You are on page 1of 3

Lënda: Vlerësim, Prof.

Zenel Sina

Detyrë: Reflektuese

Punoi: Klaudia Ismailaj

1. Sqaro thelbin e koncepteve “Matje” dhe “Vlerësim”. Sqaro dallimin nga njëri - tjetri.

Matja si folje: përcakton me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat. Vlerësoj dikë a
diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për të (mat aftësitë e dikujt etj.). Nga ana
mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet mësimore,
motivimin. Matja përdoret për qëllime: Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e
anët e dobta të nx. e të mësimdhënies. Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit;
maten cilësi të zhvillimit vetjak të nxënësit. Administrative: sigurohen të dhëna për personelin,
nr. të nxënësve, buxhetin etj. Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e
sistemit arsimor dhe ecuria e zhvillimin të tyre. Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për
përparimin e mëtejshëm të shkollës.

Vlerësim sipas foljes vlerësoj do te thotë te jap një mendim për dike a për diçka; përcaktoj
rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësimi përdoret për qëllime: Mësimore:
siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për mësimdhënie, efektet e
teksteve, përparimin e nx., motivon etj. Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx.,
shkollës dhe shkaqet e tyre. Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak.
Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve Për politikën arsimore: marrja e
vendimeve për zhvill. e shkollës. Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e më tejshme të
vlerësimeve.

2. Përcakto dhe përshkruaj tipat e vlerësimit të jashtëm dhe të brendshëm. Shpejgo kur
vlerësohet dhe pse?
Vlerësimi i brendshëm kryhet nga brenda shkollës. Vlerësimi i brendshëm është i përshtatshëm
për përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues.

Vlerësimi i jashtëm kryhet nga jashtë shkollës nga institucionet të ngarkuara për vlerësimin e
saj. Vlerësimi i jashtëm përdorët zakonisht për të përmbushur qëllimet e vlerësimit përmbledhës.

3. Shpjego tri mënyrat e përdorimit të standardeve kur vlerësojmë duke i ilustruar me


shembuj.

Standarti Përmbajtja e standartit Ilustrimi me shembull


Përkatësia Referohet dobise dhe nevojes per vleresim Natyra dhe cilesite e objektit
Saktësia Perdor metoda shkencore per kerkimin e informacionit Natyre sistematike dhe orientim
Mundësia Nuk duhet te presionohet per tu kthyer ne probleme Natyre vleresuese
Korrektësia Iu reziston presioneve per mos u shnderruar ne probleme Natyre vleresuese

4.Shpjego se cilat janë tri mënyrat e përdorimit të standardeve kur vlerësojmë dhe sqaro
se si mund të lehtësohet kompleksiteti i përdorimit të tyre.

1.Përkatësia i referohet dobisë dhe nevojës së vlerësimit për të kuptuar natyrën dhe cilësitë e
objektit që vlerësohet, duke përfaqësuar raison d'etre të vlerësimit.
2.Saktësia përbën stadardin e dytë për nga rëndësia, duke përfaqësuar natyrën e tij sistematike
dhe orientimin për të përdorur metoda shkencore të kërkimit të informacionit.
3.Mundësia dhe korrektësia janë po ashtu të rëndësishme, veçse vlerësuesit duhet t'u rezistojnë
presioneve për t'i shndërruar ato në aspekte apo probleme mbizotëruese për vlerësimin.

5. Nota përfundimtare e një nxënësi për një kurs është një shembull i

A. Paravlerësimi
B. Vlerësimi formues
C. Vlerësimi diagnostik
D. Vlerësimi përmbledhës (pergjigjja e sakte)

6. Arsyeja kryesore për përdorimin e para-vlerësimit është që

A. Parapërgatitni reagime korrigjuese gjatë shpjegimit


B. Ndihmoni për të përqendruar vëmendjen në rezultatet e dëshiruara të të nxënit
C. Identifikoni njohuritë dhe nivelet e aftësive të studentëve para fillimit të udhëzimit
D. Rishikoni informacione të rëndësishme para se të transferoni informacione në situata të reja (pergjigjja
e sakte)

7.Arsyeja kryesore për përdorimin e vlerësimit formues është që


A. Monitorohet efektiviteti i të nxënësit gjatë procesit mësimor deri në atë moment që vlerësohen.
(pergjigjja e sakte)
B. Sigurojini drejtorit të shkollës të dhëna objektive rreth të nxënit të nxënësve
C. Përcaktoni se çfarë kanë nxënë nxënësit në fund të njësisë mësimore
D. Zbuloni atë që studentët dinë ose mendojnë se dinë para se të fillojë shpjegimi

You might also like