You are on page 1of 1

Kronos

Thërrmija rëre në një univers të quajtur kohë

nuk do të doja zbërthime kromozomike

E kurrësesi analiza ADN që i përzihen pluhurit

(Veni vidi visi citoj, Jul Cezari)e pashë hënën, por vetëm gjysmën e saj …

Veni dëshirë apo mosdëshirë e ardhjes sime, inekuacion I pazgjidhshëm

Lidhjet e gjakut thonë dëshirë dhe kreacion hyjnor

Vidi …një gjysmë hënë atë që deshi të më shpërfaqej

dhe tjetra e panjohur mbeti,si piramidat e Egjiptit

që historisë i kanë shtuar të panjohurat …

Visi ,emrin, dhe një foto, të retushuar ,sigurisht

që të përligjet të paktën,bukuria …

Ajo që më mban shpresa dhe lehtë s’zhytem

Hëh absurde është… përjetësia,

Kokrrizë rëre nuk do të dukem

Të paktën ekzistencën ma vërteton thërrmija !

Desela Nuredini

You might also like