You are on page 1of 2

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Matësit e punës në transportin rrugor


Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 27.04.2020
Transporti i njerëzve dhe mallrave, lëvizja e tyre nga një vend një tjetër dhe transporti i
informacioneve dhe energjisë nga një vend në tjetrin përfaqëson një proces specifik - proces i
transportit.
Ky proces mund të jetë në lloj të një procesi të prodhimit specifik, prodhim transporti, i cili nuk
prodhon ndonjë produkt të ri, por kryen transportimin e njerëzve dhe mallrave, kështu që është
një prodhim që e ka krijuar transporti.

Shfrytëzuesit e shërbimeve të sistemit të transportit më së shumti interesohen në cilësinë dhe


çmimin e shërbimit të transportit që mund të sigurojë një formë të transportit.

Karakteristikat kryesore të matjes së punës të sistemit të transportit mund të theksohen si vijon:

KAPACITETI

Obligimi i shërbimeve të transportit sipas sasisë së kohës së nevojshme të drejtimit të caktuar


(tonelata - vende).

SHPEJTËSIA E TRANSPORTIT

Raporti i kohës së transportit, duke marrë parasysh vendin e nisjes (portën) deri në destinacion
(objektivi), duke përfshirë edhe qasjen në sistemin e transportit, pritjen për njësi transporti,
kohëzgjatjen e ngarkimit, shkarkimin dhe ringarkimin, si dhe kohët terminale në fund të procesit
të transportit.

KONFORI

Nënkupton një shkallë të gjerë të kushteve, nën të cilat kryhet shërbimi i transportit, duke filluar
nga kushtet e qasjes së sistemit të transportit nga kushtet në automjet, mënyra e pagesës së
shërbimeve etj.

SIGURIA

Nënkupton gjasën që transporti të kryhet pa fatkeqësi, respektivisht pa pasoja të dëmshme.


EKONOMIZIMI

Për shfrytëzuesit kjo është shuma totale e shpenzimeve direkte dhe indirekte që duhet të paguhet
për kryerjen e transportit. Në transport mallrash këto parametra në një masë të madhe varen nga
lloji i ngarkesës. Në thelb, mund të dallojmë dy grupe kryesore të mallrave të transportit, duke
përfshirë: - Transportin industrial, i cili është përcaktuar nga sasitë e mëdha të mallrave dhe
relacioneve të përhershme; - Shpërndarja e barrës për konsumatorët, e cila është përcaktuar nga
dërgesat e vogla e të shpeshta të shpërndara në zonat më të gjera. Grupi i parë i përdor të gjitha
llojet e transportit dhe madje edhe ato të veçanta (guppërcjellësit, shiritat, teleferikët), në varësi
të avantazheve krahasuese, duke përfshirë pjesëmarrjen e kombinuar të shumë lloje.

Burimet e materialit: Teknologjia e transportit rrugor, Shkup, 2012

You might also like