You are on page 1of 19

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI I MJETEVE PËR

VROJTIM
PËRMBJATJA

- Mjetet për vrojtim


- Përdorimet dhe epërsitë e mjeteve për vrojtim
- Kufizimet e mjeteve për vrojtim
- Përgatitja dhe përdorimi i tipave bazë të mjeteve për vrojtim

1. MJETET PËR VROJTIM

Nxënësit nxënë mjaft gjatë viteve të shkollimit, por jo gjithçka nxënë ata mund të matet me anë të
testeve me shkrim. Kështu, referatet, puna në grup, projektet, aftësitë motore, aftësia e të folurit nuk mund
të maten me anë të testeve. Për t’i matur dhe për t’i vlerësuar ato përdoren instrumente të tjera.
Vrojtimi i drejtpërdrejtë është një procedurë e përshtatshme në situata të ndryshme mësimore dhe
përdoret në të gjitha nivelet e shkollimit.
Mjetet për vrojtim janë instrumente subjektive ose instrumente të gjykimit që mund të sigurojnë të
dhëna sasiore, por më shpesh japin rezultate cilësore ose përshkruese.

Epërsi
 Sigurojnë një kontroll për përparimin e përditshëm të nxënësit.
 Sigurojnë të dhëna pa cënuar kohën mësimore.
 Përdoren për zhvillimet joakademike.

Kufizime
 Është e vështirë të planifikohen.
 Besueshmëria e të dhënave është e diskutueshme.
 Nuk mund të përdoren sistematikisht.

Ekzistojnë disa teknika dhe instrumente që ndihmojnë në vrojtimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë së


nxënësit dhe përdoren për vlerësim.

Buletini i pjesëmarrjes përshkruhet si një teknikë vrojtimi që mund të përdoret për të vrojtuar
nxënësit në grupe të vogla ose gjatë diskutimit. Buletini tregon se kush jep ndihmesë, sa shpesh
bashkëpunon dhe sa të vlefshme janë ndihmesat. Dy karakteristikat kryesore të kësaj teknike janë
përdorimi për përgjigjet me gojë dhe vullnetare. Buletini i pjesëmarrjes mund të përdoret për çdo lloj
objektivi që synon vrojtimin e përgjigjeve me gojë.
Buletini i punës në grup të vogël

Tipi i ndihmesës Emrat e anëtarëve të grupit


Ana Zana Ardi Mira Gjergji
kryesor //// /// //// / ____
dytësor //// // //// /// //
i pakët / / /// ____ / //

Buletini i diskutimit është një procedurë më e vështirë, pasi mësuesi në shumë raste e drejton
diskutimin dhe duhet të ketë një vëmendje të shpërndarë në mënyrë që të regjistrojë ndihmesën e
nxënësve. Për këtë lloj teknike mund të bëhet një tabelë javore, mujore, për gjithë grupin e nxënësve ose
për secilin nxënës në veçanti.

Java 7 -11 tetor tetor

Lida 3 2 3 Ardi 3 ndihmesë kryesor


Iliri 2 2 1 3 2 3 3 2 ndihmesë dytësore
Gjergji 1 2 1 1 ndihmesë e parëndësishme
Ardi 3 3 3

Listëkontrolli është një instrument që përmban një listë me tema, objektiva, aftësi, njohuri për të cilat
nxënësi do të vrojtohet. Qëllimi kryesor i listëkontrollit është të regjistrojë një vlerësim të vazhdueshëm
për përparimin e nxënësit duke dëshmuar sesi i përmbush ai detyrat ose objektivat e llojeve të ndryshme.
Listëkontrolli mund të përdoret për të matur njohuri, aftësi, qëndrime, për diagnostikim dhe për
vetëvlerësim. Krahas listës me elementet që do të vrojtohen, jepet edhe një shkallë vlerësuese.
Për të hartuar një listëkontrolli së pari përcaktohen objektivat, pastaj për çdo objektiv përcaktohet
rrethi i temave, i aftësive, i njohurive ose i tipareve që do të demonstrohen nga nxënësi.

Shembull:
Listëkontrolli për përdorimin e hartës gjeografike
Po Jo
Njeh llojin e hartës
Njeh elementet e hartës
Njeh legjendën
Di të orientohet në hartë
Di të llogarisë shkallën e hartës
Di të përdorë hartën për t’u orientuar në terren

Sugjerime për përdorimin e listëkontrollit

 Përdorni listëkontrollin kur jeni të interesuar të dini nëse një karakteristikë ekziston apo mungon.
 Specifikoni sjelljet që doni të vrojtoni.
 Vrojtoni një nxënës në një interval kohe. Nëse doni të keni një tablo për të gjithë klasën,
vrojtimet individuale mund t’i regjistroni në një tabelë përmbledhëse.

Shkalla vlerësuese është një instrument vrojtimi për të përcaktuar statusin e një individi për një seri
tiparesh me anë të kontrollit të shkallës në të cilën janë paraqitur tiparet.
Shkalla vlerësuese përdoret kur mësuesi e ndien nevojën për të bërë një dallim të imët ndërmjet
nxënësve. Shkalla vlerësuese e ndihmon mësuesin të masë qëndrimet dhe aftësitë që mund të vlerësohen
në mënyrë të kufizuar.
Për të ndërtuar shkallën vlerësuese duhet përcaktuar qartë tipari a karakteristika.
Përdoren dy shkallë vlerësuese: përshkruese dhe numerike.

Shkalla vlerësuese përshkruese. Çdo shkallë e tiparit është e përshkruar në aspektin e sjelljes.
Është e vështirë të ndërtohet, por ka vlera komunikative.

Shembull:
A merr pjesë efektivisht - sugjeron ide të rëndësisë kryesore
nxënësi në planifikimin - sugjeron ide të rëndësisë dytësore
në grup? - ndonjëherë sugjeron ide me vlerë
- është pasiv
- idetë e tij e largojnë grupin nga
qëllimi i vendosur

Shkalla numerike përdor numrat për shkallë të ndryshme të tiparit duke përdorur numrat tek,
nga më i vogli te më i madhi. Përdoren shkallët 1-3, 1-5, 1.7, 1.9. Më të përdorshmet janë dy shkallët e
para.

Shembull: Sa aktiv është nxënësi në punën në grup?


1 2 3 4 5

Dëshmia anekdotike është një mjet vrojtimi nëpërmjet të cilit regjistrojmë një sjellje të çastit që
ndodh në një situatë të natyrshme.

Dëshmia anekdotike ka këto karakteristika:


 Përmban një përshkrim faktik të asaj që ka ndodhur, kur ka ndodhur, në ç’kushte.
 Përmban një interpretim të veçantë nga përshkrimi.
 Ndodhia duhet të jetë e rëndësishme për zhvillimin e nxënësit .

Dëshmia anekdotike përmban:


 informacion identifikues: emri i nxënësit, klasa, shkolla;
 datën e vrojtimit;
 mjedisin;
 përshkrimin e ndodhisë;
 emrin e vrojtuesit.

Epërsi
 Regjistron sjelljen në kushte të natyrshme.
 E drejton vëmendjen e mësuesit te një nxënës.
 Siguron të dhëna të grumbulluara për kohë të caktuar.
 Shërben si e dhënë plotësuese.

Kufizime
 Është një burim pak i besueshëm.
 Merr kohë për t’u shkruar.
 Është e vështirë të regjistrohet.
 Paraqet vetëm përshkrimin verbal të ndodhisë jo shkakun.
Sugjerime për mbajtjen e dëshmive anekdotike

 Regjistroni sipas një formati.


 Regjistroni ndodhinë sa më shpejt pas vrojtimit.
 Dëshmia duhet përdorur kur nuk mund të përdoren dot mjete të tjera.
 Ndodhia duhet të ketë vlera interpretuese.

Shembull: Klasa V Nxënësi Ardit F.


Data 22 janar Vendi : klasa Vrojtuesi: Vjollca M.

Ndodhia: Sapo fillon mësimi, Arditi pyet nëse mund ta lexojë i pari hartimin e tij. Unë i jap leje dhe ai ngrihet. Ai
fillon të lexojë me zë të ulët dhe të paqartë. Ndërkohë, Ada, që rri në bankën e fundit, i lutet Arditit që të lexojë me zë
më të lartë. Në këtë çast Arditi mbyll fletoren dhe ulet në vend.

Interpretimi: Arditi duket se është i kënaqur me punimin e tij dhe me ndarjen e ideve me të tjerët. Por duket që
është shumë nervoz dhe reagon shpejt ndaj kritikave të të tjerëve gjë që dëshmohet nga mospranimi i tij për të
vazhduar. Arditi duhet ta lexojë hartimin në një grup të vogël që të fitojë vetëbesim.

Dosja e nxënësit është një mjet që mund të përdoret për të treguar modele të punëve të nxënësve, të
cilat dëshmojnë përparimin e nxënësit, aftësitë e tij dhe nivelin e punimeve.
Dosja e nxënësit është një mjet që ka fituar popullaritet vitet e fundit në shkollat e shumë vendeve
të Botës për këto arsye: 1) është një mjet që i jep informacion të gjithanshëm mësuesit, nxënësit, prindit;
2) i jep nxënësit një tablo tërësore të punës së tij; 3) duke e përgatitur vetë dosjen, nxënësi luan rol aktiv
në procesin e mësimit dhe të vlerësimit.

Dosja e nxënësit është një burim i evidencës për të gjykuar procesin dhe produktet e të
nxënit të nxënësve. Dosja e nxënësit mund të përmbajë:

 një autobiografi mësimore,


 një ese për një lëndë të caktuar,
 një seri esesh,
 teste,
 projekte,
 vëzhgime,
 pyetësorë,
 intervista,
 referate,
 krijime letratre,
 krijime artistike,
 fletë pune,
 modele pune,
 një seri fotografish,
 vizatime,
 plane pune,
 regjistrime në magnetofon,
 videokaseta,
 punë të kryera me kompjuter,
 raporte vlerësimi nga mësuesi,
 pjesë nga ditari i nxënësit
 raporte vetëvlerësimi nga nxënësi etj.

Dosja e nxënësit është një mjet që i jep informacion të gjithanshëm mësuesit, nxënësit,
prindit. Ajo i jep nxënësit një tablo tërësore të punës së tij. Duke e përgatitur vetë dosjen, nxënësi
luan rol aktiv në procesin e mësimit dhe të vlerësimit.

Dosja e nxënësit përdoret për qëllime të ndryshme mësimore dhe vlerësimi.


Në praktikën e përditshme shkollore përdoren tre lloje dosjesh: dosje pune, dosje
dokument, dosje ekspozuese.

Dosja e punës përmban koleksionin e punëve të mbledhura ditë pas dite. Ajo përmban
shënime, skica, punë të papërfunduara dhe të përfunduara. Kjo lloj dosjeje përdoret për të
mbikëqyrur përparimin e nxënësit ditë për ditë, për ta nxitur nxënësin për të reflektuar ndaj të
nxënit. Kjo dosje ka si synim procesin e zhvillimit të nxënësit dhe përdoret për qëllime formuese
dhe diagnostikuese. Dosja e punës i përket nxënësit dhe përdoret nga mësuesi si pjesë e procesit
mësimor.
Ç’përfitojnë nxënsit nga përdorimi i dosjes së punës?
 Nxitje për të mbajtur nën kontroll punën e tyre
 Ndjenjën e krenarisë për punën e tyre
 Reflektimin për mënyrën e të nxënit
 Vendosjen e qëllimeve
 Mbikëqyrjen e përparimit

Ç’përfitojnë mësuesit nga përdorimi i dosjes së nxënësit?


 Mundësinë për të rishikuar punën e tyre
 Rritje të motivimit
 Rinovim të sensit të angazhimit

Dosja dokument përmban koleksionin e punëve në proces dhe të përfunduara. Pra, ajo
përmban evidencë të proceseve që nxënësit përdorin për të përgatitur produktet. Dosja dokument
mund të përmbajë fletë pune, teste, projekte, pyetësorë, intervista, krijime të ndryshme. Në këtë
lloj dosjeje përfshihen punimet më të mira, punime te zgjedhura për vlerësim, pjesë të punimeve
të llojeve të veçanta. Kjo lloj dosjeje përdoret për qëllime të vlerësimit përmbledhës.

Dosja ekspozuese përmban vetëm punët më të mira të përfunduara të nxënësit. Në të


përfshihet një numër i kufizuar i punëve të nxënësit. Të tilla mund të jenë: esetë, modelet e
punës, krijimet e ndryshme, projektet. Kjo lloj dosjeje përdoret për qëllime përzgjedhjeje,
certifikimi dhe vlerësimi në klasë.

Dimensioni i përzgjedhjes përfaqëson prosesin e ndërtimit të dosjes. Kush përcakton se


ç’do të përmbajë dosja? Kush i përzgjedh, kur, sa shpesh dhe nga kush rishikohet dosja?
Ç’punime dhe detyra janë të detyrueshme dhe cilat janë me zgjedhje?
Përcaktimi i kritereve të përmbajtjes së dosjes, të përzgjedhjes së materialeve dhe të
vlerësimit të dosjes është proces tepër i rëndësishëm. Kriteret përcaktohen nga ata që do të
kryejnë vlerësimin: autoritetet arsimore kombëtare, lokale ose mësuesi.
Disa herë nxënësit përzgjedhin përmbajtjen e dosjes. Herë të tjera mësuesi e bën vetë
përzgjedhjen ose në bashkëpunim me nxënësit.

Mbikëqyrja dhe vlerësimi i dosjes së nxënësit është një veprim jo i lehtë. Mbikqyrja dhe
vlerësimi kryhen duke mbajtur parasysh llojin e dosjes. Për secilën lloj dosjeje dhe secilin punim
përcaktohen kritere të veçanta. Mbahet parasysh që kriteret e vlerësimit të jenë të vlefshme, të
besueshme, të qarta, të drejta.

PROCEDURA TË MATJES DHE TË VLERËSIMIT


PËRMBAJTJA

1. Procedura e testimit
2. Procedura e vlerësimit
- Arsyet e vlerësimit
- Sistemet e vlerësimit
- Si të vlerësojmë
- Nota
- Pjesëmarrja e nxënësve në vlerësim

1. PROCEDURA E TESTIMIT

Testimi është procedura gjatë së cilës me anë të testeve maten njohuritë, aftësitë, suksesi.
Testimi, si një veprim i standardizuar shërben për përcaktimin e shkallës sasiore dhe cilësore të
zhvillimit të një dukurie në situata të caktuara.
Shpesh herë testi njejtësohet me provimin, por ato nuk janë e njëjta gjë.
Provimi është një proces për testimin e aftësive ose të arritjeve të nxënësve në një fushë
të caktuar. Provimi është më kompleks se sa një test, më gjithëpërfshirës. Provimet mund të
zhvillohen me goje, me shkrim, mund të jenë praktike, të kombinuara, lëndore, provime klase,
lirimi, pjekurie dhe pranimi.
Për të realizuar procedurën e testimit, përgatitet një plan i detajuar dhe udhëzues të
veçantë për administratorët, pë vlerësuesit dhe për nxënësit.

Elemente të planit të testimit

1. Caktimi i qëllimit të testimit.


2. Caktimi i përmbajtjes që do të testohet.
3. Përcaktimi i objektivave specifike të të nxënët, që do të maten dhe do të vlerësohen.
4. Përcaktimi i tabelës së specifikimeve. Tabela e specifikimeve përmban raportet përkatëse
të elementeve që do të maten dhe do të vlerësohen. Më konkretisht, në një tabelë të tillë
jepet raporti i çështjeve të përmbajtjes, por mund të pasqyrohen edhe specifikime të tjera,
si: numri i kërkesave sipas çështjeve të përmbajtjes ose të objektivave, koha e parashikuar
për administrimin e testit, përshkrimi i llojeve të kërkesave që do të përfshihen ose jo në
test.
5. Caktimi i numrit të detyrave.
6. Përcaktimi i teknikave dhe i instrumenteve që do të përdoren për matje dhe për vlerësim.
7. Përcaktimi i formateve sipas teknikave.
8. Caktimi i gjatësisë së testit.
9. Caktimi i shkallës së vështirësisë.
10. Caktimi i kritereve të vlefshmërisë dhe të besueshmërisë.
11. Caktimi i rregullave të pikëzimit, të konvertimit të pikëve në nota, të
vlerësimit.
12. Përzgjedhja e variantit për përgjigjet e nxënësve (në fletë të veçantë ose në
fletën e testit).
13. Parapërgatitja e nxënësve për testim dhe për vlerësim. Rëndësi të veçantë merr formimi te
nxënësit i intuitës për testin, që përfshin aftësinë për t’u orientuar në test dhe për ta
zgjidhur testin sipas udhëzimeve të paraqitura.
14. Përcaktimi i mënyrës së vlerësimit.

Udhëzime për përgatitjen e testit

1. Përcaktoni mirë objektivat.


2. Përgatitni tabelën e specifikimeve.
3. Përgatitni një skicë paraprake të testit.
4. Lloji i testit duhet të përputhet me qëllimin.
5. Përmbajtja e testit duhet të kalojë nga më e lehta te më e vështira.
6. Është e këshillueshme që të përfshihen sa më shumë kërkesa në projektin paraprak sesa
në formatin përfundimtar.
7. Të gjitha kërkesat e një tipi duhen vendosur së bashku në test.
8. Kërkesat e testit duhen vendosur sipas vështirësisë.
9. Një vazhdimësi e rregullt e përgjigjeve të sakta duhet shmangur.
10. Sistemi i përgjigjeve duhet të jetë në përputhje me tipin e kërkesave.
11. Udhëzimet duhet të jenë të qarta, të prera dhe të plota.
12. Një shembull i përgjigjes së saktë duhet të ndjekë udhëzimet
për ndonjë tip kërkese ose testi të panjohur nga nxënësit.
13. Përgatitni çelësin e përgjigjeve.
14. Përgatitni udhëzimet për nxënësit.

Aftësi për të shkruar teste të mira

1. Të zotëroni shumë mirë lëndën.


2. Të njihni nxënësit që do të testoni.
3. Të keni aftësi të të shkruarit.
4. Të jeni i familiarizuar me lloje të ndryshme formatesh.
5. Të jeni krijues.
6. Të dini të përzgjidhni instrumentin më të mirë.
7. Të përpiloni teste që të jenë të vlefshme, të besueshme dhe praktike në përdorim.

2. PROCEDURA E VLERËSIMIT
Arsyet për vlerësim

Arsyet më të rëndësishme për vlerësim janë:


1. Për të gjykuar zotërimin e njohurive dhe të aftësive themelore të nxënësve.
2. Për të gjetur mënyrat më të efektshme të mësimdhënies.
3. Për t’u siguruar nxënësve raportin e përparimit të tyre.
4. Për të certifikuar nivelin e arritjeve.
5. Për të siguruar të dhëna që mund të ndihmojnë profesionistët e tjerë në punën me
nxënës të veçantë.

Sisteme të vlerësimit

Në shkolla përdoren tipa të ndryshëm të sistemeve të vlerësimit. Ato mund të grupohen


në tre grupe.

1. Tipa që përfshijnë krahasimin


a. Krahasimi me nxënës të tjerë. Në këtë rast vlerësimi i përparimit të një nxënësi
varet nga krahasimi me përparimin e nxënësve të tjerë të klasës.
b. Krahasimi me standardet e vendosura. Në bazë të këtij vlerësimi gjithçka varet
nga fakti nëse nxënësi e përmbush standardin e përcaktuar të përparimit dhe në
ç'’nivel.
c. Krahasimi me aftësitë. Në sisteme të tilla nxënësi nuk krahasohet me nxënës të tjerë
ose me standarde, por me veten. Vlerësimi bëhet në bazë të aftësive që ai ka. Nxënësi
me aftësi të larta, por me përparim mesatar do të marrë vlerësime të ulëta. Ai
vlerësohet më pak se mundësitë.
d. Krahasimi i përparimit me përpjekjet. Këto sisteme janë të ngjashme me ato
sisteme që krahasojnë përparimin me aftësitë. Nxënësi qe ka marrë pikët mesatare të
testit, por që ka punuar shumë, merr vlerësime të ulëta. Por masa e përpjekjeve nuk
mund të njihet.
e. Krahasimi i përparimit me përmirësimin. Sisteme të tilla krahasojnë vlerën e
përmirësimit midis paratestit dhe pastetstit. Nxënësit që kanë përparim më të madh
marrin vlerësime të larta.

2. Tipat që përdorin simbolet


a. Vlerësimi me shkronja. Vlerësimi me shkronja është një nga sistemet më të
zakonshme të simboleve. Përdoren shkronjat A, B, C, D, F. Ky tip përdoret në shumë
vende të botës.
b. Vlerësimi me numra. Përdoren numrat nga 0-4, 0-5, 0-10, 0-20,
0-100 etj. Në shkollat e vendit tonë përdoret sistemi me dhjetë
nota, ku nota më e ulët për kalim është 5.
c. Vlerësimi me simbole të tjera: K (kalon), M (mbetet). Pak shkolla e përdorin këtë
sistem, pasi ai nuk siguron informacion të mjaftueshëm.

3. Tipat që përdorin shprehje dhe shënime sintetizuese, si për shembull: lexon shumë
mirë, shkruan bukur, ushtrimet i zgjidh me lehtësi, këndon mirë, duhet të vizatojë më mirë etj.
Ky lloj vlerësimi përdoret për vlerësimin e nxënësve të klasës së parë dhe të dytë në sistemin
tonë shkollor

Si të vlerësojmë?
Një nga problemet më të shpeshta dhe më të ndërlikuara me të cilat ndeshen mësuesit,
është gjykimi i statusit dhe i përparimit të nxënësit në intervale të ndryshme kohe, vënia e
notave.
Në mënyrë që të plotësojnë qëllimin e tyre, vlerësimet duhet të mbështeten në një filozofi
dhe në parime të caktuara.

Sugjerime për politikën e vlerësimit

1. Familjarizohuni me politikën vlerësuese të shkollës dhe me standardet e kolegëve.


2. Formuloni politikën tuaj të vlerësimit.
3. Shpjegojuni nxënësve politikën tuaj të vlerësimit në fillim të vitit shkollor dhe
kujtojuani rregullisht atë.
- Nxënësve të rritur jepuni të shkruara linjat e politikës suaj të vlerësimit.
- Nxënësve të vegjël shpjegojuani herë pas here mënyrën se si do të vlerësohen.
4. Vlerësimi duhet të ndjekë q ëllimet arsimore, objektivat mësimorë, objektivat e
vlerësimit.

Shembull: Histori
Qëllimi arsimor: Të njihen nxënësit me të kaluarën historike.
Objektivi mësimor: Të nxitet interesi dhe entuziazmi i nxënësve për të
kaluarën historike.
Objektivi i vlerësimit: Nxënësit duhet të jenë në gjendje të tregojnë aftësitë
e nevojshme për të studiuar një varg dëshmish
historike,
duke përfshirë burimet e shkruara, materialet
statistikore, gjetjet arkeologjike.

5. Vendosni kritere të arsyeshme.


6. Vlerësimet duhet të jenë objektive, të çliruara nga paragjykimet.
7. Vlerësimet duhet të mbështeten në një sasi të madhe të dhënash.
8. Vlerësimet duhet të bëhen mbi bazën e një sistemi ose të disa sistemeve të vlerësimit.
9. Vlerësimet duhet të mbështeten në një terësi elementesh: test kapitulli, test semestri,
projekt, detyrë kursi, ndihmesë klase, punë laboratori, punë praktike, provim.
10. Vlerësimet duhet të motivohen.
11. Vlerësimet duhet të interpretohen dhe të raportohen.

Nota

Nota përdoret për të paraqitur rezultatin e arritjeve dhe të përparimit akademik të


nxënësit.
Midis qëllimeve për përdorimin e notave, më të zakonshmet janë:
 Për të dëshmuar arritjet e nxënësit.
 Për të drejtuar të nxënët.
 Për të drejtuar zhvillimin vetjak.
 Për të përzgjedhur nxënësit për programe të ndryshme.
 Për të diplomuar.
 Për të nderuar dikë.
 Për të motivuar punën në shkollë.
 Për të krahasuar dhe për të vlerësuar shkollat.
 Për të informuar prindërit për nivelin e përparimit të fëmijëve të tyre.

Notat përdoren në mënyra të ndryshme nga mësuesit. Përdorimi i tyre ndryshon edhe
sipas klasave. Disa studiues tregojnë se mësuesit e shkollës fillore i përdorin notat sepse shkolla
punon me atë sistem, por jo se ato janë një mjet i rëndësishëm për përparimin e nxënësve. Në të
kundërt, mësuesit e shkollës së mesme mendojnë se notat janë të domosdoshme për informimin e
nxënësve, të mësuesve të tjerë dhe të prindërve.
Mësuesit e fillores mbështeten më tepër në vrojtimin se sa në testet, ndërsa mësuesit e
shkollës së mesme përdorin më tepër testet. Mësuesit duhet të dinë se nxënësit e vegjël kanë një
të kuptuar të ulët për domethënien e notës, por niveli i të kuptuarit rritet me rritjen në moshë.

Këshilla për përdorimin e notave

1. Për vendosjen e notave duhen mbajtur parasysh dy faktorë: 1) si do të bëhet peshimi i


elementeve të ndryshëm për të arritur në një trgues; 2) si mund të bëhet domethënia e
simboleve më e krahasueshme midis mësuesve.
Për të vendosur notën për një lëndë, mësuesi duhet të marrë parasysh parimin e
peshimit të çdo elementi për vlerësim. Disa studiues këshillojnë se notat duhet të
bazohen në raporte të tilla: testet 50%, puna në klasë 30%, punimet 10%, detyrat e
shtëpisë 10 %. Një grup mësuesish me përvojë këshillojnë se notat duhet të bazohen
në këtë raport: testet 60%, pjesëmarrja në klasë 15%, projektet me shkrim dhe me
gojë 15%, detyrat e shtëpisë 10 %.
2. Mos e përdorni notën si rezultante të arritjeve akademike dhe të sjelljeve, por vetëm të
arritjeve akademike.
3. Bazojeni vënien e notave në standarde të caktuara.
4. Bazojeni vënien e notave në burime të shumta.
5. Si rregull mos e ndryshoni notën. Ajo vendoset pas gjykimeve serioze dhe vetëm në
raste të rralla kur vlerësimi nuk ka qenë korrekt, mund të ndryshohet nota.
6. Regjistroni notat në dokumentet e caktuara.

Vetëvlerësimi

Një aspekt i vlerësimit që po theksohet gjithnjë e më shumë është


vetëvlerësimi i nxënësit. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm veçanërisht për të nxënët e
vetëdrejtuar. Vetëdrejtimi në të nxënë është i rëndësishëm në shkollë e pas saj.
Vetëvlerësimi nuk duhet të përdoret si zevendësim i vlerësimit të bërë nga mësuesi.
Vetëvlerësimi ndihmon:
 për të njohur vetëveten;
 për të qartësuar objektivat mësimorë;
 për t’i treguar çdo nxënësi sa ka përparuar në mësime;
 për t’i treguar secilit anët e forta dhe të dobta të tij për çdo lëndë e mësim;
 për të zhvilluar aftësinë për vetëvlerësim;
 për të krijuar një qëndrim ndaj vetëvlerësimit.

Teknika të vetëvlerësimit në klasë


a. Vlerësimi nga secili nxënës i punimeve ose i mendimeve të nxënësve të tjerë.
b. Vlerësime nga grupe nxënësish: vlerësimi nëpërmjet jurive.
c. Vlerësimi vetjak: secili nxënës vlerëson vetveten.

Si instrumente për vetëvlerësim përdoren: pyetësorët, shkalla vlerësuese, tabelogramet,


grafikët, regjistrimet në magnetofon,dosja e nxënësit.

Koha e kërkuar për detyra të caktuara për vlerësim


Lloji i detyrës Koha e përafërt
Kërkesa me po-jo 20-30 sek.
Kërkesa me alternativa të shumta(fakte) 40-60 sek
Kërkesa me plotësim (1 fjali) 40-60 sek
Kërkesa me plotësim (komplekse) 70-90 sek
Kërkesa me kombinime 2-4 min.
Kërkesa me përgjigje të shkurtëra 2-4 min.
Kërkesa me alternativa të shumta (llogaritje) 2-5 min.
Problema aritmetike 5-10 min.
Ese me përgjigje të kufizuar 15-20 min.
Analiza të dhënash/grafikësh 15-20 min.
Skicim modelesh 20-30 min.
Ese me përgjigje të zgjeruar 35-50 min.

Përgatitja e nxënësit për vlerësim


Mësuesi ka përgjegjësinë të informojë nxënësit për çdo gjë që lidhet me vlerësimin. Për t’u vendosur në kushte
normale nxënësi duhet të ketë informacion për këto gjëra:
 të dijë kur do të vlerësohet;
 të dijë në ç’kushte do të kryhet vlerësimi;
 të dijë fushat kryesore që do të mbulojë vlerësimi;
 të njohë tabelën e specifikimeve;
 të dijë ç’lloj testesh, kërkesash a mjetesh vlerësimi do të përdoren;
 të dijë se si do të pikëzohet dhe vlerësohet detyra;
 të dijë se si do të ndikojë vlerësimi kundrejt vlerësimit përfundimtar ose vendimeve për nxënësin.

TABELA E SPECIFIKIMEVE PËR VLERËSIMIN NË LËNDËN E GJEOGRAFISË

Rikujtimi i Formimi i Të kuptuarit Zbatimi i Shuma


fakteve koncepteve e marrëdhë- njohurive në
nieve, situata të reja
parimeve
Tiparet fizike 10 % 10 % 5% 25 %
Klima 5% 10 % 5% 20 %
Komunika- 5% 10 % 5% 20 %
cioni
Bujqësia dhe 10 % 10 % 5% 10 % 35 %
industria
Shuma 30 % 30 % 20 % 20 % 100%

TABELA E SPECIFIKIMEVE PËR TESTIN PËRMBLEDHËS NË LËNDËN EDUKATË


QYTETARE (Kl.4, 8)
Klasa Njohuritë Aftësitë Aftësitë e Qëndrimet Shuma
intelektua- pjesëmarr-jes dhe vlerat
le
4 50 % 30 % 10 % 10 % 100 %
8 40 % 30 % 15 % 15 % 100 %

TABELA E SPECIFIKIMEVE PËR TESTIN PËRMBLEDHËS NË LËNDËN NJOHURI


PËR SHOQËRINË

Klasa Njohuritë Aftësitë Aftësitë e Qëndrimet Shuma


intelektua- pjesëmarr-jes dhe vlerat
le
9 50 % 30 % 10 % 10 % 100 %
10 40 % 30 % 15 % 15 % 100 %

VLERËSIMI I TESTEVE DHE I PUNIMEVE TË


NXËNËSVE

Vlerësimi i testeve objektive

Testet objektive vlerësohen në bazë të kritereve dhe të pikëve të paravendosuar nga


përpiluesit e testeve.
Ekzistojnë dy mënyra kryesore për vlerësimin e testeve objektive: vlerësimi me dorë, që
kryhet në paketën e testit ose në fletët e veçanta të përgjigjeve dhe vlerësimi me makinë. Kjo do
të thotë se edhe nxënësi përdor dy mwnyra për të dhënë përgjigjen. Përcaktimi i mënyrës së
vlerësimit diktohet nga zotërimi i lexuesit optik, nga shpejtësia me të cilën nevojiten rezultatet
dhe nga buxheti që disponohet për të angazhuar një shërbim të pavarur për të kryer vlerësimin.
Vlerësimi me dorë. Për vlerësimin e testetve objektive mësuesi zakonisht përgatit çelësin
e përgjigjeve me të cilin i krahason përgjigjet e nxënësve. Edhe nxënësi mund të përdorë një fletë
të veçantë për t’u përgjigjur, ku të jenë shënuar anash edhe pikët për secilën pyetje në mënyrë që
ai t’i llogarisë vetë pikët.
Vlerësimi me makinë kërkon që përgjigjet e nxënësve të jepen në një fletë të veçantë.
Megjithëse ato e lehtësojnë vlerësimin dhe janë më të besueshme, ato nuk rekomandohen për
nxënësit e vegjël dhe ata që përparojnë me vështirësi pasi kërkojnë aftësi të veçanta orientimi.
Kur përdoret fletë e veçantë për përgjigjet, nxënësit praktikohen në përdorimin e saj.
Në përputhje me faktin se përgjigjet do të jepen në fletë të veçantë ose në paketën e testit
si dhe nga fakti se vlerësimi do të kryhet me dorë ose me makinë mësuesi duhet të marrë disa
masa paraprake.
1. Çelësi i përgjigjeve duhet të përgatitet dhe të kontrollohet paraprakisht. Për të bërë
kontrollin e çelësit të përgjigjeve mund të bashkëpunohet me një mësues tjerër.
2. Për elementet e gramatikës, në një test mund të vendosen pikë të veçanta.
3. Pyetjeve dhe kërkesave në testet objektive zakonisht u jepet e njëjta peshë dhe
vlerësohen me të njëjtat pikë.

Vlerësimi i eseve

Për të vlerësuar esetë përdoren dy lloje metodash: analitike dhe globale. Përdorimi i tyre
varet nga qëllimi i testit, nga koha dhe nga lehtësirat për të lexuar përgjigjet. Në të dyja rastet
këshillohet që vlerësimi të bazohet në një përgjigje ideale të parapërgatitur.
Sipas metodës analitike përgjigjja ideale ndahet në elemente të caktuar. Pikezimi analitik
kerkon qe vleresuesi te perpiloje nje liste te elementeve themelore qe duhet te perfshihen ne
pergjigjen e nxënësit. Pastaj percaktohen piket per çdo element. Mbahen parasysh kritere të tilla
si: efektshmëria e të shprehurit, organizimi logjik, argumentimi i ideve.
Vlerësimi analitik vepron me mire ne nje ese te kufizuar.
Sipas metodës globale përgjigjja ideale nuk ndahet në përbërës, por vlerësohet sipas një
standardi. Gjykimi global kerkon te behen gjykime per cilesine e çdo pergjigjeje. Nuk
specifikohet çdo element. Gjykimi global eshte i pershtatshem per pergjigjet e zgjeruara. Kjo
menyre eshte me pak objektive se analitikja. Por per te shmangur subjektivitetin duhen
percaktuar kategorite e cilesise qe do te vleresohen. Zakonisht perdoren 3 ose 5 kategori ose
nivele te cilesise. Pergjigjet krahasohen me pershkrimin e niveleve apo kategorive te cilesise qe
vleresuesi ka percaktuar. Mund të përdoret shkalla vlerësuese numerike ose përshkruese.

Sugjerime per të vlerësuar esetë

 Kontrolloni çelësin e pikëzimit në përputhje me përgjigjet.


 Lexoni përgjigjet sipas një radhe të rastësishme.
 Vlerësoni një pyetje për të gjithë nxënësit, pastaj vazhdoni me të tjerat.
 Përpiquni të vlerësoni përgjigjet për të njëjtën pyetje pa ndërprerje.
 Vlerësoni pa ditur identitenin e nxënësit.
 Elementet e të shkruarit duhen vlerësuar veçmas nga përmbajtja.
 Nëse është e mundur, eseja të vlerësohet nga dy mësues në mënyrë të pavarur dhe të
nxirret një mesatare, në të kundërt mësuesi mund ta lexojë esenë për herë të dytë pas disa
ditësh.
 Gjatë vlerësimit shënoni komentet dhe korrigjoni gabimet.
 Vendosni standarde reale.
 Kur duhet vleresuar nje numer i madh esesh nje program vleresimi duhet te garantoje se
kriteret e vleresimit jane uniforme ne interpretim dhe ne zbatim.

Vlerësimi i temave
Në çdo lëndë mësimore mund të vlerësohet shprehja e ideve në trajtën e temave. Temat e
nxënësve përmbajnë origjinalitetin e tyre që i dallon nga njëri-tjetri. Por a mundet që produkte të
tilla të krahasohen me një standard ose me njër-tjetrin? Përgjigjja është pozitive, por nëse këto
standarde dhe kritere paracaktohen dhe njoftohen paraprakisht.
Gjykimi i cilësisë së temave është një sfidë për mësuesin. Për të vlerësuar temat së pari
duhet të përcaktohet se ç’elemente të të shkruarit janë të rëndësishme për t’u vlerësuar.
Në hapin pasardhës duhet të përcaktohet nëse të gjitha elementet që duhen gjykuar janë të
një rëndësie të barabartë ose disa janë më të rëndësishme se të tjerat. Si kritere për peshimin e
këtyre elementeve shërbejnë koha mësimore për secilin prej tyre, rëndësia që ka për temën secili
prej tyre. Për shembull në një projekt gjeografie shfrytëzimi i evidencës dhe i buletineve me të
dhëna do të vlerësohet më tepër se elementet e tjerë.
Hapi tjetër është përcaktimi i llojit të shkallës vlerësuese që do të përdoret. Zakonisht
përdoren shkallët me 3, 5, 7 nivele. Më e përdorshmja është shkalla me 5 nivele. Zgjedhja
nëpërmjet këtyre 3 shkallëve kryhet duke mbajtur parasysh nëse dallimet që do të bëhen do të
jenë globale apo të hollësishme.
Temat dhe referatet në një lëndë mund të shqyrtohen dhe të vlerësohen krejt ndryshe nga
një lëndë tjetër.

Shembull i përdorimit të shkallës vlerësuese për temat që theksojnë interpretimin dhe


organizimin

1 3 5

Cilësia dhe saktësia e ideve

Hetim i kufizuar, Shfaqet njëfarë hetimi dhe Hetim i gjerë, detajim i


fakte të ilustruara dobët vëmendjeje mirë dhe paraqitje e mirë
ose të pailustruara e fakteve

Zhvillim logjik i ideve

Zhvillim i pakët i ideve, Njëfarë zhvillimi logjik Zhvillimi logjik i mirë,


Prezantim konfuz dhe i i ideve, por rendi logjik do idetë lidhen logjikisht dhe
Vështirë për t’u ndjekur përmirësuar mbështesin njëra-tjetrën

Organizimi i ideve
Nuk ka organizim, Organizimi është i përzier, Organizim i mirë i
Mungojnë paragrafët disa ide nuk janë të ndara paragrafeve, kalim i qartë
nga të tjerat nga ideja në ide

Stili individual

Stil i huazuar ose Duket njëfarë stili individual Stil i mirë dhe origjinal
Jokonsekuesnt

Fjalori dhe frazat

Përdorim i klisheve Zgjedhja e disa fjalëve të Përdorimi i përshtatshëm


Papërshtatshme i fjalëve dhe frazave për të
Paraqitur idetë

Vlerësimi i punës në grup

Një nga mënyrat më të thjeshta për të matur punën në grup dhe pjesëmarrjen është
listëkontrolli. Nëpërmjet saj matet sjellja me po ose me jo; ekziston ose mungon. Pra, kryhen dy
dallime dhe nuk jepet informacion për shkallën e paraqitjes së sjelljes.
Për të bërë vlerësimin e punës në grup mund të përcaktohen elemente të tilla:
 ndarja e informacionit me të tjerët;
 ndihmesa në ide;
 degjimi i të tjerëve;
 ndjekja e udhëzimeve;
 shfaqja e nismës në zgjidhjen e problemeve në grup;
 dhënia e vlerësimeve për pikëpamjet e të tjerëve;
 pranimi dhe kryerja e detyrave të përcaktuara në grup.

Sistemi i kodimit të përgjigjeve automatikisht do të jetë “0” kur


sjellja nuk vrojtohet dhe “1” kur vrojtohet.
Listëkontrolli nuk është i vetmi mjet i vlerësimit të punës në grup. Shkalla
vlerësuese mund të përdoret kur nevojitet të bëhen diferencime të holla.

Vlerësimi i projekteve dhe i demonstrimeve

Për t’i vënë dijet në veprim, mësuesit u kërkojnë nxënësve të përgatisin projekte, grafikë, ilustrime, modele.
Meqë projektet dhe demonstrimet janë krijime të nxënësve ato përbëjnë një sfidë për vlerësimin.
Projektet janë punime të kryera gjatë një periudhe të caktuar kohe, hulumtime që
përfshijnë mbledhjen, organizimin, vlerësimin dhe prezantimin e materialit ose të të dhënave.
Projektet janë një mjet për të vlerësuar aftësitë hulumtuese të nxënësve. Ato sigurojnë një
informacion të dobishëm për njohuritë dhe të kuptuarit e nxënësve, për aftësitë për t’i zbatuar
njohuritë në praktikë, për aftësitë për të punuar në grup, për aftësitë për të zgjidhur
problemin, për aftësitë për vetëdrejtim, për aftësitë për të komunikuar qartë një informacion
të caktuar.
Ekzistojnë shumë kontekste dhe qëllime për vlerësimin e projekteve. Për qëllimet e klasës,
mësuesi mund ta vërë theksin në procesin e punës për projektin, duke i përdorur projektet si
një mjet për zhvillimin dhe monitorimin e aftësive planifikuese, kërkimore dhe analizuese.
Projektet e nxënësve mund të prdoren për të vlerësuar aftësitë e tyre për të punuar në mënyrë
të pavarur ose në grup, për të organizuar kohën dhe për të planifikuar detyrat.
Mësuesi mund të përdorë produktet e projektit për të vlerësuar aftësitë , për të komunikuar
rezultatet në një formë të përshtatshme.
Kur projektet përdoren për qëllime të vlerësimit përmbledhës, vlerësimi përqëndrohet në
produktet. Vlerësimi i produkteve të projektit parashikon vlerësimin e aftësive të tilla, si:
mbledhjen e informacionit specifik për lëndën, interpretimin e të dhënave, prezantimin e
rezultatetve. Në një rast të tillë kriteret e vlerësimimit për një projekt gjeografie në shkollën e
mesme mund të përfshijnë: përdorimin e ideve gjeografike si një bazë për hulumtimin,
integrimin e të dhënave, të teknikave gjeografike për prezantimin e të dhënave dhe
përdorimin e formatit të projektit.
Kur projektet përdoren për qëllime të vlerësimit formues, vlerësimi përqëndrohet në procesin
e projektit.
Për të vlerësuar projektet zakonisht përdoret shkalla vlerësuese me tre ose pesë nivele. Disa
prej projekteve më të mira mund të merren si model për të krahasuar projektet në vitin e
ardhshëm. Rekomandohet që të zgjidhen projekte nga të gjitha nivelet.
Një mënyrë tjetër për të vlerësuar projektet është klasifikimi.
Vlerësimi i projekteve dhe i demonstrimeve mund të kryhet edhe nga vetë nxënësit. Ky lloj
vlerësimi mund të mos merret fare parasysh nga mësuesi, por ai u jep nxënësve një lknaqësi
të veçante. Nxënësit vendosin pikët sipas shkallës 4-she, i mbledhin pikët dhe pastaj rendisin
5 të parët.

You might also like