You are on page 1of 5

QARKULLIMI I UJIT DHE MATERIEVE TEK

BIMËT
Bimët të cilat nuk kanë sistem rrënjor (algat,likenet,myshet)ujin e
thithin me tërë siperfaqen e tyre ndërsa bimët e larta të cilat kanë
sistem rrënjor ujin nga toka e pranojnë nëpërmjet qimeve
rrënjore,ku përcuarja e ujit të pranuar gjer te të gjitha organet
mbitokësore kryhet nëpërmjet elementeve përcuese ksilemike-
trekeideve dhe trakeve.
Pranimi I ujit nga mjedisi rrethues,rruga nëpër bimë,lirimi I ujit në
mjedisin e jashtëm dhe pjesëmarrja e tij në proceset fixiolohjike
janë të njohura si regjim ujor I bimës.
Raporti ndërmjet ujit të pranuar dhe të liruar quhet bilans ujor I
bimës.
Në tokë uji gjendet si gravitues,kapilar dhe higroskopik(për bimën
janë të arritshëm uji gravitues dhe aj kapilar).
Aftësia e qelizës për ta thithur ujin quhet fuqi thithëse e cila është
drejtëpërdrejt e varur nga lëngu vakuololar,ku gjatë përqëndrimeve të larta të
lëngut qelizor ajo është më e madhe ndërsa gjatë përqëndrimeve më të vogla
ajo është më e dobët.
Pranimi I ujit nga toka realizohet në dy menyra passive dhe active.
Pranimi aktiv është I kushtëzuar nga disa faktorë ku si më të rëndësishëm janë
shtypja osmotike dhe proceset metabolike.
Përcuarja e ujit nëpërmjet elementeve përcuese zhvillohet me praninë e s
htypjes rrënjore fuqive kohezive dhe transpiracionit.
Të liruarit e ujit në formë të avullit të ujit quhet transpiracion I cili mund të jetë
stomatik lenticelar dhe kutikular.
Në masë më të madhe transpiracioni zhvillohet nëpërmjet stomeve edhe atë
kur ato janë të hapura.
Transpiracioni varet nga disa faktorë të jashtëm si drita,temperature,lagështia
eajrit,era,uji etj.
Transpiracioni ka rëndësi specifike për jetën e bimëve,pasi që
lirohet(humbet)uji,por njëherit nëpërmes transpiracionit rregullohet edhe
temperature e bimës,psh gjatë temperaturave të larta bima duke e liruar ujin
në formë te avullit ftohet nga nxehja e tepruar.
Gutacioni është proces me të cilin uji lirohet nga bimët në formë te pikave të ujit.(te
bimët të cilat kanë gjëndra të ujit hidatoda).
Lotimi është proces I ngjajshëm me gutacionin vetëm se dallohet sipas asaj që gjatë
lotimit uji nuk del nëpërmjet hidatodavepor nëpërmjet elementeve të prera
përcuese,apo nga organet e prera bimore si psh gjatë krasitjes së hardhisësë rrushit
dhe pemëve në pranverë.

You might also like