Professional Documents
Culture Documents
Egjipti I Lashtë
Egjipti I Lashtë
Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave,
tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për
prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i
parë i paqes që njihet në histori.[6] Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti
dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës.
Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për
shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat
antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për
trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën.[7] Historia[redakto | redakto
tekstin burimor]
Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe thatë,
duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit
modernë gjahtarë-mbledhës filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth
120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin.[8] Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u
dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më
të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor.[9]
Rreth 5500 p.e.r, fise të vogla që jetonin në Luginën e Nilit kishin zhvilluar një larmi kulturash që
shfaqnin kontroll të plotë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe të dallueshëm nga poçaria dhe mjetet
personale, si krehërët, byzylykët dhe rruazat. Më e madhja e këtyre kulturave të hershme në Egjiptin
e Epërm, Badari, njihej për cilësinë e lartë të qeramikës, veglave të gurit dhe përdorimit të bakrit.[11]
Në Egjiptin e Veriut, Badarit ndiqeshin nga kulturat Amratiane dhe Gerzeane,[12] të cilat sollën disa
përmirësimë teknologjike. Në kohërat Gerziane, prova të hershme gjenden për kontaktin e tyre me
Kananët dhe bregun e Biblosit.[13]
Në Egjiptin jugor, kultura Naqada, e ngjashme me atë Badari, filloi të zgjerohej përgjatë Nilit rreth
4000 p.e.r. Aq herët sa Periudha I Naqada, egjiptianët paradinastikë importonin obisidian nga
Etiopia, që përdorej për t’i dhënë formë majave të armëve dhe objekteve të tjera nga leskërit.[14]Në
një periudhë rreth 1000 vjeçare, kultura Naqada u zhvillua nga disa komunitete të vogla bujqësore
në një qytetërim të fuqishëm liderët e së cilës ishin në kontroll të plotë të njerëzve dhe burimeve të
luginës së Nilit.[15] Duke vendosur një qendër pushteti në Hierakonpolis dhe më vonë në Abidos,
liderët e Naqada III zgjeruan kontrollin e tyre të Egjiptit drejt veriut përgjatë Nilit.[16] Ata gjithashtu
kryenin tregti me Nubinë në jug, me oazet e shkretëtirës perëndimore në perëndim dhe me kulturat
mesdhetare lindore në lindje.[16]
Kultura Naqada prodhonte një larmi të mirash materiale, tregues i pasurisë dhe pushtetit në rritje të
elitës, si edhe mjeteve të përdorimit personal social, si krehërë, statuja të vogla, qeramikë të
pikturuar, vazo guri dekorative të cilësisë së lartë, mjete kozmetike dhe bizhuteri të bëra nga ari,
lazuli dhe fildishi. Ata zhvilluan edhe lustrën qeramike të njohur si fajanca dhe është përdorur deri në
periudhën romake për të dekoruar filxhanë, hajmali dhe figurina.[17] Gjatë fazës së fundit
paradinastike, kultura Naqada filloi përdorimin e simboleve të shkrimit që më vonë evoluan në
sistemin e plotë të hieroglifeve të përdorura për të shkruar në gjuhën e lashtë egjiptiane.[18]
Përparime të mahnitshme në arkitekturë, art dhe teknologji u bënë gjatë Mbretërisë së Vjetër, të
nxitura nga prodhimtaria bujqësore në rritje e bërë e mundur nga një administratë qendrore e mirë-
organizuar.[25] Nën drejtimin e vezirit, zyrtarët e shtetit mblidhnin taksat, koordinonin projektet
vaditëse për të përmirësuar prodhimin e të korrave, zgjidhnin fshatarët për të punuar në projekte
ndërtimi dhe vunë në funksionim një sistem drejtësie për të mbajtur në vend paqen dhe rendin.[26]
Së bashku me rëndësinë në rritje të kësaj administrate qendrore u ngrit edhe një klasë e re
zyrtarësh dhe shkruesish të arsimuar të cilëve iu dhanë prona nga faraoni në shkëmbim të
shërbimeve të tyre. Faraonët gjithashtu u lëshuan toka kulteve mortore dhe tempujve lokalë për të
siguruar që këto institucione do të kishin burimet e mjaftueshme për të adhuruar faraonin edhe pas
vdekjes së tij. Me fundin e Mbretërisë së Vjetër, pesë shekuj të këtyre praktikave feudale e kishin
gërryer pak e nga pak pushtetin ekonomik të faraonit, i cili nuk ia vlente më të mbështeste këtë
administratë të madhe të centralizuar.[27] Me rënien e pushtetit të faraonit, guvernatorët rajonalë të
quajtur nomarkë filluan të sfidonin supremacinë e faraonit. Kjo, bashkë me thatësira të rënda mes
viteve 2200 e 2150 p.e.r, [28] shkaktoi përfundimisht hyrjen e vendit në një periudhë 140 vjeçare urie
të njohur si Periudha e Parë e Mesme.[29]
Faraonët e Mbretërisë së Mesme rikthyen begatinë dhe stabilitetin e vendit,duke nxitur një ringritje të
artit, letërsisë dhe projekteve ndërtuese monumentale.[33] Mentuhotep II dhe pasardhësit e tij të
Dinastisë së 11 sunduan nga Teba, por veziri Amenemhat I, qish sa u bë mbret në fillim të Dinastisë
së 12-të rreth 1985 p.e.r, ndryshoi kryeqytetin e vendit në qytetin Ititaui, gjendur në Fajum.[34] Nga
Ititaui, faraonët e Dinastisë së 12-të ndërmorën një bonifikim toke dhe një plan vaditje për të rritur
prodhimtarinë bujqësore në rajon. Veç kësaj, ushtria ripushtoi Nubinë e pasur me miniera guri dhe
ari, kurse punëtorët ndërtuan një strukturë mbrojtëse në Grykëderdhjen Lindore, e quajtur "Muret e
Sunduesit", për tu mbrojtur nga sulmi i huaj.[35]
Pasi ishte siguruar siguria ushtarake dhe politike dhe pasuria e madhe bujqësore dhe minerare,
popullsia e vendit, artet dhe feja lulëzuan. Në kontrast me mentalitetin elitist të Mbretërisë së Vjetër
kundrejt zotave, Mbretëria e Mesme përjetoi një rritje në shprehje të devocionit personal që do të
quhej një demokratizim i pasjetës, në të cilin të gjithë njerëzit zotëronin një shpirt dhe mund të
pranoheshin me kënaqësi në praninë e zotave pas vdekjes.[36] Letërsia e Mbretërisë së Mesme
përmbante tema të sofistikuara të shkruara në stil elokuent dhe plot besim,[31] dhe basorelievët dhe
skulpturat e portreteve të periudhës kapnin detaje të holla, individuale që arrinin maja të reja në
perfeksionin teknik.[37]
Sunduesi i fundit i madh i Mbretërisë së Mesme, Amenemhat III, i lejoi kolonët aziatikë të qëndronin
në rajonin e deltës e të jepnin krah pune të mjaftueshëm sidomos për minimin dhe ndërtimin.
Megjithatë, këto ndërtesa ambicioze dhe aktivitete minimi, kombinuar me përmbytje të
pamjaftueshme të Nilit në fund të sundimit të tij, e frenuan ekonominë dhe shpejtuan rënien e
ngadaltë gjatë Dinastive të 13-ta dhe 14-ta duke e drejtuar Egjiptin për në Periudhën e Dytë të
Mesme. Gjatë kësaj rënieje, kolonët e huaj aziatikë (Hyksosët) filluan të konsolidonin kontrollin e
rajonit të deltës, duke fituar pushtetin në Egjipt.[38]
Rreth 1350 p.e.r, stabiliteti i Mbretërisë së Re u kërcënua kur Amenhotep IV hipi në fron dhe
ndërmori një seri reformash radikale dhe kaotike. Duke ndryshuar emrin e tij në Akhenaten, ai e
emëroi perëndinë gati të panjohur të diellit Aten si perëndinë supreme, ndaloi adhurimin e perëndive
të tjera dhe sulmoi pushtetin e priftërinjve.[45] Duke zhvendosur kryeqytetin në qytetin e ri të
Akhenatenit (Amarna e ditëve të sotme), Akhenateni e bëri veshin shurdh ndaj politikës së jashtme
dhe u thith plotësisht në stilin e tij të ri artistik e fetar. Pas vdekjes së tij, kulti i Atenit u braktis shpejt
dhe faraonët e ardhshëm Tutankhamun, Aj dhe Horemheb fshinë të gjitha referimet e herezisë së
Akhenatenit, tanimë e quajtur Periudha e Amarnës.[46]
Rreth 1279 p.e.r, Ramsesi II, i njohur gjithashtu edhe si Ramses i Madh, hipi në fron dhe ndërtoi më
shumë tempuj, ngriti më shumë statuja dhe obeliske dhe ishte baba i më shumë fëmijëve se çdo
faraon tjetër.[47] Një lider ushtarak i guximshëm, Ramsesi II e udhëhoqi ushtrinë e tij kur Hititëve në
Betejën e Kadeshit dhe, pas një barazimi, më në fund pranoi firmosjen e traktatit të parë të paqes në
histori rreth 1258 p.e.r.[48] Pasuria e Egjiptit, megjithatë, e bënte një vend shumë të dëshirueshëm për
tu pushtuar, sidomos nga libianët dhe Popujt e Detit. Fillimisht, ushtria qe e aftë të prapësonte këto
përpjekje pushtimi, por Egjipti përfundimisht humbi kontrollin mbi Sirinë e Palestinën. Efekti i
kërcënimeve të jashtme u rëndua edhe nga probleme të brendshme si korrupsioni, vjedhja e varreve
dhe trazirat civile. Priftërinjtë e lartë në tempullin e Amunit në Tebë mblodhën një sasi të madhe
pasurie e tokash dhe fuqia e tyre në rritje e përçau vendin gjatë Periudhës së Tretë të Mesme.[49]
Rreth 730 p.e.r libianët nga perëndimi përçanë unitetin politik të vendit.
Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së Mark Antonit dhe
mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani (më vonë perandori romak Augustus) në
betejën e Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe ushtria
romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën rebelimet, zbatuan
rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan sulmet nga banditët, që ishin bërë
problem madhor gjatë periudhës.[68] Aleksandria u bë gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme
e rrugës tregtare me orientin, duke qenë se lukset ekzotike kërkoheshin shumë në Romë.[69]
Megjithëse romakët kishin një qëndrim më armiqësor se grekët ndaj egjiptianëve, disa tradita si
mumifikimi dhe lutja ndaj perëndive tradicionale vazhduan.[70]Arti i portretit të mumjes lulëzoi dhe disa
nga perandorët romakë e paraqisnin veten si faraonë, megjithëse jo në atë shkallë si Ptolemejtë. Të
parët jetonin jashtë Egjiptit dhe nuk kryenin funksionet ceremoniale të mbretërimit egjiptian.
Administrata lokale u bë romake në stil, por vetëm për vendasit.[70]
Nga mesi i shekullit të parë, Krishtërimi u rrënjos në Aleksandri, fillimisht i parë si një kult tjetër i
pranueshëm. Megjithatë, Krishtërimi ishte një fe pa kompromis e cila kërkonte të kthente paganët
dhe kërcënonte traditat fetare popullore. Kjo çoi në persekutimin e të ktheyrve në të krishterë, duke
patur kulmin me persekutimet e Dioklecianit që filluan në 303, por pëfundimisht Krishtërimi fitoi.[71] Në
391 perandori i krishterë Teodhosi prezantoi legjislacionin që ndalonte ritet pagane dhe mbyllte
tempujt.[72] Aleksandria u bë skenë e grindjeve të mëdha anti-pagane dhe simbole fetare private dhe
publike u shkatërruan.[73] Si pasojë, kultura pagane e Egjiptit ishte vazhdimisht në rënie. Ndërsa
popullsia vendase vazhdonte të fliste gjuhën e saj, aftësia për të lexuar shkrimin hieroglifik u zhduk
ngadalësisht me rënien e rolit të priftërinjve e priftëreshave të tempujve egjiptianë. Tempujt vetë u
kthyen në kisha ose u braktisën në shkretëtira.[74]
Faraoni ishte monarku absolut i vendit dhe, të paktën në teori, zotëronte kontroll të plotë mbi tokat
dhe burimet e tij. Mbreti ishte komandanti ushtarak suprem dhe kryetar i qeverisë, e cila mbështetej
në një burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët. Në krye të administratës ishte i dyti në komandë,
veziri, i cili vepronte si përfaqësues i mbretit dhe koordinonte studimin e tokave, thesarin, projektet
ndërtuese, sistemin ligjor dhe arkivat.[75] Në një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42 rajone
administrative të quajtura nome secila të qeverisura nga një nomark, i cili ishte përgjegjës ndaj
vezirit për aq pushtet sa kishte. Tempujt egjiptianë ishin shtylla kurrizore e ekonomisë. Jo vetëm që
ishin vende lutjeje por ishin të përgjegjshme edhe për mbledhjen dhe ruajtjen e pasurisë së vendit
në një sistem hambaresh dhe thesaresh të administruara nga mbikqyrës, që rishpërndanin grurin
dhe mallrat.[76]
Ekonomia ishte e centralizuar dhe kontrolluar rreptësisht. Ndonëse egjiptianët e lashtë nuk përdorën
monedha deri në Periudhën e Vonë, ata përdornin një sistem paraje-trami,[77] me standart thasët e
grurit dhe debenin, që peshonte 91 gram bakër ose argjend, duke formuar një emërues të
përbashkët.[78] Punëtorët paguheshin në grurë; një punëtor i thjeshtë mund të fitonte 5½ thasë
(200 kg) gruri për muaj, kurse një kryepunëtor mund të fitonte 7½ thasë (250 kg). Çmimet ishin të
fiksuara në të tërë vendin dhe të mbajtura në lista për të lehtësuar tregtinë; për shembull një
këmishë kushtonte pesë deben bakër, kurse një lopë kushtonte 140 deben.[78] Gruri mund të
tregtohej me mallra të tjera, sipas listës së çmimeve të vendosura.[78] Gjatë shekullit të 5-të p.e.r
monedhat u futën në Egjipt nën ndikim nga jashtë vendit. Fillimisht monedhat përdoreshin për të
standardizuar pjesët e gurëve të çmuar sesa për para të vërtetë, por në shekujt në vazhdim tregtarët
ndërkombëtarë mbështeteshin vetëm në monedha.[79]
Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe gratë, nga të gjitha klasat shoqërore përjashtuar skllevërit, si
të barabartë me ligjin, madje edhe fshatari më i ulët kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit dhe
gjykatës së tij për korrigjim të vendimit.[84] Si burrat, si gratë kishin të drejtë të kishin prona e t'i
shisnin ato, kishin të drejtë të martoheshin e divorcoheshin, të merrnin trashëgimi dhe të ndiqnin një
çështje ligjore në gjyq. Çiftet e martuara mund të zotëronin prona sëbashku dhe të mbronin veten
nga divorci nëpërmjet kontratave martesore, të cilat përcaktonin detyrimet financiare të burrit ndaj
gruas dhe fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte fundi. Krahasuar me qytetërimet e tjera në
Greqinë e lashtë, Romë dhe të tjera vende më moderne në botë, gratë e Egjiptit të lashtë kishin më
shumë mundësi për të arritur diçka dhe më shumë zgjedhje personale. Gra
si Hatshepsut dhe Kleopatra u bënë edhe faraone, kurse të tjera ushtruan pushtet si Gratë Hyjnore
të Amunit. Megjithë këto liri, gratë e Egjiptit të lashtë nuk merrnin shpesh role zyrtare në
administratë, duke shërbyer vetëm në role dytësore në tempuj dhe nuk ishin aq të arsimuara sa
burrat.[85]
Shkruesit ishin pjesë e elitës dhe ishin të mirë-arsimuar. Ata caktonin shumën e taksave, mbanin të dhënat dhe
ishin të përgjegjshëm për administratën.
Një basoreliev varri paraqet punëtorë që plugojnë fushat, korrin prodhimet bujqësore dhe shijnë grurin nën
udhëzimin e një mbikqyrësi.
Sennexhemi plugon fushat e veta me dy qe, që shërbejnë për të ngarkuar pesha dhe si burim ushqimi.
Gjuha egjiptiane ëhtë një gjuhë afro-aziatike veriore e lidhur nguhtë me gjuhët berbere dhe
semitike.[107] Ka historinë e dytë më të gjatë nga të tërë gjuhët (pas asaj sumeriane), duke qënë e
shkruar që nga 3200 p.e.r deri në mesjetë dhe duke vazhduar të jetë një gjuhë e folur edhe për më
gjatë. Fazat e gjuhës së lashtë egjiptiane janë egjiptianishtja e vjetër, egjiptianishtja e mesme
(klasike), egjiptianishtja e vonë, demotike dhe koptike.[108] Shkrimet egjiptiane nuk shfaqin ndonjë
dallim dialektor përpara koptikes, por ka qenë me shumë mundësi e folur në dialekte rajonale në
Memfis dhe më vonë në Tebë.[109]
Egjiptianishtja e lashtë ishtë një gjuhë sintetike, por u bë më analitike më vonë. [110] Hieroglifet
egjiptiane dhe skriptet demotike u zëvendësuan nga alfabeti më fonetik koptik. Gjuha koptike akoma
përdoret në liturgjinë e Kishës Ortodokse të Egjiptit dhe gjurmë të saj kanë mbetur në arabishten
egjiptiane.[111]
Shënime