You are on page 1of 2

Centrizmi në politikë është një pikëpamje politike ose pozicionim i veçantë që përfshin pranimin ose e

mbështet barazpeshën e një shkalle të barazisë sociale dhe shkallën e një hierarkie sociale, por kjo
pikëpamje e kundërshton ndryshimin social përmes pikëpamjeve të majta ose të djathta.

Shpjegim për barazinë dhe hierarkinë sociale:

Barazia Sociale është pikëpamje politike dhe mendim social filozofik që karakterizohet nga ideja se tërë
njerëzit janë të barabartë në vlerën fondamentale dhe statusin moral. Si doktrinë politike vë në theks se
tërë njerëzit duhet të trajtohen barabartë dhe të kenë të drejta të barabarta politike, ekonomike, sociale
e civile. Kjo lloj pikëpamje bën thirrje për heqjen e pabarazisë ekonomike mes njerëzve apo
decentralizimin e pushtetit (fuqisë). Pikëpamje të këtilla janë: Liberalizmi, Komunizmi, Egalitarizmi, etj.

Hierarkia Sociale është një lloj diferencimi social ku shoqëria i grupon njerëzit në nivele socioekonomike,
bazuar në profesionin e tyre dhe të hyrat, pasurinë dhe statusin social. Shoqëritë perëndimore e ndajnë
shoqërinë kryesisht në tri klasa: klasa e epërme, e mesme dhe ajo e ulët. Kategorizimi i njerëzve në klasa
ndodh në të gjitha shoqëritë.

Figura: Spektri politik sipas pikëpamjeve socio-ekonomike dhe ngjyrat ideologjike reprezentuese

Centrizmi mbështetet në bindjen se zgjidhjet e problemeve në shoqëri zgjidhen me realizëm dhe


pragmatizëm, jo vetëm me idealizëm apo emocione. Një përkufizim i centrizmit është nga John Kennedy
i cili thotë se centrizmi është “idealizëm pa iluzione”.
Partitë e qendrës dhe centrizmi si ideologji orvatet ta zbusë polarizimin që e kanë shkaktuar partitë e
majta dhe të djathta përmes lehtësimit të procesit të një dialogu të strukturuar mes njerëzve dhe
grupeve të polarizuara.

 Zakonisht, partitë e qendrës huazojnë ide nga partitë e majta dhe të djathta duke i shkrirë ato së
bashku. Shumica e partive të qendrës e mbështesin zgjidhjen e problemeve shoqërore duke e
bazuar në idenë e tregut me mbikëqyrje të fuqishme nga ana e qeverisë në interesin publik.
 Në vendet në zhvillim, sikurse është edhe Kosova, partitë e qendrës parashohin fuqizimin e
klasës së mesme.
 Partitë e qendrës angazhohen në mënyrë mbizotërues në përgjegjësinë fiskale qoftë edhe në
shqyrtimin e programeve sociale duke përcaktuar se a kanë nevojë individët apo familjet për
asistencë qeveritare.
 Një angazhim mbizotërues në reformimin e edukimit publik, qoftë duke e barazpeshuar
shpenzimin për shkollat, duke ofruar alternativa ose opsione shkollash të ndryshme (p.sh.
publike, private, publiko-private), duke punësuar mësimdhënës më të mirë, ose duke fuqizuar
drejtorët dhe mësimdhënësit e tanishëm.
 Angazhim për zgjidhjen sipas idesë së tregut për kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, etj.
të cilat qeveria i zgjidh e i rregullon me kujdes për të shërbyer për të mirën e publikut.
 Një angazhim për të siguruar punë për të gjithë ata që duan të punojnë qoftë duke
subvencionuar punët në sektorin privat ose duke krijuar vende pune në sektorin publik.
 Një angazhim për të mbështetur grupet e ndryshme duke vepruar në bazë të nevojave e jo në
bazë të racës. Në përgjithësi, një angazhim për ideale neutrale ndaj racave.
 Një angazhim për të marrë pjesë në institucione dhe procese të qeverisë së përgjithshme dhe
për të qenë në ndihmë të njerëzve në vendet në zhvillim.
 Partitë e qendrës konsiderojnë se lidershipi kombëtar politik është i rëndësishëm. Aktivizmi lokal
dhe jofitimprurës nuk është i mjaftueshëm.
 Reforma e procesit politik është e nevojshme – p.sh. implementimi i votimit sipas renditjes (lista
të hapura) në zgjedhje dhe sigurimi i kohës mediale falas për kandidatët

Në Angli, Liberal Demokratët konsiderohen parti e qendrës. Pas Konservatorëve dhe Laburistëve,
konsiderohen forca e tretë në Angli. Nick Clegg, lider i Liberal Demokratëve pati theksuar se për të
majtët ne jemi një obsesion për shtetin, për të djathtët, ne e adhurojmë tregun. Por si liberalë, ne e
vendosim besimin tonë tek populli. Populli me fuqi (pushtet) dhe mundësi në duart e tyre.

Në Francë, shumë studiues e shohin presidentin Makron si centrist. Gazetarja e Uashington Post, Anne
Applebaum thotë se Markon në njërën anën e pranon (përqafon) tregun, në anën tjetër beson në
‘solidaritetin kolektiv’. Politikani amerikan Dave Andersion për fitoren e Makronit thotë se është një
tendencë e votuesve që ata duan ta kapërcejnë politikën e tyre të tanishme polarizuese, pra në një
‘mënyrë të tretë’ të politikës.

Në Gjermani, Partia e të Gjelbërve (Grune), konsiderohet si një parti e qendrës. Mbështetësit e të


Gjelbërve kryesisht janë të edukuar mirë, qytetarë urban me fitime të larta dhe me besimin e fortë në
përfitimet e një shoqërie multikulturore. Asnjë parti më shumë nuk ka kandidatë me sfond imigranti se
sa të Gjelbërit. Partia ka bashkëudhëheqës, një mashkull dhe një femër.

You might also like