You are on page 1of 2

4.

1 Gjenet dhe gjenetika

BIOLOGJIA 9 Rikujto?

Fletë pune

Emri …………………………………………………..………….. Klasa …………………..

Trashëgimia dhe përzgjedhja

Megjithëse të gjitha kafshët dhe bimët e të njëjtit lloj (e një lloji të caktuar) duken të ngjashme,
ndërmjet tyre ka dallime. Nëse nuk do të kishte, atëherë as ne nuk do ta njihnim njëri-tjetrin!
Këto dallime ndëmjet individëve të të njëjtit lloj ne i quajmë “ndryshueshmëri”. Disa nga dallimet
ndërmjet individëve trashëgohen nga prindërit e tyre, të quajtura tipare të trashëguara. Dallime
të tjera janë për shkak të mjedisit të tyre, që quhen tipare të lidhura me mjedisin. Shumë tipare
janë rezultat i kombinimit të faktorëve të trashëguar dhe të atyre të lidhura me mjedisin.

1 Vendos nëse këto tipare janë të trashëguara, mjedisore ose një përzierje e të dyjave.
a. Agroni ka një plagë në kokën e tij...............................................................……

b. Era ka sy kafe.............................................................................................……

c. Enkeli flet gjermanisht.................................................................................……

d. Teuta është mbipeshë.................................................................................……

e. Agroni është shumë i gjatë..........................................................................……

d. Teuta ka flokë ngjyrë kafe...........................................................................……

2 Bëj një listë me 10 tipare të trashëguara dhe 10 tipare mjedisore të njerëzve. Dy janë
bërë.

Të trashëguara Mjedisore
Ngjyra e syve Plagë

1
4.1 Gjenet dhe gjenetika

BIOLOGJIA 9 Rikujto?

Fletë pune

Emri …………………………………………………..………….. Klasa …………………..

Fakt interesant
Mbretëresha Victoria e Britanisë së Madhe ishte bartëse e alelit për një gjendje të quajtur
hemofilia. Në këtë rast gjakut të sëmurëve u mungon një lëndë që ndihmon në koagulimin
e gjakut. Ky alel u kalua (trashëgua) në shumë prej pasardhësve të saj, duke përfshirë
Alexis, djali i fundit i Carit të Rusisë.

Pyetje për diskutim

3 Era dhe Enkeli i kanë sytë ngjyrë kafe. A mund të kenë ata një fëmijë me sy blu?
..................................................................................................................................

4 Enkeli është më i gjatë se babai i tij. Si mund të jetë e mundur kjo?

..................................................................................................................................

..................................................................................................................................

..................................................................................................................................

..................................................................................................................................

You might also like