You are on page 1of 21

Universiteti POLIS

Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn


Departamenti Arkitekturë dhe Inxhinieri

Mekanika e Shkembit

Dr. ENDRI DURO


Informacion rreth lendes

▪ 6 kredite- 72 orë në total të ndara mes leksioneve dhe seminareve


▪ Detyrimet:
• Frekuentimi- 10%
• Detyra e Kursit dhe Punët e laboratorit 40% (20+20)
• Provimi final- 50%

Kusht për tu futur në provimin final është mbrojtja dhe dorëzimi i detyrave dhe
laboratoreve përkatëse.

2
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
Literatura

▪ Mekanika e shkembit’, Bozo, L., Natyra, Tirane, 2011.

▪ Evert Hoek “Practical Rock Engineering”, 2006

▪ Leksionet javore

3
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
Permbajtja

▪ Kapitulli 1- Përshkrimi cilësor dhe sasior i masivëve shkëmborë


▪ Kapitulli 2- Metodat e klasifikimit të masivit shkëmbor
▪ Kapitulli 3- Provat laboratorike
▪ Kapitulli 4- Sforcimet natyrale dhe të induktuara
▪ Kapitulli 5- Kriteret e rezistencës për shkëmbin e paprekur, për masivin
shkëmbor dhe për çarjet e shkëmbinjve
▪ Kapitulli 6- Qëndrueshmëria e shpateve dhe fronteve të gërmimit
▪ Kapitulli 7- Tunelet dhe veprat nëntokësore
▪ Kapitulli 8- Digat e larta

4
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
Universiteti POLIS
Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
Departamenti Arkitekturë dhe Inxhinieri

Leksion 1
Kapitulli 1- Përshkrimi cilësor dhe sasior i masivëve shkëmborë
▪ Klasifikimi i prishjeve
▪ Orientimi
▪ Hapësira, hapja dhe vazhdueshmëria
▪ Ashpërsia dhe rrudhosja
▪ Rezistenca e pareteve të prishjes dhe mbushësi i carjeve
▪ Filtrimet në çarje
5
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
1. Klasifikimi i prishjeve
▪ Prishja përfaqëson një sipërfaqe ose një plan të dobët që e ndan shkëmbin në
pjesë

▪ Prishjet klasifikohen:

• Carje (fractures)-thyerje me natyrë gjeologjike që ndërpret vazhdimësinë e


masivit. Nuk ka zhvendosje të dukshme me sy.

• Prishje e madhe (fault)- Thyerje e shkaktuar nga zhvendosje prej disa cm deri
në disa km.

• Prishje (discontinuity)- thyerje e masivit që ka rezistencën në tërheqje


minimale
6
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
1. Klasifikimi i prishjeve

Një grup (sistem) çarjesh sipas 1 drejtimi pa


zhvendosje relative të dukshme

Prishje e madhe (Fault)- ka një zhvendosje relative

7
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
2. Parametrat të cilat karakterizojnë prishjet
1. Orientimi
2. Vazhdueshmëria
3. Hapësira
4. Hapja
5. Ashpërsia
6. Rezistenca e pareteve të prishjes
7. Dimensionet e blloqeve
8. Sistemi i çarjeve
9. Filtrimi
10. Mbushja
8
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
3. Orientimi i prishjeve
▪ Orientimi jepet mbi bazën e një numri parametrash
▪ Përcaktimi i orientimit realizohet me anë të:
• Busullës dhe inklinometrit
• Metodave fotogrametrike

▪ Këndi maksimal i prishjes(dip)


▪ Drejtimi i prishjes (strike)
▪ Azimuth- këndi që formohet nga veriu duke lëvizur në sens orar drejt
projeksionit horizontal të prishjes

9
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
3. Orientimi i prishjeve
Zhvendosje sipas prishjes (Dip-Slip)- Tërheqje ose shtypje

10
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
3. Orientimi i prishjeve
Zhvendosje sipas drejtimit të prishjes (Strike-Slip)- Në prerje

11
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
4. Hapësira, Hapja dhe Vazhdueshmëria
▪ Përcaktimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm sepse prej tyre
varen:
1. Dimensionet e blloqeve dhe bashkëveprimi mes tyre
2. Sjellja e masivit shkëmbor si material i shkrifur
3. Qëndrueshmëria e pjerrësive
4. Filtrimi i ujit në masivin shkëmbor

Sa është gjerësia e hapjes?


Sa është hapësira mes çarjeve?
Sa është zgjatja e çarjeve?

12
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
5. Ashpërsia dhe rrudhosja e prishjeve
▪ Ashpërisa dhe rrudhosja janë shumë të rëndësishme në përcaktimin e:

• Rezistencën që paraqesin prishjet pa mbushës


• Distancën mes prishjeve
• Rrëshqitjen
• Rezistencën e prishjes matur drejtpërdrejt në terren që ndikohet nga
valëzimi
▪ Parametrat e rezistencës në prerje varen mjaft nga ashpërsia

13
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
5. Ashpërsia dhe rrudhosja e prishjeve
JRC- Koeficent i rrudhosjes së prishjes(Joint Roughness Coefficent)

14
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
6. Rezistenca e pareteve të prishjes dhe mbushësi
▪ Një prishje mund të jetë me mbushës ose pa material mbushës
▪ Prania apo jo e mbushësit ndikon drejtpërdrejtë tek vlera e rezistencës
▪ Carjet mund të jenë:
• Të mbyllura
• Të hapura
• Të mbushura
▪ Mbushja e çarjeve përfaqëson materialin që ndan paretet shkëmborë

15
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Filtrimet në çarje
▪ Filtrimet e shkëmbit mund të jenë primare dhe sekondare
▪ Filtrimet primare realizohen me anë të poreve
▪ Filtrimet sekondare realizohen nga çarjet e pranishme në shkëmb
▪ Filtrimet në shkëmb karakterizohen në përgjithësi në terma prurjesh duke përdorur
puse, galeri, vrojtime nivelesh pjezometrikë
▪ Filtrueshmëria vlerësohet në trajtë tabelare duke specifikuar shkallë filtrueshmërie
I-VI për rastin e çarjes pa mbushës dhe çarjes me mbushës

16
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Filtrimet në çarje

17
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Sistemi i çarjeve dhe dimensionet e blloqeve
▪ Sistemi i çarjeve dhe dimensionet e blloqeve ndikojnë tek:
• Sjellja mekanike e masivit të shkëmbit
• Mënyra e deformimit vetëm për shkak të mbylljeve të çarjeve
• Mënyra e gërmimit në galeri (psh eksploziv)
• Qëndrueshmëria e pjerrësisë shkëmbore
• Qëndrueshmëria e galerive

▪ Një masiv shkëmbor mund të ketë disa sisteme çarje në funksion të orientimit të
tyre
▪ Përcaktimi i sistemit të çarjeve bëhet me metoda vizuale dhe statistikore
▪ Sistemet e çarjeve formojnë blloqe shkëmborë të formave të ndryshme

18
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Sistemi i çarjeve dhe dimensionet e blloqeve
▪ Në funksion të blloqeve të formuara masivi shkëmbor është:
1. Kompakt- shumë pak çarje dhe hapësira të gjera
2. Masiv me blloqe- blloqe me përmasa afërsisht të njëjta
3. Blloqe në formë tabelash- një dimension blloku shumë më i vogël me
dimensionet e tjera
4. Blloqe si kolona- të shtrira sipas 1 drejtimi
5. Blloqe të parregullt- variacione të konsiderueshme të dimensioneve
6. Masiv i thërrmuar- blloqe shumë të vegjël për shkak të shpeshtësisë së
sistemit të çarjeve

19
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Sistemi i çarjeve dhe dimensionet e blloqeve
Një mënyrë për vlerësimin e blloqeve dhe përmasave të
tyre mund të bëhet me anë te Iv (numri volumetrik i
prishjes)
𝑛𝑖
𝐼𝑣 = ෎
𝑙𝑖

ni- numri i prishjeve


li- gjatësia e studimit

P.SH nëse ekzistojnë tre sisteme carjesh ku secili sistem carje ka 6 carje, 24, 5 dhe 1
respektivisht të matura cdo 10 m përvec 1 sistemi cdo 5m

6 24 5 1
𝐼𝑣 = + + + = 4.1𝑘𝑜𝑛𝑡𝑎𝑘𝑡 𝑒Τ𝑚3
10 10 5 10

20
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit
7. Sistemi i çarjeve dhe dimensionet e blloqeve
Nisur nga vlera e Iv blloqet klasifikohen si:

▪ Blloqe shumë të mëdhenj Iv<1

▪ Blloqe të mëdhenj Iv 1-3

▪ Blloqe mesatare Iv 3-10

▪ Blloqe të vegjël Iv 10-30

▪ Blloqe shumë të vegjël Iv>30

▪ Shkëmb i thërrmuar Iv>60

21
Dr. Endri Duro Mekanika e Shkembit

You might also like