You are on page 1of 3

Lënda: Modul

Tema: Rëndësia e mendimit filozofik


të shek. XVII në ndryshimet e
rëndësishme sociale dhe politike që
përfshinë Europën.

Klasa: 11-12B

Punoi: Marin Zilexhiu


Filozofia ne shekullin e XVII
Filozofia e shekullit të 17-të zakonisht konsiderohet se sheh fillimin e
filozofisë moderne dhe shkundjen e qasjes mesjetare, veçanërisht
skolastikën. Ajo pasoi Rilindjen dhe i parapriu Epokës së Iluminizmit.
Shpesh konsiderohet të jetë pjesë e filozofisë së hershme moderne.

Rëndësia e mendimit filozofik të shek.


XVII në ndryshimet e rëndësishme
sociale dhe politike që përfshinë
Europën.
Në shek. XVII, pati një revolucion të shkencës klasike, në fushën e
matematikës, fizikës, astronomisë, etj. Ky shekull, shënon triumfin e arsyes
njerëzore mbi dogmën fetare, prandaj dhe mori emrin, epoka e arsyes.
Filozofët e këtij shekulli, filluan ta shikojnë matematikën, si modelin e
vetëm për të arritur të vërtetën. Zhvillimi i shkencave, u ndihmua nga
zbulimet e reja, si p.sh. shpikja e teleskopit dhe mikroskopit.
Ajo filloi të shikohej si mënyrë për të përmirësuar jetën e njerëzve, duke i
paraprirë përmirësimit të teknologjisë dhe ndryshimeve të kohës.
Në shekullin e XVII, shumë nga filozofët më të rëndësishëm të Europës,
ishin njëkohësisht matematikanë të talentuar, si p.sh. Rëne Dekarti në
Francë, Gotfrid Lajbnici në Gjermani..
 Ata mendonin se arsyetimi matematik, ishte metoda më e mirë për
përftimin e dijes mbi botën. Pyetja e Dekartit se, “Çfarë mund të njoh
unë?”, e çoi këtë filozof, drejt pikëpamjes së racionalizmit, pra, të
besimit se njohja vjen vetëm nga arsyeja.

 Racionalizmi dhe Emprizmi


Në shekullin e XVII, shumë nga
filozofët më të rëndësishëm të
Europës, ishin njëkohësisht
matematikanë të talentuar, si p.sh. Rëne Dekarti në Francë, Gotfrid
Lajbnici në Gjermani, etj.
Ata mendonin se arsyetimi matematik, ishte metoda më e mirë për
përftimin e dijes mbi botën. Pyetja e Dekartit se, “Çfarë mund të njoh
unë?”, e çoi këtë filozof, drejt pikëpamjes së racionalizmit, pra, të
besimit se njohja vjen vetëm nga arsyeja.
 Filozofia e shek.XVII, shënoi fillimin e një periudhe 
të re, që u njoh si epoka e arsyes. 
 Ajo u shoqërua me zhvillimin e shkencës dhe rritjen e  tolerancës fetare,
duke shënuar fillimin e njëfilozofie të re, moderne,  të bazuar në
besimin ndaj arsyes njerëzore. 
 Kjo filozofi shënoi fitoren e mendimit
racional dhe shkencor, ndaj dogmës së fesë.
 Filozofët e shek.XVII, integruan dijen shkencore me arsyetimin filozofik,
duke forcuar lidhjen mes shkencës dhe filozofisë.
 Pjesa më e madhe e filozofëve, ishin
matematicienë të njohur, si : Dekarti, Lajbnici, Spinoza etj. Ata mendonin
se metodat e shkencave ekzakte, ishin mënyra e vetme për te dija e
vërtetë. 
 Të tjerë mendimtarë të shquar të kësaj periudhe, si:
Bekoni,Loku, mendonin
se njohja e botës vjen nga përvoja e njeriut dhe jo nga arsyeja.
 Filloi të studiohej mendja dhe uni njerëzor, raporti i tij me shoqërinë, rre
gullat dhe moralin. 
 Sigurisht,do të duhej shumë kohë për të arritur në bindjet e sotme mode
rne, por këta filozofë të mëdhenj 
hodhën themelet e një forme tjetër të të
menduarit dhe gjykuarit të gjërave. 
 •Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm, për 
zhvillimin e mëtejshëm të shkences dhe filozofisë.

You might also like