You are on page 1of 2

C6M1 MANJOLA CENKAJ

Raporti i detyrës mësimore M1


Lënda: Qytetari
Klasa IV
Madhësia e grupit: 19 nxënës
Tema e mësimit : Përgjegjësitë e mia në rrugë
Metodat e përdorura: Pusullat hyrëse, Kafeneja e të nxënit,
Si fillim njoha nxënësit me temën e mesimit, u bëra të ditur hapat që do të ndjekim gjatë veprimtarisë mësimore
dhe prezantova metodat e reja që do të zhvillonin.

Shpërndava pusullat dhe u kërkova nxënësve të shkruajnë një pyetje lidhur me temën për të cilën do të donin një
përgjigje gjatë mësimit, u jap disa minuta kohë dhe pasi i shkruajnë i heqin mënjanë deri në fund të orës së
mësimit.

Në përfundim të orës pyeta nxënësit nëse kishin marrë përgjigje për pyetjet që bënë te pusullat ,disa që nuk kishin
marrë përgjigje i ftova të më drejtojnë pyetjet.

Vazhdoj më pas me metodën tjetër duke ndarë klasën në 4 grupe me nga 4-5 nxënës dhe secili grup do të diskutojë
temën nga perspektiva të ndryshme .I nxita nxënësit të demonstronin idetë e tyre në forma të ndryshme me shkrim
,vizatime, simbole etj. U kërkova të mos prisnin radhën por të shkruanin njëkohësisht mbi tabakun e letrës.. Kur
largohej grupi për te tavolina tjetër linte një nxënës te vendi tyre si pritës për grupin që vjen për ti treguar se çfarë
pune ka realizuar grupi i mëparshëm. Pritësat ndryshuan kur u përzjenë sërish grupet. Nxënësit u përzjenë disa
herë.Të gjithë nxënësve u dha mundësia të ulen në tavolinat e tjera dhe të pasurojnë idetë duke marrë informacion
dhe duke dhënë njëkohësisht.

Në përfundim përfaqësues nga secili grup zgjodhën një çështje kryesore dhe e prezantuan para klasës.

Përgatitja ime paraprake konsiston si në grumbullimin e mjeteve të domosdoshme që nevojiten për kryerjen e
detyrës, sistemimin e ambientit fizik të klasës, por edhe në planifikimin hap pas hapi të secilës veprimtari që do të
kryeja me nxënësit , në mënyrë që të jepja udhëzime të qarta dhe t’u ofroja mundësinë të realizonin si duhet
metodat.

Kjo detyrë mësimore ishte gjithëpërfshirëse , solli mjaft ndërveprim mes nxënësve, gjallëri dhe zhurmë pozitive
klasë .

Ky aktivitet u realizua me sukses nga nxënësit ,rezultoi i frytshëm dhe solli ndërveprim ,gjenerim idesh, të parin e
gjërave nga këndvështrime të ndryshme etj.

Nxënësit u treguan të gatshëm dhe entuziastë gjatë realizimit të detyrës, u përfshinë aktivisht në të dhe realizuan
hap pas hapi të gjitha fazat e saj.

Komentet e shfaqura prej tyre ishin pozitive si për punën e kryer bashkërisht dhe për produktin përfundimtar të
realizuar.

Herën tjetër mund të nxis diskutimin për temën duke përdorur metodën e rrathëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Metoda e radhës të cilën do të doja t’a provoja është metoda e stacionit të punës.

You might also like