You are on page 1of 57

Besar Shkëmbi alias Ramadan Ademaj

"Bisedё me njё deshmor nё ditёn e pavarёsisё" dhe "Dua tё jam Migjen i ri"
Besar Shkëmbi alias Ramadan Ademaj, u lind më 30.03.1958 në Leshan, Pejë.
Shkollën fillore e mbaroi në Glavicicë, tani Shën Gjon. Shkollën e Mesme në
gjimnazin ''11 Maji'' në Pejë. U diplomua në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi e
Gjuhë Shqipe. Me shkrime ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore. Ishte
anëtar i disa klubeve letrare, anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA
''Haxhi Zeka'' në Leshan. Disa nga shkrimet e tij gjenden në shtypin e Kosovës,
sidomos te ''Zëri i Rinisë'' i asaj kohe. Mori pjesë në demonstratat e 11 e 23 Marsit, 1,
2 e 3 Prillit të vitit 1981. Për këtë u shpërblye me Përjashtim nga LKJ, (ku pa
njohurinë e tij organizata e kishte pranuar) dhe largim nga konvikti i studentëve. Pas
kësaj mori pjesë në të gjitha aktivitetet e degës dhe Universitetit. Më pas aktivitetin e
ka vazhduar në BL të Leshanit. Aty ishte kryetar rinie e më pas edhe anëtar e kryetar i
BL ku gravitonin 5 fshatra. Ishte deleguar nga BL në komitetin komunal të Pejës në
organizatën rinore - organizator i kundërshtimit të kushtetutës serbosllave. Bëri
regjistrimin dhe deklaratën e pavarësisë në lagjen e tij dhe për këtë i'u desh të largohej
një muaj nga shtëpia sepse stacioni i policisë në Kliqinë i kishtë rënë në gjurmë. Në
zgjedhjet e para për parlamentin e parë shumë partiak u zgjodh anëtar komisioni.
2 netë më vonë, pasi u numëruan votot, z. Shkëmbi tregon: ''...dolem nga shtepia e
bashkefshatarit tim Mustafe Haradinit, arsimtar ne fshatin Zahac, pas ndarjes me
bashkepjesemarresit mbetem vetem une dhe i madhi,deshmori , dhe sipas Zekerja
Canes,ushtar i pare i UCK-se, Tahir Lushe Berisha.Meqe ne kishim shtepite me larg
se tё tjeret na duhej tё bёnim edhe njё copё rruge.
50 m.pa arritur tё shtёpi e tij biem nё prite tё policisё sёrboslave me tё cilёt zhvilluam
njё luftё tё ashpёr me crast vramё dhe plagosem njё tjetёr polic serb.mjerisht nё atё
luftё mbeti edhe fqinji dhe zёvendёsi im , 23 vjecari , Tahir Lush Berisha.I plagosuri
qё e dija se edhe ai ka mbetur i vdekur,ka zbazur ne mua 3 karikatorё.Fati me
shpёtoi.
Pas qёndrimit tim 6 javor nёpёr familje tё afёrta kalova nё Shqipёri ku qёndrova 17
diteё.
Pёr largimin tim ka meritё Ahmet Mula i cili me lidhi me nёndegёn e LDK -sё se
Raushiqit.
Kёtё largim e organizoi Brahim Bucolli kryetar,i cili bashkё me pёrcjellesin dhe dy tё
tjerё erdhen me mua deri nё Shqipёri.
Nga Shqipёria me ndihmёn e Policisё se qytetit Rijeka tё Kroacisё kalova nё Rijeka
ku qёndrojnё me banim tё pёrhёrshёm 3 ёllёzёrit e mi,qё tё tre ushtarё nё luftёn e
Kroacisё kundёr Sёrbisё.
Policia e kёtij qyteti me ndihmoi edhe ne bashkimin me gruan dhe 2 fёmijёt te cilёt tё
kishin hequr tё zitё e ullirit.Edhe pas tre muajsh a me shumё shiheshin shёnjat nё
trupin e saj, ndёrsa fёmijet ishin te traumatizuar.Ata i kishin qitur para tanksit te
ushtrisё pёr t´i shkelur duke dashur ta frigojnё gruan qё ajo tё trgojё se ku gjendёsha
unё. Po me ndihmen e kёsaj policie dhe te LDK -sё nё Rijeka me 1 Tetor erdha nё
Gjermani.Tani kam statusin umbёfristёt po jam edhe qytetar i vendlindjё
sime.Posedoj edhe dokumentin e "shtetit" tim.
E futa nё thonjёza shtetit sepse Kosova akoma nuk ёshtё shtet dhe me kёtё vetёm se
mashtrohemi. Bota na ndihmoi por edhe ne ndau, tash pergjithmone dhe nga njё komb
u bёmё, shqipёtarё e kosovarё. Qёndrimi im pёr kёtё shihet nё vjershёn "Bisedё me
njё deshmor nё ditёn e pavarёsisё" dhe "Dua tё jam Migjen i ri"
Poezi patriotike

NЁNA IME ISHTE

1
Nena ime ishte
Nena kosovare
Lind e rritë e lumja
Nga Nena Dardane

Gji i dha Teuta


Ujë i dha Drini
Nuse shumë e bukur
N’ shtёpinё e një trimi

Ishte bijë e Agronit


e mesë e Skёndebeut
në sofër i mblidhte
gjithë burrat e dheut

Sofrën ua shtronte
me djathë e bukëvale
çorapë tё leshta
u çonte në male

Ishte orë e malit


Rojë e bjeshkëve t’ larta
ishte bareshë e urtë
hidhte farë në brazda
2
Qante bashkë me mua
Kur si foshnje qaja unë
Ajo kurrë nuk lodhej
Kur unë e leja pa gjumë

E kur unë qeshja


Ajo lahej me gazin tim
Rrugët m‘ i praronte
Ditët m‘ i mbushte bekim

Bashkë me shtatin tim


I rritej shpresa par jetë
Ja po m’ rritet djali- thoshte
Do t‘ kam pleqëri tё qetë
3
U lind e u rrit n‘ kasolle
Jo n‘ vila n’pallate
Vet lindte e rritte f‘ mijë
N‘ djepa maje shpate

Nena ime ishte


Nena kosovare
Rënd e rënd tёrё ditën
E nuk lodhej fare

Djepin lidhë në shpinë


Nena ime madhe
Ndihmon burr’n e vet
Në ara n‘ livadhe
4

Kur burrin ia morën n‘ burg


Vet punonte n‘ arë
Herë u printe qeve
E herё hidhte farë

E kur kthehej n‘ brёmje


trima i mbushej sh‘ pia
Kishte nga Prokupla
Kishte nga Shqipёria

Kishte nga Presheva


Kishte nga Mali zi
Kishte nga Ilirida
Nga Drenica djem t’ ri

Sofrën ua shtronte
Me djathë e bukëvale
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare

Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Prite e qite miq
Përcillte djem në male

Kur ndonjëri vritej


Nuk e qante kurrë
Vdiqe i ri- i thoshte
Akoma pa u bёrё burrë

Pa ta sjellë akoma
Nusen në shtëpi
Jo, jo, e fshinë nëna lotin
Veç i qetë fli ti

Vdekjet sikur kjo


Nëna nuk i qanë
Lulëkuqet e nёnёs
Vdesin pёr vatan
6
Kur shkau i thoshte
Se lindte shumë fёmijё
Për inati të tij
I lindte një mijë

Kur ia vriste njërin


Ajo bënte tjetrin
Përmbi pushkë e thika
Thatë dot se shihte djepin

S’ mund të shihte pushkën


Varur në baski
Në krah do ta vente
Veç vëllai i tij

Nuk vononte shumë


E burrit I hynte n’ gji
Nga se dëshironte t‘ parit
Emrin t‘ ia pёrtёri

Toka do krah pune


E kishte nevojë vatani
Nga se ditë për ditë
Djemtë ia hante mali

Bile një herë ndodhi


N‘ bark ia futën thikën
Fёmijeën që ia nxorën
Në darkë ia qitën

Ha i thanë tash
Hë nёnёn shqiptare
Prapë lind fëmijë
E djem ço nё male

Ha I thanё tash
N’ fyt ia rrasën thikёn
Jebenti Kosovo
je bemti Republikёn

7
Kur ia morën arёn
E kur ia prenё arrёn
Kur ia kallen shtёpinё
Kur ia morën kecin
Kur ia more dhinё
Kur ia pёrdhunuan çikёn
E kur ia prenё vёllan
Kur n´bark ia futën thikёn
Kur e rrahën e kur e shanё

Ajo ishte dhe mёsuese


Qjithnjё na mёsonte
T‘ jam shёmbull ndёr shokё
Gjithnjё na k‘ shillonte
9

Nёna ime ishte


Amvise mё e mira
Misёrnikёn pjekё ndёr saç
Bёnё dhe ёmbёlsira

Kur bёn mish e lakra


Erë mbushët shtёpia
Dollmatë i bёn t‘ mira
Bёn edhe flija

Bёn pite me mazё


Lakror edhe tavё
Pёr ditё tё flamurit
Bёn edhe bakllavё

10

Dhe përveç amvisёs


ёshtё dhe luftёtare
Krah pёr krah luftonte
Me shokёt nё male

T’ luftonte kuçedra
Shёndrrohej nё orё tё malit
Prap shpejt bёhej nёnё
Sisё t‘ i japi djalit

Qumështin e ka t‘ ёmbёl
Ashtu si e ka zemrёn
Lumi unё i lumi
Cfarё e kam nёnёn

Herё nё Kosovё
Herё nё Shqipёri
Herё ne Bujanovc
E herё nё Camёri

Herё nё Drinicё
Herё nё Tetovё
Herё nё Rekё tё keqe
E herё nё Kёrcovё
11
Nёna ime lumja
S’kish´ shoqe veç vehtёn
Vёlla Ahmet Delinё
Vёlla Azem Bejtën

Vёlla Mic Sokolin


Vёlla Idriz Seferin
Vёlla Haxhi Zekёn
Vёlla Ymer Prizrenin

Vёlla Pashko Vasёn


Vёlla e ka Naimin
Vёlla Faik Konicёn
Vёlla Kristoforidhin

Vёlla Hasan Prishtinёn


Vёlla Azem Hajdarin
Vёlla Tahir Mehёn
Vёlla Adem Jasharin

Edhe motra kishte


Nёna ime plot
Norёn e Kelmenit
Moptёr Dadёn Shotё

Motёr Marigonёn
Motёr Nёnё Terezёn
Motёr e ka Tringёn
Motёr e ka Xhevёn
12

Ҫelёs tё zemrёs ka
Dashurinё e butёsinё
Deri sa ёshtё n‘ front
E ka egёrsinё

Nёna ime ishte


Nёna kosovare
Shamizezё po
por ishte krenare
13
S‘ di t‘ shkruaj prozё
S‘ di as poezi
Por kur t’ shkruaj pёr ty
Qё t’ dyja i di

Fjalёt me vijnё vet


Edhe vet radhitёn
Varg pas vargu strofa
Dhe nё poemё ngritën

KULLËN DO TA NGRIS NË TOKËN QË MA LA BABA

Kulla ime
nё tokёn time
derёhapur
e bukёs
e kripёs
e ditёs dhe e natёs
pёr mikun
sofёrshtruar me plumb
pёr bajlozёt
pёr armikun

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
bjeshkёve tё Kelmendit
tё Sharrit
e Korabit
tё Shalёs
te Caralevës
e tё Dajtit shtatlartё
qё bora nё maja u rri
si plisi i bardh mbi kokё
orёt
zanat
e shtojzovallet
u qёndrojnё tё koka
tё gatshme si gjithmonё
tё ndeshen me bajlozёt
qё tё dehur nga lakmia
tё egër erdhёn nga Karpatet
tё na e i luajnё mexhat
tё na t´kurrin
trojet
tё na i shterrin
lumenjtё
tё na i turbullojnё
gurrat
tё na i helmojnё
bunarёt

„Çanakalaja-a-a-a njё bunar n´mjedis


mos e pini ujin o vllazёn
se ashtё zehёrlis
haj mos me kjaj oj nanё“

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
zanat
orёt
e shtojzovallet
u qёndrojnё tё koka Oso Kukes
ia pastrojnё fashat
e ia lidhin plagёt Gjergj Elez Alisё
dragojtё
rojet e Arbёrisё
gjithmone tё gatshёm te pёrgjakёn
tё mos na e zёnё diellin kuqedrat

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me nёna shamizeza
tё traumatizuara
tё pёrdhunuara
nёna tё pёrzhitura nga dielli
e me gjinj tё ënjtura nga qumështi i bёrё trap
nёna qё tёrё kohёn rrijnё pranё djepave tё kallur
nёna qё presin ndonjё lajm pёr burrat e zhdukur

Kushtrimi i tyre
„mos na i lini djepat thate“

5
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn
ku vёllai i vogël m´u djeg
bashkё me mullarët e sanёs
ku motra mu pёrdhunua para syve
të babёs e të nanёs

Vetёvrasja shpёtim

Kulla ime
nё tokёn time
tokё me motra qyqe
qё vetёn shohin në ёndёrr
hipur mbi kalin e bardhё
dhe puhinё e lehtё
qё ua valёvite fustanin e nusërisë

Gugu Isuf-gugu Istref

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me motra qyqe
qё ulё nё avlëmend
tёrё kohёn presin tё dashurit
tretё rrugёve tё botёs
kalbё nёpër burgje
tё masakruar
te djegur nё furra
hedhё nё lum
a varrosur nё varre masive
presin tё dashurit qё njё ditё
do tu kthehen mbyllur hermetikisht
nё qeset e najlonit

Kot presin konstandinёt


ta çojnë besёn nё vend

E Nёna?
Nёna e traumatizuar
e pёrdhunuar
shpirtёrisht e shkatërruar
nёna qё s´ka n´sofër
as njё kothere t´ bukёs
nёna
qё shokёt e burrit e tё djalit tё vramё
nuk i ngritёn kurrё kullёn
mbi themelet e djegura nga flaket luftës

E baba?
baba i pa me sytë e vet
kah ia kafshonin gruan
kah ia kafshonin çikёn
kah ia kallnin kullёn
kah ia kallnin urёn
kah ia kallnin hambarin
kah ia kallnin qarranikun
kah ia pshurrnin bereqetin
kah ia pshurnin bylmetin
kah ia rrёmonin varret
tё dehur ia shanin historinё
ia ngujonin shkronjat
ia rrёxonin antenat
kah ia thernin qingjat e viçat
kah i pjeknin n´hell pёr meze
kah i kafshonin kofshat
kah u shkonte yndyra
bashkё me jargёt zhag mjekrrёs
kah i zgërdhinin dhёmbёt
qentë qё ulërinin si ujqёr
gjarpёrinjtë e gjakut
vampirёt
shushunjat

10

Baba
baba qё derdhi gjakun
tё mos shembën urat
tё mos shembën kullat
tё mos vyshken lulet

11

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me plepa tё prerё
me kufoma trimash
mbuluar me shalla baballarёsh

Shokët s´ua çuan amanetin deri në fund


12

Kulla ime
në tokën time
nё tokёn ku shitёt mielli i bardhё
e ku nxёnёsi pёrdor shpricin nё klasё
ku shkёrdhaqёt shkёrdhehen tёrё natёn
e shesin vajzat sjellё nga Europa
nё tokёn time
ku minatori zhelan
mërdhinë ne dimёr
ku mёsuesin e papunё
e kallё vapa e verёs
para dyerve tё spitaleve
qё tё shesin gjak
qё tё shesin jetё

Ata shesin jetё


pёr tё mbajtur jetё

13

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku ushtar i UÇK-s
nёn tёndë
pa kulm mbi kokё
kёrkon lёmoshё
kёrkon ndihmё
pёr t´i shëruar plagёt e marra nё luftё
kёrkon ndihmё
pёr t´i hequr plumbat nga trupi

Shokёt se kthejnё kokёn kah ai


ata luftojnё pёr kolltuqe
luftojnё pёr njё vend në qeveri
pёr njё vend nё parlament
pёr njё vend nё gjyqёsi
nё shtetin e okupuar

Nё shtetin ku tjetёr kush shkruan


e tjetёr kush vulosë

14

Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
njёri vёlla tёrheq me bark
„kolicёn“nёpёr pazare
nё tokёn
ku tjetri vёlla
tёrё ditёn pёrsёrit rëfrenin
„a do zotёri cigare“

15

Por ani ani


ani se s´ka gjё
i mirё a i keq qoftё
atdhe e kam
shpirt e kam
zemёr e gjan e kam
andaj edhe kullёn do ta ngris atje
16

Do ta ngris se s´bёn
do ta ngris dhe do ta ringris
edhe njёqind herё nё coftё nevoja
do ta ngris
ne Atdheun tim
do ta ngris
nё tokёn time
nё tokёn qё ma la baba
qё ma la gjyshi e stёrgjyshi
nё tokёn që do t´ia lё
djalit
nipit
e stёrnipit

17

Po po
do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris dhe do ta bёj
mё tё madhe
mё tё fortё
mё frёngji do ta bёj
kёshtjellё do ta bёj

18

Do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris
dhe nё divanhane do tё ngul baski
e nё baski do t´i varin
pushkёt
kallashnikovёt
brezat me fishekё
do t´i varin plisat
tё pa punёt
varfjakёt
jetimёt
shokёt e mi
qё njё ditё do tё ngritёn
nё njё luftё tё re
pёr kufinjё te ri
nё njё luftё pёr njё flamur
nё njё luftё pёr njё Shqipёri

19

Do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris
dhe cfarё do tё bёjё pastaj

20

Pastaj do tё shkoj
t´i marr bijat në t´pan
do tё shkoj t´i marr
hallat e tezët
do t´i mbledh nipa e mbesa
do t´ftoj shokё e jarana
miq e kushёri
do t´i marr tri lodra
do t´í marr tri zurna
do t´i ftoj tё gjithё rapsodёt
do t´i ftoj
T´bijtё e Sefёs
vёllezёrit Qetaj
Demё Shaqёn
Augistin Ukёn
Shkurte Fejzёn
Shyhrete Behlulin
Remzie Osmanin
Rifat Berishёn
Mahmut Feratin
Nikollё Nikprelёn
Ilir Shaqirin
Arif Vladin
Gzim Nikёn
Shpat Kasapin...

Pastaj do t´i ftoj


edhe krerёt
do t´i ftoj së s´bёn
do ta ftoj Rexhep Qosjen
Adem Demacin,
Albin Kurtin
Bamir Topin
Riza Halimin
Mehmet Bardhin
Ali Ahmetin
Jozefina Topallin

21

Do t`i ftoj tё gjithё


„e do t´ju qes kaffe
e do t´ju qes duhan“
e do t´u kthej drekё
e do t´u kthej darkё

do te knaqёmi tёrё natёn se bashku

22

Po po
do t´i ftoj
do t´i ftoj
se do t´bёjё dasёm t´madhe
shumё tё madhe
do ta bёj
sa tё pёrmendёt nё tёrё Kosovёn
nё tёrё Shqipёrinё
nё tёrё Iliridёn
nё tёrё Malёsinё
lё tё pёrmendёt kjo dasmë
nga Sava e Danubi
e deri nё det
nё tёrё Ilirinё
sepse nё kullёn time
nё tokёn time
me shtatёdhjetё e shtatё varrё nё trup
gjithmonё njё Gjer Elez Ali
qё sa herё ka nevojё
ai ngjallёt e ringjalёt pёrsёri
lёshon kushtrimin
dhe u prinё trimave n´ballë pёr liri
23

Krushqёve do t´u prijё baca Rifat


me mustakёt si tё Idris Seferit
Atij i ka hije balli i oxhakut
e nё ballë tё krushkave Jozefina Topalli
krenaria e shqiptarisё
Norё e Kelmendit
Shotё e Arbёrisё
qё manjakёve ua ndez
pёrse gjalli qiririn

24

„Rreth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do te ma bijnё nusen
nusen time
do tё ma bijnё
vajzёn qё ma dha besёn
atё ditё qё u nisa pёr atje
atje ku as vet nuk e dinja
se ku ёshtё ai atje

25

„Reth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do tё ma bijnё nusen
vajzёn e kёngёve tё mia
vajzёn e vargjeve tё mia
vajzёn e ёndrrave tё mia
vajzёn qё si fёmije
i lanim sytё me vesёn e mёngjesit

26

„Rreth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do tё ma bijnё nusen
nusen time
dhe do ta mbёshtesin
tё muri i kullёs
e do tё nisё kёnga
e do tё nisё vallja
e do tё luajnё bijat
e do tё luajnё mesat
e do tё luajё halla

nёna do tё fluturojё nga gёzimi

27

deri tё dhoma e dhёndёrriseё


do tё mё shoqёrojё
Fatmir Lima
Hydajet Hyseni
Agim Ceku
e komandant Remi

Do tё mё pёrcjellё daja

28

Tё nesёrmёn do tё zgjohem herёt


do tё dal nё kopsht
tё ngopem me jar tё pastër
me ajrin e atdheut tim
kaffenё do ta pijmё kur tё zgjohet nёna
do tё ulemi se bashku nёn hijen e dardhës
nusja do t´na i sjellë kaffetё
ashtu si ia sillte gjithmonё nёna babёs

MOLLA E SHERRIT

Ti dreq
bir dreqi
shtrigan
bir shtrigani
bir kurve
kurvari
kopil
stёrkopil
mbjellёs i mollëve t`sherit n´Ballkan
Lugat
shushunjё qё fryhesh me gjak

Mirё e di
dhe kot mundohesh
Urёn ta bёshë kufi
Lumin ta bёshë kufi
Në ura
ne kemi murosur nuse
dhe nuseve ua kemi lёnё gjirin jashtё
qё tё pijnё qumësht fёmijёt

E ata qё e pijnё kёtё qumësht


rritën shpejt
bёhёn dragojё
Mic Sokola bëhën
Adem Jashara bёhёn

Ata urёn do ta bёjnё


jo kufi
urё paqeje do ta bёjnё
qё lidhё njeriun me njeri

Ti kёtё e di
se tё dy anёt e Lumit janё tё mijat
andej e kёndej Urёs janё të mijat
dhe jo ti
por unё jam zotёri
nё kёto troje
qё m´i lanё tё parёt e mi

Kur erdhe nga Karpatet


ti ma more Urёn e Kullёn
ma more arёn
e ma preve arrën
edhe kaun e zgjedhës ma more
me fute nё borxh
deri sa më detyrove
tё shkoj kah jugu
kah Deti

Por edhe kёtё e di


bile fort mirё e di
se ku ёshtё molla
jo molla e sherrit
qё e mbolle ti
por Molla e kuqe
molla qe dikur ishte kufi

Atje
prapë atje
do ta bёjmё kufirin
jo tё Ura
jo tё Lumi

Ti qё mbolle mollёn e sherrit


do t`ia shohёsh sherrin

Njё ditё do tё tkurrësh


do tё tkurrësh
ashtu si tkurret gjarpёri
sepse edhe ti gjarpёr je

BISEDË ME NJË DËSHMOR NË DITËN E PAVARËSISË

Dëshmorit Tahir Lush Berishës

17 Shkurti ditë e re
ti nuk je n´darsёm me ne
s´jemi bashkë par tё festuar
kёtё ditё tё shёnuar

Pёr çfarё dasme e ke fjalёn


e çfarё dite tё shёnuar
mos pёr kёtё ne derdhëm gjakun
mos për kёtё kemi luftuar

Pasha ngjyrёn nё bajrak


pasha tokёn larё me gjak
pasha Drinin e Ujin e tij
pasha Vjosёn nё Shqipёri
pasha emrin shqipёtar
nuk luftuam pёr t`u ndarё
nё shqipëtarё e kosovarё

Nё luftuam pёr bashkim


jo t´na ndajnё pёrsёri
kёsaj here pёrgjithmonё
k´saj i thua ti liri

Shokёt tonё luftёtarё


shkelёn lehtё mbi gjakun tonё
u shёndrruan n´liberalё
duke na ndarё pёrgjithmonё

Pёr njё natё u pasuruan


e se çajnë kokёn fare
pёr fёmijёt mbetё jetima
qё nё rrugё shesin cigare

Ballperballë luftam me shki


pёr njё flamur
pёr një Shqipёri
Ju betohem në një Zot
Do t´luftojmë sot e mot
se lirin e duam t´ plot
kjo liri nuk ёshtё liri
gjёr sa s´kem´ veç njё flamur
gjёr sa s´kem´ veç njё Shqipёri

TË MOS SHËMBËN URAT

Jepi mish e kockë


të mos shembën urat

Jep atë më të dhembshmen


veç t´mos shembën kullat

Në urë
varrosëm një grua
në odë
të ruhet ura u mësua

Gjirin jashtë ia lanë jashtë


të pijë qumësht fëmija
jep çdo gjë që ke
veç t´mos vyshkën kurrë
dy lulet e mia
kullëguri Kosova
lulëkuqe Shqipëria
për k´të u ndërtua
kulla
për këtë është bërë
frëngjia

MËSUESIT

Kush më tha së të kanë vra


Kush më tha se ti ke vdek
Gënjeshtarët më gënjejnë
N´vargun tim jeton për jetë

Së t´ka marrë plumbi në ballë


Për liri ke vdek më thanë
Konstandini pas shtatë bjeshkëve
Motrën shkon ta merrë në t´pan

Ka mbetë zbrazur n´ditar t´shkollës


M´thanë rubrika lëndës tënde
Gënjeshtarët më gënjejnë
N´mendje t´nxënësve jeton ende

Nuk ka liri pa një Shqipëri


Ti një ditë u pate thënë
Gënjeshtarët më gënjejnë
N´zemra tyre zuri vend

Edhe n´vargun tim u fute


T`i japë gjak e peshë ta çon
Gënjeshtarët më gënjejnë
T`i s´ke vdek ende jeton

REXHEP QOSJËS

Flokët e thinjur
Rrudha në ballë
Rrap i kapur për dhe fort
Shkruan e nuk ndalë
Në letrat shqiptare
Njeri shumë i rrallë

Kur fliste në katedër


fjala e tij ar
Ai edhe lëvronte
edhe hidhte farë

Me shpirt e me zemër
Njeri shumë human
Kur flet e shkruan ai
Çdo fjalë e tij roman

NË FILLIM TË SHEKULLIT TË RI

Në fillim të këtij shekullit


na vunë kufinjë të ri
me gërshërë prenë hartën
na ndanë përsëri
njëra anë e urës jug
tjetra anë veri

Na ndanë prapë më dysh


edhe pse ishim të ndarë
nga një komb u bëmë dy
shqiptarë e kosovarë

Një flamur me yje


tjetri kuq e zi
njëra anë Kosovë
tjetra anë Shqipëri

Njëra anë toskë


ana tjetër gegë
e krasitën rrapin
e lanë pa një degë

Vallë a do t´lind´k´te tokë


një Skënder i ri
t´ia bëjë sus kuçedrës
sus bajlozit t´zi
t´bashkojë t´gjitha trojet
ta bëjë një Shqipëri
nga të dy flamuj
ta bëjë vetëm një
ta bëjë veç një gjuhë
veç një abetare
nga t´dy dialektet
të shkruhet e të flitet
veç gjuha letrare

te nxjerrë një ligj t´fortë


t´i dënojë t´gjithë ata
që gjuhën duan ta bëjnë
si muzikën tallave

KOSOVËS

Nata merr dritёn prej hёnёs


unё e marr nga drita jote
m´jep fuqi si gjiri nёnёs
n´labirintin e k´saj bote

Pёr gurbet atё dite qё u nisa


fjalë mbrëmë rrugë e mbarë
shko kah t´shkosh more bir
me ke nёnё e tё kam djalё

Jeta vitet m´i gëlltitë


Larg teje pllakos n´vetmi
sikur teja m´ha gurbeti
gjallё me mban vetёm ti
Shpresa vdes gjithmonё e fundi
ti akoma djalё me ke
vetёm kjo po me jep jetё
ti m´i falё dy metra dhe

ATDHEUT

Hyra mes poetesh


të thur ca vargje par ty
desha tё jenё romantike
mё dolën tragjedi
hyra mes kёngetarёsh
t´kёndoj kёngё pёr trimёri
nuk dita tё kёndoj
me dolën komedi

Atёherё i thash vetes


pse mundohesh kot kur nuk di
mjafton ta duash me zemër
mjafton ta kesh gjithmonë në gji
mjafton te vdesësh par tё
kur k´tё e kërkon nga ti

BERLINI E VERSAJA PËRSERI

„T i Shqipëri me jep nderë


me jep emrin shqipëtar“

Vërtetë
TI Shqipëri më jep nderë
m´jep dhe emrin shqipëtar
të kam nënë e më ke djalë
s´dua t´jam veç kosovar
se n´radhë t´parë
unë jam shqiptar
dhe pa hezituar fare
i takoj veç Shqipërisë së madhe

Përdhunisht OKB-ja
më tha se je kosovar
përdhunisht m´tha s´je shqipëtar
përdhunisht prap më ka ndarë

Më tha gjuhën gegë e ke


jo toskërishten së toskë s´je

Gazetarë e gazetare
folni tallava
jo n´gjuhën letrare
se Kongresi i gjuhës shqipe
jo nuk ishte hiq asgjë
ashtu si tha Enveri
ashtu edhe u bë

Në vend të një flamuri


tash m´i bëri dy
njërin me gjashtë yje
tjetrin kuq e zi
m´tha n´ Kombet e bashkuara
veç kështu duhet hy
jo veç një shtet
duhet të jenë dy

Evropë shtriga vet


mundohet t´ jetë veç një
Ndërsa mua k´tu
Berlini
e Versaja
me ndau përsëri
edhe si po duket
tash përgjithnjë

Nga kjo shpirti po me djegë


e bënë trungun me dy degë

MË LINDI KJO TOKË

Më lindi kjo tokë


qё nuk blihet
qё nuk shitët
qё fitohet veç me gjak

Më lindi kjo tokё


mbjellё me eshtra
e ujit me gjak
me pёrkundi n´djepin e saj
dhe ninulla mё kёndoj
duke rritur t´imin shtat

Pёr herё t´parё n´Dardanё hapёrova


me plot shpresё pёr ardhmёri
isha i vogёl nuk kuptoja
sa shumё vuante nёn Sёrbi

Pa u bёrё
akoma burre
e kuptova
njё histori me vete
ruante çdo gurё

PSE MË SHANË

Vëlla me ke
e vëlla të kam
pse jam kosovar
si shumë më shanë

Thua në Shqipëri
erdhi kosovari
vendin mori lumi
na u ngrit dollari

Ç’faj kam unë i shkreti


që erdha në Shqipëri
të shpëtoj kokën
e jo të bëj tregti

Na u ngrit dollari
kështu e donë demokracia
dikush të luajë me ar
dikujt për bukë t´i vdes fëmija

Kështu edhe në Kosovë


rrugët plot lypsarë
dikush vdes urie
dikush luan me ar

Se paku ju këtu
keni shtet e liri
kurse ne në Kosovë
kemi serbin në shtëpi

AMANETI I FUNDIT

Atё ditё qё m´pёrcolle


m´the rrugё e mbarё mor bir
më the se do t´rrish zgjuar pran dritarës
duke mё pritur
duke më thirrё

I shtrirё nё spital
po t´shkruaj kёta rreshta
janë çastet e fundit
po më mbaron jeta

Së shpejti do kthehem
derën ma lё hapё
s´do kthehem i gjallë
do kthehem sarkofag

DRINIT T `BARDHË

Duke ecur ashtu siç ishte


një mëngjes filloi t´më fliste
a e di ti more djalë
mua m´thërrasin Drin i bardhë
nga së ujin e kam ar
lagu kopsht e lagu arë
unë kallirin e mbush farë
që të mbushët çdo hambar
mos t´ia kemi askujt nevojën
për bukë goje t´ia shtrijmë dorën

Ndër luadhe barin rrit


të hanë delet të hanë gjithë
të hanë kecat të hanë qingjat
të hanë lopët të hanë viçat
të hanë kuajt e gjithë bagëtitë
t`rritët dardha me hardhitë
t´rritët molla me qershitë
në Shqipëri prodhoj dhe dritë
natën unë ua bëj ditë
Dua t´them dhe dika tjetër

Sa vet toka jam i vjetër


ujëvarën e kam mjekër
historinë e shkrova n´letër
dhe me shumë gjelozi
e kam ruajtur thellë në gji
që ta kam gjithmonë dëshmi
qysh së k´tu kishte njeri
që nga deti
der´të Sava e Danubi
dikur thirrej Iliri

Sot e gjithë shqiptaria


nga Kosova e Shqipëria
Mali i Zi Maqedonia
Bujanovci e Turqia
arbëreshët e Grecia
gjenerate pas gjenerate
i lexojnë faqet e mia

Zanat këtu vijnë takohen


orët këtu vijnë freskohen
dragonjtë vijnë këtu pastrohen
trimat vijnë këtu shërohen

T´ri e t’reja m´vizitojnë


puthjen e parë k´tu shijojnë
e kur zemrat n´gjoks u dridhen
me ujë t´ftohtë i freskojnë

Këngëtarët bukuritë m´i këndojnë


historitë lahutarët m´i kujtojnë
shumë poetë e poetesha
vargje e vargje më kushtojnë

Sa shumë kajlë e sa shumë mbretër


kam përcjell në botën tjetër
sa kanë ardhur e sa kanë shkuar
sa përherë janë harruar
unë këtu kam qëndruar
me ujëvarën e kulluar
djalë pas djali e brez pas brezi
me ujë t’ftohtë i kam freskuar

Sa kuqedrat janë munduar


e bajlozë kanë punuar
për t´më shterrur për t´më shuar
e sa krajlë e sa mbretër
për t´më vu një emër tjetër
mundi kot u ka shkuar
ditë e natë unë kam vazhduar
mes për mes i kam përshkuar
gjithë Kosovën dhe Shqipërinë
me ujin tim i kam freskuar
dhe kështu do vazhdoj
gjer sa zoti
galaksinë ta shkatërrojë

DU T`JAM MIGJEN I RI

Ah që s´kam një varg të fortë


hekurin për ta shkri
Ah që s´kam një grusht të fortë
malet t´i bëj hi

Ah që s´jam sarkazmit
që të shkruaj ironi

Ah që s´di ta bëj një Lul t`vocërr


e të jam Migjen i ri

Ah që s`jam shigjetë me maje


pa vështirësi çdo kund të hy

Ah që s`jam çekan i rënd


çdo kolltuk për ta thy

Ah që s´jam fëmijë dëshmori


që t´kërkoj më shumë liri

Ah që s´jam cigare shitës


t´kërkoj t´drejta për cdo f´mijë

Ah medet që jam i s´murë


klarinetit për t´i fryer

Ah që s´di t´i bije lodrës


gjithë errësirën për ta shqyer

Ah që s’jam një flamurtar


të papunëve t´u pri n´ballë

Ah që s´jam një luftëtar


të kërkoj bashkim kombëtar

TË VERRAT E LLUKËS

Mbi gjysmë milioni njerëz

atë vend e kapluam

kulla me kullën

atë ditë u pajtuan


Njëri falte varrë

tjetri falte gjak

Anton Çeta n' ballë

qëndronte ballë

Me gishtat ngritë përpjetë

Bajrakut iu betuam

E u lidhe besa-bese

Më s’ do derdhet gjak

Për lirinë e tokës mëmë

Çdo njëri të vdesë


NË DUBOVIK TË DEÇANIT

Nuk e thonë kot

Për t’birin e shkinës

Se të vret natën

Se të vret tines

Nuk te del përballe

Po te vret pas shpinës

S’i themi kot se koti

Dhe e thërrasim shkja

Ai na e vrau kanjushën

Me daje e me v’lla

Para njëzet vite

Nënë Ajshja-burrëresha
Kanjushën po e prite

Bbyllë në sarkofaxhe

Vinin së bashku

Nipat bashkë me dajë

Nënë Ajshja-burrëresha

trimat s'do t'i qajë

PRAP TA DRIDHI BEOGRADIN

Mirë e di Koshtunica
Se s’vras natën as s’vras tinës
Ballë për ballë i dal armikut
Jo në terr por n ’pikë të ditës

Të kujtohet mirë Leshani


Kur ta dridhi Beogradin
Tahir Lushi e Ramadani
Kur me gjak ta skuqen ballin

Mirë e di edhe Shesheli


Se nuk vras kurrë prapa shpinës
Më par t’flas e pastaj të vras
Si n’pranverë ’92-Es

E di mirë Bogdanoviqi
Edhe gjithë viçat e tjerë
Ishte imja Mitrovica
Edhe do të jetë për herë

Si s’ju vije turp t’ gënjeni


Sikur vini për t’parë sh’pinë
Ne Kosove po sa hyni
Bëni ashtu sikur veç shkijet dinë

T’gjithë ata që ua luajtën dheun nën këmbë


Do te ngritën prapë nga varret
T’i bashkojnë të gjitha trojet
Do ç’luftojnë bashkë me të gjallët
Telegram me rastin e 8-të vjetorit te Tahir L.Berishës

Do të dëshiroja që edhe fizikisht ashtu si jam me shpirt e me zemër


në atë hise të qiellit që na e dhuroi zoti,

Do të dëshiroja që edhe fizikisht ashtu si jam me shpirt e me zemër


në atë tokë që trimat tonë për të satën herë e lanë me gjak,

Do të dëshiroja që edhe fizikisht ashtu si jam me shpirt e me zemër


bregut të Bistricës dhe të kënaqëm me muzikën valëve të saj.

Do të dëshiroja që edhe fizikisht ashtu si jam me shpirt e me zemër


në mesin e bashkëfshatarëve të mi e sidomos sot kur zbulohet përmendorja e Tahirit,
i cili duke mbrojtur trojet e Kosovës dhe kullat e saj më mbrojti edhe mua
nga plumbat e atyre gjakpirësve që na e kishin zënë pritën në atë mëngjes
te pranverës së 1992-ës.

Megjithatë falënderoj dhe përqafoj të gjithë ata që organizuan dhe ndihmuan


në ngritjen e kësaj përmendoreje.

Ju me këtë ,jo që keni nderuar vetëm Tahirin ,


por keni nderuar të gjithë ata trima që ranë për liri.

Duke nderuar trimat ju keni nderuar vetën tuaj,fshatin tuaj,


keni nderuar të gjithë Kosovën.

Vëllezërit, farefisi dhe ne bashkëfshatarët e Tahirit të qëndrojmë


dhe duhet të jemi krenarë që patëm një vëlla, që patëm një bashkëfshatar të tillë.

Me kësi trimash fitohet liria e jo me AShSh qe na mbytën me konferenca shtypi.


Lavdi vëllait tonë dhe gjithë trimave që ranë në fushën e nderit!

poezi kurbeti

KOSË E NDRYSHKUR NË TAVAN

Odёs qe dikur priste miq e dashamirë


I vjen era myk

Abetarёs në raftin e tejisur


Iu kanё zverdhur fletёt

Oborrin e ka mbluar bari


Kosa është ndryshkur nё tavan

Mexhën nuk ka kush ta krasitё


Sopata ka mbetur e ngulur nё cungun e kalbur
Kaluan trembёdhjetё pranvera
Varret breg rruge pa u pёrtёrit me njё grusht dhe
Shati ka mbetur nё vijë tё arёs

Fshaterёt kanё hequr emrin tim


Nga lista e rendit te vadёs n ' katund
Ara e madhe ёshtё bёrё djerrinё

Tё derё e oborrit askush nuk therrët


Askush nuk troket

Oxhaku nuk tymon


Ështё myllur derё e konakut

KU TA SHUAJ FLAKËN ETJËS PËR TY KOSOVË

Ka vite qё derё shtёpisё nuk ёshtё hapur


E ara e madhe ka mbetur djerrinё
Ku ta shuaj flaken e urisё pёr ty Kosovё

Mbi kulm ka zёrё myshku


e bunari ёshtё rrafshuar me tokё
ku ta shuaj flakёn e etjes pёr ty Kosovё

Qёrshinё e madhe
e ka pre fqinji gjatё luftës
E cungu i druve ёshtё kalbur n ' pborr
Ku ta shuaj fakёn e mallit pёr ty Kosovё

NË VALIXHËN E PLAÇKAVE MORA ME VETE

Postime: 2
Vendbanimi: gjermani
Anëtarë prej: 09.02.08
Postuar më 30/03/2009 09:58
Ne valixhen e plaçkave mora me vete

Nё valixhёn e plaçkave mora me vete


Te gjitha ato pranvera
tё ftohta
tё acarta
pa diell

pranvera tё ulura me gjak


Nё valixhen e plaçkave mora me vete
Tё gjitha ato pranvera
Pa cicёrrima
Pa lule
Pa gjelbrim

Blerimi ishte zverdhur si fletët e librit ne raftin e oxhakut

Në valixhen e plaçkave mora me vete


Tё gjitha rrugët e rrugicat e fshatit
Simfoninë e valёve tё Bistricёs
Oshtimёn e ujit qё binte me rrëmbim
Nёpёr lugjët e kalbura
Mora zhurmёn e moknёs
Qё kotsёkoti rrihte gurёt e mullirit

Mullisin e vranё para dere


Uria metodё e pёrsosur sllave

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


edhe një grusht dhe nga ara ime
nga oborri im
e mora nga Dardana ime

e mora mё vete
sepse atij dheu i vjen era e misernkёs
pjekur nder saç

Ai grusht grusht dhe


ёshtё lagur me gjakun e Tahirit
me lotёt e nёnё Shkurtёs
burrёreshёs
me lotёt e motёr Galёs
sokoleshёs
E mora sepse atij dheu i vjen era
e lulëbozhure ndёr arat tona

Ajo kot pret t´i hapet derё e oborrit


nga vёllai i motrës
mёsuesi

Doruntinё qё pret Konstandinin


ta çojë besёn nё vend

Mora atё grusht dhe


sepse ёshtё nga atdheu im
nga Dardana ime

E mora
sepse atij dheu i vjen era Kosove
lulëkuqe nga grunajat tona

E mora
sepse atё ditё qё do t´me varrosin
lё tё ma hedhin fytyrёs
dhe lё tё ma spërkasin trupin
qё edhe mua
edhe varrit tim
t´i vie era aromё Kosove
aromё tё lulёkuqeve të Kosovёs

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


edhe një flamur te madh
shumё tё madh
flamur kuq e zi
sepse atё ditё qё do tё mё varrosin
dua qё sarkofagut tim
t´ía hedhin pёrmbi

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Melodinё e ёmbёl tё kavallit
Kёngёn e bariut qё i kёndonte vashёs se tij
flokët derdhur pёrmbi supet e vashës
që hyri nё vargjet e mia
Njё kёngё t‘ kёnduar n‘ çifteli
Njё peisazh nga Bistrica
Dhe njё abetar tё lagur me lotin e fёmijёs
e futa thellё nё gji

Mora fёmijёrinё time

Në valixhen e plaçkave mora me vete


Shkallët e Teatrit të Prishtinës
Bien ku luhej
Mahitma Gandi
Hamleti
Ku luhej Sokrati

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Qetёsinё e sallave tё leximit
Terasёn e Boro e Ramizit
Bashkё me tё gjithё tё dashuruarit
Mora gjithё korzonë
Mora zhurmёn e lugёve e pjatave nё menzёn e studentëve
Bisedat ilegale nё dhomёn nr.7
Nё Konviktin nr.3

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Tё gjitha ato pranvera
Me klasa te zbarazura
Pa mёsues
Pa nxёnёs

Atyre ua kishin vrarё buzёqeshien


shkollёs i kishin vёrё drynin gjarpёrinjtё e gjakut

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Të gjitha ato pranvera
Kur çdo tё premte ,,presidenti“
Ma çante kokën me konferenca te thata shtypi
E stacionet e autobuzёve
Ishin shёndrruar nё lёndina lotёsh

Jemi shprёndarё si zogjёt e qyqёs

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Tё gjitha ato pranvera
Kur ,,presidenti “ shpёrblehej me çmime të larta
e thithte para tё majme nga Europa
pёr gandizmin
pёr durimin tone

Buzёqeshja buzёqeshje kurvash

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


Të gjitha ato pranvera
Kur Kosova u shёndrua ne teatёr
Ku luhej çdo rol
Ku luhej tragjedi e komedi bashkё

Europёs i pëlqënte ky teatёr i


ky teatёr e quajtur Kosovё
Ky laborator ku eksperimentohej me njerёz e jo me minj

Eksperimentohej sistemi ynë nervor

Nё valixhen e plaçkave mora me vete


tё gjitha ato pranvera
kur kokёn e mbaja nёn sqetullё si kungull
pa ditur se si do tё pёrfundojё
do ta hanin gjarpёrinjtё e zi
apo do ta hante veten rrugёve te Evropës

kujtimet
mërzinë
e vetminё
I mora pёr dorё dhe u nisa
pёr ku s´duhej të nisësha
prej ku ndoshta s´do te kthehem më kurrё

Zoti mos e shkroftё

U nisa dhe nё valigjёn e plaçkave


I mora te gjithat
dhe me tё gjithat do te bashkёudhёtojmё
do t´i bartё me vete ashtu si e bartё lёkurёn time
dhe bashkё me to nё fund
do tё ngujohem edhe nё sarkofag

Shqipёri,me 1992

ECEN

Ecën rrugёve t´botёs


Nё kёtё ditё me shi
Me duar nё xhepa
Kokёn mbushё merzi

Ndalёm n´semafor
E nuk di kah t´shkoj
Kurbeti n´dhe tё huaj
Jetёn ma shkatrroj

Ndizet e gjelbёrta
N´tjetrёn anё kaloj
N`stacion tё trenit
Kёmbёt vet me çojnë
Ndoshta mos do zoti
Ndonjё mik takoj

Sё bashku tё shkojmё
T´pimё njё gotё raki
Dua t´mbyt mёrzinё
Mallin pёr shtёpi

MOS ME KERKO

vajzёs sime Beslindёs

Kur tё zgjohesh nё mёngjes


Mos me kёrko nё oborr
Mos me kёrko nё kopsht
Mos me kёrko nё shkollё
Kur ta hani darkёn
Mos sill lugё pёr mua
Pjatёn time nё sofёr
Lёrёni tё zbrazur

Kur te pini çajin


Gotës sime mos i hidhni sheqer
edhe kur tё flesh
Mos kërko tё futesh nё gjirin tim

Mua dhe Ty tani na ndajnё kilometra

As mamin mos e trazo tё lutёm Beslinda


Asaj akoma i dhёmb trupi nga “pendrekёt”
Akoma lёkurёn e ka tё mavijosu
Mos Beslinda,mos
Ajo ёshtё e traumatizuar
nё kokё akoma i sillёn
gjarpërinjtë e gjakut

Mungesёn time ajo e ndjenё thellё nё shpirt


dhe veç Zoti e di kur
e ndoshta edhe kurrë mё nuk do tё kthehem
edhe ndoshta kurrё mё nuk do te shihemi

Andaj,Beslinda
çika jeme
Sadiku kosёn lё ta vare nё tra tё shtёpisё
Shatin nё degё tё kumbullёs
E sopatёn lё ta ngulё thellё nё cungun e druve

Ara do te mbushёt me bar tё keq


me kaça
me therra
me murriza

Dheu do te çahet nga mungesa e vadёs

Mami akoma nuk e di se unё jam nё Shqipёri


nё Shqipёrinё qё gjithmonё e kam ёndёrruar ndryshe
jo kёshtu
jo kёshtu si ёshtё
Nё ёndёrrat e mia
Ajo gjithmonё ka qёnё vendi mё i bukur
mё romantiku
vendi me I dashur nё botё
por e bashkuar
jo kёshtu e ndarё nё pesё shtete
Shqipёri,me1992

SADIKU PRAP DO TE NA BASHKOJE

djalit tim Sadikut

Bregut te Bistricёs
zemrat na rrihnin me shpejtёsi
Ti ishe nё Mua
Unё isha nё ty

Bёmё dasmё tё madhe


atё ditё qё u martuam
8 vjet martesё
t´lumtur i kaluam

Bёmё dy fёmijё
si dy rreze dielli
si dy zogjё tё vegjёl
si dy lule Prilli

Por kjo lumturi nuk zgjati


sё sёrbin kishim nё shtёpi
Unё u desh tё ikёn
Ti tё mbeteshe aty

Atdheu na thirri
t´bёjmё zgjdhje pёr Parlament tё ri
u desh tё vdes Tahiri
Unё tё ikёn nё Shqipёri

Por Ti mos u mërzit


se sёrbi do ta psojё
Sadiku biri ynё
prap do t´na bashkojё

Shqipёri.me 1992

NËNËS

Ti qaje bashkë me mua


kur si foshnje qaja unë
kurrë nuk lodheshe
kur unë të leja pa gjumë
Kur unë qeshja
ti laheshe me gazin tim
rrugët m´i praroje
ditët i mbushje me bekim

Bashkë me shtatin tim


të rritej shpresa për jetë
ja po me rritët djali, thoje
do t ' kam pleqëri të qetë

Por që do që fati
largë, shumë largë me treti
bash si teja drurin
po me ha kurbeti

Ti vdiqe pa të parë
dhe kjo po më mbytë
me fal për të gjitha
të lutët biri yt

KUR TE VDES

Kur të vdes
të vdes nga malli duke qarë
Atdheu im i dashur
Tokë e premtuar
s´kërkoj shumë nga ti
të ma hapësh derën
t´me marrësh në gji
si fëmijën që merr nëna
më prano si djalë
veç Ti m´i falë dy metra
dy metra DHE për varr

DUKE PRITUR

Në qepallë
lot i pa tharë
buza dridhet
nuk thotë dot një fjalë

Ëndërr shuar
shpirt zhuritur
zemër thyer
duke pritur
Ditë humbur
i pa shpresë
i harruar
lagë Atdheut
s´dua t`vdes

E gjelbëria
jo nuk hapët
rri stopuar fati im
amanet ata që m´njohin
t´më varrosin n´fshatin tim

një ditar nga jeta ime


këtë tufë me poezi
dhe dy varre breg një rruge
amanet fëmijëve t´mi

Nëse s´duan t´më harrojnë


nëse dojnë e nuk pritojnë
këto shkrime t´i lexojnë

Në çdo shkrim
kam një kujtim
e çdo varg
që unë e shkrova
Ja kushtova
Atdheut tim
ia kushtova

SOT E MOT

Unë ta fal shikimin


Ti më shikon

Unë ta falë përqafimin


Ti më përqafon

Unë ta falë forcën


ti më shtrëngon

unë ta falë pik`n e vesës


ti sytë mi pastron

Unë ta falë cicërimën e zogut


Ti e dëgjon

Unë ta falë pagjumësinë


Ti më zgjon
Unë ta falë lotin
Nëse n`zemër t´pikon

Unë ta falë vetminë


Ti e provon

Unë ta falë vajin


Ti më vajton

Unë ta falë vargun


Ti e lexon

T´I falë shpirt e zemër


Nëse ti i don

Zemra zemrën e thërret


Ka hap dyert po të pret
Mos vono eja me vrap
Sa s´janë mbyllur dyert prapë

Se n´këtë botë
E n´tjetrën botë
Bashkë do jemi
Sot e mot
Sot e mot

LOTËT S´MË TERËN NË ÇËPALLË

10 vite të tëra shpirti m ' është djegur


flokët m ' janë thinjur rrudhat e ballit thelluar
n ' kërkim të një dallëndysheje
si Shiroka n´Atdhe për ta çuar

se ajte ku u linda
buzë rrugës kam dy varre
një shtëpi të vogël
më poshtë një copë arë
vashën që hyri në vargjet e mia
n ' bibliotekën e shtëpisë
e lashë një ABETARE

Dhedallëndyshën kur e gjeta


shqip e përshëndeta
edhe shqip i thash
nisu
shko
flutro
kur të arrish atje
mbi gurët e atyre varreve ndalo
t ' u thuash mos ngurro
sa më ka marrë malli te shëtis bregut te Bistricës
te kënaqëm me muzikën e valëve të saj
ta ndjejë aromën a misërnikes
dhe me vesën e mëngjesit sytë e mi t ' i laj

vashës të m ' i thuash


flokët e saj të derdhur mbi supe
ende më rrijnë përpara
dhe lotët e mi s ' terën në çëpalla

Atë e porosita
Kur të kthehet përsëri
në sqepin e saj ta marrë
këtu ta mësojnë ALFABETIN
fëmijët e mi

RRUGA E PAKTHIM

Strajcën e kurbetçarit
nga babi trashëgova
si dukët dhe im bir
do t´shkojë gjurmëve tona

Se di ku do të ndalët
n´Evropë a n`Azi
në Tokën e premtuar
a n´Australi

Përcjellë brez pas brezi


kjo strajcë e mallkuar
gjatë gjithë historisë
mbi ne ka rënduar

Nga së kurva plakë


kurrë s´na ka përkëdhelë
pa u tharë akoma
tjetrën plagë ka çelë

Kur më pushtojë serbi


mbylli sy e veshë
edhe pse e thirra
kurrë nuk m´u përgjigj

Edhe pse një djalë


ma kalbi në burg
edhe pse vajzën
keq ma përdhunojë
edhe pse nuses një fëmijë
nga barku ia nxori
edhe pse fare më shkrëteroi

Edhe pse na dogji


me rob e fëmijë
Bjeshkët e Kelmendit
ia dha Malit t´Zi

Dardanën e vjetër
ia dha Serbisë
Iliriken Maqedoni
Çamërinë Greciseë

Andaj m´u deshtë t´nisëm


n´rrugën e pa kthim
më pak të ha bukë
e me shumë pelin

Me pak të pijë ujë


e më shumë t´pijë lot
nuk di ku t´gjej prehje
veç të i madhi Zot

SA MË MERR MALLI

Sa më merr malli për Kosovën


për fushën e lulëzuar
për bjeshkët e larta
Drinin e kulluar

Sa më merr malli për fëmijët


sa më merr malli për grua
për valët e Bistricës
më digjet shpirti mua

KËRKON AFRI LARGËSISHË

Malli kërkon afri largësish


loti nuk tërët në ç’pallë
nga pritja e zgjatur
buza e përvëluar nga puthja
nga etja arë e çarë

Vallë do ta shuash zjarrin e Eosit?


Ti me je shumë larg e dashur
puthjen ta dërgoj me puhinë e lehtë te erës
ta shuaj etjen në buzët e tua

E di që je hidhëruar pse nuk vij


bashkë me erën ta dërgoj përqafimin tim
shpresa gjithmonë vdes e fundit
UNË KAM VENDOS TË KTHEHËM

Mbyllë sytë
Ti me del përpara
Si ёngjёllushe fluturon nё qiellin e pastёr
Kaltërsi

Mbyll sytë
Ti mё del pёrpara
Si erё e ngohtё jugu
Lundron mbi detin e hapur
Muzikё e valёve
Ngrohtësi

Mbyll sytё
Ti mё del pёrpara
Nё kopshtin e pa fund
Dashuri

Unё rrugёve te Europёs


Nuk djehёm mirё
Vetmi

Nё pasqyrё shikoj
Flokёt e zbardhura

Kurbeti gёlltit vitet


Rinia shёndrrohet nё pleqёri

Teja ha kohёn
Si drurin

Ajo nuk ndalet


Nuk kapet

Mёgjithёse vonё
Shumё vonё
Unё kam vendos tё kthehem atje
Ku simfoni e valëve tё Bistricёs
Pёrcillte puthjen tonё tё parё
kur rrezet e hёnёs lёmonin flokёt e tua
Derdhur si mendafsh mbi supe

Unё kam vendosur tё kthehem atje


Ku lulet do tё na pёrqafojnё
E ne do tua thithim
Aromёn
Nektarin

Unё kam vendosur tё kthehem atje


ku sytë i lanim me vesën e mëngjesit
atje ku pёrgjithmonё do tё tё kam pranё
E do tё jetojmё pёrgjithmonё bashkё

Ti do tё ma falёsh
Kaltёrsinё
Ngohtёsinё
Dashurinё
UNE AZILANTI ME KUNDENNUMMER 1244

Sofra plot
nuk mё hahat
gjellёs i mungon shija

Pranё kroit
i etur
nё gurin ku del uji shkruan
"Kein Trinkwasser"

Çajit i kam hedhur mjaft natren


prap mё vjen pelin

Kopshti plot me lule


nuk dehem nga aroma

Tё dashurёn pёr bri


nuk jam me tё

Raina shkon valё valё


nuk e dёgjoj simfoninё e tyre

Shëtis nёpёr pyll


nuk ka hije

Pika e shiut ma ndjellin gjumin


unё nuk flё

Dielli tё djegё lёkurёn


mua azilantin me Kundennummer 1244
nuk mё ngrohё dot

Teme dashurie

LARGË MË KE IKUR

Larg me ke ikur
ke filluar jetё tё re
si do tё jetё puna
pёr vete e ke

Nёse ndjehesh e vetmuar


nёse s´ke njё tjetёr
nёse ke gabuar
t´pret dashuri e vjetёr
MË MËSHIRO

E di që nuk më falё
kur t´kёrkoj mёshirё
e mёgjithatё tё ulёm
nё gjunjё para teje
mё duket mё mirё

Kur tё mё shikosh lotin tim nё sy


dhe mallin qё zemrën pёrvёlon
besoj qё do bindёsh sa tё dua
dhe mё mёshiron

NATË E PARË

Loti i ngrirё n´çёpallё


zemra me coptohёt
kur natё e parё
me ty mё kujtohet

Nuk ishim nё shtrat


as hip mbi kalё tё bardhё
breg Bistrice
ishim ulur
n´livadhin plot me bar
buzёt ishin ngjitur
e flokat kaqurrele
mbi supe m´ishin varё
nuk donin as hёna
kёtё skenё pёr ta parё

NË GJAKUN TIM VEÇ TY DO TE GJËJNË

Lё t' ma ndrydhin trurin


Gjer sa lëng t ' pikojё
Lё t' ma ndrydhin syrin
Gjer sa tё lotojё
lё t' ma ndrydhin zemrёn
Gjer sa gjak t ' lёshojё
Trupin lё t ' ma presin
Copeё-copё lё t ' ma bёjnё
Brenda gjakut tim
Veç ty do t ' gjёjnё

Andaj gjer nё Ferr


Pas teje do t ' vij
Edhe pse do t ' digjem
e do t ' bёhёm hi
Helm n ' qoftё loti yt
Gjer n ' fund do ta pi

NUK DUA TË VDES

Pёr dashurinё tonё


Kurё s`dua të vdes
Por nёse ndodhe kjo
Edhe nё varr
Me puthje tё pres
Ferrit a Parajsёs
T`i biem mespёrmes

PA TY NUK MUND TË JETOJ

Bjeshkёve tё larta
S`ka ç`t`ju bejё stuhija
Por copё e thёrime
I bёnё dashuria

Nё vlugun e rinisё
Sot tё vdes kёrkoj
Se jetёn pa ty
Nuk mund ta jetoj
Se dashuria zemrёn
Keq ma biroi

PËR PAK DITË DO T`VIJË PRANVERA

Unё tё rrapi po tё pres


t ' i lashё sytё me lotët e mi
Tё m ' i lagёsh buzёt e thara
Pastaj ik pёrsёri

Pёr pak ditё do tё vij pranvera


Qё me vete sjell gёzim
Me nxёhtesinё e saj zhuritёse
Do ta thaj lotin tim

S´JETJ DOT PA TY

As qё kёrkoj celёsat e zemrёs


ku Ti je ndry
s´dua tё dalёsh nga gjaku im
s´jetoj dot pa ty

TI ERDHE E PARA

Ti erdhe e para
dhe ma trazove jetёn
i dhe kahje tjetёr
nuk e lё nё tё veten
Ti erdhe e para
dhe thellё nё mua u strehove
jo vetëm nё zemёr
u fute nё çdo pore

Ti erdhe e para
dhe bёre shumё mirё
kurrë s´t´hudha nga vetja
qё tё jam i lirё
Ti erdhe e para
dhe gjithnjё bashkёudhtojmё
nё Ferr a nё Parajsё
s´bashku do t´jetojmё

TI LARG ISHE TRETUR

Kur i hapa sytё


Ti larg ishe tretur
Përveç puthjёs tёnde
As gjё s´kishte mbetur

Por filxhan do bёhёm


Nё buzёt e tua
Sa herё tё pish kaffe
Do t´mё puthsh dhe mua.

TË BURIMI

Atje tё burimi
ku ka pi ujë trimi

Atje tё burimi
ku ka vdekur trimi

Me ujin e ftohta tё tij


i lava sytë e mi

Atje par herё tё par dashurova


me vajzën e vargut tim u takova

Atje tё dy bashka u lama


puthjen tonё tё parё
burimit ia lamё

VEÇ DESHA TË THЁM

S´desha tё zgjatem
tё shkruaj poemë
tё dua
veç desha tё them
Bilbili ty mos ta fali kёngёn
dielli ngrohtёsinё
apo e ke tёndёn

Dada Shotё mos ta fali gёrshetin


Apo pёrendia nё sytё e tu mos ta fali detin

TË THURIM NJË KËNGË TË RE

Pёr dashurinё tonё të vjetёr


si simfoni e valёve tё Bistricёs
ta thurim njё kёngё tjetёr

Ti luaj nё harfё
e unё i bie fyllit
pёr kёngёn tonё tё re
zili do t`na kanë
edhe zogjёt e pyllit

tema te tjera

DUA TË ECËN

Dua tё ecën
ballpёrballё furtunёs

Asaj nuk i pёrkulёm


vdekjes nuk i druhёm

Dashuria tё çon kah brigjet


kah shtigjet

Shpresa vdes e fundit

NGREHU PËR MBI ERËRAT

Ngrehu pёrmbi erёrat


Nёse do tё jesh rrap
i ngulur fort pёr dhe

Ngrehu pёr mbi kohёn


Nёse do tё jesh i madhë
si i madhi Promete

Ngrehu prёmbi ndasitё


Nёse do tё jesh i madhe
si i madhi Skёnderbe
Mos e thirr dyshimin dhe hamendjen
Se do tё jesh Hallet i kohës

SKENAR I SHËMTUAR APO JO

Koha nuk kapёt


ikja nuk ndalёt

zbrazёtira gёlltit ёndёrrat


vetmia gelltit vitet

rinia tretët nё plakje


sёmurje e pa shёruar

Bukuria kthehet nё shёmti

Shpresa shuhet deri nё fikje


edhe pse vdes e fundit

Nё fund asgjё
veç duarve tё ngritura drejt qiellit
qё lusin për amshim

Skenar i shëmtuar apo jo

PSE

Pse njё herё ditё


Pse njё herё natё
Pse njёri guximtar
Pse tjetri i ngratё

Pse njё herё dimёr


Pse njё herё verё
Pse njёri pi ujё
Pse tjetri pi vёrё

Pse njёri ka shumё


Pse tjёtri pak
Pse njёri nё pallat
Pse tjetri nё sokak

Pse njёri i bardhё


Pse tjetri i zi
Pse njёri i saktё
Pse tjetri dallaveragji
Pse njёri qan
Pse tjetri qeshё
Pse njёri folё shumё
Pse tjetri heshtё

Pse njёri me bukё


Pse tjetri pa bukё
Pse njёri qengj
Pse tjetri ujk

Pse njёri shkruan


Pse tjetri vulosё
Pse njёri punon shumё
Pse tjetri ditёn kot sosё

Pse njёri ka shumё liri


Pse tjetri e ka me kufi
Pse njёri bёn cfarё don
Pse tjetri nuk guxon

Pse njёri flokёkrehur


Pse tjetri si iriqi
Pse njёri luan bukur
Pse tjetri si Iblisi

Pse njёra e veshur


Pse tjetra e c´veshur
Pse njёra e mbuluar
Pse tjetra e zbuluar

Pse njёra n´fustan


Pse tjetra n´miniç
Pse njёra e ndёrshme
E pse tjetra hiq

Pse njёra gjoksin mbulon


E pse tjetra e zbulun
Pse njёra nё parajs
E tjetra nё ferr shkon

Pse Thaçi luftoi


E pse Rugova fitoi
Pse UCK-ja
Me s´keqi e psojё

Pse njёri katolik


Pse tjetri musliman
Pse njёri judё
Pse tjetri ortodoks

Pse rrush e kumbulla


Bashkё janё pёrzi
Pse lëngu i tyre
As vёrë as raki

Pse se kemi
t´gjithё njё t´drejtё
pse nuk jemi
t´gjithё tё njёjtё

pse dikush po
pse dikush jo
çfarë jete e poshtёr
na qenka kjo

ÇDO DITË TË THËRRAS

Sheqeri m´i ha veshkat


reuma boshtin kurrizor
tensioni i lartё i gjakut
sistemin nervor

Ndёrsa njёra kёmbё


ska lidhjen me tru fare
infraktit nё shpinё
s´po i gjёndёt çare

Larg atdheut e vajzёs sime


kurbeti m´i thithё vitet
larg varrit tёnd e t´babait
teja m´i ha ditёt

malli pёr shtёpinё


shpirtin po ma djegё
vetmia vrastare
nё çdo hap me ndjek

Dhembjet dhe vetmia


nuk mё lё nё rehat
as smund tё rri ulur
as mund tё rri nё shtrat
as smund tё rri brenda
as s’mund tё rri jashtё

Çdo ditё tё thërras


tё mё marrёsh pranё
s´di a mё dёgjon
pёrgjegje nuk kam

Apo mos ndoshta


mё mua je hidhёruar
apo s´ke fuqi o nёnё
pёr tё mё ndihmuar

Kёshtu mё o nёnё
jeta nuk jetohet
shpirti prehje s´gjen
vetmia s`largohet
dhembjet s´më pushojnё
mplakja nuk shёrohёt

Andaj e lus Zotin


t´ma marrё shpirtin tim
qё tё mё pushojnё dhёmbjët
dhe t`jemi bashkё n´amshim

KONFERENCE PER GAZETARE

I thash kёtij zotёriut


Ananit t´i bёjё t´fala
gjatё mandatit tim
kemi ec shumё para
nuk jemi krejt „çisto“
kemi edhe enklava

Mё s´miri pёr Kosovёn


do t´ishte pavarёsia
por nёse bota ngulё kёmbё
bёnё edhe autonomia

LIDERËVE KOSOVARË

Mos i zgёrdhi dhёmbёt


fare s´po t´ka hije
as Bajram Kosumit
si shef qeverie

A ka mё gurё Gadimja
copёra tё kristalta
apo qё tё gjitha
u dhanё pёr dhurata

A t´ka hije posti


qё ta la njё tjetёr
apo qё tё ulёsh
t´shkruajë ndonjё vepёr

As Dac gjynahit
fare s´po i shkon mbarё
shefi i UNMIKUT-ut
fare s’po ia varё

Nuk kishte ku tё ikte


Ramushi i ngratё
u bё burrё i mirё
e shkoi vet nё Hagё

Sa pёr Hashim Thaqin


n´grykё e puthё pushkёn e tij
por pёr politikё
hiq s´ia marrё lakmi

Dhe Veton Surroi


me njё qerre mjekёrr
akoma s´ka kuptuar
se dhelpra na ёshtё dhelpёr

Ndёrsa Mark Krasniqit


i ka hije oda
tё thotё ndonjё mesele
t´regoi anekdota

NËPËR FAQËT E INTERNETIT

Hyj e dal çdo dit


n´faqe t´intёrnetit
shoh sisët e Norёs
p. e Qёrretit

Sex bomba e Prishtinёs


hidhët e pёrdridhët
ndёrsa Xhemi Shehu
nёpёr filma q.

E pa lara Ingrid Gjoni


merr shprica
plot me drogё
kurse e Eiza Dushku
njё zezak e rrokё

Vilma ditё pёr ditё


bёn gjirime t´reja
k. merr nё gojё
Blerta nga Peja

Uh sa bythёn e mirё
Ciljeta Cilaga
deputeti Nipollë Lesi
q. vajzёn nga prapa

Arta Bajrami
nё k. bёn be
Zajmina Vajzari nudo
o kuku pёr ne

Çdo dit e mё shumё


Zihet e përzihet
14 vjeçarja
bash si shtaza q.

Shqipёtarёt e zeza
krejt kanё dalur fare
q.e pёrq.
aspak s´ju vjen marre

As kush s´fejon vajzё


as kush s´fejon djalё
a mos zot mё keq
fare kemi dalё

Chat nё telefon
Chat nё internet
çdo vajzё e cdo djalё
sot martohet vet

Nuk di se çfarë bёra


keq apo mirё
t´gjitha kёto i gjeta
tek „Zoneelire“

HANKO HALLA

Filloi Hanko Halla


N’mëngjes të ankohet
Po më dhëmbin kyçët
Koha po ndërrohet

Para disa kohe


Sahati u bë orë
Tashti botën shohim
Në televizor

Lëre edhe atë


Se u be bajat
Tash kemi internetin
O sa mirë për gratë

Edhe vajza ime


gjithë naten ne Chet
ndërsa nuses djalit
fare s'i kërset
shkon gjysma e ditës
kaffe kush s'me qet

Edhe djemt e ri
Tërë kohen në Chat
Shkuesi mbet pa pune
haj kuku ç'na gjetë

Ç' po flas une plaka


e ç'po ia futi kot
edhe mielli i bardhë
siç po i thonë sot
tere boten e mori
shumë ka hy ne modë

Ai t'i marrka mentë


dhe prap e pi budalla
pse n'rrugë bëhet kahre
fare s'i ha palla

Lëre edhe atë


se mashkull i thonë
po kjo kuçka ime
miellin çfarë e don

Pse aborton fëmijën


meshire nuk ka hiç
syte i ben laker
n'rruge del me miniq

Tash edhe dielli


thonë po ngroh më shumë
shpejt do vijë çamti
inshallah do të na bëjë shkrum

You might also like