You are on page 1of 3

DETYRȄ PORTOFOLI NR.

2- PUNȄ E PAVARUR BIOLOGJI 11


EMRI MBIEMRI………………………………………..
1. Thithëlopat janë amfibë. Në Britani vetëm dy lloje janë të vendit, thithëlopa e
zakonshme (Bufo bufo) dhe thithëlopa kalamita (Bufo calamita). Thithëlopa kalamita
parapëlqen toka ranore të ngrohta, ku ka pellgje dhe pishina të cekëta për t’u riprodhuar.
Shembuj të këtyre habitateve janë dunat, si dhe vende të tjera me bimësi të varfër.
Përkundrazi, thithëlopa e zakonshme parapëlqen habitate të freskëta dhe me hije, siç janë
ato të pyjeve. Shumë vende me duna ranore janë zhvilluar si vende kampingjesh, ndërsa
zonat afër tyre me bimësi të varfër janë shndërruar në pyje. Në verë, parcelat me pyje, për
shkak të hijes së pemëve, janë më të freskëta sesa ato me duna. Këto kushte janë të
përshtatshme për thithëlopën e zakonshme, por jo për atë kalamata. Si rezultat i këtyre
ndryshimeve në habitate, thithëlopa kalamata konsiderohet lloj i rrezikuar për zhdukje.
a) Emërtoni një tipar të jashtëm që e dallon një amfib nga kafshët e tjera.

1 pikë
b)Amfibët janë një klasë e vertebrorëve. Sillni emrat e dy klasave të tjera të vertebrorëve.
2 pikë
c) Tregoni pjesën e informacionit të dhënë më sipër për thithëlopat, i cili tregon se
thithëlopa e zakonshme dhe ajo kalamata janë lloje të përafërta.

1 pikë
d) Nisur nga informacionet e mësipërme, tregoni dy arsye se pse thithëlopa kalamata
konsiderohet lloj në rrezik zhdukjeje.

2 pikë
d) Sugjeroni disa masa që duhen marrë për mbrojtjen nga zhdukja të thithëlopës
kalamata.

1 pikë
e) Më poshtë jepet rrjeta ushqimore e thithëlopës.
 Tregoni cili është niveli trofik i thithëlopës. 1 pikë
 Tregoni se cili ushqim është i përbashkët për të dy llojet e thithëlopave. 1 pikë
 Nisur nga një ushqim i vetëm, mund të thoni se cila thithëlopë ka më shumë
mundësi të mbijetojë nëse ato janë konkurrente?
1 pikë

Thithëlopa e
Thithëlopa kamata
zakonshme

Larva…………… Insekte -------- > Ligavecë………>Krimba………> Kërmij


……>
Insektesh të rritura

Lëvore Lule Gjethe


2. Rosa kuqaloshe, Oxyura jamaicensis, është një lloj vendas i Amerikës. Një tufë prej 20
rosash të tilla amerikane u futën në Britani rreth viteve 1950. Rosat u shtuan me shpejtësi në
habitatin e ri dhe sot numri i tyre kalon mbi 6000. Rosa kokëbardhë, Oxyura leucocephala
(me origjinë spanjolle) është një lloj i afërt me rosën kuqaloshe. Femra e rosës kokëbardhë
është shumë tërheqëse për t’u çiftuar me mashkullin e rosës së kuqe. Kryqëzimi mes këtyre
dy llojeve ka prodhuar një varietet të ri pjellor. Rosa kokëbardhë tashmë kërcënohet të
zhduket. Disa specialistë të konservimit kanë bërë një plan për vrasjen e rosës së kuqe për të
ruajtur rosën kokëbardhë nga zhdukja.
Vizatimi i mëposhtëm tregon një rosë kokëbardhë.

Tregoni dy veçori të dukshme të këtij vizatimi, që dallojnë këta shpendë nga grupet e tjera të
vertebrorëve. (2)
a. i. Bazuar në informacionet ku u përshkruan këto dy lloj rosash, mund të thoni
se çfarë kuptoni më termin sistem binomal (dy emëror). 1
pikë
ii. Bazuar në informacionet ku u përshkruan këto dy lloj rosash jepni dy arsye
se pse rosa e kuqërremtë dhe ajo kokëbardhë konsiderohen lloje të afërta. 2
pikë
b. i. Shpjegoni se pse rosa e kuqërremtë nuk është zhdukur, edhe pse konservuesit
britanikë e kanë vënë në punë planin për zhdukjen e saj. 1 pikë
ii. Sugjeroni një faktor, përveç kryqëzimit, që mund të çojë në zhdukjen e rosës
kokëbardhë. 1 pikë
Rosa e kuqërremtë ushqehet me fara dhe larva. Këto rosa hahen nga njeriu dhe dhelprat.
Shpjegoni se pse këto marrëdhënie ushqimore nuk mund të vendosen në zinxhirin ushqimor,
por vetëm në rrjetën ushqimore. 1 pikë

You might also like