You are on page 1of 3

Projekt Gjeografi

Klasa 11B
Klea Simoni
Tema: Denimi i “kundershtareve” dhe mohimi i lirise se fjales ne periudhen e regjimit
komunist.

Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri u krijua një sistem sundues


diktatorial i cili u mundua të siguronte mbijetesën e tij nëpërmjet metodave të
ndryshme frikësuese dhe sanksionuese të njerëzve. Shumë persona janë hetuar,
akuzuar, dënuar, persekutuar dhe ekzekutuar në emër të popullit për shkak të
kundërshtimit të regjimit.

Nga statistikat mbi numrin e dënimeve rezulton që:

 janë pushkatuar 5.577 burra dhe 450 gra,


 janë burgosur për arsye politike 10.133 burra dhe 7.367 gra (nga të cilët 1.065
kanë vdekur gjithsej),
 kanë humbur aftësinë mendore nga torturat 408 njerëz,
 janë internuar për motive politike 20.000 familje, nga të cilët kanë vdekur
7.022 persona në zonat e internimit.

Dënimet gjatë regjimit komunist


Burgosja dhe eleminimi fizik
Eliminimet fizike, burgosjet, likuidimi i klasave dhe grupeve kundërshtare të
komunistëve, u paralajmëruan që pa mbaruar Lufta.

Në vitet 1944 – 1947, tetë burgje ekzistuese në


Shqipëri iu rezervuan të burgosurve politikë të
cilët përcaktoheshin si “armiq të popullit”, shtatë
të burgosurve normal të përcaktuar si “ordinerë”
dhe tre burgje ishin të përziera. Me kalimin e
viteve regjimi hapi burgje të reja në të gjitha
qendrat kryesore, duke i specifikuar ato për të
burgosurit politikë dhe burgjet e destinuara për të
burgosurit ordinerë.

Zakonisht në burgje dërgoheshin për të vuajtur dënimin personat e dënuar, të cilët,


për shkak të gjendjes së tyre fizike, nuk kanë pasur mundësi të kryenin ndonjë punë
në kampet e punës (repartet e riedukimit), si dhe ata të cilët gjatë kohës së mbajtjes
së dënimit në kampet e punës kanë shkelur rëndë dhe në mënyrë sistematike
rregullat e brendshme, ose në ndonjë mënyrë tjetër mbajtja e tyre në kampet e
punës ose repartet e riedukimit ka paraqitur rrezikshmëri. Po ashtu burgjet
dalloheshin nga kampet e punës edhe për nga regjimi i mbajtjes së dënimit. Në
burgje regjimi i mbajtjes së dënimit ishte më i rëndë në krahasim me kampet e punës
ose repartet e riedukimit nëpërmjet punës. Të dënuarit gjatë mbajtjes së dënimit në
burgje kishin të drejta më të kufizuara sesa në kampet e punës.

Tortura

Nga rrëfimet dhe dëshmitë e ish-personave të dënuar si dhe të dhënat e tjera të


kësaj periudhe kohore mësojmë se ndaj të dënuarve në burgjet dhe kampet e punës
është përdorur edhe tortura. Si mjete dhe forma të torturave që përdoreshin në
burgjet dhe kampet e punës gjatë sistemit komunist në Shqipëri ishin ndër të tjera:
jeleku i torturës (torturë e tmerrshme), dëmtimi i organeve gjenitale, lënia pa bukë,
pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë për ditë të tëra, elektroshoku, futja kripë në gojë me
mbushje të plotë të gojës, dërgimi gjoja për pushkatim, futja me kokë poshtë në fuçi
me ujë, djegia e mishit me cigare, hedhja e alkoolit në duar apo në flokë dhe ndezja
e flakës, thyerja e kockave dhe shkulja e mishit me darë, futja në ujë dhe lënia të
lagur në dimër, përdorimi i zgjonjve me bletë ndaj të burgosurve të zhveshur etj

Internimet
Pas vendimeve të marra në dhjetor 1944, një sërë urdhëresash detyruan një
kategori të caktuar njerëzish: pronarë tokash, tregtarë, ish-politikanë të largohen nga
qytetet kryesore të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër etj., dhe të jetonin
në zona të tjera të vendit. Këtyre individëve u hiqej e drejta për t’u kthyer në shtëpitë
e tyre, të cilat u konfiskuan dhe e përdorën për të strehuar zyrtarë të regjimit të ri. Të
internuarit dërgoheshin sa më larg banimit të tyre: jugorët në veri dhe veriorët në jug.

Që prej vitit 1945, filloi të përdorej internimi si një masë ndëshkimore ndaj
kundërshtarëve politikë. Të dhënat më të hershme që kemi për zbatimin e kësaj
mase i takojnë shkurtit të vitit 1945, kur Mehmet Shehu porositi të internohen
personat që strehojnë të arratisurit në male, apo “kriminelët e luftës”, si dhe ata që
nuk pranonin të dorëzonin armët. Një tjetër kategori që u internuan që në fillimet e
vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ishte ajo e familjeve të personave që
ishin dënuar si “kriminelë lufte”

Zhdukja e trupave
Si çdo diktaturë, edhe ajo shqiptare ishte e vetëdijshme se nëse ekzekutimet politike
do të ishin të rralla, njerëzit e përndjekur do të përbënin rrezik të përhershëm për atë
regjim, nëpërmjet shprehjes së mendimeve të tyre kritike mbi regjimin komunist dhe
mungesën e lirisë dhe jetës normale të njerëzve. Po ashtu, nëse trupat e njerëzve të
pushkatuar për arsye politike do të varroseshin në mënyrë normale, ata do të mund
të shndërroheshin në simbole konkrete dhe frymëzuese të zhgënjimit dhe urrejtjes
ndaj regjimit komunist. Zhdukja e trupave të të përndjekurve politikë të ekzekutuar
krijonte një trysni të fortë psikologjike mbi të afërmit e viktimave dhe shoqërinë në
tërësi, se krimet e tyre kishin qenë aq të rënda sa u mohohej edhe varri dhe nderimi
pas vdekjes, që bënin pjesë në traditat njerëzore të zakonshme të të gjitha kohëve
dhe të të gjithë popujve.

You might also like