You are on page 1of 6

Bisedë letrare:

“ Makbeth”
Autori:William Shakespeare
Statusi i veprës: Tragjedi
Struktura: Ndërtuar në 5- akte,vargje të bardha dhe jo
të rimuara,vargje dhe prozë
Të dhëna rreth veprës: Është shkruar rreth viteve 1605-
1606,pra i përket periudhës së pesimizmit.
Në qendër të saj janë vendosur ngjarje të Skocisë
mesjetare të shek.XI ,të cilat Shekspiri i mori nga libri “
Kronikat e Anglisë, Skocisë,Irlandës”. Synimi i
Shakespeare nuk ishte që të krijonte një dramë
historike,por një tragjedi me pasione të forta,me
mesazhe të rëndësishme të kohës,si dhe me karaktere
që kishin një natyrë komplekse.Prandaj edhe ngjarjet
historike shpesh ndryshohen dhe në to futen elemente
johistorike( magjistricat dhe historitë e
tyre,fantazmat,vegimet)
Tema qëndrore:Lakmia e shfrenuar për pushtet.Ideja
se etja për pushtet e shtyn njeriun në humbjen e çdo
virtyti dhe vlere morale,për të cilën një ditë ai merr
shpagimin e merituar,shfaqet në plane të shumta,që
mëshirohen në personazhet e tragjedisë.
Fabula sipas ngjarjeve kryesore:
Makbethi është tragjedia e ambicies së
papërmbajtur,që është gati të kryejë çfarëdo krimi
mjafton që t' ia arrijë qëllimit.Një natë të errët dhe të
frikshme ,Makbethi,lord dhe gjeneral skocez,tek
udhëtonte me kalë bashkë me Bankon nëpër një
moçalishte,ndalet në mes të rrugës nga tri shtriga,të
cilat nxisin ambicien e tij,duke i parathënë se do bëhej
mbret.Këtë të fshehtë ai ia thotë së shoqes dhe
atëherë Ledi Makbeth e shtyn të vrasë mbretin
Dunkan.Krimi kryhet një natë kur Dunkani vjen në
kështjellën e Makbethit,që kështu bëhet mbret.Por
qetësia në zemrën e tij merr fund njëherë e
përgjithmonë.Për të fshehur krimin e kryer,ai nisi të
bëjë krime të tjera duke vrarë edhe Bankon,mikun e
tij,i cili ishte i vetmi që e dinte të fshehtën e vrasjes së
Dunkanit.Në këtë mënyrë Makbethi bie përherë e më
poshtë si njeri.Makbethin dhe të shoqen nuk i zë gjumi
natën nga krimet që kanë kryer.Ajo çmendet,ndërsa i
shoqi bekon vdekjen që i jep në fushën e betejës dora
e Makdafit,të cilit Makbethi i kishte vrarë të gjithë
familjen.Pas kësaj,në fronin mbretëror hipën
Malkolmi,i biri i mbretit Dunkan.
Personazhet:
• Dunkani- mbret i Skotlandës
• Malkolmi- biri i mbretit
• Donalbani-biri i mbretit
• Makbethi
• Bankoja Gjeneralë të ushtrisë mbretëror
• Makdafi
• Lenoksi
• Rosi
• Mentethi Bujarë të Skotlandës
• Angusti
• Fleanci- i biri i Bankos
• Sivardi-Gjeneral i ushtrisë angleze
• I biri i Makdafit
• Një doktor francez
• Një plak
• Një rreshtar Personazhe të tjerë
• Zonja Makdaf
• Hekata
• Tri magjistricat

Makbethi/ Jashtëzakonisht ambicioz,pasion i verbuar


për pushtet( asnjë brengë apo ndjenjë e brendshme
nuk është në gjendje ta shkëputë atë nga rruga e
krimit.) Tiran me ndërgjegje të trazuar.Gjeneral me
trimëri të jashtëzakonshme.
Znj.Makbeth/ Ambicia dhe etja për pushtet nuk njeh
kufi.Gjakftohte dhe e vendosur.Por ajo nuk ka
imagjinatë dhe ligësia e saj nuk i kalon kufijtë
njerëzor.Vjen një ditë që në shpirtin e saj zgjohet
ndjenja e pendesës.

Shekspiri hyn thellë në psikologjinë e personazhit dhe


e zbulon atë me dramacitet të fortë.

1. Luhatjet shpirtërore
2. Lufta e brendshme * lakmi e papërmbajtur për
pushtet,* e ndjenjës së
detyrës si vartës i
i mbretit.
3. Imagjinata e gjallë<<( shumë më e fortë se arsyeja
e tij)>>
Karakteri i Makbethit me atë të znj.Makbeth:
*Pasion i ambicies
* Krenarë,të ashpër
* Urdhërues
Gjuha dhe figuracioni:

* Gjuha e gjallë dhe e pasur,


* Dialogët dhe monologët
* Sharjet dhe vulgarizmat
* Figura letrare ( poetizimi i universit)
* Shprehje hiperbolike,shprehje metaforike ,
* Ide filozofike (“ Makbethi vrau gjumin ,
gjumin e pafajshëm”)
Veçoritë artistike:

*Mjete emocionale dhe stilistikore të


efektshme( profecitë e tri magjistricave ,
gostia mbretërore,shfaqja e fantazmës së
Bankos) Struktura e qartë ,e thjeshtë
* Idetë përparimtare të Rilindjes:
Himnizimi i virtytit,barazia ndërmjet
njerëzve,e drejta e ndjenjës së lirë ,
natyra komplekse humane etj.
Mesazhet:
Si tragjedi e pasioneve shfrenuese,kjo tragjedi na sjell
mesazhe universale thellësisht humane që lidhen me
dëshirën për triumfin e virtytit mbi ndjenjat e
pakontrolluara të ambicies,urrejtjes,smirës, hakmarrjes
që gjenden te vetë njerëzit.

Punoi : Esiela Metani

You might also like