You are on page 1of 4

Faktorët që përcaktojnë përdorimin e parasë elektronike për

individët
Irisi Korcari

Financë-Kontabilitet

Grupi 3

irisi.korcari@gmail.com

19 May 2023

Hyrje
Mjetet e reja të pagesës, të cilat eliminojnë plotësisht përdorimin e kartmonedhave apo monedhave në
transferimet e fondeve, po bëhen gjithnjë e më të përhapura (Al-Laham et al., 2009). Këtyre mjeteve u
referohemi me termin para elektronike, ndonëse ka dhe emra të tjerë të cilët përdoren aktualisht për ti
specifikuar ato, si përshembull: para dixhitale, krypto-monedha etj (Boldea & Boldea, 2018). Ndodh
që kur përmenden paratë elektronike inidvidët i identifikojnë ato me kartat e kreditit apo kartat e
debitit por, sipas bankës Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare (2001) këto karta vlerësohen më shumë
si produkte hyrjeje ose sisteme elektronike të pagesave se sa para elektronike. Një përkufizim zyrtar
është ai që i përcakton ato gjerësisht si një magazinë elektronike të vlerës monetare në një pajisje
teknike, që mund të përdoren gjerësisht për të bërë pagesa ndaj ndërmarrjeve të ndryshme nga
emetuesi, pa përfshirë detyrimisht llogari bankare në transaksione, por duke vepruar si një instrument
bartës i parapaguar (European Central Bank, 2000).

Paratë elektronike njihen si shpikje të shekullit XXI si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë dhe
telekomunikacionit (Lorena, 2017). Në Evropë më konkretisht u shfaqën për herë të parë në vitet 1980
në sinkronizim më zhvillimin e teknologjisë të vendeve të ndryshme (Hartmann, 2016). Përhapja e
gjerë e kompjuterave, e rrjeteve publike të shpejta e të lira të telekomunikacionit si dhe përhapja e
internetit, kanë qenë faktorë kyç në krijmin e infrastrukturës aktuale rajonale e globale të sistemit
elektronik të pagesave, si dhe të infrastrukturës së sotshme të ekonomive të zhvilluara e atyre në
zhvillim. Ndaj dhe sistemi i pagesave elektronike përbën pjesën më dinamike të ekonomive të
kompjuterizuara e të dixhitalizuara (Lorena, 2017).

Por çfarë ndikon në zgjedhjet e individëve ndaj përdorimit apo jo të këtij mjeti në kryerjen e pagesave
të tyre? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje Joanna (2002) argumenton se krahas tjerave janë faktorët
demokrafik si: të ardhurat, edukimi, mosha, lloji i punës, statusi martesor, madhësia e familjes,
pasuria dhe vendbanimi që ndikojnë në mënyra të ndryshme në zgjedhjen e metodave të pagesave nga
ana e individeve.

1
Faktorët që përcaktojnë përdorimin e parasë elektronike për individët Irisi Korcari

Rezultatet studimore të saj tregojnë që individët me karakteristika të njëjta kanë dhe preferenca të
njëjta për metodat e pagesave. Si rrjedhojë, personat më të edukuar, me të ardhura më të larta dhe
moshë më të re, kanë më shumë të ngjarë të jenë përdorues të parave elektronike, ndërkoh që pjesa
tjetër e popullsisë me arsim më të ulët, me më pak të ardhura dhe moshë më të vjetër nuk janë
njëlloj të ekspozuar drejt përdorimit të tyre. Njëlloj rezulton edhe për individët zotërues të pasurive të
paluajtshme, ato me punë më të sofistikuar dhe individët e martuar pasi përbëjnë atë segment të tregut
më përdorueshmëri më të lartë të pagesave elektronike. Nga ana tjetër, infrastruktura jo njëjtë e
zhvilluar me atë të zonave urbane shkakton nivel të ulët të përdoruesve të këtyre metodave të
pagesave në zonat rurale.

Faktorët demografikë nuk janë të vetmit që ndikojnë në përorimin e parave elektronike. Në krahun
tjetër qëndron dhe ideja që disa konsumatorë janë të natyrës “adoptuesit e parë” të produkteve të reja,
që do të thotë se këto konsumatorë nuk hezitojnë të provojnë teknologji dhe risi të reja, mjafton të
kenë informacion minimal për risitë e këtyre produkteve, si në rastin tonë të parave elektronike
(Mantel, 2005).

Në analizën e tij Manteli (2005) arrin në përfundimin se kur bëhet fjalë për kontroll faturash,
mbikqyrje të domosdoshme në kryerjen e pagesave, kjo gjë ka efekt negativ në preferencën e
individëve për pagesa elektronike. Kjo lidhet me disiplinën financiare dhe natyrën njerëzore në
shmangien e detyrimeve. Por, kontrolli në parandalimin apo anulimin e një pagese, rezulton të rrisë
preferencat e individëve për sistemet elektronike. Vendimet e tyre rezultuan të ndikohen gjithashtu
pozitivisht dhe nga kuponat e zbritjet e ndryshme që u ofrohen nga bankat e biznese të tjera që
operojnë me sisteme elektronike. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për sigurinë e transaksioneve, besimin te
sistemet elektronike dhe mundësinë që dikush mund të arrijë të manipulojë të dhënat personale,
individët anojnë më shumë në grupin e atyre që zgjedhin të mos përdorin i paratë elektronike.

Pse janë të rëndësishëm këto faktorë përcaktures të sjelljes së individëve?


Ndonëse kostot për përpunimin e parave elektronike janë më të ulëta se ato për paratë tradicionalë, ato
sërish zënë vend të rëndësishëm në politikat operative të bizneseve, kryesisht atyre që operojnë me
shitje me pakicë (Joanna, 2002). Kjo pasi bizneset që operojnë me sisteme elektronike pagesash mund
të dalin me humbje nëse nuk është bërë një studim paraprak i karakteristikave dhe preferencave të
segmenteve të konsumatorëve që do t’u shërbejnë. Institucionet financiare që ofrojnë shërbimet e
pagesave elektronike duhet po ashtu të njohin karakteristkat e konsumatorëve dhe segmenteve ku ato
bëjnë pjesë në mënyrë që marrin vendime të duhura për ofrimin apo të produkteve e shërbimeve të
tyre. Faktorët që ndikojnë në vendimet e individëve në mënyrat e tyre të pagesave, u shërbejnë edhe
udhëheqësve të industrive financiare për të gjetur mënyra inkurajuese për t’i nxitur konsumatorët të
bëjnë kalimin në pagesa elektronike (Mantel, 2005).

2
Faktorët që përcaktojnë përdorimin e parasë elektronike për individët Irisi Korcari

Të ardhura të larta Puna e sofistikuar Kontrolli

Faktorët influecues Mosha e re Pasuria Privatësia

Niveli lartë edukimit Natyra adoptuese Komoditeti

Përdorimi i parave elektronike

Hendeku mes gjeneratave


Reziku i piraterisë

Faktorët frenues Përgjegjësia financiare

Të ardhura të ulëta Niveli ulët edukimit

Figura 1. Përmbledhje e faktorëve ndikues në përdorimin e parave elektronike.

Në përmbledhje të atyre që u cituan më sipër, në janë grupuar faktorët kryesorë që i japin përgjigje
pyetjes së studimit. Faktorët përcaktues në përdorimin e parasë elektronike ndahen në faktorë pozitiv
që çojnë në rritje të përdoruesve të tyre dhe faktorë negativë që shkaktojnë të kundërtën.
Karakteristika të ndryshme demokrafike si mosha e re që përvetëson më shpejtë teknologjinë e re,
natyrisht e gjen më komode përdorimin e mjeteve më inovative. Të ardhura më të larta nga ana tjetër
do të thotë që duhet njëkohësisht dhe të menaxhohen më mirë, ndaj dhe paratë elektronike për këto
grupe të popullsisë ofrojnë më shumë efikasitet në përditshmërinë e tyre. Ndonëse ka dhe shumë
argumente të tjerë që shpjegojnë më thellë këtë çështje, lihet hapësirë për studime të ardhshme më të
detajuara për të analizuar elemente tjerë të rendësishme që kompletojnë tematikën në fjalë.

Bibliografia
Al-Laham, M., Al-Tarawneh, H., & Abdallat, N. (2009). Development of Electronic Money and Its
Impact on the Central Bank Role and Monetary Policy. Proceedings of the 2009 InSITE
Conference. https://doi.org/10.28945/3328

Bank for Inernational Settlements. (2001). Survey of electronic money developments (Issue

3
Faktorët që përcaktojnë përdorimin e parasë elektronike për individët Irisi Korcari

November). https://doi.org/10.1017/CBO9781107415324.004

Boldea, B.-I., & Boldea, M. (2018). E-Money Development within Contemporary Economies.
Annales Universitatis Apulensis Series Oeconomica, 2(10), 1–7.

European Central Bank. (2000). Issues arising from the emergence of electronic money. ECB Monthly
Bulletin, 49–60.

Hartmann, M. E. (2016). E-Payments Evolution. In Handbuch E-Money, E-Payment & M-Payment


(pp. 7–18). Physica-Verlag. https://doi.org/10.1007/3-7908-1652-3_2

Joanna, S. (2002). Effect of Consumer Characteristics on the Use of Payment Instruments. New
England Economic Review, 3–2001, 19–31.

Lorena, D. P. (2017). The comparative analysis of cards issued in romania. The electronic payments
based on the visa card. Annals of the „Constantin Brâncuşi” University of Târgu Jiu, Economy
Series, Special Issue, I, 141–147.

Mantel, B. (2005). Why Do Consumers Pay Bills Electronically? An Empirical Analysis. SSRN
Electronic Journal, 24(4), 32–43. https://doi.org/10.2139/ssrn.248409

You might also like