You are on page 1of 10

E DREJTA

PËR PUNË

Përgjigje në
18 pyetje
nga
E Drejta për punë
( 2007/036 )
Prizren/Kosovë
E DREJTA E PUNES
P-1. Kuptimi, objekti dhe burimet juridike te se Drejtes se Punes
Burimet e se drejtes se punes se punes ndahen ne burime te pergjithme,
qe ndahen ne burime heteronome dhe autonome. Me pastaj ndahen vjen
ndarja ne burime heteronome nderkombetare dhe ato kombetare. Ne
burimet heteronome nderkombetare bejne pjese aktet universale
(konventa, marreveshje, rekomandime) te OKB dhe Organizata
Nderkombetare e Punes (ONP).
Edhe pse korniza kushtetuese per veteqeverisjen e Kosoves nuk e ka
rregulluar te drejten e punes me asnje norme te vecante, prap se pra ajo
merret si burim i se drejtes se punes. E drejta e punes me teper mund te
gjej mbeshtetje ne burimet nderkombetare sesa ne burime te
mbrendshme heterogjene. Si burim i te drejtes se punes ne Kosove mund
te merren edhe dispozitat e rregulloreve te tjera te UNMIKut .

P-2. Nocioni dhe elmenetet e se drejtes se punes


E drejta e punes eshte nje dege e cila ne vete permban norma mbi: 1)
parimet e pergjithshme per organizimin e punes dhe rregullimin e
maredhenieve te punes; 2) themelimin dhe nderprerjen e maredhenies se
punes; 3) mbrojtjen ne pune; 4) obligimet dhe te drejtat e punes; si dhe
insitute te tjera ne lidhje me punen. Me norma te ligjit te punes
percaktohen elementet kryesore te se drejtes se punes , kurse me ligje te
vecanta, akte te tjera nenligjore dhe kontrata kolektive rregullohen me
hollesisht te gjitha ceshtjet e tjera nga maredheniet e punes.
Maredhenia e punes nenkupton maredhenien e krijuar midis punetorit dhe
punedhenesit. Maredhenia e punes themelohet duke lidhur kontrate pune
me karakter formal midis punedhenesit dhe punetorit. Kontrata e punes
duhet te permbaje keto elemente kryesore:
Emrat dhe mbiemrat e punedhenesit dhe punetorit; vendin e punes,
pershkrimin e detyrave dhe te puneve qe duhet te kryhen; afatet e punes
provuese, orari i rregullt i punes; paga themelore, shtesat eventuale dhe
afatet e pageses; dhe shkaqet, menyren dhe afatete e shkeputjes se
kontrates.
Vendimin per pranimin ne pune e merr punedhenesi, qofte ai drejtori qofte
nodnje komision i formuar per kete pune. Punedhenesi nuk eshte i
detyruar qe te publikoj shpallje-konkurs per pranimin e punetoreve ne
pune. Perjashtim ben pranimi ne nderrmarjet publike apo sherbimet
shoqerore nese eshte parapa me ligj. Kontrata nuk duhet te jete ne
kudnershtim me ligjin apo me marreveshjen (kontraten kolektive) pervec
nese parasheh kushte me te favorshme per palet.
1
P-3. Menyra dhe procedura e themelimit te maredhenies se punes
Sipas ligjit mbi maredheniet e punes qe ishte ne fuqi para 23 marsit te viti
1989, punetori ka themeluar maredhenien e punes ne abze te konkursit
apo shpalljes s epublikuar. Ai konkurs ka permbajtur kushtet, afatin dhe
udhezimet e paraqitjes.
Tash ne kushtet e reja te krijuara ne Kosove, maredhenia e punes
themelohet ne baze te kontrates se punes. Kjo vlen kryesisht per
ndermarjet ekonomike te sektorit privat. Nderkaq, per sherbimet publike
dhe per organet e administrates, maredhenia e punes rregullohet me
dispozita te vecanta. Kontrata e punes mund te lidhet per kohe te caktuar
apo pacaktuar. Se ne cilin rast kontrata lidhet ne afat te caktuar, ajo varet
nga punedhenesi. Maredhenia e punes ne kohe te caktuar kursesi nuk
mund te shendrrohet ne menyre automatike ne maredhenie pune per kohe
te pacaktuar.

P-4. Fillimi i punes dhe ecuria ne pune


Maredhenia e punes themelohet me kontraten e punes e cila lidhet midis
punedhenesit dhe punetorit. Ne kontraten e punes caktohet dita prej kur
punetori e fillon punen , dhe prej asaj dite punetorit i takojne te drejtat
dhe ka obligime e pergjegjesi ne pune.
Kur punetori e fillon punen, punedhenesi eshte i obliguar ta caktoj ate ne
vendin e punes, ta njoftoj me procesin e punes, me mjetet e punes, me
udheheqesin e drejtperdrejte dhe me punetoret e tjere, me organizimin e
vendit te punes, detyrat e punes, me orarin dhe rendin shtepiak . Nese
punetori eshte ne regjim te punes provuese apo me status te praktikantit,
duhet te njoftohet me kushtet, menyren dhe personat e autorizuar te cilet
e percjellin punen e tij. Sipas rregullit punetori caktohet ne vendin e punes
ne te cilin vend ai kryen punet e parapara me kontrate, mirepo gjate
procesit te punes ai mund te caktohet ne cdo vend pune i cili i pergjigjet
kualifikimit te tij profesional. Para se punetori te filloj maredhenien e
punes, mund te behet verifikimi paraprak i aftesive punuese te punetorit.
Ky verifikim mund te behet ne forme te testimit me shkrim, intervistimit
gojor, punes praktike, etj. Per praktikantet te cilet pranohen per ta kryer
stazhin e praktikantit, n uk mund te behet verifikimi paraprak, pasi ata
punesohen per here te pare. Verifikimi i tyre mund te behet pasi qe ata ta
kene kryer stazhin e praktikantit.

P-5. Ndalimi i punes se detyrueshme dhe i diskriminimit


ONP ka miratuar Konventen mbi ndalimin e punes e detyrueshme. Sipas
kesaj konvente, me termin pune e detyrueshme nenkupton cdo pune apo
sherbim qe i kerkohet nje individi, duke e kercenuar ate me nje denim te
cfaredoshem dhe qe individi nuk e ka pranuar me deshire. Kjo konvente
2
poashtu percakton edhe rastet kur individi kryen disa pune pa deshiren e
tij, por qe ato nuk paraqesin pune te detyrueshme. Raste te tilla jane puna
e ushtarit gjate sherbimit ushtarak, kur ai detyrohet te punoj, pastaj
rastet e te burgosurve gjate kohes sa e vuajne denimin.
Edhe ceshtjes se diskriminimit ne punesim i kushtohet rendesi e madhe,
duke pasur parasysh se te gjithe njerezit, pamarr parasysh racen, gjinine,
besimin fetar, duhet te trajtohen ne kushte te barabarta edhe sa i perket
punesimit. Ne kete drejtim ekziston konventa e vecante e ONP e cila jep
definicionin se cka do te thote termi diskriminim. Sipas atij definicioni,
termi diskriminim perfshin: cdo dallim qe bazohet ne racen, ngjyren,
seksin, fene, opinionin politik, prejardhjen kombetare ose origjinen
sociale. Kroniza Kushtetuese, ne preambulen e saj thirret edhe ne
konventen per eliminimin e cdo forme te te diskriminimit racial dhe
diskriminimit te gruas.

P-6. Orari i punes


Orari i punes nenkupton kohen gjate se ciles punetori gjate nje dite punon
ne dispozicion te punedhenesit, duke i kryer detyrat qe i jane dhene. Ne
firmat ku java e punes eshte pesediteshe, orari ditor eshte 8 ore. Koheve
te fundit po praktikohet edhe orari prej 9 oresh, ashtu qe nje ore prej tyre
punetori e ka pushim (pa pagese). Orari i punes efektiv duhet tejete aq sa
orari javor, te mos kaloj 40 ore. Orari i punes prej 40 oresh ne jave eshte
eprcaktuar me Projekt rregulloren e UNMIKut. Me ligjin mbi maredheniet e
punes , orari i plote i punes ishte 42 ore ne jave.
Puna e punetorit shpesh mund te zgjat edhe me shume se 40 ne jave. Kjo
quhet pune jashte orarit te plote. Pra cdo ore pune jashte orarit te plote
prej 40 oresh konsiderohet pune jasht orarit te plote. Mirepo puna jasht
orarit te plote eshte e kufizuar. Ajo nuk guxon te jete me e gjate se 20 ore
ne jave, respektivisht me shume se 40 ore ne muaj.
Per pesonat nen moshen 18 vjecare dhe grate shtatezane ne tremujorin e
trete, nuk lejohet te punoj me teper se 40 ore ne jave e as ne nderrimin e
nates.
Kohen e punes e cakton punedhenesi. Dita e punes nuk guxon te kaloj 12
ore pune. Ne punet ne miniera nuk lejohet puna me e gjate se 8 ore ne
dite, kurse per drejtuesit e automjeteve jo me gjate se 9 ore ne dite. Per
punen e kryer jashte orarit te plote dhe ne nderrimin e nate, pagesa behet
e shtuar per 20%. Me kerkese te punetorit, puna jashte orarit mund te
kompenzohet me dite te lira javen qe pason.

P-7. Paga per pune dhe kompensimet e tjera


Paga per pune (rroga) eshte elementi kryesor ne te drejten e puns, dhe
motivi kryesor i punetorit per te punuar. Ceshtja e pagave eshte problemi
me delikat dhe me i nderlikuar, me ndryshime te medha. Ne
3
Projektrregulloren e UNMIKut eshte percaktuar se punedhenesi duhet ti
paguaj barabarte si meshkujt si femrat. Paga se bashku me shtesat e tjera
duhet te paguhet te pakten nje here ne muaj. Pagesa i behet
drejtperdrejte punetorit apo permes bankes se autorizuar. Pagesa behet
per punen e kryer, domethene per periudhen paraprake. Pagesen duhet ta
shoqeroj fletepagesa e cila permban: emrin dhe seline e punedhenesit,
numrin e regjistrimit ne regjistrin e bizneseve, emrin dhe mbiemrin e
puentorit, muajin dhe vitin per te cilin behet pagesa, numri i oreve per te
cilat behet pagesa, periu dha e pushimit gjate asaj kohe, paga per nje ore
pune dhe per punen mujore.
Nga rroga e punetorit nuk guxon te ndalet kurrfare pagese e detyrimit apo
borxhit tjeter, te denimit apo te ndonje detyrimi tjeter, pervec me
pelqimin e punetorit apo me vendimin e plotefuqishem te gjykates, por
edhe ne raste te tilla jo me shume se gjysma e rroges.

P-8. Pushimet
Punetori qe punon me orar te plote ka te drejte te pushimit se paku 30
minuta mbrenda orarit te punes. Ai pushim nuk mund te shfrytezohet as
ne fillim e as ne fund te orarit te punes. Pushimi mund te caktohet edhe
me i gjate, vecse per te nuk paguhet. Pushimi midis dy diteve te punes te
njepasnjeshme zgjat se paku 12 ore, kurse pushimi javor se paku 24 ore
dhe keto nuk paguhen. Punetori ka te drejte te pushimit vjetor se paku 18
dite pune. Ky pushim i takon per nje vit pune. Punetori i cili ka lidhur
maredhenie pune ne kohe te pacaktuar, ka te drejte ta shfrytezoj
pushimin vjetor pas 6 muajsh pune te panderprere. Per kohen e pushimit
vjetor punetorit i takon rroga sikur te kishte punuar. Sipas
Projektrregullores se UNMIKut nuk lejohet bartja e pushimit vjetor prej nje
viti ne tjetrin, vecse ky pushim duhet te shfrytezohet deri me 31 janar te
vitit qe pason, pervec nese me kontrate nuk eshte caktuar ndryshe.
Konventa e ONP ka percaktuar se pushimi vjetor ne asnje rast nuk guxon
te jete me pk se tri jave pune per nje vit. Punetori nuk mund te heq dore
nga pushimi vjetor. Koha se kur do te merret pushimi vjetor caktohet
sipas nevojave te procesit te punes.
Perpos pushimit vjetor, punetori ka te drejte pushimi me pagese edhe
gjate festave zyrtare po rasteve familjare (martese, lindje, vdekje) ne
kohezgjatje te caktuar me kontrate kolektive apo me kontrate pune.
Pushimet pa pagese nuk jane te kufizuara , vecse varen nga nevojat dhe
kerkesat e punetorit dhe mudnesite e punedhenesit.

P-9. Mbrojtja ne pune


Mbrojtja ne pune rregullohet jo vetem me ligjin e punes por edhe me ligje
te tjera si ligji mbi sigurimin shendetesor; ligji mbi sigurimin pensional dhe
invalidor; ligji mbi mbrojtjen ne pune etj. Shkelja e normave te mbrojtjes
4
ne pune ka per pasoje pergjegjesine disiplinore, materiale, kundervajtje
dhe penale. Makinat, pajisjet dhe mjetet e punes duhet te jene te atilla
dhe te vendosura ashtu qe te garantojne shkalle me te larte te sigurise
dhe mbrojtjes ne pune. Edhe lokalet e punes duhet te jene te rregulluara
dhe te pajisura ashtu qe te sigurojn enje ambient te shendosh.
Punedhenesi eshte i detyruar qe te dnerrmer masa per mbrojtjen e
punetoreve nga lendimet fizike, materiet e demshme, rryma elektrike,
avulli, pluhuri, gazrta, zhurma, vibrimi, rrezatimi, e materi te tjera te
rrezikshme.
Mbrojtje te vecante ne pune gezojne: femrat, te rinjte, invalidet dhe grate
shtatezane. Per shembull punetoret me te rinje se 18 vjec dhe femrat nuk
lejohet qe te punojne ne miniera dhe pune te renda fizike. Poashtu
mbrojtje te posacme gezojne grate shtatezane.

P-10. Trajnimi dhe arsimimi profesional


Parimisht, punedhenesi eshte i obliguar t’ia mudnesoj punetorit arsimimin,
aftesimin, trajnimin, dhe perfeksionimin profesional. Konvneta e ONP mbi
lejen e arsimit te pagueshem përcakton qe cdo shtet anetar do te formuloj
dhe do te zbatoj nje politike qe synon per te nxitur menyra dhe mjete te
pershtatshme, dhenien e pushimit te paguar per arsimin, me qellim te
arsimit dhe edukimit civil dhe shoqeror. Projektrregullorja per Ligjin
Themelor te Punes nuk ka parapa asnje dispozite per kete ceshtje, andaj
mbetet qe me kontrate kolektive dhe me akte autonome te percaktohen te
drejtat dhe obligimet per arsimimin dhe trajnimin e punetoreve.

P-11. Pergjegjesia e punetoreve dhe e punedhenesve


Maredheniet e punes jane sikurse te gjitha maredheniet e tjera midis
njerezve. Ne ato maredhenie lindin probleme, mosmarreveshje, konflikte,
te cilat duhen te zgjidhen sipas rregullave te caktuara.
Pergjegjesia ne pune mund te jete pergjegjesi disiplinore dhe pergjegjesi
materiale. Keto dy lloje te pergjegjesise kane te bejne me shkeljen e
detyrave te punes nga punetori apo me shkeljen e te drejtave te punetorit
nga punedhenesi. Me fillimin e punes, punetori merr persiper obligime dhe
pergjegjesi per kryerjen e puneve dhe detyrave te caktuara. Pergjegjesia
ne pune percaktohet me ligj, me kontrate kolektive, me akte autonome,
dhe me kontrate te punes. Si shkaqe te perfundimit te kontrates se punes
, dm,th, te nderprerjes se maredhenies se punes numerohen: sjellja
shume e keqe; moskryerja e pereseritur e puneve ne menyre te
kenaqshme, refuzimi i paarsyeshem per kryerjen e puneve te parapara me
kontrate; zbulimi i sekretit zyrtar apo te beznisit; vjedhja, shkaterrimi ose
shfrytezimi i paautorizuar i mjeteve te punedhenesit etj.
Rregullorja parasheh nje takim (jo ndinje procedure) midis punetorit dhe
punedhenesit qe punetorit ti komunikohen shkaqet e perfundimit te
5
kontrates se punes. Projektrregullorja nuk ben fjale per pergjegjesine
materiale , prandaj kjo ceshtje duhet te rregullohet Ne te drejten e punes
eshte e njohur edhe pergjegjesia regresive. Kjo paraqitet kur punetori ne
pune i shkakton ndonje dem te madh personit te trete, e kur ate dem e
paguan punedhenesi. Ne raste te tilla punedhenesi ka te drejte te kerkoj
nga punetori kompensimin e demit te paguar.
Masat disiplinore per pergjegjesine ne pune i shqipton drejtori,
respektivisht eprori. Per kete mund te shqiptohet edhe komision i vecante
por kjo nuk eshte e obligueshme.
Pavaresisht nga m,asat disiplinore, punetori mund te perjashtohet nga
puna edhe ne rastet kur per shkak te pergjegjesise penale paraburgoset
apo shkon ne vuajtje te denimit.
Kunder vendimit mbi shqiptimin e masave disiplinore mund te paraqitet
ankese (kundershtim) organit kompetent te punedhenesit , ndersa kunder
vendimit definitiv mund te ngritet kontest pune ne gjykatat komunale te
vendit ku e ka seline punedhenesi.

P-12. Te drejtat e punetoreve te shpallur teprice teknologjike


Ky term ka hy ne insitutet e se drejtes se punes me vone. Ky nocion njihet
si pushim kolektiv nga puna. Kjo nenkupton pushimin nga puna te nje
numri te punetoreve ne menyre te njeanshme nga ana e punedhenesit, pa
fajin dhe deshiren e punetorit. Pushimi kolektiv behet pr shkaqe
ekonomike, tekniko-teknologjike, ose orgabnizatave vec e vec. Ne raste te
tilla punedheneis eshte i boliguar qe me kohe ti njoftoj punetoret dhe
sindikaten per shkaqet dhe arsyet e pushimit kolektiv nga puna.
Punedhenesi eshte i obliguar qe te rpegadis nje program duke u ofruar
punetoreve te pushuar kolektivisht alternativa te ndryshme si: caktimi ne
pune te tjera me orar te plote apo te shkurtuar; dergimi ne pune te
ndonje punedhenes tjeter sipas marreveshjes; pagesa e nje shume te
parash prej pages njemujore e deri te ajo pesemujore, varesisht nga
stazhi i punes.
Ne rast se te punedhenesi parqitet nevoja per punetor te rinj ne afatin prej
dy viteve, atehere ai eshte i obliguar qe t’u jap perparesi ish punetoreve te
pushuar nga puna si teprice teknologjike po qe se i plotesojne kushtet per
aftesi profesionale.
Nderprerja e kontrates se punes ne menyre kolektive behet edhe me
rastin e falimentimit te punedhenesit. Ne keto raste nderprerja e
maredhenies se punes behet sipas fuqise ligjore dhe pundedhenesi ne
raste te tilla nuk ka obligim ndaj ounetoreve.

P-13. Nderprerja e maredhenies se punes


Nderprerja e maredhenies se punes mund te behet me deshiren vetem te
punetorit apo te punedhenesit (ne menyre te njeanshme ) apo duke u
6
marre vesh me punedhenesin (ne menyre te dyanshme), si dhe mund te
nderpritet pa deshiren e punetorit dhe punedhenesit.
Me deshiren e punetorit, maredhenia e punes shkeputet po qe se vete
punetori e nderpren punen, e shkeput kontraten apo fare nuk vjen ne
pune, kur merret vesh me punedhenesin se po e nderpret kontraten.
Kunder deshires dhe vullnetit te punetorit, punedhenesi mund ta shkeput
kontraten per keto shkaqe: per shkak te mungesave nga puna; kalimit te
afatit te kontrates; moskryerjes se detyrave dhe puneve me sukses; nese
refuzon te punoj ne vend tjeter pune; ne rast te shpalljes teprice
teknologjike, etj.
Kontrata e punes nderpritet pa deshiren e asnjerit ne keto raste: ne rast
te vdekjes se punetorit; ne rast se punetori behet invalid i kategorise se
pare; ne rast se me vendim te plotefuqishem i ndalohet ushtrimi i
profesionit; ne rast se vuan denim me burg mbi 6 muaj dhe per kete
mungon nga puna; ne rast te falimentimit; etj.

P-14. Mbrojtja e te drejtave nga maredhenia e punes


Ne maredheniet e krijuara ne mes te punetorit dhe punedhenesit, punetori
si pale me e dobet ne ato maredhenie, punetori ballafaqohet me shkelje te
shpeshta te te drejtave ne pune. Shkeljet me te shpeshta kane te bejne
me: caktimin e pagave; transferimi prej nje vendi te punes ne tjetrin;
detyrimi per te punuar pertej orarit te punes; largimin nga puna; te
drejtat dhe sigurimet sociale, etj. Keshtu edhe lindin konfliktet midis
punetorit dhe punedhenesit. Po qe se midis paleve nuk ka mirekuptim dhe
vullnet te mire qe problemet ti zgjedhin ne menyre paqesore, atehere
mbetet realizimi i te drejtave ne proceduren dhe afatet e parapara me ligj.
Pra ne kete drejtim punetori ka te drejte qe te paraqes kudnershtim
(ankese) mbrenda kolektivit ku punon. Kerkesa behet per realizimin e
ndonje te drejte, ndersa kudnershtimi per mbrojtjen e ndonje te drejte.
Mbrojtja e te drejtave mund te kerkohet edhe jashte organit ku punon,
p.sh te inspektori i punes; gjykata apo ombduspersoni.
Ne raste te caktuara me kontrate, mbrojtja e te drejtave mund te
kerkohet edhe permes nje arbitrazhi. Ligji mbi maredheniet e punes dhe
projektrregullorja parashohin gjoba te larta ne rastet e shkeljes se te
drejtave te punetoreve.

P-15. Te drejtat dhe lirite sindikale


Sidnikate jane organizatat shoqerore te pavarura, te krijuara ne baze te
vullnetit te lire te punetoreve. Qellimi themelor i tyre eshte perfaesimi dhe
mbrojtja e te drejtave dhe interesave te punetoreve, ne radhe te pare
anetareve te sindikates. Sindikatat jane rezultat i industrializimit.
Sindikatat organizohen ne baza dhe ne nivele te ndryshme si lokale,
7
kombetare dhe nderkombetare. Jo vetem punetoret qe i kane sindikatat e
tyre, por edhe punedhenesit organizohen ne shoqata te niveleve te
caktuara.
Perfaqesuesit sindikal kane nje rol te rendesishem por edhe pergjegjesi
per mbrojtjen e te drejtave te punetoreve te tyre. Ata duhet te zhvillojne
negociata me perfaqesuesit e punedhenesve dhe te qeverise derisa te
arrihet marreveshja per kontrata kolektive. Kurr arrihet marreveshja,
atehere duhet ta percjellin zbatimin e marreveshjes dhe te reagojne kur
shkelet marreveshja apo kur ka shkelje te ligjit. Forma me e ashper e
luftes sindikale eshte greva. Greva paralajmerohet, organizohet dhe
mbahet sipas kushteve te caktuara me ligj dhe mund te filloj pasi qe te
kene deshtuar te gjitha menyrat e tjera per arritjen e qellimit te
punetoreve. Ne praktike, si kundermase e greves, eshte i njohur veprimi i
punedhenesve i perjashtimit masiv te punetoreve nga puna (lock out), apo
mbyllja e nje apo me shume fabrikave ose nderrmarjeve.

P-16. Pjesemarrja e punetoreve ne qeverisje


Ceshtja e pjesemarrjes se punetoreve ne qeverisje eshte e rregulluar ne
menyra te ndryshme ne vende te ndryshme. Aty ku punetoret kane arritur
nje organizim te mire dhe kane krijuar sindikata te forta, punetoret kane
arritur te sigurojne pjesemarrje ne qeverisjen e nderrmarjes dhe poashtu
kane arritur qe te drejtat e tyre ti realizojne permes sindikates.
Perfaqesuesit e zgjedhur te punetoreve marrin pjese ne organet qeverise
(keshilla, komitete, borde). Ne kushtet e ekonomise me pronesi private
apo te perzier roli i punetoreve ne qeverisjen e nderrmarjes eshte i
paperfillshem. Ne Kosove ende eshte nje numer i konsiderueshem i
nderrmarjeve shoqerore sado qe disa prej tyre nuk zhvillojne aktivitet
ekonomik. Keto nderrmarje jane lene krejtesisht pas dore nga ana e
UNMIKut, pervec disave qe jane komercializuar. Pjesemarrja e punetoreve
ne qeverisjen e tyre eshte e domosdoshme. Derisa te mos privatizohen
dhe trajtohen si shoqerore, fjala e punetoreve ne qeverisjen e tyre duhet
te jete vendimtare.

P-17. Mbrojtja shendetesore


Ne te drejten e punes i eshte kushtuar rendesi e vecante masave
preventive te mbrojtjes shendetesore ne pune. Punedhenesi eshte i
detyruar te nderrmare te gjitha masat preventive te mbrojtjes ne pune,
per te parandaluar lendimet , aksidentet apo semundjet profesionale. Kjo
nuk ndodh gjithmone nga motivet humane sa nga shkaku se e drejta e
punes ua imponon nje gje te tille. Sa me teper te jete i demtuar shendeti i
punetorit, aq me te medha do te jene pasojat per te dhe punedhenesin.
Pasojat per punetorin mund te jene: degradimi i shendetit; zvogelimi ose
humbja e aftesise punuese, shemtimi fizik dhe rrenimi i integritetit. Ne
8
pasojat sociale hyjne pamundesia e mbajtjes se familjes ose ndihmes te te
afermve te tjere, humbja e pozites shoqerore, e nganjehere pasoja mund
te jete edhe fatale e qe konsiston ne humbjen e jetes.
E drejta e punes i garanton disa forma te mbrojtjes shendetesore dhe
materiale: sherim, rehabilitim, mjete ortopedike, kompensim te rroges,
kompensim te shpenzimeve te sherimit, te mjeteve oropedike, te demit
jomaterial (dhembjet fizike, shpirterore, frike).

P-18. Sigurimi pensional dhe invalidor


Sigurimi pensional dhe invalidor si kategori ekonomike eshte objekt i
rregullimit ne te drejten e punes. Kjo e drejte krijohet nga kontributi qe
punetori ka dhene gjate punes se tij ne krijimin e mjeteve dhe te bazes
materiale. Sigurimi pensional dhe invalidor fillon prej momentit te fillimit
te punes.
Te drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor jane: a) e drejta per
pension te pleqerise; b) e drejta per tu caktuar ne nje vend tjeter pune
per kategorine e caktuar te invaliditetit; c) e drejta per pension invalidor;
d) e drejta per pension familjar; e) e drejta per kompensimin e demit
trupor.
Te drejten e pensionit te pleqerise e realizon punetori i cili ka mbushur 60
vjet moshe dhe ka 20 vjet stazh pensioni; ose 65 vjet moshe e 15 vjet
stazh pensioni.
Pensioni invalidor realizohet ne baze te sigurimit invalidor, kur i siguruari e
ka humbur aftesine per pune, pra kur eshte paraqitur shkalla e pare e
invaliditetit te kategorise se pare.
Ne rast se invaliditeti eshte pasoje e lendimit ne pune apo se murjes
profesionale, pensioni invalidor mund te realizohet pa marre parasysh
stazhin pensional.
Ne rast se invaliditeti nuk ka lidhje me punen, kerkohet stazh i sigurimit se
paku 1/3 e moshes qe ka arritur i siguruari duke llogaritur pas moshes 20
vjece deri ne diten e paraqitjes se invaliditetit.
Ne rast te vdekjes se pensionistit apo punetorit te siguruar, pensioni
familjar i takon bashkeshortit-es, femijeve ose prinderve.
Edhe per anetaret e familjes qe realizojne pension familjar nevojitet te
plotesohen kushte te vecanta p.sh. e veja duhet ti kete mbushur 45 vjet
moshe, apo nese ka mbetur me ndonje femije i cili ka te drejte ne pension
familjar.

You might also like