ditari Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
“Don Kishoti dy-trepjesësh, pema e me notë vepra ”Don Kishoti i
kundër mendimeve, rrjet i diskutimit, Mançës”
mullinjve të punë e pavarur, shkrim i lirë
erës”
Ora 5
49 Test 2 Testimi Testim Vlerësim përmbledhës Teste A 4

50 Projekt ora 3 Folklori tipare dhe Bashkëbisedim, punë e drejtuar Vlerësim individual Literaturë shtesë
veçori dhe në grupe për studimore dhe nga
projekt kurrikular interneti, vepra
letrare

51 Teatri Teatri Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
elisabetian elizabetian mendimesh, një pyetje-shumë Vlerësim fjalor i shqipes,
5 orë Ora 1 përgjigje, pema e mendimeve, diagnostikues, me enciklopedi,
lexim i drejtuar, hulumtimi qëllim identifikimin e
njohurive paraprake,
52 Shekspiri, jeta “Të rrosh a të mos Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
dhe aktiviteti rrosh – kjo është mendimesh, pema e mendimeve, me gojë mbi progresin vepra, fjalor i
letrar çështja” lexim i drejtuar, harta e e nxënësve shqipes, enciklopedi.
Ora 2 koncepteve, diskutim i drejtuar,
hulumtim

21
PERIUDHA III
PRILL-QERSHOR

10 javë x 2 orë = 20 orë

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS PËR TEMATIKAT:

1.. Rilindja dhe Humanizmi europian

2.. Klasicizmi

Tematika 1.Rilindja dhe Humanizmi europian


Në përfundim të tematikës 1, nxënësi/ja:

22
− diskuton rreth zhvillimit të Humanizmit dhe të Rilindjes europiane si lëvizje e rëndësishme kulturore, letrare dhe artistike;
− veçon përfaqësuesit kryesorë të kësaj epoke në Itali, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj.;
− veçon momentet kryesore të jetës dhe të veprës së Shekspirit;
− diskuton dhe vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore;
− aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit;
− diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit”;
− fiton aftësi për të kuptuar fragmentin e dhënë dhe për të zbërthyer mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës;
− përdor njohuritë gjuhësore për të vlerësuar gjuhën e tekstit letrar;
− zgjeron njohuritë mbi ndërtimin e tekstit (përdorimin e mjeteve gjuhësore dhe stilistike);
− demonstron shkathtësitë e fituara gjatë komentit të fragmentit.

Tematika 2. Klasicizmi
Në përfundim të tematikës 2, ,nxënësi/ja:
− analizon kushtet historike, shoqërore dhe kulturore që çuan në lindjen dhe zhvillimin e Klasicizmit;
− njeh dhe ndërton parimet kryesore të klasicizmit francez;
− interpreton karakteristikat e veprave artistike në periudha dhe kontekste të ndryshme kohore e kulturore;
− analizon tiparet dhe parimet estetike të Klasicizmit;
− veçon përfaqësuesit kryesorë të Klasicizmit dhe veprat e tyre më përfaqësuese;
− veçon momentet kryesore të jetës dhe të veprës së Molierit;
− diskuton rreth risive që solli Molieri në letërsinë botërore;
− aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit;
− diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Tartufit”;
− përdor njohuritë gjuhësore për të vlerësuar gjuhën e tekstit letrar;
− zgjeron njohuritë mbi ndërtimin e tekstit (përdorimin e mjeteve gjuhësore dhe stilistike);
− demonstron shkathtësitë e fituara gjatë komentit të fragmentit;
− fiton aftësi për të interpretuar pjesë nga vepra “Tartufi” dhe për të zbërthyer mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës;

23
− përdor njohuritë gjuhësore për të vlerësuar gjuhën e tekstit letrar dhe për ta bërë të vetin rolin e caktuar.

Periudha e tretë:

PRILL – QERSHOR

Nr TEMATI TEMA SITUATA E TË METODOLOGJIA DHE VLERËSIMI BURIMI DHE


KA MËSIMORE NXËNIT VEPRIMTARITË MJETET

53 Analizë. “Hamleti” Metoda e bashkëbisedimit, një Vlerësim i vazhduar me Teksti i nxënësit,


“Hamleti” pyetje-shumë përgjigje, pema e gojë mbi progresin e vepra, fjalor i
Ora 3 mendimeve, lexim i drejtuar, nxënësve shqipes, enciklopedi,
ritregim, harta e koncepteve,
diskutim i drejtuar
54 Studim teksti “Hamleti” Metoda e bashkëbisedimit, punë me Vlerësim i vazhduar me Teksti i nxënësit,
“Hamleti” grupe ekspertësh, ditari dy- notë dhe me gojë Fragmenti i veprës,
Ora 4 trepjesësh, lexim i drejtuar, diskutim fjalor i shqipes,
i drejtuar, punë e pavarur enciklopedi,
55 Studim teksti “Hamleti” Metoda e bashkëbisedimit, punë me Vlerësim i vazhduar me Teksti i nxënësit
“Hamleti” grupe, ditari dy-trepjesësh, lexim i notë Fragmenti i veprës,
Ora 5 drejtuar, shkrim i lirë, vëzhgim fjalor i shqipes,
56 Letërsia e Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, harta e Vlerësim diagnostikues, Teksti i nxënësit,
Letërsia vjetër shqipe mendimeve, lexim i drejtuar, me qëllim identifikimin e fjalor i shqipes,
shqipe Humanizmi Diagrami i Venit, diskutim i lirë, njohurive paraprake, enciklopedi,
shqiptar vëzhgim interesave apo aftësive
Ora 1 që kanë nxënësit

24
57 Marin Barleti, Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, pema e Vlerësim diagnostikues, Teksti i nxënësit,
jeta dhe mendimeve, lexim i drejtuar, vepra, fjalor i
aktiviteti letrar diskutim i lirë shqipes, enciklopedi,
Ora 2

58 Analizë, Figura e Metoda e bashkëbisedimit, një Vlerësim i vazhduar me Teksti i nxënësit,


“Histori e Skënderbeut në pyetje-shumë përgjigje, pema e gojë mbi progresin e vepra, fjalor i
Skënderbeut” letërsinë shqipe mendimeve, kubimi, lexim i drejtuar, nxënësve shqipes, enciklopedi,
Ora 3 diskutim i drejtuar
59 Studim teksti “Histori e Metoda e bashkëbisedimit, punë me Vlerësim i vazhduar me Fragmenti i veprës,
“Fjalimi i Skënderbeut” grupe, ditari dypjesësh, Diagrami i gojë dhe me notë mbi fjalor i shqipes,
Skënderbeut” Venit, shkrimi i lirë progresin e nxënësve enciklopedi,
Ora 4
60 Figura e “Histori e Metoda e bashkëbisedimit, diskutim i Vlerësim i vazhduar me Fragmenti i veprës,
Skënderbeut Skëndërbeut” drejtuar, lexim i drejtuar, ditari notë dhe me gojë fjalor i shqipes,
dhe përmasat e trepjesësh, shkrim i lirë enciklopedi,
saj Ora 5
61 Pjetër Budi, Autorët e vjetër të Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim diagnostikues teksti i nxënësit,
poeti i parë shqipes mendimesh, pema e mendimeve, vepra, fjalor i
shqiptar Ora 1 lexim i drejtuar, harta e koncepteve shqipes.
62 Studim teksti Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, lexim i Vlerësim i vazhduar me Fragmenti i veprës,
“Për ndimë të drejtuar, diskutim i drejtuar, pyetje- gojë dhe me notë fjalor i shqipes,
gjithë përgjigje, rrjeti i diskutimit, ditari enciklopedi,
kërshtenimit dypjesësh, shkrim i lirë
Arbënit...” Ora
2
63 Bogdani dhe Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, pema e Vlerësim i vazhduar Teksti i nxënësit,
poetika e tij mendimeve, lexim i drejtuar, harta e vepra, fjalor i
Ora 1 koncepteve, ditari dypjesësh shqipes,

25
64 Analizë Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Një vlerësim Teksti i nxënësit,
“Këngët e mendimesh, pema e mendimeve, diagnostikues, vlerësim vepra, fjalor i
Sibilave” Ora 2 lexim i drejtuar, diskutim i drejtuar të vazhduar me gojë, shqipes,

65 Studim teksti Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim të Fragmenti i veprës,


“Këngët e mendimesh, pema e vazhdueshëm me gojë fjalor i shqipes,
Sibilave” Ora 3 mendimeve,lexim i drejtuar,diskutim mbi progresin e enciklopedi.
i drejtuar, punë në grup, vëzhgimi nxënësve

66 Projekt ora 4 Folklori Punë në grupe Vlerësim individual dhe Literaturë shtesë
në grup për projekt studimore dhe nga
kurrikular interneti, vepra
letrare
67 Projekt ora 5 Folklori Punë në grupe Vlerësim individual dhe Literaturë shtesë
në grup për projekt studimore dhe nga
kurrikular interneti,
68 Klasicizmi Klasicizmi Punë me tekstin Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim diagnostikues Teksti i nxënësit,
4 orë francez, mendimesh, pema e mendimeve, fjalor i shqipes.
parimet Ora 1 lexim i drejtuar, harta e koncepteve
69 Molieri, jeta Komeditë e Metoda e bashkëbisedimit, stuhi Vlerësim diagnostikues, Teksti i nxënësit,
dhe aktiviteti Molierit mendimesh, pema e mendimeve, vepra, fjalor i
letrar lexim i drejtuar, harta e koncepteve, shqipes, enciklopedi,
Ora 2 diskutim i drejtuar, hulumtim
70 Analizë, Tartufi Metoda e bashkëbisedimit, një Vlerësim i vazhduar me Teksti i nxënësit,
“Tartufi” pyetje-shumë përgjigje, pesëvargësh, gojë mbi progresin e vepra, fjalor i
Ora 3 stuhi mendimesh, pema e nxënësve shqipes, enciklopedi,
mendimeve, harta e koncepteve,
diskutim i drejtuar
71 Studim teksti Tartufi Metoda e bashkëbisedimit, lexim me Vlerësim i vazhduar me Fragmenti i veprës,
“Tartufi” role, punë me grupe ekspertësh, ditari gojë dhe me notw fjalor i shqipes.
Ora 4 dy-trepjesësh, rrjeti i diskutimit
72 Test 3 Testim Testim Vlerësim përmbledhës Teste A 4

26
27

You might also like