You are on page 1of 3

Tema: Diskutim rreth

viktimave të trafikimit
 Trafikimi u qenieve njerëzore është vepër e rëndë penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut.
Kjo vepër, si e tillë është e ndaluar me ligjet vendore dhe me të drejtën ndërkombëtare. Trafikimi i
qenieve njerëzore është formë e skllavërimit modern. Kjo vepër penale konsiderohet e kryer, atëherë
kur trafikanti i njerëzve, duke përdorë forcën, mashtrimin, apo kërcënimin, e kontrollon personin
tjetër me qëllim të shfrytëzimit seksual, për shfrytëzim pune (mobing), apo ndonjë formë tjetër të
eksploatimit. Trafikimi i qenieve njerëzore mund të ndodhë në qytetin tuaj ku jetoni, por edhe në
ndonjë vend apo shtet tjetër. Viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore mund të konsiderohet madje
edhe personi i cili, për shkaqe pune, fillimisht është pajtuar, ose nën masën detyrimit ka kryer ndonjë
vepër penale në zinxhirin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Punoi: Erisa Hasanbelliu


 Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri një fenomen që vazhdon, megjithëse në mënyra dhe forma të
reja. Vazhdojnë gjithashtu edhe vështirësitë për t’u riintegruar në shoqëri. Trafikantët si gjithmonë
përdorin mashtrimin për një jetë më të mirë.
 Stigma i bën vajzat e trafikuara dy herë viktima. Të gjithë kanë të drejtë për një fillim të ri. Edhe
viktimat e trafikimit. Por, shpesh, kur sapo ka marrë fund kalvari i "rrugës" , nis përballja e tyre me
paragjykimin, stigmën dhe refuzimin e njerëzve të dashur, familjes dhe shoqërisë.
 Një zë i dashur e familjar mund të të ndryshojë jetën. Po në disa raste është thuajse e pamundur të
marrësh atë që të mungon aq shumë.

Punoi: Tea Refugjati

You might also like