You are on page 1of 7

ÇFARË DUHET TË KEMI PARASYSH

KUR TË HARTOJMË NJË AKTGJYKIM?

Metodologjia dhe Shkrimi ligjor

Gjyljeta Mushkolaj
Gjuha
• Aktgjykimi duhet të jetë i shkruar në gjuhë të
thjeshtë, të qartë dhe logjike, që bind palët
(sidomos palën humbëse) se janë dëgjuar në
mënyrë të drejtë dhe se gjykata / gjyqtari/ja ka
ardhur në një vendim të drejtë, edhe nëse
ai/ajo, (pala humbëse), nuk pajtohet me
vendimin.
Një aktgjykim i mirë dhe një përfundim
i arsyeshëm
Për të hartuar një aktgjykim të mirë dhe për të
arritur një përfundim të arsyeshëm, është e
rëndësishme që gjyqtari:
1. Të bëj një përshkrim logjik dhe koherent të
konturave të aktgjykimit;
2. Të zotërojë mirë çështjet faktike, respektivisht të
kryejë një analizë të plotë të dëshmive të
paraqitura në dritën e ligjit në fuqi dhe
3. Të artikulojë siç duhet arsyetimin për vendimin e
marrë
Përshkrimi logjik dhe koherent i
konturave të aktgjykimit
Një Aktgjykim i hartuar mirë, si
çdo dokument i shkruar mirë
duhet të përmbajë pjesë të
identifikuara qartë dhe të
paraqitura në një rend logjik.
Zotërimi i mirë çështjeve faktike dhe analizimi i plotë i
dëshmive të paraqitura në dritën e ligjit në fuqi

Pas studimit të fakteve dhe analizës së ligjit të


aplikueshëm, Gjyqtari duhet t'i lidhë ato me
njëri-tjetrin në një mënyrë logjike dhe
koherente. Me pak fjalë, gjyqtari duhet të
vendosë nëse faktet e rastit, kur shihet në
kontekstin e zbatimit të ligjit të aplikueshëm
(Kushtetutës, ligjit, rregullores, kontratës, etj.)
do të çonin në vendimin që ai do ta merr.
Arsyetimi i vendimit (aktgjykimit)

• Një aktgjykim i hartuar mirë do të duhej të kuptohej edhe nga ata


që nuk janë juristë. Duhet të jetë e qartë nga Aktgjykimi se kush
çfarë i bëri tjetrit.
• Përgjithësisht, çdo gjykim përfshinë përcaktimin e një numri
çështjesh. Këto çështje do të jenë dakorduar midis palëve, ose do të
zgjidhen nga gjyqtari / gjykata. Secila nga çështjet do të kërkojë që
të analizohet me kujdes në mënyrë që të vendoset për to nga
gjykata. Do të ketë çështje të faktit dhe çështje të së drejtës. Do të
ketë fakte për të cilat palët janë dakorduar dhe fakte që janë në
diskutim.
• Gjithmonë duhet që të keni parasysh se Aktgjykimi juaj mund t'i
nënshtrohet rishqyrtimit, prandaj është e rëndësishme që të bindet
instanca më e lartë që ju i keni trajtuar provat me kujdes. Kjo do të
sigurojë që edhe pala humbëse dhe publiku të binden se me kujdes
i keni shqyrtuar të gjitha çështjet lidhur me rastin.
Aktgjykimi i hartuar mirë
Aktgjykimi i hartuar mirë i jep shpjegim e
palës që e ka humbur rastin se përse ka
humbur.
Shembull:
https://www.eulex-
kosovo.eu/eul/repository/docs/34829-
PKR_18.2014_Trial_Judgment_ALB_Redacted
.pdf?fbclid=IwAR3G-yi6DcUP5taiTjqcvI1-
DupYSqE7QgbrSI6qFy3xpLMrr19ut372s5U

You might also like