You are on page 1of 1

Ali Pasha i njohur edhe si Ali pashë Janina ose Ali pashë Tepelenjoti (1741[1] ose 1743[2] - 24

janar 1822) qe një sundimtar i fuqishëm fisnik shqiptar i Perandorisë Osmane me tendenca
autonomiste që shndërroi Ejaletin e Janinës në pashallëk.

Prejardhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Pinjoll i derë së fisme të Hysove, qe gjyshi i tij Myftar beu (Samiu e quan Ali Pashë me gradë miri
miran)[1] që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar dizdar (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob
dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.[2] Një nga tre djemtë e Myftar beut,[1] Veli beu mori
për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të Konicës që më pas do të njiheshin si
Zenelbejllinjtë,[2] çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Rinia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
I ati u vra kur Aliu qe nëntë apo dhjetë vjeç dhe u rrit nga e ëma.[3] Familja Tepelena, tashmë e
përfaqësuar nga dy të mitur, ra në grindje me Kardhiqin, fshat i lirë, se kush do të ishte këmborë për
disa fshatra përreth Karjanit dhe sidomos fshatin Kakos, të drejtë që prej brezash ishte ushtruar
Tepelenët. I pari i Kardhiqit, Demir agë Dosti po e mëtonte tashmë këtë të drejtë për vete.
Më 1752 hanko Esmihaja me të bijën udhëtuan drejt Karjanit që të vilnin taksën e këmborës që
Tepelenët e vilnin si përfaqësues vendorë të Portës së Lartë. Kardhiqiotët i bënë pritë në kthim në
një grykëmali, i morën Esmihanë me të bijën me vete në Kardhiq, i detyruan të kthenin të ardhurat e
paligjshme disavjeçare nga kjo taksë dhe iu bënë të qartë që mos ta pretendonin më në të ardhmen.
Esmiha hanëmi e bëri këtë lëshim kundrejt kardhiqiotëve, por ushqeu hakmarrje tek i biri. Aliu iu dha
jetës së komitit me trimat e vet deri kur më 1763 i kërkoi dorën Hanko pashës (e shoqja e pashës), e
bija e Ahmet pashë Ngurzës. Por Hankoja nuk e pranoi kërkesën e tij dhe më 1766 u martua me
Ibrahim pashë Vlorën.
Dy vjet më pas Aliu u martua me të bijën e sanxhakbeut të Delvinës, Kapllan Asllanpashalliut, Ymi
Gylsym hanëmin. Pas varjes së vjehrrit dhe ngadhënjimit si i tretë në rivalitetin e dyerve të Kokajve
dhe Selimaj-Hajdaragaj-Dostëve, iu dha posti i kajmekamit të bejlerbeut të Rumelisë dhe mori titullin
e pashait me një tujë në krye të Sanxhakut të Delvinës. Pas luftës së Perandorisë Osmane
me Rusinë më 1787, ku mori pjesë me pasuesit e vet nën komandën e Vezirit të Madh, Jusuf
Pashës, Ali Pasha u shqua në luftime. Arsye për të cilën, pas traktatit të paqes u emërua sanxhakbej
i Tërhallës dhe derbahat naziri (kryembikëqyrës i qafëmaleve dhe rrugëve të Rumelisë); kësodore
pastroi rrugët nga cubat duke i marrë si pasues të vet dhe duke u fuqizuar e pasuruar gjithnjë e më
tepër.[4]

You might also like