You are on page 1of 20

Përmbledhje e njësive të mësuara

Parapërgatitje për TEST 2


MATERIALI QË DO TË PËRFSHIHET NË TEST 2

E gjithë Tema (kapitulli) 3 nga libri – nga fq.43


deri tek fq.58, me njësitë e mëposhtme:
• Faktorët e prodhimit
• Dallimi ndërmjet produkteve dhe
shërbimeve
• Llojet e proceseve prodhuese dhe shërbyese
• Teknologjia dhe ndryshimi i sajë
• Dizajnimi i produktit dhe shërbimit
• Cilësia e produktit dhe shërbimit
1. FAKTORËT E PRODHIMIT

Faktorët e prodhimit i referohen një nocioni


ekonomik që përshkruan inputin e përdorur në një
proces prodhimi të produkteve ose shërbimeve në
përpjekje për të realizuar fitim.

INPUTI Procesi OUTPUTI


i Prodhimit
FAKTORËT PRODUKTI

E PRODHIMIT I GATSHËM
Faktorët e prodhimit janë:
1. Puna
2. Kapitali
3. Toka
4. Ndërmarrësi
PUNA
Puna është veprimtari e një njeriu me të cilën ai e
ndryshon dhe përshtat natyrën me nevojat e tij.

Puna mund të jetë punë fizike ose mendore.

Puna fizike është kur një individ përdor energji fizike


për të kryer punën.

Puna mendore karakterizohet nga aktivitete në të


cilat aftësitë mendore të njeriut investohen në
procesin e prodhimit
KAPITALI
Kapitali është gjithçka që e ndihmon njeriun që të
arrijë qëllimet e tij, pra gjithçka që njeriu përdor
për të kryer pune që ta ndryshoj natyrën përreth.

Kapitali mund të jetë kapital direkt ose indirekt.

Kapitali direkt është kapitali që përdoret


drejtpërdrejt në procesin e prodhimit.

Kapitali indirekt nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në


procesin e prodhimit por indirekt i ndihmon atij.
TOKA
Toka është faktor natyror i prodhimit dhe nuk është
krijuar nga njeriu, por është një dhuratë nga Zoti.
Kur flasim për tokën si faktor prodhimi nënkuptojmë
burimet që ajo na i jep, të cilat mund të jenë:
1. Burimet në sipërfaqen e tokës (dheu, toka
bujqësore)
2. Burimet mbi sipërfaqen e tokës (klima, shiu,
hapësira, rrezet e diellit)
3. Burimet nëntokësore (burimet minerale, ujërat
nëntokësore)
NDËRMARRËSI
Ndërmarrësi është ai që i sheh mundësitë dhe duke i
kombinuar tre faktorët tjerë të prodhimit fut
produkte të reja në treg ose i përmirëson ato
ekzistuese. Puna, kapitali dhe toka janë në vende të
ndryshme, të ndara nga njëri-tjetri. Detyra e
ndërmarrësit është t’i integrojë ato në një proces
prodhimi i cili do të ofrojë produkte dhe shërbime
në treg që do të plotësojnë një nevojë të caktuar.

Ndërmarrësi është magjistari që i kthen faktorët e


prodhimit në produkte dhe shërbime.
IDEJA E
BIZNESIT

NDËRMARRËSI

PUNA + KAPITALI + TOKA

Pizza TV Mobilje Vetura Libra


2. DALLIMI NË MES NDËRMARRJEVE
PRODHUESE DHE SHËRBYESE
Në përgjithësi, ndërmarrjet mund të
ndahen në:

1. Ndërmarrje prodhimi dhe

2. Ndërmarrje shërbimi
NDËRMARRJET PRODHUESE DHE
KARAKTERISTIKAT E TYRE
Ndërmarrje prodhuese quhet ndërmarrja që
prodhon kryesisht një produkt të
prekshëm dhe zakonisht ka ndërveprim të
dobët me klientin.

Ndërveprim i dobët me klientin: A duhet prodhuesi të


ndërveprojë me blerësin për të prodhuar produktin?
A është i nevojshëm blerësi në vetë procesin e
prodhimit?
Përgjigja për këto pyetje është sigurisht jo
NDËRMARRJET SHËRBYESE DHE
KARAKTERISTIKAT E TYRE
Ndërmarrje shërbyese quhet ndërmarrja që prodhon
kryesisht produkte të paprekshme (SHËRBIME) dhe
zakonisht ka ndërveprim të fortë me blerësin.

Ndërveprim i fortë me klientin: A do ta krijojë


llogaritari shërbimin përpara se të porositet nga
klienti? A mundet një avokat t’ju mbrojë në gjykatë
para se ju ta kërkoni atë? Jo.
Pra, shërbimi nuk mund të ruhet në depo dhe të
shitet nesër.
3. LLOJET E PROCESEVE PRODHUESE DHE
SHËRBYESE
Proces prodhimi quhet transformimi i inputeve
(përbërësit e nevojshëm për prodhim) në rezultate
(vlera-produkte-outpute).

Shumica e proceseve të prodhimit ndahen në:


1. Prodhim individual
2. Prodhim serik
3. Prodhim në masë
Vendet ku mund të gjejmë furnizues të mundshëm:

1. Panairet

2. “Faqet e verdha” apo “Libri i verdhë”

3. Kërkimi në internet

4. Gazeta dhe revista

5. Konkurenca
Kur zgjedhim furnitorët duhet të marrim parasysh
këto kritere:

1. Cilësia që ata ofrojnë


2. Koha e dorëzimit të porosisë
3. Sasia e obligueshme minimale e porosisë
4. Pagesa e shtyrë
4. TEKNOLOGJIA
 Teknologjia është zbatimi i njohurive për
shkathtësi, zanate apo aftësi të cilët ndihmojnë në
krijimin e një rezultati.

Fjala Teknologji rrjedh nga fjalët greke TEKNO LOGIA

Tekno = aftësi, mjeshtëri


Logia = të mësosh, të kesh njohuri për diçka
Mënyrat më të përdorura si mjete komunikimi nga
ndërmarrjet:

1. Posta elektronike
2. Teknologjia e mesazheve të menjëhershme
3. Intraneti
4. Media sociale
5. Mjetet për përpunimin e tekstit (Microsoft Office,
Google drive, Google Docs etj)
5. DIZAJNIMI I PRODUKTEVE DHE SHËRBIMEVE

Dizajni i një produkti transformon idetë në


produkte reale, ne fakt ai është një lloj
kombinimi midis artit, shkencës dhe
teknologjisë.
Dizajni i një produkti është shumë më lehtë të bëhet
tek kompanitë ekzistuese në treg, sepse ato kanë
blerësit tek kërkesat e të cilëve bazohen.
Tek startup bizneset është shumë më rëndë të
zgjidhet dizajni i një produkti pasi që ato ende nuk
kanë blerësit e tyre.
6. CILËSIA E PRODUKTIT OSE SHËRBIMIT

Cilësia është aftësia e një produkti ose


shërbimi për të përmbushur vazhdimisht
pritjet e klientit ose edhe për t’i tejkaluar
ato.
Karakteristikat e rëndësishme në lidhje me cilësinë e
një produkti ose shërbimi janë:

1. Performanca
2. Karakteristikat specifike
3. Besueshmëria
4. Përputhshmëria
5. Qëndrueshmëria
6. Aftësia e riparimit (servisimit)
7. Përceptimi i cilësisë
8. Estetika

You might also like