You are on page 1of 36

HISTOLOGJIA

QELIZA
Qeliza është njësia strukturore dhe
funksionale bazë e organizmave të gjallë.
Lënda e gjallë që ndërton qelizën quhet
protoplazmë.
Ajo ekziston në forma të ndryshme: nga ato
më të thjeshtat (viruset e bakteriofaget), në
prokariotet (bakteret dhe disa alga) e deri
në format më të larta të organizimit, qelizat
eukariote.
Tërë qelizat përbërëse të indeve dhe organeve
të ndryshme rrjedhin nga një qelizë e vetme
paraardhëse që është veza e fekonduar.
Nga pikëpamja morfologjike të gjitha qelizat
ndërtohen sipas një modeli strukturor bazë.
Studimet e para me mikroskop optik kanë treguar
se qelizat përbëheshin të paktën nga:
- bërthama
- citoplazma.
Me avancimin e teknikës mikroskopike, dhe të
teknikave të tjera studimore përplotësuese
pasuese, u bë e qartë se qelizat përveç këtyre dy
komponentëve strukturorë, kishin dhe një
komponent të tretë strukturor: membrana
qelizore (cipa qelizore).
Nga ana tjetër u saktësua që qeliza ndërtohet nga
një numër elementësh subqelizorë që quhen
organela, ose organoide.
Mikroskopia elektronike dhe biologjia molekulare
i shtuan më tej njohuritë në këtë fushë, duke bërë
të mundur identifikimin e strukturave nën kufirin e
shikimit me ME (< 10 A°).
Qelizat somatike mund të gjenden në dy gjendje
fizike: në ndarje, apo mitozë, dhe në interfazë, që
gjenden ndërmjet dy mitozave pasuese.
Forma dhe permasat e qelizës interfazike:
forma e qelizës interfazike është e ndryshme
në tipe të ndryshme qelizash.

Përgjithësisht forma e saj varet nga


funksioni që ajo kryen.
Kështu p.sh., ka qeliza me degëzime (qeliza
nervore të specializuara për marrjen dhe
percjelljen e ngacmimit), qeliza me mikrovile
(qelizat e zorres te specializuara per thithje),
qeliza në formën e diskut bikonkav (eritrocitet
për të thithur sa më shumë O2) etj.
Ka edhe një kategori tjetër qelizash (leukocitet,
makrofagët e lirë) që ndryshojnë formën në varësi
të aktivitetit funksional që kryejnë.
Në formën e qelizës ndikojnë edhe presionet e
ndërsjellta të ushtruar mbi qelizat që janë shumë afër
njëra-tjetrës.
Kështu ka qeliza të sheshta, kubike, cilindrike (indi
epitelial), me formë ylli ose të stërgjatura (indi lidhor).
Edhe përmasat ndryshojnë nga një tip qelize në tjetren.
Te njeriu gjenden qeliza tepër të vogla, 4-5
mikrometer, qeliza me përmasa mesatare 10-20
mikrometër (pjesa më e madhe e qelizave), si dhe
gjigande 150-200 mikrometër (në koren e trurit të
madh, megakariocite, qeliza veze), etj.
Ndërtimi i qelizës

Qeliza ndërtohet nga:

❖ cipa qelizore
❖ citoplazma
❖ bërthama
Cipa e qelizës (plasmalema)

Cipa e qelizës është membrana kufizuese e qelizës së gjallë.


Shërben si strukturë dinamike ndërmjet mjedisit brenda dhe
jashtëqelizor.
Ajo e rrethon qelizën nga jashtë dhe e kufizon atë nga
mjedisi i jashtëm ndërqelizor.
Është një strukturë tepër komplekse nga pikëpamja
ndërtimore dhe funksionale.
Cipa ruan tërësinë e qelizës, si dhe e mbron atë nga forcat e
ndryshme të mjedisit.
Ajo është një barrierë dinamike që lejon kalimin e
përzgjedhur të lëndëve të ndryshme nga jashtë brenda në
qelizë dhe e kundërta.
Nga ana kimike, përbërësit biokimikë të shumicës
së cipave të qelizave, janë:
- proteinat
- yndyrnat
- karbohidratet
Proteinat zenë rreth 50-55%, të peshës së thatë të
saj; yndyrnat 30-35% dhe karbohidratet 18%.
Proteinat e cipës qelizore janë heterogjene si nga
pesha molekulare, nga përbërja aminoacidike,
ashtu dhe nga levizshmëria elektroforetike.
Shumica e proteinave të membranës qelizore janë
proteina strukturore. Këto janë kryesisht
proteina të thjeshta. Por një pjesë e tyre mund të
shoqerohen me karbohidrate në formën e
glikoproteinave.
Proteinat e membranës kanë funksion:
– Strukturor
– Transportues
– Enzimatik
– Receptor
– Antigjenik
– Transducer
Proteinat strukturore janë dy llojesh:
- proteina intrinseke ose integrale
- proteina ekstrinseke ose periferike.

Proteinat intrinseke (integrale) lidhen ngushtë


me cipën qelizore dhe largohen nga ajo me
vështirësi nëpërmjet ekstraksionit, digjestionit ose
denatyrimit, pra, pas shkaterrimit të vetë cipës.
Proteinat intrinseke janë asimetrike, ose të
polarizuara me grupe polare (hidrofil) dhe grupe
apolare (hidrofobe).
Janë më të gjata se sa gjatësia e cipës e për këtë
arsye ato shtrihen në tërë trashësinë e shtresës
lipidike duke dalë edhe mbi sipërfaqet e saj.
Në kuptimin e vendosjes, këto quhen proteina
transmembranore.
Posedojnë kanalin special për transportin e
molekulave.
Gjithashtu një pjesë e proteinave mund të
çvendosen në planin e membranës qelizore dhe të
rigrupohen, duke dhënë fenomenin cup-ing.
Proteinat ekstrinseke (periferike) gjenden në
periferi të cipave, prandaj largohen me lehtësi
prej tyre. Kanë vetëm pjesë hidrofile që lidhet me
pjesën hidrofile të shtresës së dyfishtë lipidike.
Mendohet që proteinat ekstrinseke ndërveprojnë
me ato intrinseke.
Funksioni transportues
– Mbartës
– Kanale jonike
– Pompa
Transporti transmembranor
I lehtësuar (nëpërmjet proteinave mbartëse):
– Aminoacidet
– Glukoza
– Nukleozidet
Aktiv (kundër gradientëve të përqëndrimit me shpenzim energjie-pompat
jonike)
Nëpërmjet të proteinave kanal (jonet)
– Në vartësi të gradeinetit të përqëndrimit dhe të gjendjes hapur mbyllur të
kanalit (jonet Na+, K+, Ca++)
– Kontrollohet nga voltazhi dhe nga receptorët
Proteinat enzimatike janë përbërës normalë të cipës
qelizore. Marrin pjesë në funksionin e permeabilitetit te
cipës, si dhe në aktivitetin metabolik të saj. Proteinat
receptore takohen në qeliza të ndryshme, p.sh., receptorët
për hormonet etj. Përmbledhtazi, nga pikëpamja
funksionale proteinat luajnë rol strukturor, enzimatik,
shërbejnë si receptorë, lëvizin nëpër membranë (fenomeni
cup-ing), të lidhura me oligosaharidet marrin pjesë në
proçesin e njohjes qelizore dhe marin pjesë në transportin
transmembranor. Proteinat antigjene takohen në tipe të
ndryshme qelizash, në stade të ndryshme të ciklit të tyre
jetësor. Funksioni transducer lidhet me funksionin
përcjellës të sinjalit nga receptorët në brendësi të qelizës
Lipidet
•Fosfolipide:
• Shtresa bimolekulare që ndikon në fluiditetin e cipës
• Barrrierë selektive
• Gjendja e varur nga temperature
•Kolesterol
• Stabillizon strukturën e fosfolipideve dhe
qëndrueshmërinë e cipës
•Glikolipide
• (Glikofsfingolipidet dhe gangliozidet)
•Lipoproteina
•Acid arakidonik (fsfolipid i membranës me rëndësi në
metabolizmin e prostaglandinave, leukotrieneve dhe
tromboksanit).
Karbohidratet zakonisht janë oligosaharide që
shoqërohen me proteina në formën e
glikoproteinave ose glikolipideve.
Shpërndahen në cipë në mënyrë shumë asimetrike.
Vendosen vetëm në siperfaqe dhe jo ne kontakt me
citoplazmën.
Mendohet që karbohidratet ndihmojnë për ta bërë
sa më të qëndrueshme strukturën e këtyre
glikoproteinave.
Luajnë funksion njohës dhe receptor.
Përveç glikoproteinave të siperfaqes, që janë pjesë
përbërëse e cipës (glikoproteinat strukturore),
shumica e qelizave paraqesin veshje të jashtme të
përbërë nga komplekset proteinë+polisaharide.
Përbërësi kryesor i tyre është acidi sialik.
Kjo veshje, që quhet glikokaliks, mund të duket
me mikroskop me dritë.
Modelet e organizimit të cipës qelizore

Në fundin e shekullit 19 u pa që lipidet futeshin me lehtësi


në qelize, ndaj u mendua qe "kufiri qelizor" përbëhej nga
lipidet.
Në këtë kohë u pa që nëse matej siperfaqja më e vogël që
mund të okuponte një shtresë lipidesh të ekstraktuar nga
një numër i caktuar eritrocitesh, këto lipide mjaftonin për
ta mbështjellë dy herë sejcilin eritrocit me një shtresë
lipidike.
Në bazë të këtyre eksperimenteve u deduktua që qelizat
kufizoheshin nga një shtresë lipidike dopjo.
I pari që pranoi këtë koncept qe Overtoni (1899-1900), i
cili e përshkroi cipën qelizore të ndërtuar nga nje shtresë
lipidike bimolekulare.
Modeli sandwiç i Daniel Dawson: sipas këtij modeli
membrana qelizore është një strukturë asimetrike e
përbërë nga nje shtresë e dyfishtë molekulash
fosfolopidike të futura si një sandwiç në mes të dy
shtresave proteinike.
Këtë koncept e futen Daniel dhe Dawson (1938-1940),
duke dhënë kështu modelin e ndërtimit të membranës
qelizore që mban emrin e tyre.
Sipas ketij modeli cipa përbëhej nga tri shtresa: një
shtresë lipidike bimolekulare e vendosur midis dy
shtresave proteinike.
Modeli i Robertson: studimet e fundit të viteve ’50 të
shekullit 20, të kryera me mikroskop elektronik, treguan
ekzistencën e një formacioni me trashësi 75-95 A°, që
kufizonte qelizën nga jashtë. Me zmadhime të fuqishme të
ME, cipa qelizore duket e përbëre nga tri shtresa (lamina):
dy të jashtëme, më të ngjeshura, të dendura (opake), me
trashësi rreth 20 A°, dhe një ndërmjet tyre, më e qartë, me
trashësi rreth 35 A°.
Kjo strukturë treshtresore është e përbashkët për të gjitha
cipat qelizore, duke përfshirë pothuajse dhe të gjitha cipat e
organeleve brendaqelizore.
Të trija shtresat e cipës qelizore përbëjnë një njësi,
apo unitet strukturor e funksional ne të gjitha
cipat. Këtë unitet e përshkroi për herë te parë
Robertson ne vitin 1960, kur futi konceptin e "unit
membrane". Sipas pershkrimit klasik, shtresat e
jashtme dhe e brendëshme elektrondense të cipës
qelizore, përkojnë me shtresat proteinike, ndersa
shtresa e mesme elektornluçente me shtresën
lipidike bimolekulare.
Modeli i mozaikut fluid te Singer Nikolson që pranohet
sot nga të gjithë është ai i "mozaikut fluid", i propozuar
nga Singer Nicolson.
Sipas këtij modeli shtresa lipidike dymolekulare formon
një matriks fluid, veshtullor, në të cilin zhyten proteinat.
Në mënyrë figurative ky model e përshkruan cipën të
përbërë nga një "oqean" lipidik në të cilin notojnë
"aisbergët" proteinikë.
Në të vërtetë, lipidet kanë konsistencë vajore që krijojnë
një mjedis të favorshëm për proteinat që ndodhen në të.
Veçoritë e cipës qelizore

Cipat janë struktura asimetrike: përbërja proteinike dhe


lipidike e të dyja faqeve ndryshon, gjë që shpjegon dhe
funksionet e ndryshme të të dyja siperfaqeve.
Cipa ka potencial elektrik: brenda qelizës ka një
përqendrim të lartë të joneve të K+, ndërsa jashtë saj
përqëndrim të lartë të Na+ dhe Cl-. Si pasojë e diferencës
së përqendrimit jonik, në kushte qetësie krijohet një
diferencë potenciali elektrik midis dy anëve të cipës së
qelizës, brenda e ngarkuar negativisht dhe jashtë
pozitivisht. Ky quhet edhe potenciali i qetësisë, që matet
nga -20 deri ne -100 milivolt (mesatarisht -85 milivolt).
Ne cipat qelizore ka proteina transportuese, (bartese),
të cilat shërbejnë për transportin e molekulave të mëdha,
të patretshme në yndyra. Çdo proteinë transportuese është
përgjegjëse për transportin e një molekule të veçantë.
Cipat qelizore janë të paisura me receptorë të
shpërndarë në siperfaqe. Nëpërmjet tyre qeliza reagon
ndaj stimujve të ndryshëm të mjedisit të jashtëm dhe të
qelizave të tjera. Një pjesë e mirë e funksioneve qelizore
kryhen pikërisht nepërmjet receptorëve. Kështu p.sh.,
prodhimi i antikorpeve, njohja e antigjenit, veprimet e
hormoneve, fagocitoza, induksioni, ndërreaksionet
qelizore në embriogjenezë etj.
Cipat qelizore janë të paisura edhe me antigjenë.
Këto shpesh herë luajnë rolin e receptorëve për
shumë lëndë farmakologjike, për hormonet
proteinike, si dhe për mediatoret kimike që nxisin
qelizat nervore. Antigjenët siperfaqesorë marrin
pjesë në njohjen qelizore në nderveprimet midis
qelizave, në mekanizmat e diferencimit etj.
Në cipat vendosen edhe enzima. Midis tyre e
rëndësishme është adenil ciklaza. Kjo në prani të
Mg++ dhe ATP-së sintetizon AMP-në ciklike
(adenozin 3#, 5# adeno-zinmonofosfat) të
nevojshme për hormonet proteinike që ushtrojne
veprimet e tyre biologjike vetëm nëpërmjet AMP
ciklike.
Funksionet e cipës qelizore

Cipa qelizore bën kufizimin e qelizës. Funksioni


kryesor i saj është rregullimi i shkëmbimeve
midis mjedisit të brendëshëm e të jashtëm.
Një aftësi e tillë quhet përshkueshmëri.
Nëpërmjet cipës kalojnë jonet, molekulat e vogla,
produktet e metabolizmit edhe disa proteina.
Transporti i lëndëve nëpërmjet cipës qelizore
mund të kryhet sipas dy mënyrave bazë:
transportit pasiv ose shpërhapjes (difuzionit)
dhe transportit aktiv
Transporti i proteinave dhe i molekulave të tjera të mëdha
nëpër cipën qelizore bëhet me endocitoze dhe ekzocitozë.
Endocitoza është procesi nëpërmjet të cilit futen në qelizë
në mënyrë masive lëndë të huaja me dimensionet e
makromolekulave, ose grimca të vogla të tretura (material i
lëngshëm).
Në rastin e parë procesi quhet ndryshe fagocitozë, ndërsa
në të dytin pinocitozë.
Ndërsa ekzocitoza është procesi i nxjerrjes jashtë qelizës i
shumë produkteve të sekrecionit nëpërmjet cipës së qelizës
si p.sh. rruzujt e mukusit te qelizës kupëngjashme,
kokrrizat e enzimave digjestive të qelizave të pankreasit, si
dhe shumë sekrecione të tjera.

You might also like