You are on page 1of 21

Bibliografia

• Bibliografia është pjesë e pandashme e


zhvillimit të punës mendore dhe pjesë e
pandashme e dëftimit të provave shkencore.
Nëpërmjet saj bëhet argumentimi i pohimeve
të paraqitura në përmbajtje të dokumenteve.
• Bibliografia, po ashtu, është klasifikim a
përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të
ndryshme (i librave, i revistave etj.) për t’u
bërë të njohura të tjerëve.
• Bibliografia vendoset në fund të punimit dhe
ajo është pjesë e domosdoshme e punimit
shkencor.
• Bibliografia mund të përfshijë vetëm ato vepra
që autori quan si më të përshtatshme për
tematikën e punimit të tij ose mund të
përfshijë edhe vepra që ka shfrytëzuar dhe që
lidhen sadopak me punimin e tij.
• Pra, bibliografia mund të ketë gjatësi të
ndryshme.
• Titujt e bibliografisë renditen në mënyrë
alfabetike sipas mbiemrit të autorit.
• Në rastet ku nuk ka autor, vepra radhitet
sipas germës së parë të titullit të veprës.
• Veprat pa autorë nuk duhet të radhiten nën
kategorinë ‘anonim’.
Titujt bibliografikë duhet të përmbajnë të dhënat si vijon:

• Mbiemri i autorit, i ndjekur nga një presje, emri i


ndjekur nga dy pika.
• Titulli i veprës, i ndjekur nga një presje. Titujt e
veprave të plota shkruhen me germa të
pjerrëta.
• Numri i botimit ( nëse ka ), i ndjekur nga një
presje.
• Emri i përkthyesit, hartuesit apo botuesit (në
rastet ku ka), i ndjekur nga një presje.
• Emri i botuesit, i ndjekur nga një presje.
• Vendi i botimit, i ndjekur nga një presje.
• Në rast se qyteti nuk është i njohur, vendoset edhe
shteti.
• Në rast se jepet më shumë se një vend i botimit,
vendoset vendi i parë në listë.
• Viti i botimit, i ndjekur nga një pikë.
• Në rast se vepra nuk ka asnjë datë botimi, atëherë
vendoset shënimi s.d. (lat.) ose m.d. (shq.) = mungon
data ose pa datë.
Burimet nga interneti
• Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën
e tyre të plotë, nën një nënndarje të veçantë:
Burime nga interneti, si p. sh.
• http://www.bbc.co.uk/albania/region (parë për
herë të fundit më 10/04/2007)
• Pra, në këto raste, pas adresës së uebfaqes,
duhet të shkruhet dhe data kur është vizituar
për herë të fundit ajo, më saktësisht kur është
parë për herë të fundit teksti i cituar.
Bibliografia
• Bibliografia përveç se shërben si tregues i
hulumtimeve tuaja, ajo është shumë e
rëndësishme edhe për lexuesit sepse i jep të
dhëna të nevojshme botuese, në mënyrë që
lexuesi t'i gjejë burimet edhe për nevojat e
veta.
• Cdo burim i përmendur në shkrimin tuaj duhet
të pasqyrohet në bibliografi, dhe anasjelltas,
burimet e dhëna në bibliografi duhet t’i
përgjigjen citimeve të bëra në shkrim.
• Vende dhe shoqata të ndryshme i kanë të
krijuara mënyrat e veta të veçanta të shkrimit
të bibliografisë.
• Megjithatë, çfarëdo stili të përdoret, burimet
në bibliografi duhet të identifikohen duke i
dhënë këto elemente:
• 1. Emrin e autorit/ autorëve
• 2. vitin e botimit
• 3. titullin e plotë
• 4. vendin e botimit dhe emrin e shtëpisë
botuese
Disa rregulla bazë të hartimit të bibliografisë

• Sipas manualit të SHPA bibliografia duhet të


ndërtohet në bazë të këtyre rregullave:
• 1. Bibliografia shkruhet sipas rendit alfabetik
të mbiemrave të autorit të librit. Kur ka më
shumë se një autor, burimi renditet
alfabetikisht në bazë të mbiemrit të autorit të
parë
• P.sh.
• Nëse keni më shumë se një burim nga i njëjti
autor, për renditjen e veprave të tij përdoret
viti i botimit, duke vënë veprën më të hershme
në fillim.
• Në qoftë se edhe viti është i njëjtë, atëherë
renditni alfabetikisht sipas shkronjës së parë të
titullit të artikullit/librit dhe përdorni shkronja
po të renditura alfabetikisht mbas vitit, për
shembull ( 1980a) dhe (1980 b) . P.sh
• 2. Në qoftë se burimi nuk ka autor, atëherë
renditeni alfabetikisht në bazë të shkronjës së
parë të titullit.
• 3. Autorëve të huaj duhet t’u lihet emri siç
është në gjuhën origjinale, sepse vetëm ashtu
bëhet i mundshëm kërkimi i burimit.
• Po ashtu edhe titulli i librit/burimit duhet
vendosur në origjinal, dhe në kllapa përkthimi
i tij.
• 4. Kur burimi nuk është një libër i plotë, si në
shembujt e mësipërm, por artikulli është i
marrë nga një revistë shkencore ose nga një
vëllim me artikuj, modeli është si më poshtë:
• 5. Burimet nga interneti duhet dhënë me
adresën e tyre të plotë, nën një nëntitull të
veçantë “burime nga interneti” p.sh.
http://www.bbc.co.uk/albanian/region

You might also like